Kulturë
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (I)
E merkure, 29.07.2009, 07:15 PM
Jan M. Stuchly |

POEZIA MODERNE POLAKE
JAN MICHA? STUCHLY
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
ATEBOTE KUR
Atëbotë kur unë nuk do të jem më
fëshfërimë e pyllit
cicërrimë e zogjve
dhe ngjyrërat e luleve
do të mbeten
Atëbotë kur unë nuk do të jem më
Bota e tërë
mbase do vdes
derisa
para meje ekzistuaca
dhe me siguri pas meje
do të mbetet dic e pathënë
Atëbotë kur unë nuk do të jem më
Dielli me rrezet do të rrezatojë
natyra me jetën, blerimin
vetëm kaq
por jo edhe për mua
Atëbotë kur unë nuk do të jem më
dyert do të rrapllojnë
përjetë
në mes errësirës dhe dritës
përjetësisht
Dhe atëbotë kur unë nuk do të jem më
asgjë nuk do të ndodh
në të dy anët
kufijt e EKZISTENCËS
megjithatë
supozoj se do të jem
14.0l.1997
OH ZOT
Oh Zoti im
me cfarë lutje
do të arrij tek Ti
në çaste
Dëshpërimi
Vuajtje
Pikëllimi
Vetmie
Braktisje
me çfarë lutje
thuamë
apo ndoshta
me heshtje
ndoshta
apo ndoshta
përmbush litaninë e gjatë
të dëshirave të mia
çiltas më duhet të pranoj
në Gëzimin tim
Se nganjëherë të harroj Ty
po megjithatë oh Zot
gjithnjë të kam pranë
Më fal oh Zot i Mëshirshëm
Me rastin e takimit të Rinisë së Botës në Këln të Gjermanisë me të dy Papat: Gjon Palin II ( santo subito) dhe Benediktin XVI. 18.08.2005
NATA E SHQETËSUAR
Një natë e shqetësuar
jashtë nje fërfëllizë e stuhishme
pika të rënda të një shiu të fortë
duke rënë rëndë në xhamat e dritareve
drurët i përkulen erës
veçmas mështeknat duke rënkuar…shoqëruar me melodi
duke vështruar errësirën syhapur
dhe duke pritur me padurim agun në të zbardhëllyer të mëngjesit
dita e trishte me mërzi fillon
mërzia në monotoni
gjithnjë era fryn
dhe shiu parreshtur bie
ora me rërë e jetës sime po ikën në pakthim… kokrra e rërës
pakëz kohe më ka mbetur…deri te pjesa e sipërme e nekrologut tim
dhe të gjitha ato caste të befasishme të përjetuara… të së kaluarës
më ringjallen para syve të mi
dhe gjithë këtë imazh e vërteton
se unë gjithnjë qeniesoj në këto shtigje të ngushta
në mes jetes dhe vdekjes
dikush dikur më pati thënë:
fund nuk ka
çdo cast është fillim i përjetësisë
dita e ardhshme prapë ka aguar e perënduar
dhe nuk dihet ku dhe kah…
ikën në pakthim
me ngulm syhapur hedh prape vështrimin
në errësirën e ardhshme
dhe pres agun në të zbardhëllyer
në dritën e zgjimit të ngadalshëm të mëngjesit
unë ende jetoj
17.11.2005
OH NËNË
5 Kujtimit të Nënës Françishka Stuch?y nga familja Gottschling
6 dhe kujtimit të të gjitha Nënave -
më premtove se do të jetosh gjatë
tërë jetën
Askush dhe Askurrë
nuk më tha
se do të shkosh në pakthim
Se do më lë fillikat vetëm
jetim
tani kuptova
Se ke qenë pranë meje
përditë e gjithnjë
e rruzaret e ditëve Tua të përjetuara
e krijova të Vërtetën e pikëlluar
dhe domosdoshmërinë e vdekjes
të secilit prej nesh
dhe vdekjes se pranishme
sikur fundi AMEN te rruzarja e shenjtë…
nolens volens
më duhet të besoj
në mospraninë Tënde
në zbrazëtirën qe lë pas vetes
dikush dikur më pati thënë
atëbotë kur nëna vdes
bota merr fund
megjithatë besimtari
nuk humb shpresën
se prapë do takohën
atje lart në qiell
05.03.2006
MOS HAP
Mos hap portën
Mos hap kujtimet
Se sërish hap
Kutinë e Pandores
Madje
Kujtimet më të bukura
veçse të plagojnë
Mos hap dritaren
Mos hap kujtimet
Sepse ca nga kujtimet
Nuk ikën nëpër të çara
Tashmë të harruara
Sot
veçse të vjedhin
nga koha e mbetur e Jetes.
Mos hap madje as dritaren më të vogël
Mos hap kujtimet
Sepse ato më të këqija
Sot mund të të vrasin
Mos hap shtëpinë
Mos hap harresën
Madje ato më të çiltëra
Shfaqen
Qortim … I egoizmit
Mos hap dritaren
Mos hap harresen
Madje ato hakmarrëse
Mund të shfaqen si altruizëm fals
Mos hap madje as dritaren më të vogël
Mos hap harresën
Sepse ato më të mira
Nuk ndryshuakan njerëzit as botën në të mirë
Atëbotë
Mbylli dritaret porten dhe tërë shtëpinë
Dhe do të jesh i lumtur
Si breshka në guaskën e vet
apo i dënuari në qelinë e përjetshme
Mos ia hap zemren…secilit
Mos hap shpirtin e shpirtit tjetër
Mos hap asgjë që është e përshatshme të hapet
Për një cast mendohu
Se a thua bën mirë apo-jo?
Derisa unë dyshoj
Jam i sigurt
Se jeta
thurur me kujtime
koha e tanishme
dhe
harresa
Komentoni
Artikuj te tjere
Bekimi i shekujve
Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
Poezi nga Ekrem Ajruli
Albina Idrizi: Dashuri e humbur
Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj
Halit Bogaj: Falemnderit Mali i Zi
Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë
Novelë nga Arsim Halili
Ese nga Vangjush Ziko
Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
Ademi: Shqiptarëve u mungon filmi i madh (Analizë nga Ilir Muharremi)
Edison Ypi: Leman Ypi
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri II (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit
Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
Suzana Kuqi: Muzg