Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
| E merkure, 29.07.2009, 06:44 PM |
Albert Zholi''...Varri i tijë dy kontinente...''Ishte ditë vjeshte, por dielli digjte si në gusht. Këmbët më cuan përpara një dyqani ëmbëlsirash. Në vitrinë më tërhoqi vëmendjen një portret i njohur, vendosur në një kornizë. E kisha për herë të parë nëpër faqet e librave të shkollës. Ashtu i lodhur sic isha, i pluhurosur e i leckosur , qëndroja para vitrinës dhe nuk ngopesha së pari. Ishte ajo fytyrë, ajo mjekër hijerëndë, ata sy fisnikë, ajo hundë si shqiponjë, ajo vështrim ëndërrimtar ...Para meje ishte Ali Pasha ...-Ti qitas? ( cfarë shikon)- foli pronari i dyqanit, duke menduar se po lëpija, nga jashtë xhamit, ëmbëlsirat e tij.-Pashanë e Janinës shikoj- iu përgjigja unë krenar e zëfortë, në ato dy fjalë të pashqitëshme...Pronari më pa i cuditur, pastakj dic tha nëpër buzë e hyri brenda...” Këto i lexova tek një libër i pa botuar ende i Kzharkallit. Dhe brenda trurit nisën të lëviznin me jehonë, vjershat e këngët, historitë e gojëdhënat për Ali Pashë Tepelenën e Janinës... Që edhe pse kish vdekur më 5 shkurtin e 1822-shit po jetonte në dy jetë : Jetën e luftës e jetën e këngës... Dhe jeta e dytë e këngës, ishte më e madhërishmja, më e pavdekshmja. Por e vecanta e këtijë njeriu me dy jetë është se ai i kishte të gjitha nga dy: Dy gjuhë, dy vende, dy fe, dy pashallëqe, dy gra, dy djem, dy varre...Kjo e vecantë për të gjithë njerëzit që kanë bërë histori , është përjetuar edhe në këngë“... Ali Pasha me dy varre,Në dy shtete, në dy qytete,Varri I tij, dy kontinente …” Tepelena e lindi, Janina I mori kokën.Të parën e shkeli këmbëzbathur, të dytën e bëri vetë ... “ Janinë, Janinë e shkretë,Të pacë ndërtuar vetë,S’të gëzova as unë as djemtë…”Të rëntë zjarri të djegtë…” Hija e tijë është e kudoshtrirë, sa gjithkush, duhet t’I hedhë me kujdes hapat, për të mos e shkelur…Por ai është e njëherësh fshihet e bëhet I padukëshëm. Dhe në momente kur po populli ka ethe e zjarrëllëk shpirti e kërkon që të shfaqet me dy jetët njëherësh:“…Ku je Ali Pashë ku je?Mblidhi trimat ku i ke?!...
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.