Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit
| E diele, 26.07.2009, 12:06 PM |
Albert ZholiFolëm me gjuhën e zotitTrageti u nis nga Pireu për ishullin Selamina. Mund të thuash se Salamina është një hark ylberi larg Athinës. Trageti rrëshkiste si i përgjumur ose ashtu na dukej ne, që rrinim përballë njëri-tjetrit bisedë për ishullin e afërt ...Udhën e bëja së bashku me një shok ...Fliste ai për historinë e ishullit. Flisja edhe unë për ato q ë dija, sidomos për luftërat që ishin zhvilluar në ishull. Pranë nesh zuri vend një mesoburrë, në dukje, por që mund t’i kishte kaluar të gjashtëdhjetat. “ Shumica e grekërve nuk e tregojnë moshën, e fshehin nën lëkurë”... Prania e të ardhurit bëri që ne ta ndërprisnim bisedën. Ai e vuri re shqetësimin tonë dhe na foli në shqip:-Flisni, flisni...Unë kënaqem kur dëgjoj gjuhën shqipe! – dhe buzëqeshi.Ne u pamë sy më sy, sikur donim të thoshnim dicka, por nuk folëm.-Jam arvanitas – foli I treti, duke parë hutimin tonë, banoj në Salamina. Jemi mbi katër shekuj të ardhur, por në iushull një shekull kemi … Në shtëpi e flasim gjuhën tonë, ndaj e kemi mbajtur gjallë brez pas brezi …Salamina ka shumë arvanitas, por disave u ka vdekur gjuha …Unë nuk e lash të më vdesë …Kur të parët tanë e sollën të gjallë deri këtu, si mund ta lë unë? !...Edhe fëmijtë e mi s’do e lënë …Njeriu vdes nga Perëndia, por fjala jo… Gjuhën e kemi nga Zoti …Sa mirë që e flisni! Flisni se dua t’ju dëgjij ...Unë do ju them një këngë për gjuhën tonë, që e këndojmë ne në ishull: “ Gjuha arvanitshe, Është trimërishte. E fliste bukur i pari, Trimi Marko Bocari...”Të tre qeshëm, kënduam e folëm në gjuhën e Zotit...Athine 1999
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.