E diele, 08.03.2026, 05:13 AM (GMT)

Intervista » Marku

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri

E shtune, 07.03.2026, 05:00 PM


INTERVISTË ME POETIN, PËRKTHYESIN DHE PUBLICISTIN BAKI YMERI

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Baki Ymeri u lind më 1 gusht 1949 në Shipkovicë, në një familje me tradita kulturore dhe kombëtare. Babai i tij, Ajvaz Voka, ishte veprimtar i njohur i kolonisë shqiptare në Bukuresht, ndërsa nëna, Aurelia Ymer Voka, ishte rumune nga Transilvania. Qysh në moshë të re, Baki Ymeri u lidh ngushtë me gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke e përvetësuar me pasion gjuhën e prejardhjes së babait të tij.

Ai kreu studimet në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Kosovës në Prishtinë (1969–1973). Për shkak të ndjekjes nga regjimi komunist i ish-Jugosllavisë, Baki Ymeri u arratis në Rumani, ku vazhdoi specializimet në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Aktiviteti i tij letrar dhe publicistik, i përqendruar në përhapjen e letërsisë shqipe dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare, e bëri atë objekt të ndjekjes dhe arrestimit politik. Në vitin 1976, u dënua me gjashtë vjet burg nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit për “bashkëpunim në veprimtari armiqësore kundër bashkësisë socialiste jugosllave”.

Për më shumë se tri dekada, Baki Ymeri ka kontribuar në letërsinë shqipe dhe rumune si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. Që nga viti 1971, ai ka përkthyer letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, ka publikuar qindra artikuj mbi diasporën shqiptare dhe ka nxjerrë dokumente origjinale të shoqërisë kulturore “Drita”. Ai është autor i disa librave origjinalë dhe të përkthyer, duke përfshirë poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare.

Përveç veprimtarisë letrare, Baki Ymeri ka qenë një mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Ai ka marrë pjesë në simpoziume ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka qenë aktiv në organizatat kulturore të diasporës shqiptare në Rumani, duke themeluar Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare dhe duke redaktuar revistën “Shqiptari / Albanezul” në Bukuresht.

Për kontributin e tij, Baki Ymeri është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, ka marrë mirënjohje të shumta dhe është nominuar nga Instituti Biografik Amerikan si “Njeriu i Vitit 2001”. Ai vazhdon të jetojë dhe të krijojë në Bukuresht, duke përhapur vlerat letrare dhe kulturore të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe duke mbështetur bashkëpunimin dhe paqen në Ballkan.

Baki Ymeri mbetet një figurë e shquar e letërsisë shqiptare dhe e veprimtarisë atdhetare në diasporë, duke bashkuar përmes fjalës së tij krijuese trashëgiminë kulturore me përpjekjet për drejtësi dhe liri kombëtare.

Në këtë intervistë ekskluzive për revistën “Zemra Shqiptare”, ndajmë një bisedë me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri. Figurë e respektuar e letërsisë shqipe dhe rumune, z. Ymeri ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme si krijues, intelektual dhe aktivist, duke përfaqësuar me dinjitet çështjen shqiptare në diasporë dhe duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve në Rumani e më gjerë.

Nga fëmijëria në Shipkovicë dhe studimet në Prishtinë, deri te përpjekjet për të përhapur gjuhën dhe kulturën shqipe në Bukuresht, jeta e Baki Ymerit është një histori e mbushur me sfida, përpjekje dhe përkushtim. Përmes fjalës së tij krijuese, ai sjell kujtime personale, reflektime mbi ngjarjet historike dhe vizionin për rolin e diasporës e të letërsisë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e paqes.

Në këtë intervistë, z. Ymeri ndan kujtime nga fëmijëria, eksperiencat si student dhe ndikimin e kulturës së dyfishtë në formimin e tij, si dhe rrugëtimin e gjatë si poet, përkthyes dhe veprimtar i përkushtuar për shqiptarët, duke ofruar një pasqyrë të angazhimit të tij për kulturën, identitetin dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

GM: Cilat janë kujtimet më të paharrueshme nga fëmijëria juaj në Shipkovicë?

BY: Shipkovica ku u linda para 77 vitesh, sipas Dr. Luan Topçiu, konsiderohet si Palca e Shqipërisë. Ajo është vendlindja ime që shtrihet në një shpat të ri të Sharrit plak. Atje e kisha shtëpinë e ngritur në vitin 1937, çatia e së cilës është e mbuluar me pllaka franceze, e cila tashmë është duke u shembur. Këtë godinë ia kam falur nipit tim, Lulzim Ramadani. Kujtimet nga fëmijëria ime në Shipkovicë janë të panumërta dhe të paharrueshme. Atje e kreva shkollimin fillestar. Njerëzit që më kanë mbetur në kujtesë janë prindërit e mi, babai Ajvaz Voka dhe mamaja Aurelia Graur, një rumune me origjinë katolike e lindur në një fshat të Transilvanisë, e martuar me babain tim dhe e ardhur në vendlindjen time (1941). Pse u shpërngulën nga Rumania? Sepse babai im ishte activist i lëvizjes legjionare, e udhëhequr nga Mareshali Ion Antonesku dhe Horia Sima. Njerëzit që më kanë mbetur në kujtesë janë arsimtarët Murtezan Katzadei dhe Shaban Rushani, profesorët Qerim dhe Musa Sinani, Xhevahir Spahiu, Sami Hoxha, Abdullah Kajragdiu etj.

GM: Çfarë kujtimesh keni nga jeta studentore dhe atmosfera kulturore e sociale në Prishtinë gjatë viteve tuaja të studimeve?

BY: Interesante, e bukur dhe e paharrueshme është jeta ime si student në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në një ambient social, me profesorët dhe librat e Andon Zako Çajupçit,  Migjenit, Sterjo Spases, Nonda Bulkës, Thoma Kacorit etj. Thoma Kacorin e kam njohur personalisht, duke e vizituar në apartamentin e tij në Sofje. Bashkëshortja e tij ishte bullgare e shqiptarizur, siç ishte edhe mamaja ime, rumune e shqiptarizuar, e cila kur errdhi në Shipkovicë, u mahnit me pamjen e vashave shqiptare me gërsheta dhe fizionomi që shëmbëllenin me femrat rumune. Metaforikisht, mamaja ime e përvetësoi gjuhën shqipe Brenda një nate! Aktivitetet e mia kulturore ishin të shumëllojshme, të panumërta dhe mbresëlënëse.

GM: Si u përjetua në familjen tuaj bashkëjetesa e dy kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, duke pasur baba shqiptar dhe nënë rumune?

BY: Faleminderit për pyetjen! Familja shqiptare është një institucion i shenjtë. Në gjirin familjar flisnim edhe shqip, edhe rumanisht. Traditat e të dy palëve ndikuan në formimin e personalitetit tim. Por, sa i përket konfesionit fetar, po shtoj faktin se nje pergjegjesi te madhe e te jashtezakoneshme kane qeverite dhe politika e Tiranes zyrtare dhe e Prishtines, te cilat jo vetem jane dorezuar, kane ngritur duart lart perpara klerit fetar, por edhe bashkepunojne me ta "per te qene afer zotit"! Se si mund te jesh afer zotit me ndermjetesine e ketyre krimineleve udheheqes fetare te veshur me xhyben e fese perkatese, te krishtere apo islame, e dine dhe e kuptojne vetem politikanet qe e perdorin fene si aleate per te marre votat e per te qendruar ne pushtet. Edhe pse xhamitë kanë lindur si këpurdhat pas shiut, feja e shqiptarit është Shqiptaria. Shqipetarët medioker, te zhytur ne analfabetizem dhe veshtiresi te medha ekonomike, te krijuara nga sistemi i pabarazise sociale, i shtypjes e shfrytezimit, i sheqerosur me termin "demokraci" pa demokraci te vertete, jane kthyer ne ushtare te Arabise, Neootomanise, te Serbise e te Greqise, ne haxhiqamilas myslimane e "haxhiqamilas" te krishtere, kunder interesave te popullit e te atedheut e nuk arrijne te kuptojne se keshtu jane edhe kunder familjes e vetes se tyre.

Per keto kerrcenime e shqetesime, deri edhe ndaj pjesetareve te familjeve te atedhetareve, si ne rastin e te nderuarit, atedhetarit Nusret Pllana, jane teresisht te papranueshme per cdo norme morale e ligjore te cdo vendi ku keta "shqipetare" kerrcenues, "trima" te fese veprojne. Pergjegjesia per "lirine" e trimave qe mbrojne "fete e tyre paqesore", ne rruge te tille, jane edhe mbi shtetin, organet e drejtesise, te cilat nuk veprojne me ligj kunder kesaj veprimetarie te hapur agresive te klerit mbi jeten paqesore te popullit, veprime qe nuk mungojne te godasin e ofendojne, denigrojne e luftojne kunder simboleve kombetare e heronjve tane kombetare. Eshte koha, dhe jemi vone, qe shteti te marre te gjitha masat per kontrollin e burimeve financiare dhe perdorimin e tyre nga ana e institucioneve fetare, te cilat po paguajne edhe grupe ekstremiste qe vene ne rrezik deri jeten fizike te atedhetareve e te familjareve te tyre.

GM: Kush ishte Ajvaz Voka, dhe si ka ndikuar figura e babait tuaj në formimin e karakterit dhe bindjeve tuaja jetësore?

BY: Ajvaz Voka i Shipkovicës ishte malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe. Janë të panumërta argumentet që flasin se ai ishte një malësor me prirje të theksuara perëndimore, njëri nga përkrahësit më të zjarrtë të çështjes shqiptare në diasporë. Nga kunata e tij në Bukuresht morrëm vesh se “kur e ka braktisur Rumaninë (1941), i ka lënë 50.000 leja donacion për mbarëvajtjen e lëvizjes së këtushme shqiptare”. Se ç’është bërë me to, këtë e dinte bashkëfshatari tij, Bajrami, që pat mbetur këtu dhe që kaherë ka vajtur në botën e hijeve. Në botën e hijeve të Shipkovicës ka vajtur edhe Ajvaz Voka, një muaj para se të shpërthenin demonstratat e Tetovës për të drejta kombëtare (1968). Zoti Ibrahim Voka i ndjerë, që jetonte tejmatanë restorantit të Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpërkrah me Reçicën, e mbante mend qëndisjen e flamurit kombëtar, para shpërthimit të demonstratave të vitit 1968. Asokohe ia patëm treguar flamurin Ajvaz Vokës dhe kushëririt të tij, Mixhait Ymerit. Që të dy derdhnin lotë mallëngjimi për këtë simbol të shenjtë, që s’e kishin parë që nga viti 1944, kur Sefedin Kërçova, ishveprimtar i Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, duke e përfituar postin e Kryetarit të Komunës në Shipkovicë, vjente me suitën e tij para shtëpisë së babait tim duke e valëvitur Flamurin Kombëtar.

GM: Në vitin 1973 u detyruat të largoheshit nga Kosova. Çfarë ju shtyu të merrnit këtë vendim dhe si e përjetuat atë periudhë të vështirë?

BY: U largova nga vendlindja ime si pasojë e përndjekjeve politike të policisë sekrete të Maqedonisë. Ishte një rrethanë e paërshkruar. Më arrestuan në Pançevë të Serbisë ku errdha ta marr revistën Lumin (Drita) me një artikull të Rexhep Qoses në gjuhën rumune. Kush ishin ata? Bedri Sinani i fshatit Gajre, shërbëtor i Sigurimit të Shtetit, si dhe një polic serb. Ku e dishin se unë isha atje? E dinin nga një informatë e një zagari të Serbisë në Pançevë (Bedri Sinani), i cili hyri në zyrë dhe m’u kanos me revolen të dorëzohem. Unë  thash shqip dhe rumanisht që ta kuptojnë ata të zyrës, se nuk jam terrorist të dorëzohem, por zotrote duhet të dorëzohesh sepse je spiun i Sigurimit antishqiptar të Jugosllavisë! Më futën në limuzinë duke e urdhëruar policin serb të m’i vejë prangat me duart e lidhura pas shpinës. Më sollën në Tetovë dhe më rrasën në një dhomë të ftohtë, kurse të nesërmen më dërguan te gjykatësi. Atje ishte edhe prokurori publik ser bi cili insistoi të më dënojnë me 7 vjet burg të rëndë. Gjykatësi maqedonas nuk e dëgjoi dhe mi dha 6 vjet burg nga të cilët i mbajta katër vjet. Mbrojtësi im ishte një vllah, Pnta Polenak.

GM: Si e përjetuat arrestimin dhe dënimin politik me gjashtë vjet burg të rëndë në Shkup, në vitin 1976?

BY: Momentin e arrestimit nuk e harroj kurrë. Vlen tëpërsëris se isha duke vajtiur nga Bukureshti në Pançevë që t’i marr librat e Rexhep Qosjes që ia përktheva në gjuhën rumune. Jeta në burgjet jugosllave ishte më e mirë se jeta në burgjet rumune dhe shqiptare. Një përvojë e çuditshme që do të mahet mend. Gjashtë vjet me burg të rëndë m’i dha Gjykata e Shkupit e përbërë nga mjë gjykatës maqedonas, një prokuror shqiptar dhe një tjetër maqedons. Po e përsëris se u ngrit si protestues një prokuror serb i cili kërkoi të më dënojnë me shatë vjet burg, por nuk pat sukes. Nga gjashtë vitet i mbajta katër vjet, sepse një vit ma hoqën si amnesti dhe një vit tjetër ma hoqën pse ia kushtova një poezi Matreshalit Tito, i cili sihte më i mirë dhe më demokrat se sa Enver Hoxha dhe Nikolla Çaushesku.

GM: Cili ishte reagimi i shtypit rumun ndaj qëndrimeve tuaja mbi Kosovën dhe a ka pasur presion nga autoritetet rumune?

BY: Të panumërta janë shkrimet e mia lidhur me Kosovën në shtypin rumun. Reagimet publike shkonin në favorin tim. Mbështetje nga institucionet rumune nuk kisha por kisha mbështetjen e shkrimtarëve rumunë. I vetmi president i asaj kohe ishte Trajan Basescu i poshtër, i cili pat deklaruar publikisht se Rumania nuk do ta njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës. Pas tij erdhi një president me origjinë gjermane (Klaus Weber Johannis), por as ai nuk bëri gjë pozitive për Kosovën. I mirë ishte Viktor Ponta me origjinë shqiptare përnga gjyshja, i cili kishte mendim pozitiv për Kosovën, por as mendimin e tij nuk e morrën parasysh. Në shekullin e XXI-te, "modernizmi" fetar, kërcënon atdhetarët edhe me jetën e familjes. Për nje fjalim mbi cmendurinë shqiptare, të cilëve nuk u mjaftojnë qindra mijera xhamija e kisha të ndërtuara "me bujari" kudo ku ka shqiptarë, "me bujari të miqve", shpenzojnë edhe vetë miljona nga të ardhurat e tyre personale, jo për të ndërtuar shkolla, spitale, kopshte fëmijësh, biblioteka e qendra të kulturës kombëtare, por për ndërtimin e dhjetëra xhamijave, për t'i shërbyer vetëvrasjes kombëtare. Trimat’ e ‘fesë së paqes’ dhe ‘fejes më të mirë’ kanë kërcënuar dhe shqetësuar edhe fëmijët e atdhetarit Pllana, për ta detyruar atë dhe të tjerë atdhetarë të heshtin përballë veprimtarisë së përditshme dhe gjithnjë në rritje të veprimtarisë armiqësore kundër shqiptarëve nga armiqtë tanë dhe agjenturat e klerit.

GM: Kur shkruat krijimin tuaj të parë dhe si e përjetuat botimin e parë? Na flisni edhe për veprat tuaja poetike…

BY: Krijimin e parë e botova në vitin 1971, me një mbështetje pozitive. Subjektet kishin të bëjnë me afirmimin e kulturës shqiptare në gjuhën rumune. Temat e trajtura ishin të mirëseardhura, kurse emocionet e papërshkruara. Veprat poetike ishin të panumërta, pa sentimentalizëm dhe pa vetëlavdërim!

GM: Si e përjetoni procesin e të qenit dygjuhësh dhe dykulturor në krijimtari?

BY: Dygjuhësia është një fat i mirëseardhur dhe një proces intaresant. Dygjuhësia ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen e problemtikës letrare, poetike, artistike, dhe diplomatike.

GM: Cilat vepra ose autorë ju kanë frymëzuar në fillimet tuaja si poet, dhe cilët shkrimtarë shqiptarë vlerësoni më shumë?

BY: Jeronim De Rada, Zef Serembe, Andon Zako Çajupi, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Sterjo Spase, Nonda Bulka, Naim Frashëri, Asdreni etj.

GM: Cilat figura të letërsisë rumune ju kanë bërë më shumë përshtypje dhe pse?

BY: Mihai Eminesku, Zaharia Stanku, Jon Krenga, Jon Luka Karaxhiale, Veronika Mikle, Mihail Sadovenu, Viktor Eftimiu (dramaturgu më i famshëm i Rumanisë me origjinë arumuno-shqiptare), Viktor Marin Basrab, Victoria Milesku, Marin Minku, Silvana Andrada Tkaçenko, Pssionaria Stoiçesku, Iuliana Çubuk, etj.  Përshtypje interesante dhe impresionante.

GM: Si filloi angazhimi juaj me komunitetin shqiptar në Bukuresht?

BY: Angazhimet e para filluan në vitin 1971 kur erdha për herë të parë në Bukuresht me rekomandimin e Profesorit të ndjerë kosovar Latif Berisha, i cili më porositi të shkoj në Bukuresht dhe të qëndis një punim seminarik me titullin “Bukureshti si qendër e kulturës dhe letërsisë shqiptare”. Kur hynë kriminelët serbë në Kosovë, e zbritën nga treni Latif Berishën dhe Fehmi Aganin dhe i ekzekutuan në mënyrë të pamëshirshme. Zoti i shpërbleftë me Dritën e Parajsës!

GM: Si e shihni sot rolin e diasporës shqiptare në Rumani?

BY: Roli i diasporës shqiptare në Rumani ishte një rol i rëndësishëm. Këtu u botuan veprat e Asdrenit, të Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), të Aleko Vançit, të Lasgush Poradecit etj. Janë vepra të botuara me kopertina të bukura dhe artistike.

GM: A ka ende Bukureshti potencial të luajë një rol kulturor për shqiptarët, si në kohën e Rilindjes?

BY: Gjendja aktuale është problemaike, por roli historik është një mision i shenjtë, sepse në Bukuresht dhe Konstancë u botuan veprat më të vlefshme të rilindësver tanë. Bukureshti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, është vatra e Rilindjes Shqqiptare me vlera të larta kulturore, letrare dhe atdhetare.

GM: Cilat janë sfidat më të mëdha për ruajtjen e identitetit tek gjeneratat e reja në diasporë?

BY: Rreziku i asimilimit është gjithmonë prezent, por gjuha shqipe nuk harrohet as pas vdekjes së pavdekshme të saj. Gjeneratat e reja në diasporë kanë nevojë për identifikim dhe afirmim.

GM: Cilat ishin momentet më të rëndësishme të angazhimit tuaj për të drejtat e shqiptarëve?

BY: Çastet më të favorshme për mbarëvajtjen e të drejtave të sivëllezërve tanë në veri të Danubit ishin një nevojë e domosdoshme me angazhime adekuate dhe konkrete. Për angazhimet personale nuk ka nevojë të vetëlavdërohem ngse flasin veprat, ngjarjet, inisiativat dhe rezultatet.

GM: Si u themelua revista ‘Shqiptari’ dhe çfarë ndikimi pati ajo?

BY: Revistën “Shqiptari” (Albanezul) e krijoi në vitin 1887 një patriot i pavdekshëm korçar, Nikolla Naço. Roli i saj ishte tejet i rëndësishëm për kultivimin e vlerave dhe veprave. Këtë revistë e ribotoi në Bukuresht Prof. Dr. Xhelku Maksuti me origjinë kërçovare.  Zoti e shpërbleftë me Dritën e Prajsës! Tani jam duke e botuar unë në cilësi të kryeredaktorit.

GM: Mund të na tregoni për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare?

BY: Këtë shoqatë e krijoi Gjorgje Miku (Gheorghe Micu), ishmiku i shqiptarëve që tashmë ka vajtur në botën e përjetshme. Arësyet e krijimit kishin të bëjnë me afirmimin e kulturës shqiptare dhe të asaj rumune. Një rol të veçntë e ka luajtur edhe miku aktual i shqiptarëve, diplomati Gjergj Bukura (Gheorghe Bucura), ishpërfaqësues i Qeverisë Rumune në Kosovë dhe ishdiplomat rumun në Tiranë. Zoti Bukura ka patur fatin të njihet edhe me Mbretin Leka Zogu.

GM: A besoni se letërsia dhe arti mund të ndikojnë në ndryshime shoqërore apo politike?

BY: Po! Besoj dhe mendoj se arti letrar mund të ndikojë pozitivisht në zhvillime sociale, politike dhe diplomatike. Më falni për prgjigjet e shkurta!

GM: Mendimi Juaj mbi fjalën dhe fuqinë e saj...

BY: Fjala e mirë ka fuqi artistike dhe terapeutike. Arti krijohet me fjalë të zgjedhura dhe me mendime të pjekura. Fjalët e mira nuk janë vetëm ushqim i mirë për shpirtin por edhe për trupin!

GM: A mendoni se përkthimi është një formë e krijimtarisë më vete?

BY: Përkthimi letrar ka karakter kombëtar dhe mbarëkombëtar. Përkthyesi bën seleksionimin e veprave sipas vlerave estetike dhe artistike. Ky është roli primodrial dhe elementar  i përkthesit si krijues.

GM: Si i zgjidhni veprat që përktheni mes shqipes dhe rumanishtes?

BY: Veprat e shqiptarëve të përkthyera në gjuhën rumune i zgjedhim sipas vlerave artistike që kanë. Kjo vlen edhe për veprat e rumunëve të rikënduara në gjuhën shqipe, konform kriteriumeve origjinle, nacionale dhe personale.

GM: Si e përjetuat vlerësimin ‘Njeriu i Vitit 2001’?

BY: Vlerësimi i atëhershëm ishte një befasi e mirëseardhur për mua, për familjarët e mi, për bashkëkombasit e mi, si dhe për dashamirët tanë në vendlindje dhe në diasporë.

GM: Si e shihni sot Ballkanin në raport me idealet e paqes dhe mirëkuptimit?

BY: Ballkani është një zonë e bukur dhe një ishull i pasur që ka nevojë për distancim nga e shkuara e errët, për të krijuar një ardhmëri të mirë dhe të begatshme, së bashku me idealet e pqes, të mirëkuptimit dhe të përparimit.

GM: Si e perceptoni pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sot?

BY: Pozita e sivëllezërve tanë në Maqedoninë e Veriut është një subjekt i veçantë që ka nevojë urgjente dhe permanente për liri dhe drejtësi, për identitet dhe origjinalitet, për t’i përballuar me mençuri sfidat aktuale.

GM: Si do ta përshkruanit zhvillimin historik të Kosovës?

BY: Kosova është koka e Shqipërisë. Ajo ka përjetuar periudha drastike dhe dramatike. Kosova ka nevojë elementare për një zhvillim historik dhe për përparim  të mbarë, të përgjithshëm, të fuqishëm dhe të gjithëfuqishëm. Vlen të potencojmë faktin se në Konstancë të Rumanisë botohej revista Kosova (1932), ku i botonte poezitë e tij edhe Asdreni i famshëm dhe i pavdekshëm, si dhe Mitrush Kuteli, Aleko Vançi etj.

GM: Çfarë simbolizonte Shqipëria për ju dikur dhe çfarë simbolizon sot?

BY:  Shqipëria dikurë simbolizonte një tërësi teritoriale dhe kombëtare, siç e përshkruante Naimi te Bagëtia dhe Bujqësia. Shqipëria sot përbën një ishull të gjatë si një shkop, por për fat të keq, pa Kosovën dhe Çamërinë si dy ishuj të rrumbullktë dhe të mirëbekuar.

GM: Elemente të mendësisë së vjetër, a përbëjnë sot problem për shoqërinë shqiptare?

BY: Natyrisht! Elementet e mentalitetit të vjetër, janë një shqetësim ballkanik i ditëve tona, të cilin duhet ta flakim një herë e përgjithmonë, për të vajtur  të bashkuar nga fitorja në fitore dhe nga drita në dritë.

GM: A mendoni se shqiptarët do të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm?

BY: Gjithësesi! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit, duhet të krijojnë një unitet kombëtar në një shtet të vetëm dhe të rrumbullaktë, së bashku me Çamërinë, me Shqipërinë dhe me Kosovën.

GM: Si do t’u drejtoheshit shqiptarëve me një mesazh?

BY: Shqiptarët duhet të jenë gjithmonë ashtu siç ishin në periudhën e lavdishme të rilindësve tanë: Trima, të bashkuar, të frymëzuar, të denjë për unitet, kulturë dhe bashkim kombëtar.

Baki Ymeri

SHIPKOVICA

Pas pesëmijë vitesh

Erdha nga Parajsa ta shoh

Se si e prisni dritën në vatër

Dhe si i lansoni ëndërrat

Në zemër të Dardanisë

Kur Zoti ishte Zot

Që i ndëshkonte barbarët

Me zjarr e barot.

Fëshferimë yjesh,

Engjëj me ëndrra e libra,

Thëllënxat shtojzavallet,

Bishat e Vardishës

Dhe Përroi i Kishës.

Muret e shtëpive të vjetra

Porsi në çerdhe

E mbajnë frymëmarrjen

Qenje e gjallë

Historia hyn dhe del nga dyert

Bebzat i drejton tejmatanë Kalasë

Ngazëllimin e mban mes oborresh

Qetësi mbëlton mes shtatoresh

Shtëpi lidh mes shtëpishë

Mure lidh mes muresh.

Sulltani na i ndërroi emrat

Por jo edhe shpirtin

Mnjakët, Lekët dhe Fandet

Torbeshët, Gjurrajt, Bislet,

Hadret e Gradishet

Vokallarët dhe Çadelët me çadër

Kola e mban të pashuar dritën në vatër

Historia merr frymë

Ndërmjet mureve

Ajo i shpërlan teshat

Teshat e bardha presin.

Ne jemi Gjorre, thosht mixha Ajet

Gjorret janë katër nënfise Dulakët,

Bislet, Gjuslet edhe ata të Lezës Mustafës.

Çfarë hijeshie!

Teshat e bardha flasin mes veti

Zjarri kënaqet në vatra

Njerëzit dëgjojnë ç’thotë era në mbrëmje

Muret dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjez

Pasqyrat dëgjojnë çka thotë

Shëmbëlltyra juaj në mesditë.

Teshat e bardha

Rrjedhin përmes shkumës së natës

Unë kthehem në zemër të Transilvanisë

Dardania e qëndis flamurin e Pavarësisë

Për njohje e jo për hatër,

Qenje e gjallë

Historia ta pjek bukën në vatër.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhmije Mehmetaj – ruajtëse e gjuhës dhe identitetit kombëtar Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur Salim Arifi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin, piktorin dhe publicistin Fritz Radovani Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe ish-të përndjekurin politik Eduard M. Dilo Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin Kristaq Turtulli – Ambasador i Kombit Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me piktorin e mirënjohur Gazmend Freitag Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Viola Shqau Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Hazir Mehmeti (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Hazir Mehmeti (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Hazir Mehmeti (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (III)

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx