Kulturë
Suzana Kuqi: Muzg
E hene, 27.07.2009, 06:48 PM

Muzg
Nuk lëviz as edhe një gjethe këtë buzëmbrëmje
lulet e pemëve kundërmojnë në ekstazë
drita dalëngadalë bën paqe e shkrihet me errësirën
gjysëm për gjysëm, gati barabar...
moment sublim i natëditës
tek valët i mërmërisin bregut në pritje
të hënës e të yjeve
histori të reja e të vjetra sa bota antike
kalimtarët në rrugë përshëndesin
“mirëmbrëma”, ani se nuk e njohin njëri tjetrin...
Mes ditës e natës, dritës e errësirës
gjysëm për gjysëm në muzg
pulëbardhat bëjnë një çast pushim e fshihen
është momenti i llogarive të ditës që shkon
mirë a keq, ndoshta më mirë a më keq
sa e kishim menduar...
por është çasti kur zhduken dhe hijet
lavdia e suksesi fillon e merr formën e kujtimit
mendimi i humbjes, nis e merr trajtën e dhimbjes
pezull mbi truallin e shpirtit
gjithshka ka ndodhur
ka ndodhur siç duhej të ndodhte
skenar ndoshta i shkruar nga e njëjta dorë
që nesër mund të shkruajë të kundërtën...
sepse...
është momenti
kur drita shkrihet barabar me errësirën
zhduken dhe hijet e trupit, shpirtit, mendimit
në një pakt të pakuptueshëm armëpushimi
që firmoset me: “kështu ishte shkruar”...
vetëm një çast...
përpara se të fillojnë e të digjen pasionet
e të bëjnë hije pasojat e ditës së shkuar
që mbushin orët e gjumit e pagjumit të natës
kur lavdia bëhet kujtim që herët a vonë do të duket i kotë
kur kthetrat e dhimbjes skalisin vrragat e shpirtit
që nuk shlyhen në kohë...
balsam...shpresa... që ajo dorë
diçka më të mirë do të shkruajë nesër...
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Fate të trishta
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje
Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...
150 vjet fotografi
Halit Bogaj: Kjo liri
Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
Alfred Papuçiu: Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara
Naser Aliu: Lindja ime
Cikël poetik nga Agim Bacelli
Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative
Baki Krasniqi: Vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit
Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit
Këze (Kozeta) Zylo: Nga i kryqëzuar në Mëmëdhe, sot i ringjallur me këngët e tij në Diasporë
Alma Papamihali: Kur qesh me ty
Përparim Hysi: Nxehtësi korriku (cikël me poezi)
Mustafa Kruja i shkruan Martin Camajt
Anton Çefa: “Dielli” në 100-vjetorin e tij. Evoluimi i programeve, editorët