Kulturë
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
E hene, 18.05.2009, 05:48 PM
ISMET TAHIRAJ
PLAKU I LAHUTËS
Ara e plakut
Djerrë mbetë çdo vjet,
Plaku veç lahutës
I dinte lezet!
Arat për vjet
Dendurë më therra,
As kësaj hërë:
Fara s’ erdhë- kah dera.
Ditëve të tjera
Ca thëllëza thonë:
Strofku na kallet
Plaku shkrepza mbanë…
Se grurë ,as sivjet
S’ do të kërkojmë:
Plaku ka lezet- me lahutë
Dhe punën e bënë-lojë…
ËNDËRRA BATALL
Jo , në Klinë
Jo, Kuçicë,
Jo, Deçan
Jo Shtuticë,
Karrabishti
Shetit me sitë.
Ka bluar bullgur
Miellin e hedhë,
N’ sitë për ta kulluar.
Nuk i del buka – bukë
Vazhdimisht mbetet i unët.
Anembanë një livadh,
Krejt e bëri më portokall.
Jo Kralan
Jo Shtuticë
Gjithçka ka përzierë,
Kalanicë...
NJË I SËMUAR MENTAL
Një i sëmuar mental
Shkoi me pixhama,
Në mal, lisave u tha:
Po ra kokërriz
Ngjeshur përtej ngjeshur
Jeni pra.
Po ra shi
S’keni dot pixhama,
Lagëni, oh mërdhi
O babëzi.
I sëmuri mental
Pau një pellg uji,
Me lule
Tha: qenka për mrekulli
Shtrat smerald.
Dhe ra në te
A mbeti,
A e nxorri kush
S’ dijmë hë për hë....
THIRRJA TELEFON
Mirja natën thërret në telefon
Posta thotë: është tepër vonë
Foshnjeve gjumin
Pse u trazon?!
Ato duhet të flejnë shlirë
Pse pushojnë dhe mamat,
Nesër , thotë një zë nga posta:
Puna është më e gjatë...
Dhe mamatë dhe babatë,
Duhet t’i fillojnë turrnit tëri,
Preke kokën sa më parë
Se durimi s’ do hajni....
Dhe shamata bëhët pa nevojë,
Kulturë e telefonit, nuk do lojë.
QERRE
Preu një akacje
Jo dru verri,
Verri i kuq
Akacja e verdhë.
Akacjen e gdhendi
Tepër të lëmutë,
Xha Uka ,nga gdhendlat
Hekurin e bëri t’ butë.
Ngadal’ o ngadal’
Një art i vërtetë,
Qerrja për kuaj
Na u bë , qerre e beft...
QENI BASTARD
Qeni ynë bastard
I ndynë këmbët në lëndinë
Vazhdimisht këshilla
Merr nga tetoja Minë.
Baca i ka blerë kominoshe
Xhamadan , e përparse,
Dhe qeni bastard
Këmbët pa larë
I afron në faqe....
Dhe qeni huq këshillën
Dhe tetoja Mina
Nga nervat-dridhet.
Eh qeni me lak,
E as më këshillë-s’lidhet.
LULET ÇELIN
Lulet çelin lulerisht
Në kopsht , e në ahishte,
Një bletëz e thimthmon gisht
Gentin çuditërisht.
Bleta thua u hakmerr
Lulet mos i shkul –o horr,
Lulet unë nuk i shkul
Në oborr i sjell-unë.
Bleta tha: këtu është përroi
Lulet ua kënda,
Kështu të rrojnë
Ndryshe jetën e ëmbël –s’e përjetojnë.
Genti tha çuditërisht:
Dardha e bletë
Paskan bisht....
DHËMBËT E MINUSHIT
Shkoi minushi
Në parfumeri,
Te Danushi
Në Lajthishtë.
Mirëdita
O minush,
Çka ka të re
Atje në fushë?
Po ,atje janë kallë
Tre strumbullar me tallë,
E dy më sanë
Strofkat tona
Ndër kërhanë.
2.
Po, ti Danush-Danushi
Ma jep,
Një brushë dhëmbësh
Jo prej qimeve
Te arushit
As kitrushit,
Se kitrushi
Hyp ne ah,
I glaciturë
Është gjithkah,
E arushi pleshta ka.
Ma jep brushën
Nga qimet e derrit,
Se dhëmbët i mbajë te bardhë
Si fildishi te mbreti.
Dhe pasta të jetë
Mjaft higjenike,
Danush-Danushi
Me para na fike.
Se uji i çuterrit
Më i pastër s’ ka,
Dhe qimet e mija
Mbajnë shkelqim –pra.
Se te dentisti
Nuk shkoi kurrë,
Dhëmbë e dhëmballë
Si kam te sëmuar.
Dhëmbët e mi
Bilur-biliur...