Kulturë
Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
E merkure, 29.07.2009, 07:00 PM

Jorgo Telo
SHOQI-SHOQIT T’I JAPIM HAKUN
Ajo:
“Ç’më bërë, burrë, ç’më bëre,
Me gërrnjë jetën ma hëngre!
Sos më rri, po dhe – vërre-vërre.
Kur ke qejf, më kap për llëre.
Ai:
“Maje gojën, moj zevzeke.
Flet me mua a me vete?
Kur të mora, moj lanete,
nuk të desha për bankete.
Ajo:
“Ua, ç’na the, more i marrë!
Un’ për punë s’kam të sharë.
Si në dimër dhe behar…
Veç për lajka s’më shkon mbarë.
Ai:
“Ti më di, lajkat t’i dua.
Po s’më kilikose mua,
jam një zjarr, por zjarr i shuar.
Kur më dashke, pse s’më thua?
Ajo:
Ç’të të them, a lumëzeza?
Zjarr kërkove, zjarr të ndeza.
Ti më shan në shtatë breza.
Ma thyen zenmrën si veza…
Ai:
“Po shaj ty, veten kam sharë.
Veç.. kur pi them ndonjë fjalë…
Zgjat dhe dorën… Ti shket ngjalë.
Pse trembesh, moj zemërbardhë?!
Ajo:
“Pakëso pijen sëpaku!
Se… ç’ka zemra, i nxjerr “bardhaku”…
Të dy:
Bshkë ta ngrohim oxhakun,
T’i japim shoshoqit hakun…!
1999
PËR NJË DJALË
Porsa vjeshta gjethet zverdhi,
Cicri-micri plasi sherri
Neë cep të arës te ledhi.
U kapën çupat për beli.
Njëra-tjetrën… çirr të çjerrim.
Ato fjalën dot s’e gjenin.
Për një djalën veten gënjenin.
Kujt i takonte levendi?
Djali hiç s’ua vuri veshin.
Ai gjetk’ hodhi çengelin.
Çupat sa nuk pinë helmin.
Po i shihja derdimeni.
U thashë: “Zënkën ndërpreni!
Doni burrë a doni sherrin?
Si t’u thotë xhani ta gjeni!
1999
PROFETJA
(Duke parë filxhanin e kafes)
Nëpër katet e pallatit,
Nëpër strehëzat e fshatit
Ç’i flet gjitonia gjitones.
Tunden dyer e ballkone.
Një kafe, dy kafe
Seç rrufisen gjithë nge.
Vu e vu profanka nis.
Mbarë e prapë xhamalis:
“Ti ke burrë n’kolltuk shteti.
Plot shtëpia e plot xhepi.
Ke dhe çupën si flori.
Shoh një djep… Qysh e si?”
I thotë tjetrës: “Për ty, motër,
Del një fushë, del një kodër.
Del një rrugë larg e larg.
Por një gjarpër del në prag….”
Të tretës i thotë gjithë vaj:
“Qyqja, motër, fort u mbaj!
Ky maçok i zi që prêt,
Do jetë burri në kurbet.”
Për një gocë buzëhollë
Profetja s’e ndal dot kollën:
“Ty të prêt fati te dera…
Do më tej? Hidh ca të tjera!...”
DREJTOJE FATIN
Ndënë hijen e një bliri
Ti mbështetesh, prêt dikë.
Mbi sandale – copa hiri.
Pi cigaret një nga një.
Dhe kalojnë para teje
Plot makina e taksi.
Edhe un’ me gjak ndër deje
Syt e mi i hedh tek ty.
Ti vështron si e përhumbur.
Ja hedh sytë trotuarit.
Nuk kuptoj, si ësht’ e mundur,
T’i besosh një gënjeshtari?
S’dua të të bëj për vete.
Më vjen keq se je njeri.
E shkon jetën në motele.
Veten shet për pasuri…
Më vjen keq. Prindrit e gjorë
S’dinë gjë, si fiton ti.
Trupin shet edhe merr drogë.
Shkallmon goxha bukuri.
Veten seç e shtrydhe kot.
Një kodosh të la pa mend.
Ai bredh e ti derdh lot….
Drejto pakëz fatin tend!
1999
GJITONIA – VJEHRRË
Gjitonia na u bë vjehrrë.
Çdo mëngjes na bën poterë:
“Nusja jonë – nuse taze.
Motëmot e gjithë naze…
Nusja s’di të bëjë djalë.
Burri nuk i thot’ një fjalë.
Qenkërka dhe këngëtare,
Për kuzhinë s’ia thotë fare.
Burrit erën i ka marrë.
Shyqyr që s’e heq dhe zvarrë.
Lëre – lëre… desh harrova.
Kthehen në orët e vona…
“Plakë, moj, mos fol nxituar!
Djalë e nuse s’kanë të çmuar.
Shih, pa shih, ç’i ha meraku.
Hop te dera, te oxhaku.
Çirret plaka dhe qesh plaku.
PËR CA TIPA JO TË RRALLË
Shkruan pena këtë radhë
Për ca tipa jo të rrallë.
Nëpër shkresa fsheh surratin
Pas kolltukut burokrati.
Njëri pse çoçorit sytë?
Pa merit’ kërkon pozitë.
Një lëpihet bëhet urë.
Serviloset goxha burrë.
Ç’ësht’ ai që vjen vërfallë?
Parazit ësht’ në mëhallë.
Pse janë ndezur ato sherre?
Dikush volli thashetheme…
Ai pse mban shumë xhepe?
Sepse zhvat, përmbledh për vete.
Po ai, vall’, ç’ka pësuar?
Hundpërpjetë u rrëzua…
Tani pse kokëulur rrinë?
S’u eci me shoqërinë.
VEÇ DY FJALË TY TË THASHË
Pse ma mban kokën mënjanë,
Sikur të kam vrarë babanë?
Veç dy fjalë, sat ë thashë.
Se t’i thashë, nuk të rashë.
Pse m’i mban sytë përtokë,
Sa herë kaloj me shokë?
Veç dy fjalë sa t’i thashë,
Se t’i thashë, nuk të rashë.
Mos e nxirr kokën nga dera,
Se do të të rrahë vjehrra!
Veç këto dy fjalë thashë,
Se t’i thashë, nuk të rashë.
Të mos dalësh në ballkon.
Vjehrri zë e të qorton.
Edhe këto llafe t’i thashë.
S e t’i thashë, nuk të rashë.
Eja t’themi dy a tri!
Boll u mbylle në kuti!
Kaq të thashë dhe të lashë.
Se t’i thashë, nuk të rashë.
1999
DO TA ZË KOKËN ME GRUSHTA
Do ta zë kokën me grushta.
Se me fjalë dot s’e mbusha.
Kokë, moj kokë e shkretë,
U zhurite veç për lekë!
Kokë, s’u mendove thellë.
Gatove një palo gjellë!
Për ato të shkreta lekë,
Nise gruan në kurbet.
E kishe si të dy sytë,
Po të erdhi vet’ e dytë…
1996
FLET ME YJET
Brodhe boll, nga s’u degdise.
Dhe në moshë u mbodhise*.
Dot gjëkundi s’u kolise**.
Kur i ri ishe furtunë;
E mban mend? T’u luta shumë.
Të martoheshe, mor lumë!
Ti më thoshje: “Bëj zarar.
Ç’duhet lopa në qilar,
Kur ka qumësht në Pazar…”
Ndaj u plake pa u martuar.
Flet me yjet i vetmuar…
S’të kam faj, mor i uruar!
1995
MOS QOFSH I SËMURË!
M’jep recet’ doktori,
Të përdor ilaçe…
Ku t’i gjej i gjori?
Do gdhihem “kopaçe”.
Ç’u sëmurç i shkreti
Dhe pse djalë fshati.
Dreq-o punë ç,më gjeti!
Ç’më zu taksirati!
Siç po shoh… shtetarët,
Nuk e kanë për pesë…
Ç’të bëjmë qyqarët?
Ç’të na mbajë me shpresë?
Sa e dua jetën,
S’thuhet dot me gojë.
Si ta mbroj të shkretën,
Sa herë del nevojë?
Të jesh kokëkrisur?
Të bëhesh “furtunë”?
Te kjo botë e grisur
Mos qofsh i sëmurë…
1996
GJARPRI
Sapo shkova në shullë,
M’doli një gjarpër bullë.
Ta godas apo ta lë?
“Lëre, thashë, s’të bën gjë…!”
Frikë zemrës seç m’i dha.
Gjarpri po më tremb gjithçka.
Të shkoj në Shullë s’ma mba.
Besë gjarpri nuk ka…
Ç’PATE, MOJ, QË U GËNJEVE?
Floëmbushura kordele,
Ç’pate, moj, që u gënjeve?
Ike, ike, më s’u ktheve.
Xhingla-mingla shumë bleve.
Jelekun krejt e zbërtheve…
Erru-gdhiu në hotele.
Mbete si zogu në çerdhe.
Shumë brodhe, si s’u vele?
Me rrezik jetën mbërtheve…
More sëmundje me tmerre…
Ç’deshe, moj, që u gënjeve?
1996
TËRCI-VËRCI!
Shkova një ditë nga vështi
Tërci-vërci!
Rrugës seç më zuri ngërçi.
Tërci-vërci!
Qeshte plaka (plakë i thënçin)
Tërci-vërci!
“Ec, plakush, s t’u mblodh lemshi!
Tërci-vërci!
Tallej me mua djallushja..
Tërci-vërci!
M’vinte gjuhën t’ia këpusja.
Tërci-vërci!
“Lëri llafet, moj mellane!
Tërci-vërci!
Shihe veten, si u zbardhe,
Tërci-vërci!
E harrove si kam qenë?
Tërci-vërci!
Të rrufisja ty të tërë.
Tërci-vërci!
Të rrëmbeja si një pëndë…
Tërci-vërci!
1988
DRIDHENI-PËRDRIDHENI!
(Politikanëve)
Dridheni, politikanë
Siç na e drodhën dhe më parë!
Ata që në zgrip na lanë.
Mblidhini me fis e farë,
Hëm t larëm hëm të palarë.
Gjithë ngjyrat tek ju janë.
Ndërroni kolltuqe, sirtarë
Dh me radhë dhe pa radhë.
Bëni, si t’ju vejë mbarë!
Boll që gjetkeni “Pazar”..
Vini paret palë-palë.
S’ka gajle që shumë qyqarë
Heqi keq e hiqen zvarrë…
Bol t’ju kemi ju perballë
Sit ë “shkretët” agallarë…
Për ne jeni mall i rrallë.
Të stërvitur për çdo “garë”.
Para ligjit shkisni ngjalë.
Niseni hipur mbi kalë,
Soseni me bisht në shalë,
Cipëplasiur, rrënjëdalë…
Dridheni, përdridheni.
Kujdesi, mos përmirreni!
2000
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
Poezi nga Ekrem Ajruli
Albina Idrizi: Dashuri e humbur
Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj
Halit Bogaj: Falemnderit Mali i Zi
Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë
Novelë nga Arsim Halili
Ese nga Vangjush Ziko
Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
Ademi: Shqiptarëve u mungon filmi i madh (Analizë nga Ilir Muharremi)
Edison Ypi: Leman Ypi
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri II (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit
Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
Suzana Kuqi: Muzg
Përparim Hysi: Fate të trishta
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje