E premte, 09.05.2025, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Hajduti?!"

E merkure, 22.07.2009, 06:32 PM


Tregim

"Hajduti?!"

Nga Përparim Hysi

Mesviteve '50-të,familja jonë rronte në njëqytet që,po  ta matësh me synë e sotshëm,më tepër qe një qytezë dheaq.Qemë në shtëpi tri motra dhe një vëlla.Vëllai qe i madhi dhe,sadoqë qe martuar,e morën ushtar.Mbetëm në shtëpi ne tri motrat,nëna dhegjyshja ime e mirë,gjyshe Lena.Pra, u bëmë shtëpi grash.I vetmi burrënë shtëpi qe babi im që,aso kohe,punnonte makazinier andej ngaNTSHAP-i,siç quhej atëherë.Për të punuar veç babit,xhëku punonte andejnga lulishtja dhe nëna ime,Katja.Pra,kishim të ardhura të pakëtadhe,po të llogarisje se në atë kohë sapo u hoqën triskat,jetonim paknë krizë.Nusja e vëllait,kunata ime, nuk dilte në punë se im atë,ishkreti,mendonte se qe turp që të shkonte nusja e re në punë,kur burrii saj,im vëlla,qe ushtar.Motra e madhe punonte në rrobaqepësi dhe atopako lekë që merrte s'i dilnin për  vete.Sapo qe fejuar dhe,kurthonë,u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun,edhe imemotër,Sofia,shkoi në fis.Vajti gjeti me dashuri një djalë që nukkishte as plangë dhe as shtëpi.I fejuari i sime motre të merrte nëqafë,po ta shihje në sy,se qe goxha bukurosh,por kjo nukmjaftonte:s'kishte shtëpi ku të fuste kokën dhe,ardhur me shërbim,nëqytetin tonë,u sevdallisë me Sofën tonë.U gëzuam,domosdo,se çupa,-thoshte gjyshe Lena,- nderin e ka në shtëpinë e burrit.Në shtëpinë eburrit.Një fjalë goje.Po ai,Sandri,qe nga kjoanë:birbollan.Birbollan,të kam rixha,po na u poftis dhe ky nështëpi.Pra,shtrëngo këmbët ,o karkalec!Unë nuk dija nga këto thënie,podëgjoja gjyshen unë kur  këmbenin shpoti:o me tim atë,Komin,a me nënëntime aq të dashur,Katen.Unë isha apo nuk isha nja 15 vjeçe atëherë dhedëgjoj një ditë tim atë që t'më thotë:-Dëgjo,shkollën e mbarove dhekam biseduar me një mik,që me një karrocë,si ato të gegëve,të dalëshnë qytet e të shesësh kuleçë,hallva,pipra apo dhe petulla a byrekë kurtë ketë.Një herë u trëmba,se vallë a do ta bëja dot,po kur mendoja atëvarfëri që kish hapur gojën sa nuk thërriste në shtëpinë tonë,pranova.
Që të nesërmen,me babanë,u paraqitëm atje tek makazinaku furnizoheshim dhe,pasi më udhëzuan dhe më treguan çmimet,më uruanpunë të mbarë.Ma besuan karrocën shetitëse që atë ditë.E shtytakarrocën ashtu me turp në fillim(më dukej sikur karrocën po  e mbajaunë në kurriz!),dhe,pak nga pak,sikur ia mora dorën.Kur shita kulaçine parë,trrak ma bëri zëmra.Seç  ndjeva një gëzim.Lekët që do më jepninqenë sipas shitjes.Sidoqoftë,zura dhe po"rritesha" ca nag ca.Po tëshihja njerëz të njohur,ulja kokën(si struci që fut kokën nërërë!),sikur kjo që po bëja unë,të qe turp.Më keq e ndjeja veten kutakoja ndonjë nga ata xhagajdurët e klasës sime.Se kish prej tyre qënuk më linin rehat në shkollë dhe jo tani që qeshë bërë e"madhe?!".Popunoja.Më vinte turp,po të linte Lashi,ai,kokëbardhi i lagjes që nuklinte dy gurë bashkë.Sa më pa dhe dha alarmin:-Pa shiko,pa shiko.Qukjaqenka ba tregëtare.
Hë,se nuk u kam thënë:vërtet që jam quke.Fytyrën e kam si vezëpulëdeti,me pika.Epo s'është se e vizatova,de.Por Lashi vërtettrazovaç qe,po  qe dhe i dashur.Nuk e kalonte masën.Pastaj s'u kamthënë: e di sa i mirë është ky,Lashi...,po,nejse,ndoshta për të do t'uflas më hollësisht një herë tjetër.Bërtiti Lashi dhe m'u afrua aqafër,sa thashë se mund të ma rrëmbente të tërë karrocën me kuleçë.Pojo.Moj Quke,- foli ai duke qeshur,- po don me u ba tregëtare?Dhe taknxorri një 5-leksh metali dhe më tha:ma jep një kulaç!Unë u skuqa seLashi qe dhe blerësi i parë dhe ,si shok që e kisha,doja t'ia jepja papare.Kur po mendoja të veproja kështu,kisha dëgjuar të mëdhenjtë qëthoshin:-Pa pare,nuk ka çajre.Ia mora lekët Lashit dhe ky,mbasi e morikulaçin,para se të ikte,ma nduki njërën prej gërshetave.Se kishagërsheta unë si ajo,Pipi Çorapegjata.THem tani që po shkruaj unë,seatëherë as unë dhe as Lashi nuk dinim gjë për këtë Pipin.E,kështu,pakdhe nga pak,u bëra shitëse.Me ndërmarrjen e kisha kështu:po tëtepronte mall,atëherë ta çoja me gjithë karrocë në shtëpi,për tashitur të nesërmen.Kështu dhe bëja.Aq u dhashë pas kësajpune,sa,ndonjëherë,s'shkoja as për drekë në shtëpi.Doja ta shisja tëtërë mallin.Do të thoni:-Po nuk të merrte uria?Po,natyrisht,që mëmerrte.Për të shuar urinë,xhëku i vija shpirtin në gjynah:haja ndonjëkulaç duke e shoqëruar me ndonjë pipërr.Vetëm kaq,ama.Më tej,s'mambante.Jo se nuk më hahej,por duhej zëvëndësuar mallidhe,kuptohet,fironin dhe lekët që do merrja ngandërmarrja.Ndonjëherë,merrja dhe motrën time të vogël,Lumen.Kjo qe7-vjeçe dhe sa u gëzua kur e mora me  vete.Ajo,ime motër,as që ekishte mëndjen në shisja apo nuk shisja.Ajo mbeti me sy mbi petullat engrohta që mora atë ditë.Gjyshja e mirë,Lena,thotë:-Fëmijtë po panënjë gjë me sy,jepuani se janë të uritur dhe,po nuk u dhe,sjellintërmet.Dhe unë i zgjodha një goxha petull dhe,veç saj, një pipërr.Sa ugëzua!Epo fëmijë,Lumja!Se gëzohen fëmijtë.Sa për mua,vërtet që mabënin me sy petullat e ngrohta,po unë jam e "rritur" tanimë dhe nuk mëkanë lezet të ngrënat,sheshit.Po vajti çupa 15-vjeç(se aq qeshëunë),-thotë gjyshe Lena,- është me këmbë në yzengji.E kam dëgjuar mekëta veshë unë.Po kur këtë gjë e thotë dhe ime ëmë,Katja.-Je rriturti,Moza,-më thotë një ditë,- se ja i mbushe 15 dhe unë kaq kam qenëkur më mori yt atë!Mua se  si m'u duk vetja.Dhe e preva tëngrënët.Sikur dhe të vdisja,mezalla s'e vija dorë tek karroca.
Ne banonim në një shtëpi me qira,në kat të dytë.Parase të ngjiteshe për tek ne,sa hyje tek dera,kish një koridor tëngushtë.Ballas qe banja.Manndej,djathtas do ngjiteshe për tek ne.Nënshkallë,lija karocën unë.Me të gjitha ato që tepronin.I numëroja edhekuleçët,edhe hallvat,edhe piprrat.Byrekë dhe petulla kurrë nuktepronin.Kur mbyllnim derën e jashtme(se vetëm ne banonim në këtëhyrje),unë,mbi gjithë  të tjerët,kujdesesha që të mbyllej porta meçelës.Se,sado që nuk flitej për hajdut këtej pari,dera do siguruar.Kurngrihesha në mëngjes,zija i numëroja dhe si i gjeja në rregull,iafilloja zanatit.Mos kujtoni se me këtë lloj pune fitoja kushedi seçfarë,por,sidoqoftë,diçka hynte në shtëpi.Nuk dilte.Kur më dhanë nëfund të javës treqind lekë,gati u hodha përpjetë nga gëzimi.Nukharrova pa i blerë Lumes,sime motre dhe gjyshe së mirë,Lenës,nga dypufka për shoq.Lumja qe fëmijë,po gjyshja,një copë pleqëri.A nukthonë:pleqëria si fëmija.Kur ua dhashë që të dyja i mbushën sytë melotë.Sa më donin dhe i doja.Për vete nuk mora asgjë.Po kur pashë atëgëzimin e madh të tyre,zemra m'u bë mal.Dhe vetja m'u duk si njëëngjëll që di vetëm të bëj  të mira.Apo s'jam dhe e bukur?Sikur mëkanë ikur dhe qukat.Shiko,qukat do më kenë ikur,seai,Lashi,trazovaçi,që s'lë dy gurë bashkë,mazalla,se më thotë mëquke.Se blen gjithmonë ai.Blen,po kur afrohet, pres që t'më thotë:mojquke me gërsheta.Pres,po ka ca kohë që jo vetëm nuk më thotë kështu,poke parë(me bisht të syrit e shoh unë,se jam 15-vjeçe dhe nuk i thonëpak),që tani ai,Lashi,jo vetëm i kreh flokët,po u vë dhebrillantinë.Sytë i shoh që m'i ngul.Po ka hak,në fund të fundit,se jame bukur unë.Ma tha gjyshja,mua.Se kur i thashë gjyshes,se këtoqukat,më shëmtojnë.E di seç më tha:-Oh,t'u bëfshin kurban.Po ato janëyje  nga qielli.Janë nishane për të ndjellë miletin.Të japin bukuri,podhe nur.Dëgjo gjyshen ti.Po mirë e ka gjyshja,- them unë,-se ma shikondhe e prapta e zverkut mua,kur djemuria(edhe më të mëdhenj ngaLashi),sikur më hanë me sy.Gjoja do blejnë kuleçë dhe turrjelë sytë.Poç'po dërdëllis më kot.Hane Sham e hane Bagdad.Ku u nisa dhe ku ubitisa.Njësoj si të nisesh për Fier e të sosesh në Lushnjë.
                               
***

10 ditët e para të 15-ditëshit,punët sikur shkonimirë.Njerëzit kishin marrë rrogat dhe blinin edhe mëtepër.Mandej,binte pjaca.Karroca vinte e ngarkuar në shtëpi.Po unëinventarin e bëja një për një.Se doja të dija dhe shitjet dheshprëblimin tim.Një ditë-fund 15 ditëshi- kur i numërova,pashë qëmungonin 4 kuleçë dhe dy hallva.Ou,- vura alarmin unë,- kush na kavjedhur?Graria(se qenë 4 gra veç meje),u shqetësuan dhe i shtinin sytënjëra-tjetrës,se kush e kish bërë atë gjynah.I shtinin,po dum s'ijepnin ama.Mua sa nuk më shpëtonin lotë nga inati.Dola në pazar,poqeshë e shqetësuar.Në mbrëmje erdhi dhe babai.NJëgojësh iu hodhëm nëkokë:-Ka hyrë hajdut.Ti erdhe vonë dhe s'e ke mbyllur derën.Jo,moj,-flloi të mbrohej ai,- e mbylla,po do ketë hyrë ndonjë hajdut. Atë natëe gëdhiva e shqetësuar.Dëgjova tim atë që i tha gjitonit:-Na ka hyrënjë hjadut në shtëpi.U kam thënë grave që ta zëmë.Vetëm mos ardhtë dhenjëherë,po mos më thënçin,Kozma Starka,po nuk i preva dhe veshët.Edëgjova dhe tak ndjeva gëzim në zëmër:babai im,Kozmai,vërtet që eburrë i zoti.Na donte dhe e donim.Xhëku pinte ndopak,po kjo ndodhteaty nga tri-katër ditët e para të 15-ditëshit.Se e mbaj mënd që vinteçakërrqejf në shtëpi dhe qe gati të na mbante në krahë që tëgjithëve.Mua,Mozën,më miklonte shumë dhe kurrë,për asnjë faj që mundtë bëja,nuk më pati ndëshkuar.Sillej mirë me nënën timedhe,veçanërisht,me gjyshen,nënën e tij.Kjo,sado  im atë po zinte60-tat,e trajtonte gjithmonë si të qe i vogël.Kështu që nga ana eshkuarjes,qemë birinxhi ne.Po,për të mos humbur fillin,kush qe hajdutidhe vallë a do vinte të hapte derën tonë tinëzisht?Në do vinte,posikur ta zinim,vallë do t'ia priste veshët im atë?Këto ishin pyetjetqë më mundonin,dhe,tani,nga meraku,vinte kur vinte im atë,unë rrija mesyrin kllap.Sa binte ai,zbrisja shkallët dhe siguroja derën ejashtëme.Kaloi kështu nja një muaj dhe hajduti sikur nuk podukej.Dukej,s'dukej mua s'më linte meraku.Një natë ndjeva babanë që ungrit nga krevati dhe,pa e ndezur dritën siç bënte zakonisht,zbritishkallët.Unë(Perëndia më ndjeftë!),tinëzisht dhe në majë të gishtaveiu qepa pas.Vura re( O Zot,po ai ,në vënd që të dretohej për ngabanja,u drejtua për nga karroca.Unë mbajta frymën.Dëgjoja që po përtypej.I shkreti dhe i miri babaiim,duket qe i uritur.Se"meseleja"vazhdoi ca gjatë.Unë,eshqetësuar,gati sa nuk bërtita,por e mblodha mëndjen.Kë do bëja mefaj?Tim atë që aq shumë më donte?Tim atë që në të gjitha inventaret simakazinier kish dalë qind për qind dhe përmëndej si  punonjësi më imirë i ndërmarrjes.I ngjita ,po,tinëzisht,shkallët dhe pritamëngjesin.Zëre se nuk fjeta dhe para se të nisej babbi për punë,iudrejtova karrocës.Mungonin 4 kuleçe e dy hallva.-Baba!-bërtita.Na kanëvjedhur.Mungojnë 4 kuleçe e dy hallva.-Ou,- shprehu habinë ai.Paskaqenë i uritur,i ziu!Se babai im qe zëmër mirë,paçka që thoshte se dot'i priste veshët atij,hajdutit.Po babai mi ishte aq shpirtmirë sa nuktherte dot një pulë.Kaq tha babai dhe tek doli në oborr,përshëndetjessë komshiut,iu përgjejg:-More Tare,mos ke dëgjuar gjë zhurmë mbrëmë seprapë ai hajduti na e bëri proçkën?-Po si kështu,o Komi,-shprehushqetësimin Tarja,po të vdekur jini apo të gjallë?-Opo u  kam thënë grave,ta zëmë atë hajdut,po gra hesapi dhe aq.              Tek dëgjoja këto replika të babait  me Taren,për pakdesh bërtita,por m'u kjutua që një shoqa ime më e rritur që lexonteshumë,më tregonte se një burrrë shumë i mirë(siç thuhej në atëlibrin,de!),nga uria kish shkuar dhe kish vjedhur dy bukë në furrë.Dhebabai im ,i shkretë,ka qenë i uritur.Se qe fund 15-ditëshi.Nëfillim,si pijanec,ai nuk u afrohej kuleçëve se rakia s'e do tëëmbla.Dhe ç'ndodhi,në të dy rastet,qe fund 15 ditëshi.Sa keq që mëerdhi për të.Doja t'i thosha:-Baba,haj të tëra!Edhe kuleçët,edhehallvat,edhe piprrat.Se ti baba nuk je hajdut.Ti je i uritur.Se rroganuk del për të gjithë ne.Po ti kurrë nuk vë dorë,atje,në shtet.Nëbëre këtë "faj", unë ta kam bërë hallall,dhe kurrë,sa të jeshgjallë,nuk do t'ia tregoj njeriu.Dhe nuk ia tregova njeriu.Vetëmkarrocën nuk e sillja më në shtëpi,po e makazinoja në ndërmarrje.-Na është qepur hajduti dhe ruan,- thashë,- kur babai s'është nështëpi.Më besuan.Babai kurrë nuk më pyeti për karrocën dhe iku nga kjobotë me mendimin se askush nuk e pa  në atë"krim".Kur vdiq,u bëceremoni dhe nga drejtuesit e ndërmarrjes u shpërblye dhe me medalje"për pëkushtim dhe ndershmëri në punë".Dhe ashtu qe më tëvërtetë.Kurrë nuk doli as defiçit dhe as sufiçit.Atë ditë,kur enxorrën arkivolin,me të mbrritur tek ajo kthina ku rrinte karroca,unëia thirra kujës.Se,befas,sikur u ndjeva fajtore.Kur vdiq babai,gjyshjana kish lënë me kohë,dhe,pas ca ditësh,na la dhe nëna.-Janë dasshurshumë,- thoshin.Po e pret,i ndjeri Komi,- thoshin.Eh,çfarë burri qëqe!Të punosh në mes të majltit dhe të mos lëpish gishtërinjtë.Ja,itillë qe,i ndjeri!Unë i dëgjoja dhe lotët më shkonin lumë.Po nënaime,e shkretë?Kurrë nuk iu ndje zëri.Dhe kur vinte,Komi i saj,idehur,thoshte:-Epo pija për burrat është.Dhe,po të qëllonte që kishimndonjë gjë të mirë,do i hiqte të shoqit veç ca mëlçi a ndonjë copëshpretkë me atë faqoren e shkretë.E,prindërit e mi  të dashur!Prehunitë qetë.në atë botën tjetër,në ka të tillë,domosdo.
                         
***

Kini parë se ashtu duke shtytur karrocën dita-ditës,sikur urrita papritur.Këtë e vura re një ditë,kur  ,me që i kisha shitur tëgjitha,edhe më shpërblyen.Vajta bleva një bëluzë të kuqe(se e kuqe dheme quka jam dhe vet),po kur u pashë tek pasqyra,ke parë që m'u dukvetja si ajo Paltrohu i Hollivudit,se edhe ajo kokëkuqe si unëështë.Lëre se bëjnë tualet të rëndë ato,po mua,me sa pashë veten,ahas'më afrohet vjazë nga bukuria.Jo se  them unë,po u binda se ma thadhe ai,Lashi.Ky,pra,më ndalon (epo larg  syve të njerëzisë,se kam cipëunë;po jo vetëm kam cipë,po jam dhe 17-vjeçe,de),e më ndalon dhe mëthotë:-Moj e di ti se sa lezet që të kanë qukat dhe nuk e di pse më kahipur që të t'i ha!!!Aha,nuk qe punë që durohej.Ca se e kuqe jam,ca seky,Lashi,ma tha kështu kaq hapur,sa nuk mora flakë.Po s'majftoi mekaq,po ma kapi gërshetin(Oh,nënë,sa i mirë!)dhe,ndërsa ma tërhoqilehtë nga vetja,më puthi.Bobo!Se si do jem bërë(hapu dhe e futu,podeshe),se Lashi nuk më lëshonte.Sikur s'ngopej.Ka qenë trazovaçai,Lashi,po sa i mirë që është.Hë,desh harrova:-Me Lashin jam martuardhe,ndërsa kam arritur në vitet e pleqërisë,shkruaj kujtimet siç bëradhe me këto kujtimet sot.

22 korrik 2009


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx