Kulturë
Bekimi i shekujve
E merkure, 29.07.2009, 07:04 PM

Dhembja kosovare e gërshetuar me shpresë dhe qëndresë
Marius Chelaru

Përnga pikëshikimi stilistik, Nexhat Rexha hyn në Kështjellën e Poezisë me guxim dhe sukses, duke qëndruar mbi një shkallë të lartë vlerash reale, duke konstatuar se në vargjet e tij gjenden edhe disa elemente të cilat i japin impuls përforcimit të forcës ekspresive, duke ia mundësuar një diskurs poetik më domethënës. Në këtë kontekst, siç dëshmon me poemat e këtij vëllimi, autori rradhitet në galerinë e poetëve kosovarë për të cilët pavarësia e Kosovës është një objektiv i planit të parë, subjekt në të cilin gërshetohen dhembjet e vendlindjes dhe njerëzve të tij, mitet e popujve në rajon, të cilat kundërvihen e çiftëzohen nga rasti në rast, së bashku me tmerret, shpresat etj.
Kështu, poezia e tij graviton në interiroritetin e këtij territori tematik, ndërmjet poleve që e përbëjnë historinë e përbujshme të rajonit dhe pavarësinë e tij („një ëndërr e trishtuese/ që fillon dhe mbaron në kolonën/ me plagë qëndrese e lindje të reja/ për një ditë pranvere/ në Kosovë”). Në vizionin e tij, atje njerëzit kanë përjetuar një „kohë apokaliptike”, por „ardhmëria është këtu/ shihet në çdo pëllëmbë/ të kesaj toke enigmë”, një vend që, ndërkaq do të mbetet i prekur nga e shkuara e përgjakur, jo vetëm e njerëzve por edhe e atdheut me trupin „e kafshuar/ në nëntëdhjetenëntë tmerre”. Është vështirë të bësh fjalë për motive tjera në poemat e zgjedhura në këtë vëllim, historia, e shkuara tronditëse, dallgët e luftës që kanë mbuluar çdo gjë duke lënë gjurmë mbi shekujt e një trashëgimie shtypëse: „të gjitha rrugët e Kosovës/ janë përmbushur me ankth e mllef”. Dhembja kosovare e përfshin gjithë universion poetik të autorit, ndaj edhe po ndalemi mbi këto aspekte që zgjojnë kurreshtjen tonë.
Qirinjtë e kësaj toke gjithnjë kanë lëshuar dritë
Në substrat mund të flitet edhe për një një vizion të autorit lidhur me mënyrën në të cilën vendet tjera („Europa”) e ka receptuar situatën në brigjet e atdheut të tij, duke e kundruar në njëfarë mënyre edhe sot e kësaj dite. Kështu, në një botë të shtypur nga konfliketet interetnike „me terrenin e shtruar në rrugët e ngushta/ andej e këndej Urës së Ibrit”, ja, shkruan autori: „Ndërlidhja epokale edhe kësaj radhe/ mbetet pa finale”, ndërsa Europa është një vend i „testimeve pa strategji”, ndërsa Kosova, „pa gjumë në këtë imazh anemik”. Në anën tjetër, koha në të cilën jeton autori është vizioni i tij, një vizion i „ironisë” në të cilin „heronjtë hahen mes veti”, apo „lëpijnë eshtra/ duke u rrokullisur”, në kohën kur „protagonsitët e oborrit/ dergjen para mikrofonave”; historia është „pa shpirt”, por njerëzit duhet ta kuptojnë, thekson autori, ngase atëherë kur derdhet gjaku, vetëflijimi bëhet „domosdoshmëri”. Kjo, madje edhe në kohët tona, ligjëron poetikisht Nexhat Rexha: „Qirinjtë e kësaj toke/ gjithnjë kanë lëshuar dritë”, ndërsa, në „polin” tjetër, „shëtisnin trotuareve shkelësitë/ pa ndërgjegje nëpër shekuj”.
Nëse do të përfitojë me kohën forcën e shprehjes që do ta rradhiste pranë disa poetëve të famshëm kosovarë (një pjesë tashmë e përkthyer te ne), mund të vërejmë në këtë vëllim, një plus lidhur me disa shprehje si: „paqa e ftohtë tymon Gërmadhat me pamjen e mureve arkaike”; „kur ka rënë Troja/ Odiseu e ka kalëruar kohën e humbur”; „derisa i lodhëm buzët për një jetë”; „librin e buzëqeshjes”; „telegramat e shtypjes vrastare”; „ta zë lotin e dritës në supe” etj., elemente me origjinalitet dhe unitet të mirëfilltë tematik. Këto duke i thënë, mund të konkludojmë se autori shkruan një poezi në përkufizimet e lirikës së „angazhuar”, ngase e shkuara për të don të thotë një varg i gjerë luftërash për pavarësinë e vendit („ku-ku për ne/ sa shekuj jemi pre”), ngase ka përjetuar kohëra kur vendi i tij kishte „gjuhën e luftës”, por në të cilin edhe „malli e ka mundur indiferencën memece/ në kohën kur plagët kullojnë qelbin e kohës së shëmtuar”, ndërsa ardhmëria don të thotë shpresë dhe qëndresë. Kështu pra, falë Baki Ymerit, një vëllim i ri i një poeti kosovar, vjen ta përmbushë, para lexuesit rumun, peisazhin e lirikës shqipe.
Nexhat Rexha dhe stolia e artë e poezisë shqipe

Te ky poet, e tanishmja nuk është veçse një pikë/lidhjeje ndërmjet një të shkuare të ndritur dhe një ardhmërie të mirë/aspektuar. Autori është përkundrazi një poet dhe një filozof që e njeh mirë të shkuarën historike, por edhe një profet i kombit të vet. Vetë fakti se defilojnë në libër vargje të datuara më 1999, demonstron tonalitetin profetik apo intuicionin e mirë që tashmë është konfirmuar, në kohën kur në Kosovë është instauruar qetësia dhe paqa. Vetëm lidhjet e lashta ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, me rrënjë të përbashkëta në të shkuarën e largët dhe me lidhje miqësishë vëllazërore e të një fqinjësisë të mirë, na shpiejnë me mendimin në një leksion të historisë për fatin e kombeve të kësaj hapsire, aq e prekur nga shorti, por edhe te zëri i poetëve shqiptarë që në të tanishmen na impresionojnë me misionin e mesazhit të tyre për paqë.
Shpeshherë fjalët e një poeti prodhojnë një rezonancë shumë më të madhe se sa e bëjnë ata të politikës. Duke lexuar vargjet e Nexhat Rexhës, ne, këta me zemër rumune, nuk mund mos të ndjejmë në rendin tonë, një dhembje të ngjashme që na i përkujton vëllezërit tanë tejmatanë Prutit (lumi që e ndan Rumaninë me Basarabinë), vëllezër të një gjaku që e kanë thithur të njëjtin qumësht të gjuhës sonë të ëmbël. Historia është nganjëherë e nevojshme për ta rishkruar nga një faqe, duke e njohur se është vështirë të pajtosh realitetin me të vërtetën, aq kohë sa mbi atë faqe bien pika gjaku. Këtë gjë ia sjell në kujtesë, pra, historisë, dhe politikës, dhe diplomacisë, por edhe rezonancën e do fjalëve magjike për të vërtetën në shpirtin e një kombi. – Më kot bien pika loti që lajnë gjurmët e gjakut! -, do të thotë ajo, duke u përpjekur të mbetet neutrale, duke dëgjuar, megjithatë, këngën e poetit, që, i ndihmuar nga vargu i tij, do t’i shpërlajë faqet e historisë nga më shumë lotë. Atëherë, gjaku i shkronjave do të shndërrohet në ar duke shkruar: paqë dhe dashuri. (Monika Mureshanu)
Shënime për autorin
Nexhat Z. Rexha u lind më 1 shkurt 1956 në Topanicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin Filologjik (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare), e kreu në Universitetin e Shkupit (1980). Merret me poezi dhe kritikë letrare. Jeton në vendlindje dhe është redaktor dhe reçensent i një numri të konsideruar veprash letrare e shkencore. Deri tani ka botuar këto vepra: Ndrydhja e pikës K (poezi, 2003), Unazë qiellore (poezi, 2005) , Ligjërime përjetimesh (kritika letrare, 2006), Dhembja kujtesë (poezi, 2008). Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Nositi”, që del në Dardanë. Për librat e tij kanë shkruar kritikë dhe krijues të mirënjohur, si: Ramadan Musliu, Adem Berisha, Shaban Cakolli, Hysen Matoshi, Faik Shkodra, Ibrahim Ibishi, Tefik Selimi, Hysen Këqiku, Ragip Sylaj, Naime Beqiraj etj. Sipas Sabit Rrusetmit, gjaku i shkronjave kthehet në paqë dhe në dashuri, tek poezia e Nexhat Rexhës. Është prezent në antologjinë poetike Tempulli i fjalës (Bukuresht, 2009), si dhe fitues i disa konkurseve letrare, ndër të cilat edhe laureat i shpërblimit të parë në manifestimin Ditët e Agimit. Bekimi i shekujve është vepra e tij e parë që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë. Një album poetik me vargje të zgjedhura nga librat e tij, të rikënduar në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet.. (B. Y.)
Komentoni
Artikuj te tjere
Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
Poezi nga Ekrem Ajruli
Albina Idrizi: Dashuri e humbur
Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj
Halit Bogaj: Falemnderit Mali i Zi
Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë
Novelë nga Arsim Halili
Ese nga Vangjush Ziko
Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
Ademi: Shqiptarëve u mungon filmi i madh (Analizë nga Ilir Muharremi)
Edison Ypi: Leman Ypi
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri II (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit
Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
Suzana Kuqi: Muzg
Përparim Hysi: Fate të trishta