Kulturë
Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
E shtune, 18.07.2009, 10:23 AM
 Vlera shqiptare në gjuhën të huaja
Vlera shqiptare në gjuhën të huajaNga Marius Chelaru
Një libër me një fillim të rëndomtë dhe mbarim të papritur, njësoj si me qenë fjala për një sekuencë tablloje në lëvizje, në të cilën dikush na shpalon një serë elementesh. Kjo duket, si në domino: disa, pjesë të ndara që bashkohen për të krijuar një imazh relativisht unitar. E gjithë kjo, në esencë duket si një „tabllo” (e përbërë nga disa „mini/tabllo”) mbi jetën e disa emigrantëve shqiptarë në Zvicër, që kanë prurë me ta, pranë dëshirës për një jetë më të mirë, edhe mentalitetet, traditat, doket, zakonet (sidomos „ahmarrjen” kosovare), mënyrën për të qenë, madje, në nivel individual, të natyrshëm, çdonjëri duke ardhur me bagazhin e të shkuarës së vet, me çdo gjë që don të thotë kjo, në rastin e Sadikut: familja dhe e fejuara e tij, Sabria, të cilën donte ta braktisë për të krijuar një jetë të re në Zvicër.
„Me fat martesa” është një dramë e strukturuar në pesë akte, të shkurta (të gjitha të përfshira në 45 faqe), me shumë pak indikacione sqenike. Deliberativ apo jo, janë 13 personazhe, nga të cilët vetëm tre nuk janë nga Ballkani, pa e harruar faktin se Merxhani, përnga sjelljet e tij lë përshtypjen se është është një shqiptar tipik, i përbërë nga Nusha dhe Selmoni. Po ndalemi te personazhet më mirë të „konturuara” – Nusha, familja e saj, Kristina, pastaj ata të Kosovës – që „paraqiten” me replika vetëm nga fundi: Ujkani, babai i Sadikut, Sabria, e fejuara e harruar në Koosvë). Nusha bën përpjekje të harrojë çdo gjë nga vjen dhe kush është, për t’u bërë „zvicërane” përnga zakonet. E ka edhe një dashnor, Hansin, por që të dy tremben nga ahmarrja e Selmonit. Nusha dëshiron të rruajë, nga gjithë ajo që don të thotë jeta e saj deri atëherë, vetëm fëmijën, Merxhanin. Një grua cinike, vesesh të lehta, përpiqet të çojë dashuri me Bardhin, një nip i burrit, i papunë, që jeton në vajmedet (Nusha thekson se e ka parë duke fjetur në një kthinë hedhurinash) dhe kërkon një „zgjedhje” të situatës së tij.
Në final, kur të gjitha gjërat duket po realizohen në favor të Sadikut, Gabrielës i lind një djalë, kështu që të gjitha u komplikuan përsëri për të, nga buron edhe urimi „Me fat martesa” (të cilit ne i themi Qofsh me fat të mbarë, apo: Paç shtëpi të gurtë!). Kështusoj, çdo gjë u shndërrua në hi e pluhur. Gabriela (ndoshta e trembur nga shpërthimet e saj autoritare, brutale), e lajmëron së pari atë duke menduar se më mirë është ashtu, për t’u njohur me të gjatë një periudhe, qofshin se kanë një djalë, dhe fjalë pas fjale, paraqitet edhe babai i tij, Ujkani, së bashku me Sabrien, nga të cilët përpiqej me çdo kusht të ikë. Finalisht, njësoj si në fillim, dy të rinjtë, Bardhi dhe Sadiku (i ndarë nga Gabriela e cila nuk e kishte ndërmend t’ia japë fëmijën dhe, i paralajmëruar nga babai i tij, mbet me Sabrien, e cila nuk e kishte ndër mend ta rrisë fosnjën) mbeten në të njëjtin taborr, në të cilin ishin edhe Nusha me Hansin, Paraqitet edhe Selmoni, që qëllon në drejtim të Nushës, duke i bërtitur: „Me fat të qoftë martesa!”, pastaj e vret edhe Hansin, në kohën kur ky i fundit tentonte ta nxjerrë revolen..
Pa diskutuar për eksperimentet e gjithëfarë lloji (teatri-statujë, teatri-gazetë, teatri-shëmbëëltyrë, teatri i padukshëm etj.) për lëvizje, rryma, biseda për teatrin dhe vendin e tij në botën e arteve, apo relacioni me lexuesin, spektatori është shndërruar në një arenë komplekse. Shtigjeve të saj shkëputen koncepte si teatri i vogël, si ai i Luçian Blagës, teatri i absurdit, teatri poematik apo forma më të reja, teatri panoramë, teatri vallëzim, teatri gjestual, teatri ambiental, teatri i rrethanave të kombinuara, teatri multimedia Tadeusz Kantor dhe “teatri i vdekjes”, apo: teatri i “varfër”, i Jerzy Grotowsky, teatri „laborator”, i Eugenio Barba-s apo, në konfluencë me debatin për „hapsirën e zbrazët” (Peter Brook), apo për estompimin/ trasimin/ nivelizimin e kufinjve ndërmjet arteve; dialogun e arteve etj. Jusuf Zenunaj në këtë kontekst zgjedh një variantë „direkte” (të drejtëpërdrejtë), pa komplikime/ eksperimente, një gjuhë të thjeshtë, pa filozofime, gjuhë „kotidiane” (e përditshme), pa ngarkesë tjetër simbolike veç asaj që ndërlidhet me zakonet dhe mentalitetet shqiptare të konfrontuara me (apo në fundalin) një botë tjetër. „Aksioni” jep „fijen” që rrugërrëfen, por ndoshta më të rëndësishme janë relacionet ndërmjet personazheve, vetëdije e tyre që e kanë për vetveten apo mënyrën si i shohin të tjerët, si dhe vendin e tyre në botë.
Për autorin me rëndësi ka qenë të prezantojë situatat e disa njerëzve që kanë vajtur nga shtëpia, duke kërkuar të gjejnë një rrugë të re për të jetuar në një vend të ri (siç jeton edhe Jusuf Zenunaj, nga viti 1992, në Belgjikë). Praktikisht, vendi i adoptimit është vetëm i përmendur, në ndihmë, përmes disa elementeve, sidomos natyra e dekorit apo e disa indikacioneve sqenike. Përndryshe, çdo gjë zhvillohet në një klimë të tensionuar të jetës së emigrantëve më të vjetër apo më të ri, të ngopur me mundime, disa të dëshpruar (Sadiku, Bardhi), disa cinikë, individualistë (Nusha) për t’u „aklimatizuar”. Prej këtu duhet nisur diskutimi për pjesën e Jusuf Zenunajt, pastaj nga klasifikimi dhe analizimi i saj sipas kritereve tjera që ndërlidhen me teatrologjinë. Në mbarim, ja edhe një libër i ri i një autori shqiptar – i pari në fushë të dramaturgjisë – që del për herë të parë në gjuhën rumune.
__________
* Jusuf Zenunaj, Cas? de piatr?/Me fat martesa, botim bilingv: rumanisht-shqip, përkthimi në gjuhën rumune Adriana & Sherban Tabaku, Bukuresht, 2009, 92 fq. Reçension i botuar më 4 maj 2009, në revistën Spatii Culturale (Hapsira Kulturore), që del në R?mnicu S?rat (Rëmniku Sërat), duke patur për kryeredaktor poetshën Valeria M. Taicu?u.
Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
						Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
						Suzana Kuqi: Rradha
						Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
						Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
						Demir Krasniqi: Vendlindja
						Përparim Hysi:  Hamleti në Mbrostar-Ura
						Agim Gashi: Ata presin!...
						Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
						Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
						Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
						Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
						Violeta Murati:  Epsh i dështuar i Fadilit
						Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
						Më 24 qershor kremtohet zgjedhja e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
						Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike
						Sokol Demaku: Kënga shqip
						Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
						Tri ese gjuhësore nga Ejup Ceraja
						Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Ulisit
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










