E diele, 28.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Hamit Alia - Shqiponja e Karadakut

E diele, 17.05.2009, 03:54 PM


HAMIT ALIA – SHQIPONJA E KARADAKUT

Hej! Hajde   hidhe  vallen ,
O, Hamit Alia,
T’ i  harrojmë këto halle –
Po të thërret shoqëria !
Hej! O, Hamit Alia,
O, bir Karadaku,
Po të thërret shoqëria,
Po të pret konaku,
Po të presin krushqit,
Po të pret bajraku,
Me mindil në  dorë ,
Si lule zambaku !

Hej! Hajde Hamit baca,
Biri i këtij vendi –
Pa ty , s’ bëhet dasma,
S’ bëhet as gazmendi !
Hej! O, Hamit Alia,
Biri i Shurdhanit,
Dili para surles ,
Bjeri n’ gjunjë tupanit ,
Luaj vallet e burrave,
Vallen e Gjilanit !
Vallet e shumë luftërave ,
Trimat e vatanit !

Hej! Kur e ngreh  zvarrë  “Gajden”,
Vjen  “Deli Agushi “,
“Preshevkën”, “Maramën”,  
Si ti ,  s’i  luan kushi !
Hej! Valles kur  i prinë ,
Ti po fluturoje,
A je balerin,
A je zog shqiponje?
N’ malet ku u rrite ,
Hyre si valltar
Dhe për vallet shqipe
Mbete legjendar !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora