E hene, 29.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit

E diele, 26.07.2009, 12:06 PM


Albert Zholi

Folëm me gjuhën e zotit

Trageti  u  nis  nga Pireu  për  ishullin Selamina. Mund  të  thuash se  Salamina  është  një  hark ylberi  larg  Athinës.

   Trageti rrëshkiste  si i   përgjumur  ose  ashtu  na  dukej  ne,  që  rrinim  përballë njëri-tjetrit bisedë   për  ishullin e  afërt ...

Udhën  e bëja  së  bashku  me  një  shok ...Fliste  ai për  historinë  e ishullit. Flisja  edhe unë  për  ato  q ë dija, sidomos   për  luftërat  që ishin  zhvilluar në  ishull. Pranë nesh  zuri  vend  një  mesoburrë, në  dukje, por  që  mund  t’i kishte kaluar  të  gjashtëdhjetat. “ Shumica  e grekërve  nuk e  tregojnë moshën, e  fshehin  nën  lëkurë”... Prania  e të  ardhurit bëri  që ne  ta  ndërprisnim bisedën. Ai  e vuri  re shqetësimin  tonë  dhe  na  foli në  shqip:

-Flisni, flisni...Unë kënaqem  kur  dëgjoj  gjuhën  shqipe! – dhe  buzëqeshi.

Ne  u pamë sy më  sy, sikur  donim të  thoshnim  dicka, por  nuk  folëm.

-Jam arvanitas – foli I  treti, duke  parë  hutimin tonë, banoj  në  Salamina. Jemi  mbi  katër  shekuj të  ardhur, por  në iushull një  shekull kemi …   Në  shtëpi  e flasim  gjuhën  tonë, ndaj  e kemi  mbajtur  gjallë brez pas  brezi …Salamina  ka  shumë  arvanitas, por  disave  u  ka  vdekur  gjuha …Unë  nuk  e  lash  të  më  vdesë …Kur  të  parët  tanë  e sollën  të  gjallë  deri këtu, si  mund ta  lë  unë? !...Edhe  fëmijtë  e mi  s’do  e lënë …Njeriu  vdes  nga  Perëndia, por  fjala  jo… Gjuhën  e kemi  nga  Zoti …Sa   mirë  që  e flisni! Flisni  se  dua  t’ju  dëgjij ...Unë do  ju  them  një  këngë  për  gjuhën  tonë, që  e këndojmë  ne  në  ishull:

     “ Gjuha  arvanitshe,

      Është  trimërishte.

      E fliste  bukur  i  pari,

       Trimi  Marko  Bocari...”

Të  tre  qeshëm, kënduam e folëm  në  gjuhën e  Zotit...

Athine 1999


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora