E shtune, 27.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj

E merkure, 29.07.2009, 06:21 PM


Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj

''JAM I BRENGOSUR, JAM OPTIMIST DHE EKSPLODOJ PER TE MIRE...''

Nga Blerim Rrecaj

Sejdi Kapllanaj ka lindur më 18.5.1956 në Gllarevë, Komuna e Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme teknike-drejtimi i arkitekturës së brendshme në Pejë. Pastaj vazhdoi Akademinë e Artit në Prishtinë-drejtimin e pictures në klasën e professor Muslim Mulliqit. Ishte anëtar i shoqatës së artistëve të ish-Jugosllavisë dhe është anëtar i artistëve të Kosovës prej vitit 1981. Mori dhe merr pjesë në shumicën e ekspozitave kolektive në vend dhe jashtë tij...

Jeta ime si e çdo shqiptari është me shumë peripeti të ndryshme, duke filluar prej moshës fëmijërore, e deri më tash.
Pasi popullata shqiptare në ish-Jugosllavi ka qenë një popull i trajtuar si popull i rendit të dytë. Pasi patëm fatin te trajtimit të njëanëshem duke kaluar të flas për jetën time isha fëmijë i një familjeje fshatare, ku babai im ishte bujk që merrej me bujqësi. Si familje ne ishim gjashtë vëllezer dhe tri motra. Duke jetuar në kushte jo të mira si fëmijë duhej të udhëtonim tetë kilometra në ditë në këmbë për të vijuar mësimet në shkollën fillore. Si nxënës i klasës së katërt mësuesi im i parë
Muhamet Boshtrakaj tek unë vërejti diçka të veçantë në lëminë figurative. Pasi mbarova shkollën fillore u regjistrova në shkollën e mesme të artit, dega arkitekturë. Pasi mbarova shkollën e mesme në Pejë u regjistrova në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë. Pasi mbarova studimet u punësova në Shkollën Fillore: "Adem Bajrami" në Kijevë. Ku punova prej vitit 1982 deri në vitin 1997, pastaj kalova në Shkollën Fillore "Zenel Hajdini" në Gllarevë (në vendlindjen time).Pastaj vazhdova studimet posdiplomike ku magjistrova ne drejtimin e pikturës. Fillova tek profesor Muslim Mulliqi, ku për fat të keq profesori u nda nga jeta, dhe u detyrova të vazhdoj studimet tek profesor Esat Valla . Po është e vërtet se punimet e mia pershkruajnë historinë e hidhur të trojeve shqiptare, si, p.sh., temat:
Portrete kohe,
Skenografia,
Varrezat masive,
Peizazhe,
të gjitha këto tema duke u lidhur në fakte historike të popullit tim.
Stili im në pikturë herë-herë në disa cikle e forma te pikturave ndoshta ngjason pak në karikaturë, por, unë në atë formë paraqes vuajtjet, shtypjen, dhunimet, djegiet, masakrat, varrezat masive etj. Karikaturën e punoj në një formë tjetër, ndërsa vizatimin e pikturën i punoj sipas tematikës që ngjan.
Arti shqiptar sipas meje është duke shkuar në një trend bashkëkohor në teknika te ndryshme të shprehjes figurative.
Por, vlerësimi dhe vlerat e artistëve janë diçka shumë e çuditshme duke dominuar egoizmi, familjarizmi, korrupsioni, interesat personale të individëve. Arti në Kosovë është në një krizë të skajshme, sepse prodhimi i artit në mosha të reja është duke u bërë fals. Për arsye të interesave individuale për perfitime parashë gjatë regjistrimeve të studentëve të rinj regjistrohen studentë pa vlera dhe të pa talentuar ose shpeshherë regjistrimet bëhen me interesa personale shkurt me njohtësi, pa u shikuar talenti. Gjatë organizimit të ekspozitave të ndryshme udhëheqësit e institucioneve te kulturës krijojnë grupe shokësh të ngushtë ku bëjnë si të ju do qejfi. Gjatë vlerësimit të artistëve nëpër ekspozita të ndryshme nuk shikohet vlera, por interesat si, p.sh., komisionet e caktuara për vlerësimin e punimeve shpërblehen gjithherë ata të cilët nuk e meritojnë për interesa të ndryshme, ndërsa vlerat e mirëfillta lihen anash!
Me pëlqen shumë arti i shkruar dhe arti që dëgjohet. Këto dy lëmi lidhen ngushtë edhe me artin tim që shikohet. Në fushën e artit të shkruar më pëlqen arti i Rilindjes Kombëtare por si idhtar i veçantë për mua është Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), ku edhe sot e kësaj dite është aktual. Sa i përket artit muzikor me pëlqen shumë muzika viteve të 70-ta dhe muzika klasike pa përjashtuar muzikën e bukur shqiptare popullore dhe folklorike. Ndërsa në ditët e sotme muzika shqiptare vjen duke u zbehur shumë, duke u bastardhuar ose çoroditur, duke huazuar në muzika të tjera e për keqardhje më së shumti huazohet muzika serbe.
Jam shumë i brengosur për gjithçka por jam optimist dhe shumë eksplodues kuptohet për të mirë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora