E enjte, 08.05.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Syla: ''Në Mitrovicë, afër Vuciternës...''

E premte, 24.07.2009, 07:48 PM


Ribotohet me rastin e 73-vjetorit të veteranit të arsimit e të gazetarisë, zotit Sedat Dida (15.6.1926)

"NË MITROVICË, AFËR VUÇITËRNËS..."

/Kujtime të Sedat Didës (15.6.1926), njërit ndër drejtorët dhe gazetarët e parëtë "Rilindjes"/

Nga Hilmi Syla

Gazetarëve të paktë të atëhershëm që punonin në "Rilindje", në vjeshtën e vitit 1948 iu bashkue edhe Sedat Dida, i cili sot e kësaj dite, tash plot 32 vjet, punon në Redaksinë e kësaj gazete, pa u ndarë në asnjë çast nga ajo.
Në atë kohë, thotë Sedati, kërkohej më shumë se kurrë informim i përgjithshëm i qytetarëve, e "Rilindja" ia doli në krye kësaj puna mjaft me rëndësi. Gazeta ishte një lloj shkëmbyesi reciprok i përvojave të rretheve të ndryshme. Ajo që shkkruhej për një komunë, përcillej në tjetrën e kështu me radhë. Në gazetë punontee vetëm një daktilografist dhe një numër i vogël bashkëpunëtorësh, por që ishin të ngritur e të aftë.
Herë pas here, aso kohe shkruanin artikuj të ndryshëm për "Rilindje" edhe Fadil Hoxha, Esad Mekuli, Hivzi Sulejmani e të tjerë. Prej rretheve - edhe vullnetarë shkruanin në gazetë pa kurrfarë honorani.
Fuqia kryesore shtytëse ishte vetë ndërgjegjja e njerëzve. Nuk kishte atëherë normë e gjëra tëtjera. Të gjitha punët kryeheshin me disiplinë të madhe e vullnet, sepse ishin punë që u ishin kushtuar interesave
vitale të punonjësve. Kolegialiteti ishte  në një shkallë shumë të lartë. Nuk kishte mjete puna sikur tash.
Brengë kryesore ishte si të gjendet mjaft letër. Shpesh në një letër shkruanim nga dy artikuj, në të dyanët
e saj. Të gjitha operacionet për daljen e gazetës i bënte vetë gazetari: thyerjen teknike, redakturën, lekturën, korrejkturën... Secili kujdesej për artikullin e vet. Një herë në javë merreshim vesh për fizionominë e gazetës dhe se çka kush do  të punonte. S'kishte atëherë kiosqe. Redaksia vetë shpërndante gazetën me anë të Frontit Popullor. Më vonë formuam njëfarë eskspedite të vogël, ku punonin dy vetë. "Rilindja" u jepej lexuesve edhe gratis, e nëpër fshtra dërgohej nëpërmjet korrierëve. Rubrikat nuk ishin të ndara sikur tash, mirëpo në gazetë shënohej çdo gjë, botoheshin kritika të hapta e konkrete.
Sedat Dida punoi në gjithë procedurën e përgatitjes së gazetës duke qenë edhe dhëheqësi i saj. Kanë kalue 32 vjet qysh se shkeli në pragun e "Rilindjes" dhe tash vazhdimisht, edhe pse  i shtyrë në moshë, punon pa u lodhur në gazetë, ku kali ditët më të mira të jetës së tij.
Nga ditët e kaluara në "Rilindje", duke kryer detyra të ndryshme i kanë mbetur shumë kujtime të paharrueshme.
Një herë, një bashkëpunëtor t'imin e dërgova të shkruaj për një zjarr që kishte shpërthyer në Prishtinë. Kur u kthye nga vendi i ngjarjes, nuk solli kurrfarë shënimesh. E pyeta se ku kishte shpërthyer zjarri, çfarë dëme kishte e kush e kishte shkaktuar. Më vonë kuptova se ai e kishte organizuar fikjen e zjarrit dhe vetë ishte hedhur në flakë, kështu që kishte harruar për çka kishte vajtuar atje. Në një rast tjetër, në mbledhjen e sigurimit
social në Mitrovicë ishte zhvilluar një diskutim i frytshëm. Bashkëpunëtori ynë që raportoi nga kjo mbledhje, e pat filluar lajmin kështu: "Në Mitrovicë, afër Vuçitërnës, u mbajt mbledhja, në të cilën..."
Bashkëpunëtorit tonë të vjetër nga Prizreni, Dervish Barutit, udhëheqësit komunalë i kihste thënë në tallje se komuna ka ndarë 20 milionë dinarë për klubin futbollistik "Metohia". Dervishi e merr këtë si të njëmendët dhe menjëherë dërgon lajmin në gazetë. Kur dëgjuan udhëheqësit e Prizrenit,na thirrën menjëherë e na bindin se s'është e vërtetë dhe se janë tallur me Dervishin. Njëherë, thotë Sedati, prej kaçanikut mora një lajm se një
qytetari të këtushëm mjekëët e spitalit të Prishtinës ia kanë nxjerrë bretkocën nga veshi. Ky bashkëpunëtor kishte dëgjuar nga punëtorët në tren dhe e kishte marrë si të vërtetë. Për gjëra të tilla kishim kujdes të posaçëm e punonim me syçeltësi të madhe, kështu që ato nuk dolën në gazetë, siç kishin dërguar i bashkëpunëtorët.
Çështja e kuadrit gazetar ishte ishte probemi më i madh në atë kohë. Një ditë shoku Xhavit Nimani e porositi Sedatin që të bëjë një anlizë për mundësitë e daljes së gazetës si e përdishme në dhjetë  faqe. Pasi për këtë punoi disa ditë, Sedati shkoi te Xhaviti dhe i tha: - për daljen e "Rilindjes" së përditshme nevojitern 30 gazetarë.
Ai pasi mendoi mirë e mirë për këtë punë, i tha: - Si duket, ti po kërkon t'i mbyllim të gjitha shkollat në Kosovë.
Atëherë kishte pak mësues dhe ata që mund të merreshin me gazetari, ishin të atij profesioni.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx