Kulturë
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
E hene, 27.07.2009, 07:01 PM

Nga Ilir Muharremi
Në mëngjesin e së shtunës, shumë artistë të arteve figurative, madje edhe atyre skenike, e kan pushtuar Galerinë e Arteve në Prishtinë, me qëllim të jenë pjesmarrës në debatin e nxehtë rreth ekspozitës “Artistët e së nesërmës 2009”, e cila është hapur para disa ditësh, por kjo gjë ishte vetëm në imagjinaten e tyre, ngase debati ishte shndrruar në një analizë të rëndomtë. Debati apo analiza udhëhiqej nga artisti me renome ndërkombëtare Sislej Xhafa, publicisti Shkëlzen Maliqi, neuropsikiatri Skënder Boshnjaku, kritiku i artit Mustafa Ferizi, skulptori Ismet Jonuzi, dhe artitist Albert Heta. Xhafa i pushtuar nga të pranishmit, madje edhe në shumë momente i kritikuar, qëllimin e ekspozitës e quajti si një ngacmim shpirtror, dhe një provokim emocional. Por, si mund të jetë ngacmim kur ekspozita në tërësi ishte boshe, pa ndonjë mesazh të thellë bashkëkohor, atëherë nëse qëllimi i Xhafës ka qenë të prezantoj një boshëllëk e ka aritur. Në analizë Xhafa përmendi, punimin fitues “Ëndrra” të piktorës Miranda Thaqi, duke e cilësuar si një punim të thellë dhe bashkëkohor, një punim i cili e meritonte shpërblimin, por a është në të vërtet kështu? A qëndron kjo teaori? Po të analizohet në strukturë, në formë në lojë ngjyrash, në aspektin psikologjik, punimi na del tejet depresiv i kapluar me brenga, ngase piktorja Thaqi nuk ka mundur të lirohet nga ngjyra e zezë e cila dominon në tërë sipërfaqen. Thellë në punim ajo ka paraqitur vetën, ku niset të shkon dikund , por prapë takohet me vetën, ose vetja e saj në vazhdimësi ia zë rrugën. Piktura ka koncept, por nuk posedon estetikë shprese. Vetja e saj është paraqitur me ngjyra të ndezuar të kuqe dhe ngjyrë të ftohët të kaltër. Në momente të caktuara piktorja përpiqet të shpërthej, por dicka vazhdimist e pengon, e pengesa nuk arsytohet, por vetëm shfaqet, ose ne si vëzhgues duhet të futemi në sekretin e saj. Ndërkaq, neuropsikiatri Boshnjaku, nuk debatoj, por bëri vetëm një analizë të punimeve dhe e kritikoj veprën e Thaqit duke e cilësuar si një pikturë që nuk tregon asgjë. Sipas tij, shpërblimin e meritonte video i artistit Shkëlzen Sejdiut i titulluar “Ritualet”. Por, cfarë fshihet pas asaj videoje? Aty artisti paraqet një problem me të cilin ballafaqohemi cdo ditë, me kryerjen e nevojës fiziologjike. Një person i ulur në dërrasen e toaletit vazhdimisht kryn nevojën, por cili është i tërë koncepti i kësaj, ku fshihet arsyeja dhe qëllimi? Mendoj se artisti këtu ballafaqohet me një botë reale nga e cila marrim gjëra dhe sërish i kthejmë, thjeshtë graviteti i tokës na detyron të mos mbesim fare borxh, edhe pse njeriu përpiqet të vendos, por nuk ka forcë, natyra gjykon, njeriu sipas këtij artisti, nuk mund ta tejkalon vetën, por të jetë i burgosur në vetën e tij dhe i udhëhequr nga natyra. Video kishte estetikë, ngjyra e kaltër me të bardhën nuk ngulfatëshin, puqeshin mirë njëra me tjetrën. Ky punim në shikim të parë me ndihmën e estetikës tërheq mjaftë vëmendjen, por nëse përqendrohesh thellë nuk do gjesh ndonjë koncept bashkëkohor, ndonjë problem global.
Për Xhafën, gjashtë pjesmarësit e meritonin cmimin sepse punimet e tyre ishin ngacmuese, por nuk e dij se ku fshihej ai ngacmim, as në motiv, as në estetikë, as në gjuhë figurative, thjeshtë askund.
Disa të pranishëm të vecantën të këtij edicioni e quanin ndryshimi i të kuptuarit ndryshe, por ku ndohet ky ndryshim, në rënimin e estetitkës, në tretjen e formës, apo në bastardimin e konceptit? Në asnjë punim nuk trajtohej ndonjë problem bashkëkohor, ndonjë krizë globale ose dic tjetër. Po të analizohet vepra e artistit Lulzim Zeqiri “Vizatim”, do i gjemë dy femra me flokë të gjata, njëra prej tyremban një vazo të mbushur me ujë, duke e derdhur mbi kokën e vajzëz tjetër. Autori, nuk ballafaqohet me ngjyra të gjalla, me ngjyra të ndricuara, thjeshtë ngjyrën e përdorë si kufizim të formës, ti ndaj objektet jo si ushqim i shpirtit, atëherë ku është estetika, mesazhi? Me këto elemente artistët fare nuk janë ballafaquar.
Ndërkaq, punimi “Kodi i Da Vinqit” i autorit Roland Masurica, në vehet ngërthen homoseksualitetin e piktorit të madh Leonardo Da Vinqi. Homoseksualitetin ai e shfaq përmes dy trupave lakuriq të meshkujve. Cfarë bënë ky artist? Ky vetëm na tregon se mjeshtri i mesjetës ka qenë homoseksual, asgjë më shumë, përpiqet të tregoj dcika intime të mjeshtrit.
Atëher, nëse selektorët e punimeve kan pas për qëllim pasqyrimin e monotonisë, boshllëkut, i’a kan ariturr.
Komentoni
Artikuj te tjere
Suzana Kuqi: Muzg
Përparim Hysi: Fate të trishta
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje
Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...
150 vjet fotografi
Halit Bogaj: Kjo liri
Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
Alfred Papuçiu: Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara
Naser Aliu: Lindja ime
Cikël poetik nga Agim Bacelli
Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative
Baki Krasniqi: Vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit
Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit
Këze (Kozeta) Zylo: Nga i kryqëzuar në Mëmëdhe, sot i ringjallur me këngët e tij në Diasporë
Alma Papamihali: Kur qesh me ty
Përparim Hysi: Nxehtësi korriku (cikël me poezi)
Mustafa Kruja i shkruan Martin Camajt