Kulturë
Përparim Hysi: Kam shaluar kalin e kujtimeve
E premte, 24.07.2009, 06:35 PM
Përparim Hysi
Kam shaluar kalin e kujtimeve
Kam shaluar kalin e kujtimeve
E kam shaluar dhe fshikullën s'ia ndaj
Aq fort jam kapur prej vegimeve
Sa kapur prej vegimesh,ofshaj.
Se zhytem në detin e thellë të kujtimeve
Se zhytem dhe nuk mbushem me frymë
Zë shkund kokën si pemë prej kujtimeve
Dhe hiç s'e mbaj dot nostalgjinë.
Zë e më shfaqet,së pari,fëmijëria
Ashtu siç qe zbathur a me opinga
Vijnë vërsnikët... dhe varda çudia
Unë me ta si dikur ia bëj prima.
Pa dalim e lozim brinjave e kodrave
Se fshati ku linda,terrenin ka të thyer
Çurgoj e djersitem aty mes lodrave
Ah,fëmijëri,sa më ke ngashëryer!
Pas fëmijërisë zë shfaqet rinia
Rinia kur zura të lëshoja "lastar"
Ah,kohë e rinisë,kur s'doja t'ia dija
Ah,kohë e bukur, e dashurisë së parë!
Kur dashurova,unë u bëra tjetër
Mbi flokët e ashpër një okë brillantinë
Më vjen të qesh kur këtë hedh në letër
Ku flitej atëherë,me mua axhaminë.
Kujtoja se qiellin kisha kapur me dorë
Si unë të lumtur?Të gjeje,nuk mund.
Po ajo dashuri u shkri si dëborë
Unë katandisa veç buzë e hundë.
Por koha për plagën a nuk është ballsam?
Unë prapë,sërish,rashë në dashuri
Tash s'jam axhami,por jam burrë azgan
Dhe miken që gjeta,e kam dhe tani.
Mandej u bëra prind dhe zura u argasa
Kulari i halleve qafën ma shtrëngoi
Më plaku më shumë,lufta e klasave
Që si shpata e Damakleut mbi kokë më qëndroi.
Xhaxhanë ma pushkatuan dhe gjyshin kulak
Sa herë u shtrua pyetja:-Ta heqim nga arsimi?
Si doku në ujë,u futa pak nga pak
Dhe u thinj para kohe,s'do mend,Përparimi.
Punoja me ndërgjegje e me përkushtim
Regjimi s'më donte më shihte si me smirë
Sa herë u propozova unë për dekorim
-Dashka dekoratë?Pa të rrijë mirë?!!!
Dyzet e një vjet,ndoshta nuk janë pak
Fshatrave si shterpari që s'i qaset stanit
Të gjithë këto privime më bën dhe më plak
Dhe tek po shkruaj,ofshaj thellë prej xhanit.
E pranoj që jam plakur para kohe
Këtu,në mërgim,thinjat më mbuluan
Kapur kujtimesh,nuk shpëtoj prej"ohe"
Ah,këto kujtimet!Më bluan,më bluan...
23 korrik 2009
Kam shaluar kalin e kujtimeve
Kam shaluar kalin e kujtimeve
E kam shaluar dhe fshikullën s'ia ndaj
Aq fort jam kapur prej vegimeve
Sa kapur prej vegimesh,ofshaj.
Se zhytem në detin e thellë të kujtimeve
Se zhytem dhe nuk mbushem me frymë
Zë shkund kokën si pemë prej kujtimeve
Dhe hiç s'e mbaj dot nostalgjinë.
Zë e më shfaqet,së pari,fëmijëria
Ashtu siç qe zbathur a me opinga
Vijnë vërsnikët... dhe varda çudia
Unë me ta si dikur ia bëj prima.
Pa dalim e lozim brinjave e kodrave
Se fshati ku linda,terrenin ka të thyer
Çurgoj e djersitem aty mes lodrave
Ah,fëmijëri,sa më ke ngashëryer!
Pas fëmijërisë zë shfaqet rinia
Rinia kur zura të lëshoja "lastar"
Ah,kohë e rinisë,kur s'doja t'ia dija
Ah,kohë e bukur, e dashurisë së parë!
Kur dashurova,unë u bëra tjetër
Mbi flokët e ashpër një okë brillantinë
Më vjen të qesh kur këtë hedh në letër
Ku flitej atëherë,me mua axhaminë.
Kujtoja se qiellin kisha kapur me dorë
Si unë të lumtur?Të gjeje,nuk mund.
Po ajo dashuri u shkri si dëborë
Unë katandisa veç buzë e hundë.
Por koha për plagën a nuk është ballsam?
Unë prapë,sërish,rashë në dashuri
Tash s'jam axhami,por jam burrë azgan
Dhe miken që gjeta,e kam dhe tani.
Mandej u bëra prind dhe zura u argasa
Kulari i halleve qafën ma shtrëngoi
Më plaku më shumë,lufta e klasave
Që si shpata e Damakleut mbi kokë më qëndroi.
Xhaxhanë ma pushkatuan dhe gjyshin kulak
Sa herë u shtrua pyetja:-Ta heqim nga arsimi?
Si doku në ujë,u futa pak nga pak
Dhe u thinj para kohe,s'do mend,Përparimi.
Punoja me ndërgjegje e me përkushtim
Regjimi s'më donte më shihte si me smirë
Sa herë u propozova unë për dekorim
-Dashka dekoratë?Pa të rrijë mirë?!!!
Dyzet e një vjet,ndoshta nuk janë pak
Fshatrave si shterpari që s'i qaset stanit
Të gjithë këto privime më bën dhe më plak
Dhe tek po shkruaj,ofshaj thellë prej xhanit.
E pranoj që jam plakur para kohe
Këtu,në mërgim,thinjat më mbuluan
Kapur kujtimesh,nuk shpëtoj prej"ohe"
Ah,këto kujtimet!Më bluan,më bluan...
23 korrik 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi - Drenica: Epigrame
Eduard M. Dilo?: Sevasti Qiriasi Dako - kujtime per Naim Bej Frasherin
Sabit Rrustemi: Përtej mjegullës së fjalëve (Cikël i ri poezish)
Alfred Papuçiu: Meditim për doktoreshën humane zvicerane, mike e shqiptarëve
Vangjush Ziko: Poeti dhe mërgimi
Demir Krasniqi: Falenderimi i Kosovës - Gratitude of Kosova
Ksenofon M. Dilo: Jam një Shqipëri e vogël
Nexhat Rexha: Refleksione të heshtura në arkën magjike
Xhelo Vasjari: Klarineta është shpirti im, ajo është dashuria e pazëvëndësueshme
Cikël poezishë nga Ekrem Ajruli
Një grua nga Tirana - roman i shkrimtares Helena Kadare në gjermanisht
Përparim Hysi: "Hajduti?!"
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Martin Camaj: I mohuar e i mënjanuar... njëlloj si në diktaturë
Cikel poetik nga Sabahate Byci
Demir Krasniqi: Unë jam vëlla i Nënës Tereze
Agim Gashi-Drenica:Maksima popullore - Bashk?kohore
Albert Zholi: E, c'i duhet shqipja?!...
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Edison Ypi: Sikter