E hene, 29.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje

E hene, 27.07.2009, 06:24 PM


Libri “NDSH-ja në Llap (1945-1949)- Mulla Ramë Govori” i autorit Adem Ajvazi.

Libër për një personalitet dhe një lëvizje

Nga Milazim KADRIU

Me punë dhe përkushtimin atdhetar si pjesë e rëndësishme e një organizmi për vetëdijesim, çlirim dhe prosperitet kombëtar e bwri qw Mulla Ramë Govori, tw mbetet një personalitet  i përjetshëm. Libri “NDSH-ja në Llap (1945-1949)- Mulla Ramë Govori” i autorit Adem Ajvazi. është një punim shkencor i ndarë në katër pjesë . NDSH – ja në Llap si personifikim të vetin kishte atdhetarin, njeriun me trup të vogël, por shumë të madhe me punë dhe vendosmërinë për të mirën e popullit dhe atdheut – Mulla Ramën, për të cilën të gjithë kanë thënë dhe thotë fjalë të mira, si burrë i fjalës dhe i besës, i afërt me njerëz e i ashpër me armikun. Ramadan Hoxha, në popull i njohur si Mulla Ramë Govori, cilësohet njëri ndër njerëzit të cilët më stoikisht i qëndroi burgut famëkeq serb përplot 16 vjet e gjysmë.

Me fillimin e luftës në Kosovë ,menjëherë filloi shtrirja e Partisë Komuniste  dhe lidhja e saj me Partinë Komuniste  serbe-jugosllave si dhe më vonë me atë  të Shqipërisë  ku u dërguan edhe “instruktorë”  në emër të një “koordinimi” e “bashkëpunimi” në mes tyre me prapavijë të caktuar.

Mirëpo kur i panë të gjitha këto marifetëllëqe  nacionalistët  andej e këndej kufirit menjëherë formuan parti nacionaliste  në Shqipëri si “Balli Kombëtar”,”Legaliteti” i Abaz Kupit etj. Më me ndikim ishte BK që udhëhiqej nga Mithat Frashëri, ndërsa PKSH e udhëhiqte Enver Hoxha. Në filli kishte një bashkëpunim në mes të partive  dhe u mbajtën disa takime e mbledhje si është ajo e Mukjes, por të gjitha këto i shkatërruan jugosllavët me emisarët e tyre sepse nuk u konvenonte  bashkimi i subjekteve politike dhe i vetë shqiptarëve. Pas kësaj tradhtie ku Kosova gjakosej përditë e më shumë nga  komunistët sllav të cilët kishin arritur shtrirje në të gjitha tokat shqiptare. Kjo ndikoi që edhe në Kosovë të formohen parti të ndryshe  të spektrit djathtistë antikomunist të cilat më vonë filluan bashkëpunimin mes vete. Ndër to ishte edhe “Partia Nacional Deokratike Shqiptare” apo si është e njohur në popull NDSH e cila rezistoi pushtetin  komunist që ishte formuar. Edhe në Llap u formua NDSH-ja ku një aktivitet të madh e dha edhe Ramadan Hoxha apo si ishte i njohur Mulla Ramë Govori që është edhe studim i këtij libri të historianit Adem Ajvazi.

Libri “NDSH-ja në Llap (1945-1949)- Mulla Ramë Govori” i autorit Adem Ajvazi  është i ndarë në katër pjesë :  Në pjesën e parë Pushtimi i Llapit-Podujevës nga Gjermania.Formii i nënprefekturës së Llapit,  autori flet për Pushtimin e Kosovës që u bë në prill të vitit 1941, kur edhe Kosova u nda në zona të interesit në atë gjermane, italiane dhe bullgare. Llapi i takonte zonës së interesit gjerman, ku ishin edhe Jeni Pazari dhe Mitrovica. Më 12 prill 1941 në Përpellac u ngrit flamuri kombëtar shqiptar,ku me këtë u bëhej me dije se tash nga këtu ishin ikur serbët nga toka shqiptare që më parë ishte e pushtuar nga Serbia. Në këtë kohë gjermanët pushtetin ia besuan Xhafer Devës ,në vijën Mitrovicë-Jeni Pazar-Vushtrri-Podujevë .Në mbledhjen e mbajtur në Mitrovicë  ku u arrit marrëveshja për vendosjen e pushtetit me gjermanët. Në këtë takim nga Podujeva mori pjesë Shaqir Halili (Hoxhë Visoka).Kryetar prefekture u caktua  Rifat Spahija, ndërsa më vonë u caktua  Jajha Fusha. Ndërsa kryetar i parë i komunës së Podujevës  u zgjodh Sahit Fusha.

Në pjesën e dytë të librit Partitë politike që vepruan në LLap gjatë Luftës së Dytë Botërore, autori Adem Ajvazi  flet për formimin e partive ,organizatave dhe grupeve  të ndryshme në mbarë trevat shqiptare e në veçanti atë të Kosovës dhe Llapit. Gjatë kësaj kohe si në Kosovë edhe në Llap zhvilluan aktivitetin e tyre shumë parti politike kombëtare por aktivitet bukur të madh zhvilloi edhe Partia komuniste e cila nuk ishte pa ndikim e sidomos pas lidhjes së saj me PK  jugosllave dhe atë të Shqipërisë.  

Pjesa e tretë Formimi dhe veprimtaria  e NDSH-së në Llap,personaliteti i Mulla ramë Govorit dhe puna  e tij në shërbim të kombit, që është edhe esenca e   këtij libri  ku bënë fjalë për formimin e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare  në Llap. NDSH në Llap e Gollak  si personifikim të vetin  kishte atdhetarin  e madh  Ramadan Hoxhën apo si është i njohur në popull Mulla Ramë Govori. Edhe sot për këtë personalitet të shquar flitet me admirim e posaçërisht flitej nga ata që patën fatin të punojnë me te dhe bashkveprimtarët tjerë që nuk kursyen asgjë për të mirën  e vendit dhe bashkatdhetarëve. Për Mulla Ramën dhe bashkveprimatrët e tij që shumë nga ta dhanë edhe jetën për Kosovën flitet për njerëz që kishin burrëri të lartë,në shpirt kishin atdhedashurinë ,ishin trima  dhe treguan gatishmëri për sakrifica deri në flijim. Edhe në burgjet famëkeqe serbe  Mulla Rama  për 16 vjet e gjysmë qëndroi stoikisht për çka dëshmonin edhe ata që kishin qenë me të në këto burgje .

 Në pjesën e katërt të librit Veprimtarë he theelues të NDSH-së  për LLap,shokë të burgut dhe të idealit të Mulla Ramë Govorit  ,autori na sjell një biografi  të Mulla Ramë Govorit dhe të dhëna për shokët e tij të burgut dhe të idealit,të cilët i  ndihmuan  sa ishte në burg por edhe pas daljes së tij nga burgu. Ndër shokët e ngushtë të tij autori përmend  Azem Fanën, Metush Krasniqin,Adem Demaqin, Hjarullah Goranin, Abdullah Beselicën etj.

Në  libërin  “NDSH-ja në Llap (1945-1949)- Mulla Ramë Govori  autori e ka përshkruar mirë jetën e Mulla Ramë Govorit i cili ka qenë një burr me trup të vogël, por me një energji dhe burrëri të madhe. Përcaktimi i Mulla Ramë Govorit ishte humanizmi, solidariteti, ndihma vëllazërore për njeri-tjetrin, tolerance dhe mirëkuptimi i ndërsjellë vëllazëror. Duke qenë devotshmërish i përcaktuar për kauzën kombëtare ,Mulla Ramë Govori pati edhe  bashkëveprimtarë jo të pakët sepse  ai ishte  i bindur në domosdoshmërinë e të qenit zot të vetvetes. Mulla Raë Govori tërë  jetën  e vetë ia kushtoi  çështjes  së atdheut. Ai trasoi rrugën e intelektualëve  të Kosovës  dhe çdo herë  edhe në momentet ë të vështira  ai bashkëveprimtarët i këshillonte  dhe u jepte kurajë se fitorja është e jona.


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora