Kulturë
Përparim Hysi: Fate të trishta
E hene, 27.07.2009, 06:28 PM

Fate të trishta
(përsiatje)
"...se s'jam fukara unë..."
Modiliani
Zoti,siç duket,më ka dënuar. Me që nuk ia them as përpikturë dhe as për muzikë,më ka dënuar që pikërisht dhe pikturën dhemuzikën t'i dua siç dua letërsinë:si prozën ashtu dhe poezinë.Dhe metë vërtetë që unë vdes për muzikën(për të gjithë zhanret esaj),ku,padyshim,në krye qëndron kënga popullore.Kënga popullore ngatë gjithë trojet ku flitet shqip,po se po,po,për të qenë i ndershëm melexuesit,unë vdes edhe për muzikën popullore të shumë vëndeve tëbotës.Më gjen me kufje në vesh dhe gjatë kohës që lexoj,dhe dëgjojmuzikë.
Mahnitem pas pikturave dhe sidomos portreteve dhe albumeveqë më bien në dorë u kthehem dhe u rikthehem.Dhe,tek shoh disa ngapikturat që më magjepsin,zë e rëmoj edhe për autorët e këtyrepikturave.Epo pse do ta mohoj:shënjtor nuk jam dhe,sado i moshuar,nukhyj në atë grup se,po the të drejtën,bën blsafemi.Qëndroj dhe paranudove dhe shpreh dhe impresionet e mia.Mos kujtoni se do bëj njëstudim për artin e pikturës si një specilaist.Unë jam veç një soditësdhe aq.Tek marrë të shkruaj,po ndalem tek një piktor që,sa e njoha,jovetëm e dashurova,por dhe u trishtova me fatin e tij të keq.E kamfjalën për piktorin italo-çifut Amadeo Modgiliani.Autor i aq i aqpikturave që ka patur një fat të zi.Ai qe i bukur dhemadhështor,por,mjerisht,i varfër.U rrëqetha kur e pashë duke i thënëasaj bufetjeres që po i servirte një pjatë makarrona:"...se s'jam aq ivarfër unë?!".Një natyrë krenare si Modiliani nuk e pranonte qerasjengratis.Pjatën e makarronave e shkëmbeu me një nga pikturat e tij.Nukka paradoks më rrënqethës se kaq.Me piktura(i bënte aty përaty)paguante dhe ato kafet e lira në atë kafen historike"Rotondo" nëParis.Kjo varfëri,kjo jetë prej bohemi e këtij piktori të madh,çoi,nëfund të fundit,dhe në rrënimin moral të tij.Zuri dhe të pintehashash;pinte se vriste urinë.Modiliani ka lindur në vitin 1884 dhe kavdekur në vitin 1920.Ai kurrë,sa qe gjallë,nuk pa një ditë tëbardhë.Modilianin më shumë se sa tuberkulozi,e vrau varfëria.Dhemerrni me mënd kur vetëm vjet në një ankand arti,një portret i vizaturprej tij,u shit 5 miljonë dollarë.Po që nga 1920,sa punime të tijjanë shitur?Tragjikja dhe më e veçanta tek ky piktor i madh ështëse,sado që pati shumë dashuri,ajo me Zhanën(piktore edhe kjo-me sambaj mënd polake?!),me të cilën Modiliani pati dhe një çupë.Edhe kjoquhej Zhana.Kur vdiq Modiliani në janar të vitit 1920 dhe kur po eshpinin drejt varrezave,dikush u hodh nga dritarja dhe ra pikë evdekur.Ata që shoqëronin kortezhin,panë se ajo që u hodh ngadritarja,qe Zhana!Pikëllues akti,por dhe madhështor.Se vetëm këtu tëbie që të rreshtosh ato vargjet pak të veçantë të arbreshit,GavrilDara i Ri "...se si u deshën mbi dhe,ashtu duhen,o nëndhe!".Gjeografia e dashurisë i kapërcen lehtë kufijtë dhe vjen dhe tëimponohet me të gjitha atributet që ka një dashuri e madhe:NikPeta-Mara dhe Modiliani dhe Zhana!Dhe sa çifte para tyre,para Romeos e ZHulietës e plot e plot të tjeraderi në ditët tona dhe pas këtyre.Se "tapitë" e dashurisë qenkan pakëzndërkombëtare.Tek mendoj për shitjet astronomike të trashëgimisë sëModilianit,nuk di asgjë për fatin e të bijës jetime.Po të ketë shkuarqoft dhe një pjesë tek ajo,them se dheu mbi varrin e të ndjerëve,do tëjetë më i lehtë.Po ku i dihet?Fati,siç kam thënë në një nga poezitë emia,është pak i papërcaktuar.Si puna e ujit që merr formën e enës.Popër t'i dhënë fund kësaj përsiatjeje për Modilianin,unë them:Modilianingordhi.Nuk vdiq.Vdiq nga uria.Të vdesësh nga uria,do të thotë tëngordhësh.Tuberkulozin vrasës e mori nga të pangrënët.
***
Kur isha mësues në një fshat të Libofshës(fshat iFierit),duke biseduar me një të moshuar të asaj zone,dëgjova për herëtë parë të më thoshte:Im atë ngordhi.Nuk vdiq!Unë riosh dhe i pavrarënga zgjedha i them:-More,xha Zarik,si thuaj ngordhi?Ne ngordhi e kemipër kafshët.Po ai,pa e prishur gjakun,ma priti:-Aha,vdekja,vjen ngaZoti.Ngordhja vjen nga ropi.Ngordhi për bukë,më tha.Tek e ripërsëriskëtë thënie që citova pak më parë,një nga ata njerëz që ka ngordhurpër bukë,ka qenë edhe muzikanti i madh austriak Franz Shubert.Ai njënga muzikantët më legjendë në botë e ka lënë me shkrim:-Është etmerrshem të vdesësh nga uria.Dhe të zë llahtara që ky muzikant kaq imadh ka jetuar vetëm 31-vjeç.Ka lindur më 1797 dhe ka vdekur më1828.Kur zë i bashkoj të dy këto personalitete me zë të artit,mëndjamë shkon tek një nobelist rus(Ivan Bunin) që tek përsiatet të flasëpër jetën e njeriut,përmjet një plaku kurd,tregon se një njeri(kushdoqoftë ai),gjatë jetës së tij,mesatarisht 30 vjet i kalon si njeri.Unështroj pyetjen:Kur Modiliani jetoi 36 vjet dhe Shuberti 31 vjet,kujanë vjetët që kaluan ata si njerëz?Natyrisht,as paralelizmat dhe asanalogjitë nuk janë të qëlluara,por si dashamir i pikturës dhe imuzikës që jam,nuk mund të rrija pa qarë për fatin e trishtë të këtyrenjerëzve,që,po të vlerësoheshin nga arti që kanë dhuruar,jo vetëmduhet të hanin me lugë floriri,por duhet dhe arkivolet dhe qivuret etyre të ishin prej floriri.Por mjerisht që të dy ngordhën për bukë.Qëtë dy i vrau tuberkulozi.Mjerisht,nuk janë të vetmit.Ç'fat i trishtë?Itrishtë dhe i zi...
25 korrik 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje
Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...
150 vjet fotografi
Halit Bogaj: Kjo liri
Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
Alfred Papuçiu: Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara
Naser Aliu: Lindja ime
Cikël poetik nga Agim Bacelli
Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative
Baki Krasniqi: Vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit
Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit
Këze (Kozeta) Zylo: Nga i kryqëzuar në Mëmëdhe, sot i ringjallur me këngët e tij në Diasporë
Alma Papamihali: Kur qesh me ty
Përparim Hysi: Nxehtësi korriku (cikël me poezi)
Mustafa Kruja i shkruan Martin Camajt
Anton Çefa: “Dielli” në 100-vjetorin e tij. Evoluimi i programeve, editorët
Sejdi Berisha: ''Puhiza'' si kuptim jete dhe vlerë historike