Kulturë
Milazim Kadriu: Dashuria dhe përjetimet e saja
E shtune, 18.07.2009, 12:41 PM
 Dashuria dhe përjetimet e saja
Dashuria dhe përjetimet e saja“Foleja e dashurisë” - Ruzhdi Berisha – Rudi, botoi Qendra e Kulturës Podujevë
Nga Milazim KADRIU
Në botim të Qendrës për Kulturë në Podujevë kohë më parë doli nga shtypi përmbledhja me poezi "Foleja e dashurisë" e autorit të ri llapjan Ruzhdi Berisha -Rudi. Kjo përmbledhje me poezi e ndarë në katër cikle :Rrathët e dashurisë, Ëndrrat e dashurisë, Plagët e dashurisë dhe Foleja e dashurisë krykput bëjnë fjalë për dashurinë që tek shumë krijues fillestar zënën vend. Berisha që nga poezia e parë "Puthja e parë" e deri tek poezia e fundit "Harromë" flet për një dashuri dhe gjithë përjetimet që ndjen gjatë asaj kohe.
Siç thotë edhe redaktori Ramadan Oraca në recensionin e librit, përvoja e Berishës është ende e vogël . Prandaj edhe fjala e tij poetike është e tkurrur, e frikësuar, me po aq invencion mendor e artistik me të cilin zakonisht depërtojnë vrushkujt e parë poetik. Nuk pretendon më shumë se sa mund të ketë kuptimi i fjalës - prezantimi i parë i një poeti.
Poeti i ri Ruzhdi Berisha ka disa tipare të veçanta të cilat vërehen në poezitë e tij e veçmas në ciklin e tretë. Por edhe pse ai ka një veçanti në disa vende vërehen disa ndikime që më shumë janë në formë përmbajtjeje.
Të gjitha poezitë në të gjitha ciklet janë me motiv të dashurisë e të cilat kanë burim ndjenjën e tij për dashuri. Në këtë libër pa bërë ndonjë dallim ka disa poezi më të realizuara ,por ka edhe aso që janë më pak të realizuara . Figurat poetike të përdoruara nga autori janë të shumta dhe të natyrshme.
Bazuar në motivet e Berishës shihet se poezitë e tij vijnë nga një dashuri e parë e cila shpesh dështon duke lënë pasoja që e bëjnë të vuajnë të riun. Po ashtu ai shpesh në poezi paraqet edhe ëndërrimet e jetës së përditshme të cilat lidhen me dashurinë . Mirëpo ajo çka vërehet në poezitë e këtij vëllimi shihet se Berisha ka ambicie dhe prirje që premton më shumë në të ardhmen e tij krijuese. Këtë e thotë edhe në biografin e autorit ku shihet se ai merret edhe me prozë që ndoshta do të jetë edhe më i suksesshëm.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Ali Sh. Mehmeti: Fjalor enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit
						U promovua libri “Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”
						Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
						Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
						Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
						Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
						Suzana Kuqi: Rradha
						Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
						Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
						Demir Krasniqi: Vendlindja
						Përparim Hysi:  Hamleti në Mbrostar-Ura
						Agim Gashi: Ata presin!...
						Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
						Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
						Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
						Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
						Violeta Murati:  Epsh i dështuar i Fadilit
						Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
						Më 24 qershor kremtohet zgjedhja e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
						Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










