Kulturë
Bilall Maliqi: Më tërhoqi malli i zhuritur (Cikël poetik)
E shtune, 18.07.2009, 03:18 PM
 Bilall Maliqi
Bilall MaliqiMË TËRHOQI MALLI I ZHURITUR
(Për herë të parë në Shqipëri)
Cikël poetik:
PËRMALLIM
Dyzetë pranvera
I ndoqa
Me ëndërr për Ty
Korriku i dyzinave
Pikëmallin shkëputi
Në dypikëshin e puthitur
Nëpër vizabardha
Rrugëtimi im i bardhë
Me dashuri
Me emocione
Lotët lagën
Faqet e vijosura
Derisa ndjenjat
Atë çast
I shprishën kujtimet
E motit të thinjur…
Kukës, 06.07.2009
TË GJITHËVE
U KAM NË GJI
Në kujtesën time
Kureshtja e lodhur
Kaloi vrullshëm
Mbi relievin amnor
Pahetueshëm mallëngjimi
Më dhuron lotsjellje
U lagën ndjenjat
Me mallin e çmalljen
E shqip kuvendon
O shqip më flet
Edhe guri
Edhe loti
Për jastikun
E Çajupit
E unë futem
S’mund të dal
Nga e Tiranës
Gjallëri
-O njerëz
Të gjithëve ju kam
Në gji….
Tiranë, 11.07.2009
MBRËMJE MALLI
Mbrëmje malli
Përskaj faqeve
Të lëmuara
Nga valëdeti
Shëtis i tërhequr
Nga aroma
Zhurmuese e ngrohtësisë
Për herë të parë
Ua shijoj puthitjet o valë
Përskaj qytetit
Llampat grimconin
Errësirën me dritë
Zbulonin
Bukuritë e lagura…
Durrës, 10.07.2009
NËPËR KOHË
Të ngriturat kodra
Me rrudhat e tyre
Rrëfejnë mallin
E pritjes
Lartësitë e tyre
Sikur kuvendojnë
Mes veti
Për kohëikurat
Poshtë tyre
Lumin
E freskojnë valët
Të arbërit janë ato
Nëpër kohë…
Durrës- Kukës, 15.07.2009
ARTJETËSHKRIM
Fryma ngazëllyese
Mbështjell mushkëritë
Ato dalin e detit
Kontrast ngjyrash malli
Shpërthejnë fuqishëm
Cipëzën e fryer
Të mallit të trazuar
Jetë arti
E nënqiellit të hapur
-Hatashëm ëndrrat
M’i shprishë
Durrës, 07.07.2009
SHTEGTIM
Valëzat e detit
Shtegtojnë
Duke u përplasur
E shpërlarë rërën
Gjerësinë vertikale
Mijëra shpirtëra
Sfidojnë nxehtësinë
E mbretit
DRITJONË
E në barkun e detit
Anijet lehtas
Përkundin
Ecjen tonë
Durrës, 08.07.2009
DURRËSAKES
Ecë, ecë
Tok me rritën
-Flokët t’i shprishë
Erëlehta puhizë
E detit dallgë
Të lëkund
Peshkushe
Sykaltëroshe
Ah, moj
Shpirtbardhë
E bukur
Qafëgjatë
Durrësake
O Preshevare moj...
Durrës, 09.07.2009
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
						Milazim Kadriu: Dashuria dhe përjetimet e saja
						Ali Sh. Mehmeti: Fjalor enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit
						U promovua libri “Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”
						Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
						Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
						Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
						Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
						Suzana Kuqi: Rradha
						Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
						Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
						Demir Krasniqi: Vendlindja
						Përparim Hysi:  Hamleti në Mbrostar-Ura
						Agim Gashi: Ata presin!...
						Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
						Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
						Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
						Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
						Violeta Murati:  Epsh i dështuar i Fadilit
						Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










