E shtune, 27.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Mos e ndiqni hijen

E enjte, 28.05.2009, 06:00 PM


Gazeta e perjavshme-informative, "NOSITI"  e Pogradecit, ne reklamen e saj te dt.4-17 maj 2009 per botimet e Entit Botues :D.I.J.A. "Poradeci", paraqet shkrimin me poshte per librin e ri poetik te shkrimtarit Edmond Shallvari, shoqeruar me fotografine e autorit dhe kopertinen e librit.
 
“Mos e ndiqni hijen”

 
Në librin e ri poetik “Mos e ndiqni hijen” të Edmond Shallvarit bie në sy përsosja e mëtejshme e teknikës së vargut, duke hedhur hapa të shpejtë e në ngritje që prej librit të parë. Meditimi poetik është fusha ku e ndien veten më mirë autori për të filozofuar rreth enigmave të jetës. Diku si një dialog me vetveten, diku me dialogun “unë dhe ti” tentohet të hyhet në labirinthin e shpirtit njerëzor.
Kështu në poezinë “I verbëri dhe unë” përmes një paralelizmi heroi lirik pozicionohet përballë enigmave të jetës, duke u ndier i verbër paratë panjohurave të jetës.
Një eksperiment i bukur është për nga mënyra e vargëzimit poezia “Refreni im” e këndshme në teknikën artistike dhe në përmasat e një kredoje poetike. Autori e përdor me mjeshtëri gjuhën duke krijuar neologjizma për të arritur sa më sakt shprehjen poetike; me paradoksin dhe antonimin si mjete artistike.
E veçanta e këtij libri është poezia qytetare, qëndrimi ndaj dukurive të jetës së sotme që shpesh përcillet me revoltën poetike të autorit.
Ndërthurja e poezive me mendimet e lexuesve është një tjetër gjetje origjinale që e bën librin më tërheqës.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora