Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
| E shtune, 18.07.2009, 11:37 AM |
Në Stuttgart të GjermanisëU botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar Nga Çerkin BytyçiPërgatitur nga Lekë Preçi, ditë më parë, në Gjermani, doli nga shtypi, një libër i rëndësishëm kushtuar 25-vjetorit të themelimit dhe të veprimtarisë së suksesshme të Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani. Është ky botim që në të vërtetë pasqyron një veprimtari të pasur të zhvilluar gjatë një qerek shekulli të bashkatdhetarëve të mërguar në Landin e Baden Württembergut të Gjermanisë, të cilët (shqiptarët e besimit katolik), të organizuar në një subjekt të rëndësishëm që zyrtarisht njihet si Famullia Katolike Shqiptare “E Lumtura Nëna Terezë”, me seli në Stuttgart, paraqesin një bashkësi të madhe të të mërguarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ky libër që është ndër të parët, paraqet një përmbledhje të aktiviteteve dhe punës së frytshme të këtij Misioni. Të dhënat e shumta, fotografitë dhe dokumentet e prezantuara në këtë monografi, janë dëshmi e një angazhimi të rëndësishëm të misionarëve, veprimtarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në këtë nënqiell, për shërbesa fetare, veprimtari humanitare, sociale, kulturore e të gjithmbarshme, në nderim të punës të të cilëve u hartua ky botim me vlerë.Misioni Katolik Shqiptar në Stuttgart, siç thuhet në fjalën hyrëse të autorit, ka qëndruar dhe vazhdon të qëndron vatër e fortë e mbështetjes së shpresës, mbështetjes së besimit dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar të bashkëatdhetarëve tanë. Ndaj, monografia e botuar ditë më parë, do të jet dëshmi më e mirë e shkruar për këtë organizim të mrekullueshëm. Libri ka 100 faqe dhe me shumë fotografi me ngjyra, paraqet një botim ekskluziv të shtypur në kualitetin e nivelit më të lartë. Gjeneratave të tashme e të ardhshme do tiu shërbej si burim informacioni për organizimin dhe punën e sukseshme të kësaj Famullie që vepron nga viti 1984, në Stuttgart.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.