E shtune, 27.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë

E merkure, 29.07.2009, 06:14 PM


MILAZIM F. KADRIU

 (Vjersha për fëmijë)

 

YLLI I PA SHUAR

 

Yjet kur lindin

Lehtë nuk shuhen

Fanar drite mbeta

Edhe pse shumë e re

Tokën me gjak e ujite

E armikut s’ia pata frikën.

 

Hape krahët

U hodhe me trimëri

Mbi Kulinë lëshove kushtrimin

O vdekje, o liri

Llapi po digjet, Kosova në robëri

I madh e i vogël në këmbë për liri.

 

 

SHQIPONJAT DHE BILBILAT

 

Dikur mbi këta lisa

Qëndronin korbat e zi

Krrakamën  e tyre

S’ un  e duronte veshi.

 

Ata këtu më nuk shihen

Nuk kanë guxim të vijnë

Sepse këtu janë shqiponjat

Nga maja e lisave vështrojnë.

 

E bilbilat pa frikë

Këngës së tyre ia thonë

Me ëndje këngën e tyre

Veshi ynë e dëgjon.

 

Shqiponjat dhe bilbilat

Punët i kanë koordinua

Korbat e zi në lisa

Të qëndrojnë më si kanë lejua.

 

 

 

NGA KËTU PASH…

 

Nga ky lis i lartë

E pash pranverën duke ardhur

I pash lulet duke lulëzuar

E zogjtë duke kënduar.

 

Dëgjova blegërimën e qengjit

Zërin e ëmbël të fëmijës

Nga qielli në tokë

Pash rrezet e lirisë.

 

Dua edhe më gjatë

Në këtë vend të rri

Se nga këtu pash

Gjithë këtë bukuri.

 

 

 

 

SHQIPONJA

 

Shqiponja krenare

Qëndron në maj të lisit

Me vëmendje dëgjon

Këngën e bilbilit

Unë jam këtu thotë

Këndon bilbili pa pushuar

I largova korbat, krrakamat e tyre

S’ka më këngën tënde

Që të pengojnë.

 

 

KUJDES

 

Një ditë Lirimi

Rrugës në shkollë duke shkuar

Papritmas në akull u rrëzua

Me mundim pastaj u ngrit

Aty pari kaloi një plak

- Kujdes, i tha, vogëlush

Asnjëherë mos u ngut

Gjithmonë ec i qetë

Nëpër jetë.  

 

 

 

ZOGJTË SHTEGTARË

 

Kur në vendin tim

Ra borë dhe pati acar

Ikën nga këtej

Të gjithë zogjtë shtegtarë.

 

Por tani kur pranvera erdhi

Edhe me plot lulëzim

U kthye lejleku, dallëndyshja …

Të gjithë erdhën fluturim.

 

Po ndërtojnë fole të reja

Gjithnjë duke kënduar

Rrezet e diellit po i ngrohin

Dhe të gjithë janë të gëzuar.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora