E shtune, 27.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Novelë nga Arsim Halili

E marte, 28.07.2009, 07:45 PM


NOVELË

ARSIM HALILI

SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISË

Ishte pranverë,punët veç sa kishin filluar. Edhe familja e bacës Ukë, si shumë të tjera, po i kryenin punët fillestare të pranverës. Baca Ukë, kishte një djalë  i cili quhej Shpend. Pasi kishte kryer shkollimin universitar ishte punësuar profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Baca Ukë kishte një familje prej gjashtë anëtarëve, gruan ,djalin, nusja e djalit dhe dy mbesat. Megjithëse  kryefamiljari tani ishte në moshë të shtatëdhjetave, po ashtu edhe e shoqja e tij, mbaheshin të fortë. Teuta ishte bashkëshortja e Shpendit. Ajo punonte teknike medicinave në ambulanten e fshatit . Vajza e saj e madhe Blenda shkonte në klasë të parë. Merita ishte vajza e dytë e sajdie ishte pesë vjeçe. Për shpendin kishin respekt të gjithë që e njihnin. Fjalët të mira flisnin kolegët, bashkëfshatarët,por edhe nxënësit e tij.
Baca Ukë njihej si burrë me karakter të fortë . ai kishte qëndrimin e një malësori, fjala e tij peshonte. Thuaj se shumë kush në praktikë i përdorte fjalët e bacës Ukë, duke thënë se kështu apo ashtu ka thënë baca Ukë. Ramizja  e shoqja e  tij, ishte plakë për lakmi. Oda e tyre ishte një shkollë e madhe . aty ruhej dhe kultivohej kombëtarja. Në këtë odë kishin qëndruar të mirëpritur, burrat e   orëve të para të lirisë së Kosovës.  Po në këtë odë Shpendi kishte marrë mësimet e para të atdhedashurisë. Të gjithë  ata që i njihte mundohej me aftësitë e  veta t’u ndihmojë.  Këshillat, sugjerimet dhe vërejtjet, nga ana e tij , ishin jo vetëm kompliment,por edhe rrugëdalje për problemet e shoqërisë. Kolegët e tyre  në shkollë,kishin mendim të mirë për shokun e tyre . nxënësit shërbeheshin me porositë e profesorit të tyre:
-    A e dini si ka thënë profesor Shpendi?
-    A ju kujtohet kur na patë folur për atë temë shumë interesante?
-    Vërtet ashtu është!- pohonin  me një zë. Fatkeqësisht për të gjitha ato aftësi intelektuale dhe profesionale , kishin dëgjuar edhe dashakqinjët . Të cilët mezi nuk prisnin të fusnin në dorë dhe ta “ përpunonin”.
UDB-ja dhe shumë shërbëtor të saj , fatkeqësisht edhe shqipfolës, ishin duke e përgatitur terrenin. Një të  hëne në mëngjes, tek po shkonte në shkollë, papritmas duke ecur rrugës, ashtu qetë!Një veturë ecte, herë me ritëm të shtuar, herë të ngadalësuar. Papritmas u ndal vetura para këmbëve të profesor Shpendit. Nga vetura zbritën katër policë. Ata ia zënë udhën :
-    Mirëmëngjesi:- e përshëndetën si me ironi.
-    Mirëmëngjesi.
-    Ua kthen edhe profesori.
-    Ju lutem a keni mundësi të ndaleni?... Kemi një bisedë me ty!
-    Urdhëroni pyetni. Mundësisht më shpejtë se kam për të shkuar në shkollë!- i luti profesori. Policët u nxehën.
-    Neve nuk po na intereson ku po shkon, por ti do të përgjigjesh pyetjeve tona!
Kush jeni dhe nga  jeni?... Policët bëheshin sikur nuk e njihnin.     
-Jam profesor Shpendi dhe jam po nga ky fshat.- Mirë, kam dëgjuar për këtë emër. – Foli polici i cili e pyeti përsëri: - Çfarë lënde jepni në gjimnaz? – Jam  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.- Po edhe për këtë  kam dëgjuar, ia ktheu polici.
- Sa vjeç jeni profesor? – Jam tridhjetë e pesë vjeç.
- A jeni ju, djali i Ukës .- Po jam djali i vetëm i tij.
- Bukur ... këtë e  deshëm. Ia ktheu  njëri prej policëve  dhe për një kohë heshtën dhe ajo heshtje ishte monotone! Pas pak  filluan bisedën policët mes veti:
- E kapëm !... E futëm në dorë këtë bir qeni.
- Babai i juaj, po strehon ekstremistët shqiptarë në shtëpi apo?!...
-Këtë nuk e di...- tha Shpendi. – Mbase po e dini ju! Unë këtu nuk kam përgjigje.
- Pse nuk i përzini nga shtëpia ata dhe babin tuaj ekstremist.
- Jeni duke më ofenduar!Nuk është në etikën time të përzë prindin nga shtëpia. Ju lutem më lejoni të shkoj në shkollë, se më humbni orët e mësimit .- I lut Shpendi edhe pse e dinte se me kë kishte punë.
- Shiko, shiko- tha njëri nga policët...Ne do të humbin kokën, qen bir qeni1Kur të pyesim duam përgjigje e jo të na kundërviheni. Dhe i ra shuplakë në fytyrë. Ç’ të bënte Shpendi...heshti...por shpërthente nga brenda! Nuk kishte formë as mundësi, t’i kundërvihet.
- Dëgjo! Ku janë  dhe ku fshihen ekstremistët!Ndërhyri Zorani?
- Unë nuk e di kush janë ata dhe për kë e keni fjalën?
- Bëhesh sikur nuk  e dini për kë e kemi fjalën. Ata janë: Bardhi, Agimi dhe Shpëtimi. Mbrëmë e kanë sulmuar stacionin tonë policor.
- Ju lutem nuk e di se  çka ndodhur mbrëmë, e as kush janë këta emra. U në kam punën time  si profesor. Nuk më interesojnë këto punë!... –iu përgjigj Shpendi.
- Mirë !... Ti vërtet e kryen punën si profesor, por si profesor nacionalist. I cili i mëson fëmijët e gjimnazit, se kjo gjendje nuk durohet më! Duhet të ngrihemi në këmbë dhe t’i japim dënimin e merituar këtij pushteti.- tha njëri nga policët.- Unë mbajë  mësim nga lënda e gjuhës shqipe dhe nuk mbajë orë politike në shkollë.-ia ktheu Shpendi.
- Shihe, shihe edhe bënë shaka me ne, kinse ne nuk po e ditkemi se çka mbani ju...- dhe  i ra për herë të dytë shuplakë.
- Dëgjo, sot  shko në shkollë dhe asnjë fjalë askujt për këtë që të ndalëm sot.
-  Pas ndonjë dite përsëri do të bisedojmë.
- Nëse jo me të mirë, kemi edhe forma tjera.-iu kërcënuan radhazi policët.
Posa u nis Shpendi për në shkollë. Njëri  nga policët i  tha :- Ndalu! ... Jo  tjetër ditë, por shko në shkollë dhe përpiqu nga shokët apo nxënësit, të dish kush ka qenë mbrëmë!Ata që na kanë sulmuar? Emrat të kujtohen :Agimi, Shpëtimi dhe Bardhi. Ora pesë, vjen  në stacionin policor dhe na lajmëron për këta terroristë të fëlliqur. – e urdhëron kryepolici.
-Pastaj ti, do të kesh përfitime të mëdha nga ne. – vazhdoi polici tjetër .
-  Do të fitosh aq shumë para sa nuk do të kesh nevojë të punosh në shkollë.- e plotësoi polici tjetër.
- Pra... edhe njëherë e përsërisim: Në orën pesë pasdite, duhet të jesh në stacion .- e urdhëroi kryepolici.
Pas këtij debati të gjerë, vetura e policisë u nis. Shpendi, hyri në sallën e arsimtarëve. Disa nga shokët ishin të informuar tërthorazi, se çka  i  kishte ndodhur Shpendit, por kërkonin të dinin më shumë.
-Dukesh i shqetësuar çka të ka ndodhur. Mos vallë, pate probleme me dikë rrugës. – e pyeti një koleg.
Ai një herë nguroi të tregoi, megjithatë prapë nuk  mund ta mbante fshehtë, atë që i kishte ndodhur. Filloi t’u tregoj, gjithë atë që e kishte përjetuar dhe për atë që e kishin kushtëzuar. Tani më shokët e  shkollës, e kishin ndërruar gjendjen e tyre  emocionale. E dinin se shoku i tyre, mund të pësojë edhe më keq. Asnjëri nuk ishte në gjendje ta drejtoj në rrugën e duhur.
“Të shkoj në stacionin policor, apo të mos shkoj fare”... Kjo dilemë dhe frikë ekzistonte te të gjithë. Ajo ditë mësimore u krye, por si  të thuash me ngarkesë emocionale  nga të gjithë. Ishte misteri, se çfarë do të ndodhë pas orës pesë.  U kthye Shpendi  në shtëpi, por asnjëherë nuk ishte kthyer, ashtu  me atë gjendje të rëndë shpirtërores atë ditë. Rrugës duke u kthyer për në shtëpi, kishte menduari t’u tregoj pjesëtarëve të familjes. T’i tregoj e dinte se do të shqetësohen , të mos i tregoj... kjo do të dëgjohet. Kishte  ra në dilemë të madhe,por me gjithë atë në fund vendosi t’u  tregojë  se nuk bënë. –thoshte me vete. U tregoi për të gjitha përjetimet  e ditës. Pas disa orësh, dëgjohet  një trokitje e fortë në dyer të oborrit . Me të dëgjuar këtë trokitje, doli Shpendi, pas tij edhe baca Ukë, kurse gratë mbetën në hyrje të shtëpisë. Kur e panë policinë, gratë dhe fëmijët ja dhanë të qarit nga dhembshuria për Shpendin. –P se nuk erdhe në kohën e caktuar? Na detyrove të vijmë të marrim kështu.- i foli njëri me dhëmb të çaraveshur.
-Nuk munda të vij.- i  ktheu  Shpendi .
- A mos është i tepërt  ky maltretim që po i bëni djalit dhe familjes time?- u tha baca Ukë.
- Shiko ti plakë... mos fol asgjë, mund të hysh brenda sa nuk të ka ndodhur ndonjë e keqe para syve të tu!...  Të urdhërojmë që menjëherë ta mbyllni gojën. Ne Shpendin do ta shoqërojmë në stacionin policisë dhe asgjë më tepër . S’ka koment!  Ky është urdhër i prerë nga lart dhe jemi të detyruar ta zbatojmë.-iu përgjigj Zorani.
U nisën drejt   rrugës kryesore. Pas humbjes së veturës prapa kodre, gratë dhe vajzat e Shpendit  më tepër e rritën të qarit. Baca Ukë, mundohej ta qetësonte gjendjen, por e kishte të kot.
Me të arritur pranë stacionit të policisë, zbritën nga vetura policët së bashku me Shpendin dhe me të arrestuarit  e tjerë. Shpendin  e dërguan në një dhomë dhe  e urdhëruan të priste aty.
-Tash kemi punë me ty profesor i nderuar.- iu kërcënua polici që e futi aty.
Pas disa minutash në dhomë, hyrinë njeri me rroba civile. Ai ishte njëri nga inspektorët e stacionit. Inspektori, djallëzisht  në fillim e përshëndeti duke e urdhëruar policin që e shoqëronte:
-Sillni një kafe për këtë zotëriun.
Shpendi nuk fliste... vetëm shikonte dhe thuaj se fare nuk e kishte fare mendjen aty... Pas pak inspektori vazhdoi:
-A e dini pse keni ardhur këtu profesor?
-  Unë nuk  kam ardhur, por më keni sjell ju vetë dhe për këtë e dini ju zotëri inspektor.
- Mirë tha inspektori , pajtohem me ju...Ju si profesor dhe si intelektual, mendoj se e gjykoni sulmin e mbrëmshëm ndaj stacionit tonë të policisë?
- U në nuk e di për çfarë e keni fjalën? –ndërhyri Shpendi.
- Këtë  ende nuk e kemi konfirmuar se a e dini apo jo!  Mos nxito ke kohë të mendosh. Ashtu qetësisht t’i përgjigjeni pyetjes sime. Mos u mundoni t’i ikni të vërtetës. Fare mirë e din se kush kanë qenë ata keqbërës?  Ata po synojnë të na prishin rehatinë dhe miqësinë me juve?...
Dëgjo  Shpend, unë i kam edhe emrat edhe fotografit  e tre të akuzuarve, të sulmit të mbrëmshëm. Ty të duhet të na tregosh se ku gjenden ata? Kush janë ata?( Shpendi deshi të ndërhynte po inspektoria bëri me shenjë që ta mbyllte)... Shiko, shiko bëhesh gjoja nuk e di. Shpëtimi, Agimi dhe Bardhi, njërin prej tyre e keni edhe të afërt. Dëgjo, Shpend !... e mira  është që të tregosh, se ne dimë edhe ndryshe, por thuaje atë që di ti pastaj shko në shtëpi. Kurse ne shkojmë i arrestojmë të tre, aty ku fshihen ata terrorist. Ne merremi me ta,kurse për zbulimin e tyre, ju do të mbeteni anonim...
-Shiko zotëri inspektor, ju zbatoni urdhëratë tuaja. Kurse nga unë nuk mund të merrni asgjë. Unë as që i njoh këta tre persona, që ju i akuzoni. As që di, se kanë bërë diçka të tillë ndaj jush. E mira është të më leni të lirësua dhe ata që i  akuzoni pa faj.- foli Shpendi sepse nuk e kishte të drejtën e të folurit.
-Shihe, shihe!...ndërhyri inspektori. Juve ju kemi sjell në rolin e avokatit apo të dëshmitarit?
-  Jo zotëri inspektor mua më keni sjell këtu, për të më poshtëruar dhe për të më ulur dinjitetin tim. Por, ju them, se nuk do t’ia arrini qëllimit.
- Dëgjo: Shpend, foli pak më but , inspektori është në të mirën tënde, të mos pësoni keq. Ju jeni intelektual dhe nuk dëshirojmë të shkojmë në forma tjera. Ju thash, për çdo informatë ju do të mbeteni anonim.
- Edhe unë ju thash, pak më parë, zbatoni urdhrat nga lart!...
Inspektori e humbi kontrollin, bërtiti me zë të lart!...
-Tani do të shihni se si do t’i zbatojmë urdhrat nga lart, por do të pendoheni
Filluan ta grushtojnë pa mëshirë profesor Shpendin, deri në alivanosje.
-Lëreni pak të qetësohet. Pas dy orëve,përsëri do të vijmë dhe të pyesim, presim përgjigje pozitive, dëgjove!?- iu kërcënuan.
Shpendi tash ishte larë në gjak dhe nuk nxirrte fjalë nga goja. E lanë ashtu të gjakosur dhe ja mbyllën derën. Doli, inspektori jashtë. Pas dy orësh, pasi kishte pushuar, inspektori, u shfaq përsëri.
-Shpend  të kujtohet gjë, besoj se je rehabilituar dhe ka dhënë efekt forma e jonë e detyrimit.
Shpendi, nuk fliste e as që e shikonte.
- Shihe!?...- bëhet sikur nuk dëgjon. Na injoron me heshtjen e tij. Jo, jo...këtu ne jemi shtet dhe dimë të zbusim këtë njeri të egër.
- Rrahine!?- urdhëroi  inspektori. Policët filluan ta rrihnin.
-Ia bëni shpinën më butë se barkun... dëgjuat :Më but se barkun!...
Policët u lodhën  duke e shfryer mllefin e urrejtjes ndaj Shpendit.
E rrahën më shumë se herën e parë. Të nesërmen me urdhër të prokurorit, e dërguan në qendrën e paraburgimit. I dhanë tridhjetë burg, me akuzën bashkëpunim dhe përkrahje të grupeve armiqësore.
- Këtu do të kalbesh idiot , deri  sa nuk e tregon të vërtetën .- thanë.
Të kota ishin protestat dhe ndërhyrja e avokatit asgjë nuk kishte bërë efekt. Nxënësit dhe profesorët protestuan: Na lironi profesorin!Ai është  i pafajshëm!Edhe kjo protestë nuk i ndihmoi.
Pas disa ditësh, posa e morën vesh se Teuta është shoqja  e profesorit, me aktvendim të përshpejtuar, e shpallën tepricë teknologjike . E nxorën jashtë dyerve të shtëpisë së shëndetit . Kështu familja e bacës Ukë, mbeti në mëshirën e fatit. Pa të ardhura personale. Por, prapë se prapë gjendeshin disi. Për fat i kishin dy lopë dhe qumështin që e shisnin mbaheshin disi gjallë me gjithë  se ishte vështirë krahas kërkesave familjare.
Pas tridhjetë ditësh, e nxorën Shpendin para gjygjit. Ky proces u nis dhe u përfundua me dëshmi të rreme dhe me fakte të fabrikuara politikisht. Pa u nxjerr asnjë konkluzion i drejt juridik. Të kota ishin reagimet e avokatit mbrojtës, as pas pesëmbëdhjetë ditësh ankese nuk solli dobi,por përfundimisht Shpendi, u dënua me tri vjet hiqje lirie. I akuzuar për përkrahje  dhe bashkëpunim me ekstremistët shqiptar .
Shpendi filloi jetën e tij si i burgosur. Kurse familja u  detyrua që të mësohet, pa djalin, pranë tyre.  Megjithatë  gjatë vizitave kur shkonin familja në burg, ai porosiste të mos humbin moralin dhe krenarinë, sepse  armiku do që ne të biem poshtë dhe të na poshtërojnë . Me gjithë dhembjen që kishin  ndaj Shpendit , familja mundohej që t’i përcillte porositë e Shpendit.
Familja priste me padurim,që të kthehej Shpendi. Tani ata, numëronin ditët. Kurse nënë Ramizja, vazhdimisht pyeste të renë e saj Teutën  dhe mbesat:
-Edhe sa ditë bijë, i kanë mbetur djalit të kthehet në shtëpi.
- Edhe shtatë nënë.- përgjigjej Teuta me zë të ultë. Kështu dalëngadalë erdhi fundi, kur drejtoria e burgut lëshoi vendimin për daljen nga burgu.
- Shpendi, nesër do të kthehet në shtëpi.- u bë fjali e ditës.
Familja mezi priste të nesërmen!
Atë natë, thuaj  se çdokush rrëfente se si do ta prisnin Shpendin. Kur të vij në shtëpi, për këtë më të zëshmet,ishin Blenda dhe Merita. Atë mbrëmje, thuaj se asnjë në familje nuk kishte fjetur nga emocionet. Të nesërmen rreth orës pesëmbëdhjetë, dëgjohet një sirenë e një veture! Shtëpia e bacës Ukë, zhurmonte gëzueshëm nga të afërmit,farefisi, shokët  e shumë të tjerë që kishin ardhur për ta pritur në mënyrën më mirë Shpendin. Pas disa minutash, hyri   në portën e oborrit  Shpendi. Askush nuk përmbahej dot lotët e gëzimit,por edhe të përmallimit. Sa e sa   kohë nuk e kishin parë Shpendin. Të gjithë e përqafonin, e puthnin. Nga këto përqafime edhe Shpendi nuk përmbahej dot.
Ata i urojnë mirëseardhje. Familjes së bacës Ukë i uronin, kthimin e djalit të tyre në shtëpi. Nuk mungonte edhe biseda me Shpendin për këto vite që kishte kaluar në burg. Shpendin e pyesnin për përjetimet që ka pasur në burg. Ai fare thjesht ju përgjigjej:
- Dëgjoni vetë fjala burg nuk do të thotë se je në parajsë,por me rëndësi është që jam kthyer. Ka mundur të ndodh edhe më keq.
Tani  më Shpendi çmallej me secilin anëtarë  veç e veç, vajzat nuk i hiqeshin dot nga prehri. Teuta  i thoshte,
-Lëreni  babin të çlodhet.
Ato nuk largoheshin, por edhe Shpendi i mbante afër e bashkë me to e  kishte në përqafim edhe nënën Ramizen . Pas disa ditë çlodhje dhe rehabilitimi, Shpendi filloj ta normalizoj jetën dhe t’i kthehej procesit mësimor . Fatkeqësisht  për shkak vuajtjes në burg , vendin e punës të Shpendit e kishte zënë dikush   dhe ai kështu kishte mbetur pa punë. Sillej poshtë e lart, por në këto rrethana të rënda që ishin krijuar për të nuk kishte punë. Filloi ta përpunonte idenë se si të largohet jashtë Kosovës.  Si pikësynim kishte Gjermanin.  Shumë shpejt  këtë ide, filloi ta diskutoi me të shoqen e tij Teutën. Fillimisht, Teuta nuk kishte pranuar një ide të tillë të burrit të saj . Mirëpo më vonë disi ishte bindur,  se nuk ja vlen kjo jetë kështu pa asnjë të ardhur  ekonomike. Një mbrëmje tek sa po bisedonte me prindër dhe të shoqen e saj ja shpalosi idenë e tij. Mjaft të kemi bartur mall, tri vjet dhe tash të largohesh nga shtëpia jo. Kjo bisedë nuk u ndal vetëm atë natë, ai mundohej të gjej forma për t’i bindur prindërit, por deri më tani ende nuk e kishte arritur efektin. Në ndërkohë ndërhyri baca Ukë, mirë bir ti ke vendosur të shkosh diku jashtë,por apo sheh  se në çfarë gjendje po na lë. Dialogu ishte mjaft i nxehtë, mes babait dhe djalit. Secili fliste në mënyrën  e vet, prandaj edhe nuk vinin dot në një pikë të përbashkët. Biseda nuk ishte aspak e këndshme, por në një moment ndërhyri nën Ramizja:
Dëgjo bir!... E kuptoj edhe babanë tënd , por edhe ty. Një gjë duhet ta keni të qartë, unë vërtet në fillim isha e mendimit të mos largohesh, por ja që kam ndërruar mendjen! Një kohë nuk të patëm në mesin tonë, por vuajtjet që ke pasur në burg dhe mungesa jote në shtëpi ishte e rëndë. Mos mendo se largimi yt , nga këtu është i lehtë për ne si prindër ... Këtë  duhet ta kuptosh edhe ti biri im . Një gjë më mundon dhe pranoj që të udhëtosh diku jashtë vendit,ajo  është se ty nuk të lënë rehat dhe herën tjetër këta të mallkuar. Nuk do të mundem që ta përballoj edhe një arrestim tjetër biri im. Unë mendoj se duhet të shkosh se rrugë tjetër nuk ka...
Fill pas këtyre fjalëve, që u dëgjuan anëtarët të tjerë të familjes më vëmendje, Shpendi foli i pari,
Të lumtë nënë ke folur jo, si grua por si burrneshë.- e inkurajoi Shpendi.
Me mendimin e nënë  Ramizes, sikur u pajtuan të gjithë dhe tërë ajo rrëmujë bisedash paraprake u mbyll qetësisht!
Shpendi filloi të bëjë përgatitjet , për të udhëtuar! Qëllimi i tij ishte të shkonte në Gjermani. Filloi të bjerë në kontakt me njerëz, të cilët organizonin udhëtime ilegale.
Gjatë  bisedës me ta u morën vesh që mjete financiare, ti bëjë gati për një javë. Kështu Shpendi pas disa ditësh , e mori njërën lopë dhe e dërgoi në treg për ta shitur. E shiti lopën dhe parat e fituara prej saj i dorëzoi. Ata ranë dakord, që nisja  të bëhet  brenda dy-tri ditëve. Erdhi  Shpendi në shtëpi. Ja kumtoi lajmin , u tha se brenda  dy tri ditëve do të nisem. Familja vërtet  ndjente keqardhje, por këtë largim. Mirëpo  rrethanat ishin të tilla. Pas pak u dëgjua cingërima e telefonit!Teuta e ngriti receptorin.
-Alo ... a është Shpendi aty ?
- Po.- i tha Teuta
Në atë moment Teuta ia kaloi  telefonin Shpendit.
-Dëgjo, Shpend , ne do të nisem sonte në ora nëntë. Bëhu gati dhe vij të marrë në shtëpi.
E lëshoi, telefonin  Shpendi. Tregoi për gjithë atë që bëri bisedën telefon. Kështu Shpendi, Kështu  Shpendi përgatitet që në ora nëntë  të nisen për në Gjermani. Deri tani ishin të pasigurt t’i tregonin vajzave apo jo!I shin të vetëdijshëm se do të përjetonin rëndë këtë ndarje. Ora nëntë e mbrëmjes po ofrohej të gjithë qanin, por më së shumti Blenda dhe Merita.
- Babi pse po shkon? Pse po na lë vetëm? Kur do të kthehesh babi?-e pyetje të tilla...
- Do të kthehem shpejt bijat e mija, por më duhet të shkoj  se ashtu jam i detyruar. Do ta kuptoni kur të vij koha!- u mundua t’i qetësojë bijat me dhembshuri.
Erdhi ora nëntë, pas pak erdhi edhe veturave të cilën do të udhëtonte. Shpendi mori  valigjen dhe ndahen asaj mbrëmje, nën dritën e hënës me lot në sy. Askush nuk përmbahej dot, shoferi priste në veturë.
-Po, nisemi. Nuk kemi më se çka  presim.
Shoferi e ndezi veturën dhe në atë errësirë duke përshëndetur me dardhe me lot në sy,humbi vetura.
Kaloi një kohë e gjatë, kështu së paku u dukej anëtarëve të familjes pa u lajmëruar, pa u lajmëruar as në telefon dhe për këtë   gjë ishin të shqetësuar edhe familja  e tij.
-Ku mbeti djali? Çka e gjeti atë?...
Kështu i bënin pyetje njëri tjetrit .
Blenda dhe Merita ende qanin për babin, sa herë që zihej në gojë emri i tij. Teuta mundohej t’i qetësojë vajzat e saj. Kaluan dy javë, kur papritmas një cingërimë e telefonit bie pa ndërpre. Teuta e ngriti receptorin dhe ende pa e vënë në vesh thirri:
-Alo, kush jeni?
- Shpendi, jam...
- Aje mirë, Shpend?
- Mirë jam! Ju si jeni? A jeni të gjithë mirë!
- Mirë  të gjithë jemi! Shpend mos u bë merak për ne!
- Dëgjo Teutë, unë kam arritur në Gjermani. Tani jam strehuar në qendrën e azilkërkuesve dhe së shpejti do të adaptohem në këtë vend. Nuk keni çka bëheni merak për mua. Jam mirë, do të dëgjohemi edhe ditëve tjera.
Pas përshëndetjes, Teuta e lëshoi telefonin. Ishte shumë e  emocionuar. Të lente përshtypjen se një dritë e magjishme ia kishte mbuluar  fytyrën. E mbështjellur me një entuziazëm dhe gëzim, i tregoi familjes se çka bisedoi me Shpendin në telefon.
-Më porositi- tha Teuta e mbushur frymë, që të mos bëhemi merak për asgjë.
Të gjithë u gëzuan për këtë lajm të mirë, që erdhi nga Shpendi.
Shpendi  shumë shpejt iu adoptua  rrethit ku  filloi një jetë krejt tjetër, në një ambient me kushte dhe rrethana tjera. Herë pas here punonte, sa për t’i dërguar para, familjes së tij në shtëpi.
U bënë katër vjet që Shpendi ishte larguar  nga shtëpia.  Tani ishte viti njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë, situata në Kosovë  gjithë një po rëndohej. Këto zhvillime edhe Shpendi i përcillte nga Gjermania.
Çdo lajm, e përcillte më vëmendje. Në bisedë me shokë u thoshte: “Gjërat duhet lëvizin. Dikush duhet t’i thotë stop kësaj që po bënë armikun Kosovë”
Për çdo lajm, por edhe në biseda telefonike Shpendi, informohej se gjendja në Kosovë është acaruar shumë. Ai në  bisedë me shokë konkludonte:” Në Kosovë po ndodhin  gjëra të tmerrshme, por megjithatë po fryn një fllad lirie”. Bisedohej për hapat e mëtutjeshëm se çka do të bëjnë këta atdhetar! Një natë u ndalën  në një klub , Shpendi me disa shokë, biseduan deri vonë. Të gjithë me vëmendje e dëgjonin Shpendin. Ai tregonte pse është i arsyeshëm mobilizimi.
-Kosovën duhet ta mbrojmë, vëllezër.
Po na kanoset zhdukja  e identitetit kombëtar, prandaj sa nuk është bërë vonë të japim besën urgjentisht të kthehemi atje prej nga kemi ardhur.
Kjo nuk ishte vetëm një retorikë e Shpendit. Ai shpejtë me shokë e bëri realitet atë. Kishte dhënë besën. Fillimisht u kthyen në Shqipëri. Zbritën në aeroportin e Tiranës, mandej u sistemuan  në një hotel. Të nesërmen, kontaktuan me njerëz që ishin në krye të udhëheqjes për çlirimin e vendit..
Pas dy ditëve , erdhën në Kukës,në bazat stërvitore  për ushtrime ushtarake.
Shpendi, pas katër vjetëve në mërgim po kthehej në Kosovë si  çlirimtar. Për t’i falur Kosovës atë që e meriton nga çdo atdhetar. Një natë të vonë, në një konspiracion të thellë, dikush trokiti në dritare? U ngrit baca Ukë. E pyet të shoqen:
-A thua  kush është, moj grua  në këtë kohë kaq të vonë! Mos janë prapë ata qenët?!...Kanë ardhur prapë pas Shpendit. Doli baca  Ukë, bashkë me të edhe shoqja.
Ç’të shohin Shpendi, ishte me dy shokë me uniforma ushtarake. I bubërroi sytë baca Ukë që t’i shoh se kush ishte dhe i pa me sy e zemër. Nuk mund t’ frenoj emocionet :O lum ne dhe Kosova për ju o trima! Ejani brenda se qenkeni  lodhur!...
Hyn brenda.
Pasi u çmallën , bacës Ukë nuk i shpëtuan atë që ndjente .
-Dëgjo bir, nëse vdes mos më qani. E di se çfarë djali po lë mbrapa meje.
- Bir halla gjirin që ta kam dhënë.
- I doli si një klithje krenare nënës. Ndërkohë u zgjuan të gjithë nga gjumi edhe Teuta edhe vajzat . E përqafuan me mall të pashuar . Kishte kaluar kohë e gjatë që nuk ishin parë, ishin bërë katër vite. Atë natë qëndruan deri vonë, por edhe u detyruan të largohen më herët. Kishin obligimeve “besa- besë, besën të kem dhënë se për Kosovën jetën kemi me dhënë” Në një betejë u vra kushëriri  i  Shpendit, Shpëtimi, kurse Shpendi u plagos në këmbë. Plaga duhej të shërohej në spital.
Luftimet nuk ndaleshin  ato vinin duke marrë përmasa tragjike.
Paramilitarët kishin nuhatë se Shpendi i Bacës Ukë udhëhiqte luftimet. I trokitën ne derë me tërë egërsinë i karakterizonte. Katrahurë e paparë:
-Ku e ke djalin?!...
- Është në Gjermani.- ju drejtua baca Ukë që katër vite. Këtë e dini edhe ju.  
- Kjo është gënjeshtër ... plak i fëlliqur . Ne e dimë se ai është duke luftuar, kundër shtetit tonë. Ai vjen në shtëpi vazhdimisht dhe sjell edhe shumë shokë tjerë. Dëgjo plak:ose  do t’i sillni këtu të gjithë, ose do të ju vrasim pa mëshirë.- iu kërcënua njëri pas tjetrit .
- Dëgjon plak, apo jo?!- iu vërsulën  si të çartur.
- Unë ju thash se nuk është këtu!
- T’i po na tregonte nuk është këtu?! Dhe e goditen me kondak pushke prapa qafe duke e lëne të shtrirë e të alivanosur .
- E dhe juve do t’ua bëjmë kështu po nuk treguat.- iu ngërmuan grave. Ato vetëm qanin. Pasi u kthjell pak baca Ukë, njëri nga policët tha :
Nëse deri nesër nuk dorëzohet Shpendi, ne do të ju kallim të gjithëve të gjallë!...
Të nesërmen , përsëri erdhën .
- A ka ardhur profesori?
- Jo nuk ka ardhur. -I tha baca Ukë.
-  Ku është UÇK- ja?
- Në male.
- U përgjigj plaku i vendosur .
- Mirë atëherë ne do të marrim me vete dhe kur të lajmërohet djali i juaj ne do t’u lirojmë.
- Merreni menjëherë!- urdhëroi njëri nga policët.
E hipën  bacën Ukë në makinë dhe u nisën drejtë rrugës kryesore të fshatit. Gratë dhe vajzat i lanë duke qarë për fatin e plakut. Fillimisht, bacën Ukë e dërguan në një burg të improvizuar. Aty, kishte të burgosur me qindra. Posa e futën brenda i thanë:
- Këtu do të kalbesh plak i fëlliqur! Nuk do të shohësh diell me sy kurrë!
Përjetimet  në atë burg ishin të tmerrshme. Malet  e Berishës, ishin mbushur me njerëz të cilët kishin lëshuar vatrat e tyre. Aty, ishte  edhe familja e Shpendit. Kishte dal me një tendë prej najloni. Shpendi kishte dëgjuar gjithçka që i kishte ndodhur familjes së  tij! Në rrugë të tërthorta kishte arritur t’i shoh gruan, nënën dhe vajzat e tij.  Nënën, gruan dhe vajzat e tij, i nisi për në Shqipëri. U strehuan në një familje kuksiane .
Shpendi u kthye përsëri në Kosovë.
Ai , duhej ta mbroj pragun e shtëpisë. Luftimet, sa vinin intensifikoheshin. Betejat e këtyre  ditëve ishin të përgjakshme.  Humbjet ishin të mëdha. Megjithatë trimat e UÇK-ës ishin të pa luhatur nëpër istikame të tyre.
Fatkeqësisht, një snajperit serbë  e qëllon për vdekje, komandant Shpëtimin siç njihej profesor Shpendi me nofkën “Shpëtimi”.  Ai u shtri për tokë. Shokët u ofruan dhe i dëgjuan të rrahurat  e fundit të zemrës. Të gjithë ishin në vaj. Komandanti i mblodhi forcat e fundit për të urdhëruar:
- Jo  kështu më leni  të shkoj i qetë në përjetësi. Ju duhet të vazhdoni luftën edhe pa mua. Profesor Shpendi i Mbylli sytë. Askush nga shokët nuk përmbahej. Gjithsesi duhet vazhdonin amanetin  e komandant “ Shpëtimit” .
 Kështu veproi Shpendi një shqipe e maleve . Ai  fluturonte, aty ku kërkonte nevoja,për lirinë e atdheut.
Një shokë i idealit ia solli lajmin e hidhur, nënë Ramizes për vrasjen e djalit të saj të vetëm. Kur i treguan, ajo mbajti kokën lart: “ Falë Zotit që kam pas djalë për t’ia dhënë lirisë së Kosovës” .
Shokët e Shpendit mbetën të mahnitur nga qëndrimi burrnor i nënë Ramizes. Teuta bashkëshortja e Shpendit sa do që u mundua të mos i bien lot, përpara vjehrrës megjithatë i shpëtuan. Lufta , mori fund, por mori edhe shumë viktima të cilët ja falen gjakun kësaj toke të etur për liri. Si shumë familje  që kthyen nga Shqipëria edhe familja e Shpendit u kthye në vatrën e saj  të bërë shkrumb e hi nga forcat paramilitare. Ato edhe pas luftës vazhduan ta kërkojnë fatin e humbur , pra kryefamiljarin  e shtëpisë bacë Ukë. Edhe sot e kërkojnë, por asnjë fjalë e asnjë gjurmë. Ai figuron si shumë të zhdukur në listë. Me shpresë se një ditë në mos i gjallë, bile eshtrat e tij t’i kthejnë. Blenda dhe Merita sot krenohen për gjyshin dhe babin  e tyre hero. I vetmi gëzim pas  luftës ishte se në këtë familje lindi një djalë.  Ky ishte djali i Shpendit një burrë i ardhshëm  i cili do të shkoj në rrugë të babait e të gjyshit. E pagëzuan me emrin e babait të tij. Shpend i maleve, shpend i lirisë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora