Kulturë
Vangjush Ziko: Për ne të dy (Cikël me poezi)
E shtune, 25.07.2009, 11:09 AM

(Cikël me poezi)
MAGJI E DASHURISË
Diten e shenjtes Dashuri
E çau shkëmbin një tërmet
Dhe një burim shpërtheu det
Ditën e shënjtes Dashuri.
U përkul Vdekja dhe u tremb.
Ngjëroi Jeta dhe u nginj.
U ul Poeti,mbeti atje
Përjet’i thinjur,përjet’i ri
Buzë burimit Dashuri.
2003
MOLLA E PAKËPUTUR
Mbeti molla e pakëputur,
Fshehur atje mes fletëve.
Edhe ne fjalën më të bukur
S'ia thamë njëri-tjetrir.
Nuk di se si ne e harruam
Mbështjellë me vetmi dhe heshtje,
Sepse e lamë për ta shijuar
Shirat e turbullta të vjeshtës.
Apo akoma s'ishte pjekur,
S'e kishte ngrohur dielli brenda,
Ne atë mollë dot s'e prekëm,
Na skuqi dhe u fsheh si ëndërr.
1984
PRAPË U ZGJOVA SONTE NE MESNATË
Prap'u zgjova sonte në mesnatë
Dhe m'u duk se ndjeva zërin tënd...
Ostrovic'e thinjur me gjëmatë
U fjalos në ëndërr me dikë.
Prapë ndaj mëngjesit më të gdhirë
Më gjëmoi në veshë zëri yt.
Ostrivic'e thinjur kreshtëngrirë
Tërë natën nuk ka mbyllur sy.
Thonë,është zër'i detit
Që buçet mesnatës me gjëmim.
Det'i largët qindra kilometro
Përmbi gjoks të malit psherëtin.
Thonë,është malli i lashtë
Kur kjo kreshtë ishte vetë breg...
Në mendime prapë sonte rashë,
M'u duk sikur ti po më thërret.
1983
SHUSHURISIN PLEPAT
Shushurisin plepat.Nata i plakosi.
Po të isha plep,do të shushurisja,
Gjuhëzat e blerta nuk do të më sosnin
Fjalët që mban zemra,të t'i pëshpërisja.
Shushurisin plepat.Malli më plakosi.
1961
DITËLINDJA JONË
Ne s'jemi binjakë.
Dhe prapë,sikur lindëm tok,
Me gjak të ndryshëm në damarë,
Por me një ëndërr për një shok.
Ne e kërkuam njëri-tjetrin,
Sa vite,nuk e di,
Gjersa një ëndërr tjetrën gjeti
Në rrugën Dashuri.
Aty fillon ditlindja jonë
E pashënuar asgjëkund.
Gëzimet tona aty fillojnë
Dhe shqetësimet e pafund.
Të gjitha,gjthë çfar'ka bota
Po i zbulojmë ne tashi.
Aty fillon edhe e jona
Binjakja lumturi.
1959
PO HESHTIN DRURËT
Po heshtin drurët.Po heshtim ne.
Veç hapat tanë e prishin heshtjen.
Të putha unë.Puthje më dhe.
U shpupurisën,lëvizën gjethet,
Drurët u mbushën me lule plot
Dhe zogjtë këngën e filluan.
Një re në qiell lart u përlot
Dhe na vesoi e hutuar.
2001
VILMAS
Si nëpër ëndërr po na ikin vitet.
Bëjmë t'i mbajmë,po nuk mbahen...Kot.
Shkëndijza korriku vetëtitin
Me zjarrin që as vjeshta s'ua shoi dot.
As dimri,që vjen pas,dot nuk e shuan,
S'e zbeh dhe s'e venit atë shkëlqim.
Paçka se flokë bore na mbuluan,
Se hi na hodhën vitet pa kursim.
Thinjët në flokët jo,nuk janë hiri
I viteve të djegur për asgjë,
Argjend i dashurisë është shkrirë
Dhe zemrën na mban ndezur gjithënjë.
Ne vitet dot s'i mbajmë.Le të shkojnë.
S'na trembin e s'na plakin ata dot.
I mbledhim vitet bashkë,në s'mjaftojnë,
Gëzimet e çdo gjë i ndajmë tok.
1999
PËR NE TË DY
Dashuria,vetëm,nuk thinjet.
Dashuria,vetëm,s'ka varr.
Mblodha grusht të tëra kujtimet
Dhe m'u bënë lëndinë me bar.
Por me thinjët ç'do bëjmë të dy!
Dhe me vitet që ikin vrap!
Do të mbetemi bashkë aty
Në lëndinën e gjelbër me bar.
14 shkurt 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Tregim nga Luan Çipi
Demir Krasniqi: Një libër dokumentar me vlera historike e publicistike
Gjekë Marinaj: Një përvojë me ''Hijet e Virgjëreshave''
Hilmi Syla: ''Në Mitrovicë, afër Vuciternës...''
Përparim Hysi: Kam shaluar kalin e kujtimeve
Agim Gashi - Drenica: Epigrame
Eduard M. Dilo?: Sevasti Qiriasi Dako - kujtime per Naim Bej Frasherin
Sabit Rrustemi: Përtej mjegullës së fjalëve (Cikël i ri poezish)
Alfred Papuçiu: Meditim për doktoreshën humane zvicerane, mike e shqiptarëve
Vangjush Ziko: Poeti dhe mërgimi
Demir Krasniqi: Falenderimi i Kosovës - Gratitude of Kosova
Ksenofon M. Dilo: Jam një Shqipëri e vogël
Nexhat Rexha: Refleksione të heshtura në arkën magjike
Xhelo Vasjari: Klarineta është shpirti im, ajo është dashuria e pazëvëndësueshme
Cikël poezishë nga Ekrem Ajruli
Një grua nga Tirana - roman i shkrimtares Helena Kadare në gjermanisht
Përparim Hysi: "Hajduti?!"
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Martin Camaj: I mohuar e i mënjanuar... njëlloj si në diktaturë
Cikel poetik nga Sabahate Byci