E merkure, 01.05.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Nxehtësi korriku (cikël me poezi)

E shtune, 25.07.2009, 01:01 PM


Nxehtësi korriku
                    (cikël me poezi)
 
Nga Përparim Hysi
 
Mos...

Mos më hap tefterë të vjetër,o moj vajza kanakare
Se tani jam moshë e vjetër dhe nuk bëj dot më"zarare"
Ti më josh dhe zë më ndjellë:më kërkon në "sheshmejdan"
Po s'ha dot nga ajo "gjellë",s'jam i gatshëm për jaran.
 
Kur më hap tefterë të vjetër,zë më hap një plagë të re
Porse unë si moshë e vjetër,s'kullos dot më hergjele
Ti më mat me metron tënde;unë dhe metros i them kut
Moj jarane,jakë në mëndje;s'jam i gatshëm më për "luftë?!"
 
Ti më fton në "dyluftim",edhe tak vërvit "droashkën"
Porse miku Përparim s'e vazhdon pas gjurmës"vazhdën"
Dal ngadalë dorëzon "tapitë" dhe po kthehet mu në fis
S'i përgjigjet tëndes sfidë;iku,shkoi dhe u vidhis.
                         
24 korrik 2006

Ç'të kujtoj?

Ç'të kujtoj më parë?Buzët apo sytë?
Mbushur jam me mall sa më lotojnë sytë
Ti më qe si lule,gonxhe në shpërthim
Unë po mbushur huqe;ç'të them,shpirti im?
 
Më qe si freski;ca më shumë:zefir!
Sado pleqëri,zu lëshoja "brirë"
Të puthja sytë qiell dhe buzën e njomë
Bëhesha lylyver nga mosha e vonë.
 
Ti më përtërije,më jepje fuqi
Burim energjie,qe jotja freski
Ah,ç'çaste që qenë!Pse s'm'i sjellë prapë?
Emrin tënd kur them,duket s'jam më plak.
 
Se më ikën mëndja,nga unë çakërdiset
Ja,e tillë është gjëndja;tek ti shkon bitiset.
Tek ti shkon bitiset;ku do jesh,tash,vallë?
Mëndja hiç nuk mblidhet;iku,mori prrallë...
                   
28 korrik 2006

Ç'është?

Ç'është kjo rreze dielli që më hyri në dhomë?
Dhe dhoma,sakaq,e llamburiti.
Një me flokë të arta,trupin si llaskonjë
Sikur solli zjarrin... dhe ma dogji shpirtin.
 
Zuri më mandejëza,ecte tutje-t'hu
Më shpotiste ngeshëm dhe më shtinte çikë
Unë po e humbas;shikoj kuturu
Se më qorrollisi,rrezja që bën dritë.
 
Mandej...çfarë mandej?Ku durohet më?
Drita llamburit dhe bëhet e  plotë
Ngrihem,që thuaj ti,dhe"rrezen" e zë
"Rrezen" unë e zë dhe puth bot e bot...
                     
29 korrik 2006

Soditje

Trupin tënd-lakuriq
Sa e shoh,mëndja-eksiq!
Sepse iku dhe kaptoi
Pa më thuaj:-Ku qëndroi?!
 
Domosdo,qëndroi tek ti
Se nuk mbahej në burgji
Se u shfaqën gjithë nishanet
Natyrisht,më zunë alarmet.
 
Shfaqen supet,shfaqen gjiret
Sërë-sërë,të gjitha hiret
U pupu,si je e tëra!
Gati mua t'më bjerë cërma.
 
Edhe ika,u xhindosa
Pas nishanesh,krejt u sosa
Më la mëndja;krejt më iku
Lakuriqja keq më fshiku.
                
13 korrik 2007

Pa ty
(Letër për një mike)

Behari,pa ty,si dimër
Dimri?Kuptohet:akullnajë
E merr veshë,o syri i ndritur
Pa ty s'e kam hiç kollaj?
 
Qesenë,dihet,e kam bosh
Kacidhe nuk kam në kuletë
Të them që ti të mos shpresosh
Se jetën do ta kesh më të lehtë.
 
Po zëmrën e kam qelibar
Të tillë s'do gjesh gjëkund
S'ka nga unë më"pasunar"
Në dashuri askush s'më mund.
 
Në kushtet s'i kam të mira,
(ti e di:unë jam dembel!)
Me ty unë përzë aq dimra
Se ti më je behar!E ngrohtë si diell.
                    
19 korrik 2007


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora