E merkure, 30.04.2025, 09:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Në ditët e Karnavaleve

E hene, 18.05.2009, 06:12 PM


Albert Zholi

NË DITËT E KARNAVALEVE

(Katër skica në  një  reportazh)

1. Maskat

Është thënë se maskat janë përdorur  për herë të parë në Teatrin Grek. Në mijëvjecarin përtej Krishtit, kur dramaturgët e shquar  grekë, e ngjitën jetën në skenë …Mirë burrat por gratë  që nuk mund të luanin artin e  jetës?! Burrat  duhet të  merrnin në dukje  pamje grua…Dhe u  shpikën maskat.
Dhe dramat  e Eskilit, Sofokliut, Euripidit e shumë gjinive të  tjerë, nisën artin e madh  grek  të  skenës. Brenda atijë  arti të  madh janë edhe  maskat. Dhe ato maska  morën   emrin Maskat e Teatrit, që  mbajnë  brenda edhe  maskat e karnavaleve apo Maskat Funebre.
Kështu njeriu  e ndjeu  nevojë të përmbyste rregullin e gjërave e t’i jepte  realitetit një pamje  tjetër. Njeriu fsheh  fytyrën e njëherësh zbulon energjitë  e trupit, që  më  prë  I mbante  të ndrydhura  nga  rregullsia e  jetës  pa maska.
Dhe  njerëzit duan  të  luajnë  disa  ditë  me jetën  e tyre. Ditët  e karnavaleve  në  Athinë janë  nga  më  të  bukurat… Ditën  e parë  karnavalet  organizohen  para  sheshit  aq  të  dëgjuar  Zapio, që  mban  emrin  e shqiptarit nga Lunxhëria që  i  dha emër edhe  fshatit të  lindjes Labova  e Zhapës, për  t’u shtrirë  deri  këtu në  zemër  të Athinës, ku  i  ngrihet  varri.
Por karnavalet pushtojnë  të  gjithë  Athinën. I gjithë  qyteti  gjigand  pesëmilionësh, sikur  lëviz  me  maska.

2. Mama, AFTI INE I ZOI…

Me  ftesë  të  një  mikut  tim, karnavalet  ‘98 i  festova në  Glifadha, një  nga lagjet më të  bukura, më  të  pastra  e më të  pasura  të  Athinës.
Në  sheshin e karnavaleve  ishte  ndërtuar  një podium  gjigand, ku  do  të  ngjiteshin  gjithë  fëmijët  e  lagjes. Gjithë  gëzimi  i  shprehur  sic  dinin  e  sic  donin  ata, aty  do të  ngjitej. Fëmijët  të  habisnin  me  shumëllojshmërinë  e veshjeve ...
Nga  orkestra  u  dha  sinjali i  fillimit të  festës. Mijëra  duartrokitje, brohoritje, përqafime  e gëzim i  papërmbajtur. Podiumi  iu  mbush  plot. Fëmijët  nisnin të  shfaqnin  gëzimin e  tyre, ndryshe  nga të   gjithë   ditët. Më  tërhoqi  shikimin  një  vajzë 6-7 vjeccare, vallëzonte  habitshëm. Doja të  pyesja, por  nuk  kisha  se  kë  dhe në  atë  shpërthim  feste, delje  jashtë  loje  të  bëje  pyetje. Kërcimtarja  e vogël, mbaron rrotullimet  vallëzuese, merr në  dorë  mikrofonin dhe  thërret: Mama, afti  ine  i zoi !” E përktheva  në gjuhën  time “ Mama  kjo është jeta !” dhe ndjeva një  fluturim  shpirti. Dhe  unë  e harrova  jetën e  halleve  në  ato  ccaste. Filluan të  përqafohen të  gjithë  të  pranishmit  e asaj  moshe ...Skena  sa  nuk  shembej  nga  vallet e  fëmijëve  dhe të  prindërve, që  ishin  ngjitur, kush  mundëte.
Kur  mbaruan dallgët e  gëzimit, zbret  nga  skena  vogëlushja  balerinë  e  vjen aty  pranë  meje, ku  kishte prindërit ...
-“Po se lene pedhi mu ?” ( Si tw quajnw ?) e pyeta  unë  greqisht për  emrin .
-Vasenka Paco- u  përgjigj  vajza  greqisht.
-Si’ Shqiptare?- u  habita  unë  i  entuziazmuar.
-Po  nga  Shkodra  jam –u përgjigj  saktë  vogëlushja .
E përqafova mallshëm  Vasenkën e  vogël dhe një  lot m’u këput brenda  gjoksit :”Dikur  këto  caste  t’i gëzojnë  kështu  të  githë  fëmijët  e  Shqiprisë  e të  shqiptarëve  kudo në  botë!!”

3. Por varfëria  s’të  lë...

-Alo  Berti? Bashkimi jam!
-Nga  flet ngha  Shqipëria ?
-Jo nga  Janina, jam  nisur me  gjithë  familje, për  në  Athinë, për të bërë  dicka  të  mirë, pranë  familjes  së  tij. Ishte në  emigracion  në Ikjen e Madhe dhe   u  kthye, pasi  punoi  si  aktivist  i palodhur  për “trëndafilin e kuq”, si  thoshte ai. Dikush  i   kish premtuar, se po fituam neve  eja  se  njerëz  të  aftë  duam!” por  koha  tregoi  ndryshe. Por  Bashkimi mori prap udhët  larg  atdheut, jo  vetëm më, por  me  gjithë  gruan e  djalin  pesë  vjecar.” Mund  të  ndodhë  dhe mrekullia, që unë  të  punoja  diku e  të  mbaja  familjen në  vendin tim, por  farfëria  s’të   lë  të  presësh...më tha.
Sa  zbritën  nga  autobuzi, Albanin  e vogël e  mora  në  duar.
-Alban, cfarë  të  blejë  xhaxhi?- e  pyes , kur  u afruam  tek një  minimarket. E ula  në  tokë  dhe  e afrova para  vitrinave  të  zgjidhte  nga shumëlloj ëmbëlsirat, që  dukeshin. Albani  ecte  vitrinë  më  vitrinë  i  hutuar  dhe  herë pas  here   kthente  kokën  nga  e  jëma, sikur  donte  t’i thoshte: “ Mos  jam  në  përrallë”?” Sa ndryshonte  ky fëmijë  nga  Vasenka  e  karnavaleve, që  thërriti: Mama , kjo  është  jeta!...”Kurse  Albani  mund  të  fliste  tashti, ashtu  i  heshtur,” mos  jam në  ëndërr mama”?
I bleva cc’munda  nga  ato ëmbëlsira që  shihte  Albani, sa  ai  nuk  i  mbante  dot me  duart  e vogla ...Ai  shihte  herë  nënën   e  herë   babanë  e  nuk  u  besonte  syve.
-Cbëre  kështu ? E teprove !-foli  Bashkimi
-I takojnë  ccdo  ditë, por t’i ketë  të  paktën  sot, – i  thashë shokut  dhe buzqesha  me  Albanin.
Faleminderit xhaxhi –foli  vogëlushi  dhe  qeshi...

4. E nesërmja...

Dita  u  ngrys  me  një  aksident  automobilistik. Rrotat  e  një  makine  morën  jetën  e dy  adoleshentëve  në  një  kryqëzim udhe. Në moshën  e ëndrrave, që s’jetuan  dot, ata  e mbaruan  jetën...Jetën  ua  vodhi  pakujdesia ?Apo varfëria ? Ajo  varfëri  që i  detyron këta  fëmijë të lypin udhëve plot  mistere të Athinës?? Kush i  vrau këtë  mbrëmje dy  vogëlushët  e  pambrojtur  nga  shteti nga  familja  dh e nga  fati i  tyre ?? Më  duket  sikur  dëgjoj  zërin  e tyre  me  bërtitje  para  vdekjes: “Maamaa kjoo ështëëë jeetaaa...?!”                                                                 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx