E shtune, 27.04.2024, 12:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Cipi: Sadedin Gjokës

E enjte, 28.05.2009, 05:31 PM


NGA DITARI I LUAN CIPIT
 
 
( Kushtuar mikut tim të dashur, Sadedin Gjokës)

 
Në vitet 2000, në Tiranë, u ribashkuam me shumë vlonjatë, shokë të hershëm fëmijërie e rinie. Me ta takohemi 2 – 3 herë në javë. Më së shumti pimë kafe, çaj, por, ndonjëherë dhe birrë a raki, apo festojmë datëlindjet e njeritjetrit. Në këto takime tregojmë kujtime e ngjarje të kaluara, bëjmë qyfyre e shaka, këndojmë, kryesisht këngët tona vlonjate qytetare e labe. Verës, në kohë të mirë, vend i parapëlqyer takimesh është Parku i Kryeqytetit, te liqenit artificial, qe, sadopak, na përfytyron detin. Vijnë në shoqërinë tonë Llambi Kona, Llazar e Harilla Papajorgji, Niko Gjyzari, Sezai Hoxha, Milto Shuka, Bardhyl Golemi, Axhem Gjonaj, Minella Konomi, Irfan Bregu, Duro Mustafaj, Spiro e Pavllo Papa, Kudret Arapi, Tajar Bonjaku, Astrit Isaraj, Luan Gorishti Sadedin Gjoka, Perlat Rama, Laver Hasani, Minella Mosko, Reshat Kripa etj. Ka patur raste që jemi takuar edhe së bashku me gratë, duke organizuar ndonjë
piknik apo darkë të thjeshtë në natyrë.
Klinika e dentistit vlonjat, ish futbollistit të talentuar të “Flamurtarit”, Sadedin Gjokës, është bërë një tjetër qendër e përherësheme takimesh për ne dhe për vlonjatë të tjerë, me banim ne Tiranë. Secili prej nesh sikur është ribërë në këto vitet e fundit të jetës: gjithnjë më i gjerë shpirtërisht, më i mirë në veprime, më i çiltër në mendime. Shokët kanë takuar të jenë me arsim të lartë dhe specialistë të njohur, shumica, me tituj dhe grada shkencore. Me të drejtë njëherë akademiku Bardhyl Golemi, me modestinë qe e karakterizon, tha: “Për mua secili nga ju mund të ishte akademik.”
Këtu, së pari, do të shkruaj për mikun tim të dashur Sadedin Gjoka
 
Një ditë në Klinikën e tij diskutonim rreth një libri me kumtesa, botuar nga Shoqëria “Vlora”, për Ismail Qemalin. Dihet se, çdo shqiptar patriot, entuziazmohet sa herë dëgjon emrin e vlonjatit të madh.
Dikush , me këtë rast tha: “Hajde Vlorë, hajde, ç’burra ke lindur e ke rritur!” Tjetri shtoi: “Ismail Qemalin, mbi të gjithë”.
Po, vazhdova unë, veçse, rrallë gjen qytetar vlonjat pa vlera. Sikur vlerat vlonjatit ja shtojnë ullinjtë, portokallet dhe deti. Dhe vazhdova, ngaqë sa kisha mësuar se, pikërisht këtu te kjo Klinikë Dentare e thjeshtë një vlonjat ishte nisiator i krijimit të Shoqatës Bamirëse për mjekimin pa fitim me kosto, shpesh edhe gratis, të pensionistëve dhe paraplegjikve: “ Ja ku kemi këtu Sadon. Nuk krahasohen, thoni ju. Po, or po. Në rrënjë, po. Se, unë Malon ( Ismail Beun) e çmoj dhe e respektoj sa asnjë tjetër (pas Skënderbeut), për veprimtarinë e tij të madhe dhe të shquar diplomatike dhe patriotike dhe, sidomos, për aktin suprem të ngritjes së Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë, pa të cilën vihej në dyshim vet ekzistenca e Shqipërisë.
Tani, të vijmë te çështja tjetër, që të jep, gjithashtu, entuziazëm dhe frymëzim:
 
Po Sadua, Sadedin Gjoka?
Merr nder, kur me të bën toka,
Të lartësohet koka.
Thua: “Biri i Malos”, rroka!?
 
Sa i dashur, aq i mirë,
Buzagaz e plotë hirë.
Si kërcente dhe këndonte,
Po aq bukur me top lonte.
 
Shumë e deshnim, se na donte,
Për gjithçka ai ndihmonte,
Na shëronte, na mjekonte,
Jetën tonë e zbukuronte.
 
Qysh fëmi dhe në rini
Dikur, kur ishte në Vlorë,
Ashtu bën edhe tani
Me flokë të bardhë borë.
 
Vlorën prure në Tiranë
Sadedin, o mik i rrallë,
Do të jemi gjithnjë pranë,
Në gëzime dhe në hall..
 
Dinga do mbushet klinika
Me bobole dhe xinxifa,
Me fiq deti e xhixhivalle,
Me qitro e portokalle
 
Do kujtojmë djemtë çamarrokë
Dhe vajzat si shtojzovalle,
Kur këndonim, mbledhur tok,
Kur loznim dhe hidhnim valle,
 
Kur bënim cfita në rërë
Top lecke me qime kali,
Dhe, me pas, në det, të tërë:
“Le të dali ku të dali!”
 
Hej ti, moj rinia jonë,
Kur u qethëm me shelegë.
Kemi, kemi ç’të kujtojmë
Jetë në zbore, mal e breg.
 
 
Tani, ti moj Vlor’ e vyer,
Dashuri e pa kufi,
Iluzionin e ke kthyer
Pleqërinë e bën rini.
 
 
 
 
NË MALIN E DAJTIT
 
Më 13 Korrik 2002, me dy makina, shkojmë shoqërisht në Malin e Dajtit, për të festuar, njëherazi, datëlindjen time dhe atë të Sadedin Gjokës.. Ishte një variacion, ndryshe nga herët e tjera, që na kënaqi të gjithëve. Unë deklamova vjershën si me poshtë:
Për Sadedinin kam shkruar
Fjalë zëmre, që rrjedhin vetë;
Po, ka qenë vend i shtruar
Jo 1000 metro mbi det.
 
Sot po flas nga Mali i Dajtit,
Ku erdhëm apostafat
Formuam hojen e mjaltit.
Lum si ne për këtë fat.
 
Dikush thotë:” janë pleq të rrjedhur.
Po gëzojnë vitet e ngelur.”
Le të rijnë ata meskinë
Si qen. Të ruajnë shtëpinë!
 
Ne, do dalim, do barisim
Sa këmbët vetë t’i lëvizim.
Do këndojmë, valle do hedhim
Do hamë, do pimë e do bredhim.
%
O poeti Irfan Bregu,
A po të shijon shelegu?
Mishi sa u hoq nga zjarri.
Lul Golemi: Pri i pari!
 
Kokën, Niko, haje vetë!
Për të ndjen më shumë lezet.
Axhem Gjonaj, bishtin ka
Shenjë nderi për usta.
 
Merr, o Llaz Papajorgji
Shpatull, zemër e mëlçi!
Harilla, si vëlla i mirë
Të haj brinjë e të ndaj birrë.
 
Duroja dhe Sezaiu
Kofshët t’i shqepin me thua!
Po unë dhe Sado ziu?
Kush ndau dhe u gëzua?
 
 
 
Sadedin Gjokës
(Në 70 vjetor)

 
Nikua tha:” festa u harrua,”
Sadua lindi në Korrik
Ceremoni e skaduar Le të bëjmë një piknik,
Udhëtim n’ teleferik.
 
Niko Gjyzari gabon,
Sadedin Gjokë vlonjati
Shoqërinë nuk e mashtron.
Nga takati dhe inati
Tavolinën sot po shtron.
 
Do festojmë 70 vjetorin,
Vërtet pak si me vonesë,
Po nderojmë edhe Nëntorin
Që te ne, mbaron me festë.
Jemi miq e shokë me besë.
 
Kështu ne mbyllëm një sherr:
”Të festojmë, mos të festojmë”
Gëzimi ngeli në derë
Për sot dhe tjetër herë
Për mua dhe për të tjerë.
 
-Sot kam bërë kurban një derr.
Mish ka plot, raki dhe verë,
Bëni qejf, mos i kurseni
dhëmbë e nofulla i kini
Për to “ju rroftë Sadedini”.
 
%
Dy dolli në një bardhak
E kanë hak
Me fund piheni rakinë,
Ta nderoni Sadedinë,
Ta kënaqni shoqërinë!
 
Tiranë, 06.11.05
 
 
 
MOS MË HARRONI

I futur si kot e me zor në garë
Doktor Sadedini përfund më la
Ndaj mendja në kokë qëndron si në darë
“Ti them, mos ti them dy fjalë për ta”.
 
Se baba na flet, nga vari, ku ndodhet:
O djem, mos i lini t’u mbysin në det
Se notin e dini, i kini salvadoret
Ndaj nxirreni dufin, pa flini të qet.
 
Nuk ka më të keqe në botë se harresa
Kur miqtë dhe shokët të lenë në borë
Mundohu, tregoju u duhet kujtesa,
Se ndjehesh mes tyre e jo krejt pas dore.
 
Andaj sot e them, këtë do ta dinit,
Korriku i nxehtë, kur avujt lart çohen,
Nuk është përvjetori i doktor Sadedinit,
Po dy përvjetorë, që vonë po festohen.
 
Dhe ju, miq të dashur, pesë muaj behari,
Në pritje e ankthe, po në heshtje vari,
Sadon e ëmbël nëpër këmbë e kishit,
Pse më deshtë mua, si thelën pas bishtit?
 
A mos vallë klinika qe e mbyllur 5 muaj,
Dhe nuk nxirr para për një darkë modeste
Dhe ju qetë të zënë, se ”po mblidhnit duaj”
Ne fushat e grurit, me kokën ndenë feste?
 
Jo, mor jo! Një mik prisnit me shumë mall
Pa atë s’u ahet dhe as që këndohet
Ndaj kujtohuni shokë, nxirrmëni nga ky hall
Se ky Luan Çipi kaq lehtë nuk harroet.
10.11.07



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora