Kulturë
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
E marte, 28.07.2009, 05:54 PM

EDHE TURQIA
Se Kosova është bërë shtet
E shikon punën e vetë
Nga shumë vende është pranuar
Ardhmërinë e ka ndërtuar
2
Ndër të parat ish Turqia
Që na mbrojti nga Serbia
Kur Kosova keq lëngonte
Pavarësinë kur e kërkonte
3
Falemnderit ty Turqi
Na ndihmove për liri
Me Evropën u rreshtove
Pavarësinë kur e pranove
4
U gëzove shumë për ne
Kur u kthyem në atdhe
Ndihmën tënde kolosale
Asnjëherë ti nuk e ndale
5
Krahpërkarh me Uashington
E përkrahe çështjen tone
Prandaj ty të adhurojmë
Veprën tënde s’e harrojmë
6
Me dekada dhe me shekuj
Përgjithmonë do ta kujtojmë
TRI SHTETE
KROACIA, HUNGARIA
DHE BULLGARIA
Zor të madh ka sot Serbia
Fuqizohet Pavarësia
Na pranuan Kroacia
Hungaria Bullgaria
2
Fort po çmenden Jeremiqi
Koshtunica dhe Tadiqi
Qysh po ndodhë padrejtësia
Po dhunohet kjo Serbia?!
3
Por ç’ të bëjnë ata të mjerë
Llomotisin si përherë
Se Kosova është bërë shtet
E vazhdon rrugën e vet
4
Kanë zavalin këto ditë
Asnjëherë që s’e kanë pritë!
Kishin shpresën te Rusia
Të ndalohej Pavarësia
5
Por kjo botë me plot vullnet
Na përkrahu ne për shtet
Dhe Serbia si Serbi
Tash ka mbetur në vetmi
6
Shpresën mban prapë te Rusia
Kina motër dhe Libia
U çoi fjalë edhe Çavezi
Dashurinë fort ua ndezi
7
Edhe Kastro diktatori
N’ telefon serbët i mori
Jeremiq -tha o burrë
Pavarësinë s’ e pranojmë kurrë
8
Bëhej Kastro qesharak
Ishte bërë si një qen plak
Thuajse është ndonjë factor
Kise ka diçka në dorë!
9
U gëzuan Jeremiqi
Koshtunica dhe Tadiqi
Shpresat kanë në Mal të Zi
N’ Rumani n’ Maqedoni
10
Por ç’ të bëjnë shtetet e mjera
Do t’ veprojnë si vendet tjera.
Se nuk kanë ato rrugë tjetër
Pos Evropës sonë të vjetër
SLLOVENISë
Falemnderit Slloveni
Na përkrahe n’ pavarësi
Ti gjithmonë ishte me ne
E ndihmove këtë atdhe
2
E kujtojmë se si dikur
Ti na mbrojte këtë Flamur
Beogradin e trondite
Brenda natës n’këmbë e ngrite
3
Janez Jansha një djalë trim
Për Kosovë jepte kushtrim
Të palarat i zbuloi
Dhe mbarë botën informoi
4
Se shqiptarët liri donin
Me të drejtë e meritonin
Prandaj ne ty s’të harrojmë
Përgjithmonë do të kujtojmë
5
Egërsinë ti e luftove
Një regjim e demaskove
Në një natë tepër mizore
Një vendim të rëndë e nxore
6
Në Dezhelë në këmbë u ngrite
Me çetnikë u përpëlite
U mërdhez e tërë Serbia
Çka na bëri Sllovenia?
7
I madh ishte Dernovsheku
Që vërshente si orteku
Pavarësi kërkoi për ne
Për këtë popull këtë atdhe
MAQEDONISË
Edhe ti Maqedoni
Fort e bëre një burrni
E pranove shtetin tonë
Ndonse ishte tepër vonë
2
Beogradi u shastris
Çdo çetnik u katandis
Ranë në trans ata të mjerë
Siç vepreojnë sikur çdo herë
3
Fort kujtojnë se janë faktorë
Por nuk kanë asgja në dorë
Prandaj sot Maqedoni
Jetojmë bashkë në fqinjësi
4
Por e ka më mirë Serbia
Që të ndahet nga Rusia
dhe të kthehet n’ drejtim tjetër
n’Kontinentin tonë të vjetër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit
Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
Suzana Kuqi: Muzg
Përparim Hysi: Fate të trishta
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje
Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...
150 vjet fotografi
Halit Bogaj: Kjo liri
Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
Alfred Papuçiu: Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara
Naser Aliu: Lindja ime
Cikël poetik nga Agim Bacelli
Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji
Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative
Baki Krasniqi: Vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit
Albert Zholi: Folëm me gjuhën e zotit
Këze (Kozeta) Zylo: Nga i kryqëzuar në Mëmëdhe, sot i ringjallur me këngët e tij në Diasporë