E shtune, 04.10.2025, 11:18 PM (GMT+1)

Intervista » Marku

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Hazir Mehmeti (II)

E shtune, 04.10.2025, 03:30 PM


INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE PUBLICISTIN HAZIR MEHMETI (II)

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive, Hazir Mehmeti ndan me ne përvojat si shqiptar në diasporë dhe kontributin e tij të vyer në fushën e arsimit dhe kulturës. Ai tregon arsyet që e shtynë të largohej nga Kosova, sfidat e fillimeve në Austri dhe përpjekjet për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare përmes librave mësimorë dhe iniciativave të ndryshme. Nga roli i tij si kryetar i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu”, deri te pjesëmarrja aktive në shoqata ndërkombëtare si P.E.N. Klubi, Mehmeti ofron një vizion të qartë mbi rëndësinë e promovimit të letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar jashtë vendit. Ai gjithashtu ndan mendimet mbi veprat e tij letrare dhe publicistike, si dhe mbi shkrimtarët dhe poetët që e kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit të tij krijues.

GM: A mund të na tregoni arsyet e largimit nga Kosova? Cilat ishin faktorët kryesorë që ju shtynë të merrni këtë vendim?

HM: Shumë e kundërshtoja largimin nga Kosova, ishte koha kur duhej qëndresë me çdo çmim. E kam thënë në shkollë, në shumë takime, biseda, kontakte me njerëz, se largimi nga Kosova është dobësi dhe këtë e do armiku.   Aktiviteti im ishte i përcjellë për çka u mora në pyetje disa herë, u arrestova disa herë dhe u mbyllen rrugët. Pak para fillimit të vitit shkollor, sigurimi serb hynë në banesë për arrestim (10 e 11 gusht 1996), por fatbardhësisht nuk qëllova aty. Ata frikësuan familjen time, fëmijët ishin të vegjël dhe u frikësuan shumë. Të zemëruar se nuk më zunë thyen çdo gjë. Morën disa dokumente, foto, materiale dhe shkuan. Kalova në ilegalitet dhe në kontakte me kolegë e shokë ishte qëndrim se duhej larguar përkohësisht dhe pastaj me ndihmën e miqve kjo u mundësua. E quanim të përkohshëm, por u bë e kundërta. Nga shënimet që kishte shërbimi austriak e inteligjencës, menjëherë më njihet statuti i të përndjekurit politik. Sipas ligjeve mbi bashkimin familjar, m`i sjellin familjen.

Faktori i parë i largimit ishte represioni  i vazhdueshëm që rrezikonte jetën time. Faktori i dytë ishte gjendja katastrofe ekonomike.

GM: Çfarë mund të na thoni rreth fillimeve të jetës suaj në Austri dhe a ishte e vështirë të përshtateshit me një kulturë dhe ambient të ri?

HM: Organet austriake më priten shumë mirë sikur të isha ndonjë figurë e njohur. Brenda tri javësh më dhanë pasaportë austriake, banesë, kurse mësimi, siguri maksimale për mua.

Ishte një rrethanë e re për mua, kisha ngarkesa të shumta për gjendjen e rëndë në Kosovë, e kisha merakun e fëmijëve, prindërve në ato rrethana represive në Kosovë. Vajzat i kisha në gjimnaz ku mësimi mbahej në rrethana të vështira, sulmohej shkolla çdo ditë jo vetëm nga policia serbe, por edhe nga vagabondët shqiptarë të shumtë të pa vetëdijshëm dhe arrogant.

Në Austri nuk ishte i lehtë përshtatja kur dihet se dallimi mes kulturave, mentalitetit, gjuhës ishte i madh.  Pasi e fitova statusin e të përndjekurit politik duhej integrimi në shoqërinë e re austriake. Tani isha magjistër i shkencave natyrore (Mag.rer.nat.) duhej treguar i kujdesshëm në lidhjen e jetës në shoqërinë e zhvilluar austriake. Vazhdova me mësimin intensiv të gjuhës gjermane. Kreva shtatë nivele të kurseve të gjuhës, e bëra nostrifikimin e diplomës së fakultetit duke marr titullin Mag.rer.nat (Magjister). Kjo më ndihmoi shumë.

GM: Si e përshkruani përmbajtjen dhe qëllimin kryesor të librave tuaj mësimorë në gjuhën shqipe, të hartuar për shkollat e diasporës? Gjithashtu, si e vlerësoni rolin tuaj si përgjegjës për botimin e materialeve mësimore në gjuhën shqipe pranë Ministrisë së Arsimit?

HM: Ministria e Arsimit dhe Arteve e Austrisë më pranoi në punë mësues për nxënësit shqiptarë në dy ciklet e fillores.  Pasi konkurrova në konkursin që organizonte inspektori i arsimit u pranova, kjo më gëzoi shumë, por edhe më befasoi pasi nuk e dija mirë gjermanishten. Inspektori kishte origjinë kroate, më pyeti sa gjuhë i di. I tregova se kam studiuar në studimet postdiplomike (Magjistraturë e doktoratë) në Zagreb. Ndërruam pak fjalë kroatisht duke bërë shaka.  Pas tri ditësh më telefonon personalisht ( ishte befasi) dhe më lajmëron se jam i pranuar për mësues. Atë ditë, 9 maj 1999, pak para orës tetë me priti drejtori i shkollës me 24 nxënës tek dera e shkollës. Të gjithë nxënës refugjatësh nga lufta t# cilët i solli Austria për strehim. U befasova. Një kujtim që nuk harrohet, takim me fëmijët e vuajtur të luftës.

Fillimi në Vjenë

Klasa e luftës

Gjatë vitit 1999, kur lufta vazhdonte në Kosovë, Austria pranoi refugjat nga Kosova, një pjesë e tyre u vendos në Vjenë. Nevoja për mësues shqiptarë ishte e domosdoshme për fëmijët e ardhur. Në këto rrethana organi përgjegjës për personelin mësimor Stadschulrati, më pranon në punë Hazir Mehmetin.

Nga kontektet me kolege e kolegë kombesh të ndryshme, mora përvojë në hartimin e materialeve mësimore. Kjo më inspiroj vazhdimisht. -Mora pjesë në shumë seminare në Austri ku prezantova materialet mësimore që përgatita.  Nga këto materiale u hap së pari faqja e internetit në gjuhën shqipe pranë Ministrisë  së Arsimit krahas atyre në kroatisht dhe turqisht. Ishte hera e parë kur botohen materiale mësimore në gjuhën shqipe.  Në Ministri më caktuan përgjegjës i faqes për botimin të materialeve mësimore në gjuhën shqipe.  Materialet mësimore i paraqita në seminare disa ditore të organizuara nga Ministria e Arsimit për gjuhët amtare, ku hapa Punëtorinë (Workshop) në gjuhën shqipe (hera e parë) krahas kroatishtes dhe turqisht. Nga materialet e mia doli  libri për alfabetizim – (mësim alfabeti) A-B-C – Fibel. Abetare për nxënësit shqiptarë i botuar nga Ministria.  Mbetet akoma libri i vetëm në katalogun e teksteve të Ministrisë së Arsimit  për nxënësi shqiptar i cili jepet falas. U mbushen trembëdhjetë vjet qëkur mësohet me te, jo vetëm në Austri, por në shumë vende tjera në kontinent. E vetmja abetare e botuar nga një vend evropian për mësimin e alfabetit shqip i standardeve të larta bashkëkohore. E kam prezantuar në shumë seminare në disa shtete i ftuar si autor.

Autor: Hazir Mehmeti

Teksti në shqip, Fibel A-B-C – Abetare

Në katalogun e botuesit në një faqe.

Abetarja e parë në shqip në Austri,

“Pas një pune të gjatë në botimin e materialeve mësimore të autorit Hazir Mehmeti, tani ju prezantojmë Abetarën për mësim të nxënësve me mësim në gjuhen shqipe në Austri. Koncepti bazohet në alfabetizimin në gjuhëb shqipe paralel me gjuhën gjermane.

Në faqen e internetit, punova me vullnet dhe përkushtim rreth pesëmbëdhjetë vjet prej të cilave në fillim katër vjet pa shpërblime, vullnetarisht, pastaj u pagua honorar i mirë viteve tjera. Kjo zgjati deri në daljen time në pension. Jam shumë i lumtur që munda ta afirmoj gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Punova në shkollën më të mirë në Austri (vendi i parë, 2010) dhe vendi i tretë në Evropë. Aty kisha mysafir në orën time mësimore ekspert të gjuhëve nga gjithë kontinenti dhe disa herë ORF-2 TV-Austria.  Mora shumë mirënjohje nga shkollat ku punoja, Magjistrati dhe Ministria e Arsimit.

Prof. Dr. Musa Kraja, drejtues i Akademisë Pedagogjike në Tiranë, shkruan monografinë: Mësues e Krijues në Diasporë, Hazir Mehmeti,  vitin 2016.

Pas njohjes në disa seminare ku mbanim kumtesa na lëmi i metodikës dhe prezantonim materialet mësimore që vet i kishim përgatitur, merr nismë për të shënuar veprimtarinë e mësuesve krijues në diasporë.   Në fjalën hyrëse të librit Prof. Dr. Musa Kraja shkruan:    Vendimin  e  Miratimit    Akademisë    Shkencave    Edukimit,  tek  paragrafi  “Qëllimi   dhe  Objektivat, “ Neni  4, pika  3,  thuhet: “ Njohja,  studimi  dhe  përgjithësimi i ndihmesave    figurave    shquara  si    mendimtarë       popullorë, si  veprimtarë të  shkollës  dhe    arsimit, si  personalitete    mendimit    pedagogjik    trojet  shqiptare  dhe    diaspora

Pra,  po  bëjmë  një  punë  me  kënaqësi, nisur  edhe  nga  kjo  detyrë    buron edhe  nga Programi  i  Akademisë sonë, një  fushe e   re  pas  botimit  “PEDAGOGJIA  SHSH  me  PP”, tashme  si Aspekte  te Pedagogjisë    Zbatuar,  ,   fillon  me këtë  Monografi  Social-Pedagogjike,   për  një  nga më të  mirët  mësues të  shkollave  shqipe  në diasporë Hazir  Mehmetin.

Përvoja  e përparuar    çdo  fushë    veprimtarisë  së njeriut  përbën  vlerë  për  individin, grupin shoqëror, institucionin  e  çdo  fushë  shoqërore  apo  teknike. Kjo  është,  forcë  shtytëse,  frymëzuese  edhe   për    tjerët , sepse  përbën  inovacion,  rendiment e cilësi. Aq    shumë    punën  me  njeriun e ri, me  brezin    rritet e  zhvillohet.

Nganjëherë  i  kemi  përpara njerëzit  e  thjeshtë , që  bëjnë  shumë punë  të vlerta  dhe  i   kalojmë    heshtje , kërkojmë  “emra    njohur,    afirmuar”.  Pikërisht  edhe  tek  këto të thjeshtit, kur  i vëzhgojmë  pa  paragjykime,  vërejmë  realisht    madhërishmen, të  vërteten,    përbën  vlera,    mbetura  brenda  katër  mureve. Kjo ndodhë në shumë sektorë ose më saktë  nuk  duhet të ndodhi, jo për eufori, por për vlerat e pozitivi tetin , që  i  karakterizon  në profesion dhe     jetën  sociale.

Tek dëgjoja diskutimet për abetaret shqipe në këto shkolla, në një promovim të abetares origjinale nga mësuesi Hazir Mehmeti në Austri, i cili veç kësaj gjendet në mesin e pesë mësuesve nga diaspora i ngarkuan për hartimin e 19 teksteve, në gjuhën shqipe.

Duke i pasur, fatbardhësisht të gjallë e aktivë modele mësuesish mjeshtër në këtë fushë, siç i kanë edhe popuj të tjerë, të cilët i mbështesin, në trajtime, me  lindi  ideja të evidentojmë, studiojmë e përgjithësojmë këtë vlerë, që  është sa konkrete edhe aq teorike e aplikative, një pedagogji e zbatuar në rrethana të kohës.”

Isha pjesë e disa projekteve për hartimin e teksteve mësimore. Njëri prej tyre ishte projekt i organizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut (PH-Zürich) ku ishte profesor albanologu dhe miku ynë i madh Dr.Dr.Basil Schader.  Nga projekti i realizuar dolën nëntëmbëdhjetë tekste temash e nivelesh  të ndryshme. Ky projekt e pasuroi literaturën shkollore në diasporë si kurrë më parë. Mes tjerash ky projekt mori mirënjohjen në një konkurrencë nivel kontinenti “Projekt i Shkëlqyeshëm” me rastin e ditës së gjuhëve amtare (24 shtator 2015). Në projekt isha hartues (autor) nga Austria. Këto tekste akoma shfrytëzohen në mësimdhënie.

GM: Cili ka qenë ndikimi juaj si Kryetar i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë 'Naim Frashëri' në zhvillimin dhe promovimin e arsimit shqip në komunitetin shqiptar të Vjenës?

Mirënjohje nga Stadtschulrat (Drejtoria e Arsimit të Vjenës) me motiv: Për kujdesin në mësimin e  fëmijëve në gjuhë shqipe dhe për organizimin e leximit nga autorë.

Ne ju falënderojmë për angazhimin tuaj në shërbimin të Stadschulratit (Drejtorisë së Arsimit në Vjenë

PROF. DR. MUSA KRAJAS DHE EMIRJONA KRAJA

Monografi:   Mësues e krijues në diasporë, HAZIR MEHMETI  (monografi social-pedagogjike)

Motivimi e interesimi personal dhe angazhimi institucional në cilësinë e lektorit të autorizuar, tashmë të ndjerit,  prof. dr. Musa Krajës  i  mundësuan njohjen me mësuesit e mësueset më të zellshëm e bile edhe krijues,që punojnë me nxënësit shqiptarë nëpër diasporat shqiptare. Në këtë edicion ai solli një monografi për njërin ndër më të shquarit, mësuesin në Austri, Hazir Mehmetin, duke i pikasur me kompetencë gjithë vlerat e tij shembullore prej mësuesi, krijuesi, autori e bashkautori tekstesh mësimore etj.

HM: Në shoqatë bashkonim ide dhe organizonim aktivitete të lira, diskutime lidhur me problemet e mësimit, rrethanat.  Përgatitnim materiale informative për prindërit duke e shtuar afirmimin e gjuhës dhe rëndësinë e saj për zhvillimin e personalitet të fëmijës.  Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe si elementi i parë identifikues kombëtar dhe rëndësia e saj në integrim në shoqëri. Si drejtues i shoqatës jam munduar të afrojmë sa më shumë kolege e kolegë në aktivitete dhe projekte me vlera për mësimin e gjuhës, për lidhje më aktive me vendlindjen dhe institucionet në Atdhe  (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Ulqin).

Shpresoj se kam dhënë diçka me vlerë si mësues, edukator dhe si publicist e autor tekstesh.

Jam autor i dy monografive lidhur me mësimin në gjuhën shqipe në Austri. Jam krenar që kam shkruar vazhdimisht për aktivitetet mësimore e kulturore. Këto shkrime janë të lindura nga dashuria dhe respekti për mësimin, veprimtarët vullnetarë të shumtë. Nga dashuria për njeriun tonë mërgimtar i cili  jeton me shqetësime të shumta.   (HM “Mësimi shqip në Austri” 2013 dhe “Mësimi shqip në Austri”- 2018)

GM: Nga pozita juaj si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë 'Aleksandër Moisiu' në Austri, si e vlerësoni punën e kësaj shoqate në promovimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare?

HM: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Austri “Aleksandër Moisiu” ka dhënë shumë për afirmimin e krijimtarisë letrare e publicistike në Austri.  E ka forcuar lidhjen me shkrimtarët austriak dhe të kombeve tjera që veprojnë në Austri.

Kam shkruar për dhjetë vjet nëntëdhjetë e gjashtë reportazhe dhe analiza rreth rrjedhave letrare artistike në Austri disa nga të cilat ishin të organizuara nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri.  Nga këto reportazhe dhe dokumente tjera arkivore,  shkrime shtypi shqipe e gjermanisht, e kam botuar librin monografik “Aktivitete letrare në Austri”, i financuar tërësisht me buxhetin tim privat. Jam krenar me librin i cili është dokument me vlerë edhe për gjeneratat e ardhme.  Ky libër dokumentar i cili niset me shkrimet e mia të hershme,  është i pasur me shumë shkrime nga aktivitetet dhe biografi autorësh të shumtë.

Krahas mësuesisë, jam marrë me krijimtari letrare që kur isha nxënës i Normalës.  Pasi u stabilizova në Austri, nisa t’i përcjell aktivitet e shumta që zhvilloheshin në Austri. Vazhdoja shkrimet e mbetura gjysmë në Kosovë, shkruaja tregime e poezi, por më shumë shkruaja reportazhe ku mësoja mbi gjendjen dhe rrethanat e mërgimtarëve.

GM: Duke qenë se jeni anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Diasporë, me seli në Gjermani, si dhe i P.E.N. Klubit në Austri, çfarë mund të na thoni mbi këto shoqata?

HM: Të dy asociacionet, janë pasuri e madhe në jetën tonë kulturore e artistike të pazëvendësueshme. Janë mundi i intelektualëve krijues në diasporë i cili e afirmon kombin tonë në hapësira evropiane. P.E.N klubi, austriak ka bërë shumë në afirmimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarëve shqiptarë dhe të Lidhjes... në gjuhën gjermane.  Jam anëtar i rregullt dhe jam krenar për këtë. P.E.N ka botuar librin tim me tregime “Kohëthyerja”  në gjermanisht, Zerstrümmerung der Zeit”, kjo nuk ishte e lehtë dhe nuk është pak. Ky libër tani është i përkthyer në gjermanisht dhe rumanisht. Në gjermanisht i botuar nga P.E.N klubi austriak dhe tani e dhjetë vite gjendet në biblioteka në Austri po edhe në bibliotekat kryesore në gjermani. Biblioteka Nacionale e Gjermanisë e ka për lexim edhe O-line tani e disa vite. Përmbledhja tjetër me tregime /Kohëpërfyetje/  “Schwirigen Zeiten” është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i njohur Dr.Kurt Gostetschentigg, me parafjalën nga shkrimtari i njohur austirak Josef Graßmugg,Vorsitzender des “Europa-Literaturkreis Kapfenberg“ dhe pritet të botohet së shpejti. Përkthimi i veprave letrare kërkon shpenzime, kurse botimet mund t’i merr për sipër botuesi ose mbeten të pa botuara. Mbështetës i fuqishëm ishte miku ynë, drejtues i P.E.N. -it për shumë vite, shkrimtari i njohur Prof. Peter Paul Wiplinger. Wiplinger i kishte miq Dr. Ibrahim Rugovën dhe Ali Podrimjen.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sabri Kiçmari: “Historia jonë është e lidhur me krijuesit tanë jashtë territoreve shqiptare. Këtu hyn krijimtaria e Rilindësve tanë jashtë territoreve etnike. Roli i tyre në krijimin e shtetit e gjuhës shqipe ishte i jashtëzakonshëm. Edhe ju si mërgatë dhatë shumë kontribut për atdheun në veçanti këto njëzet vitet e fundit. Nga kjo ndihmë ne arritëm t`i mbijetojmë shtypjes së egër që ushtrohej në Kosovë. Ju keni përparësi nga krijuesit brenda vendit, ngaqë ju e dini edhe gjuhën e vendit, jetoni këtu dhe e përcillni nivelin e krijimtarisë në Austri. Nga kjo ju do të mblidhni ide, përvoja e vlera nga më të ndryshmet. Do kontribuoni në shkëmbimet me vendet tona në lëmin e krijimtarisë letrare e artistike. Ndihem i gëzuar dhe ju siguroj se do ta keni përkrahjen e institucionit që unë përfaqësoj, Ambasadën e Republikës së Kosovës”.

Këshilltari në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Faruk Ajeti: “Me veprimtarinë tuaj në Austri, jeni duke bërë histori të krijimtarisë artistike dhe ajkës së intelektualëve në Austri. Ju jeni lidhje e fuqishme me krijimtarinë letrare në gjuhën e nikoqirit dhe gjuhëve të tjera këtu ku ne jetojmë. Kjo e ngre fuqishëm imazhin dhe kulturën tonë si komunitet këtu.”

Me përkrahjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Austri janë promovuar vepra letrare nga krijues të ndryshëm të cilët kanë dëgjuar mendimin e lexuesve mbi artin dhe kulturën shqiptare. Monografia është një domethënie serioze, e plotësuar me fotografi dhe informim të saktë, shembull i mirëfilltë i një populli të lashtë me kulturë të hershme evropiane dhe mbamendje për të ardhmen. 10 vjet kanë qenë një angazhim serioz letraro-artistk për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, ku prezantohet vazhdimësia e letërsisë shqipe. Kjo monografi është respekt për autorin që e ka shkruar Hazir Mehmeti duke na përcjellë mesazhe për kulturën shqiptare, mbrujtur me kujtime, sakrifica dhe shpresa për integrimin.

GM: Si autor i shumë veprave letrare dhe publicistike, mund të na ofroni një përshkrim të përmbajtjes së tyre?

HM: Kam shkruar që herët, por kam botuar vonë. Kam hartuar dhe botuar tekste shkollore. Si autor dhe bashkautor i 21 teksteve. Veprat monografike lidhur me mësimin shqip në Austri, aktivitetet letrare e kulturore, vepra  mbi historinë e shkollimit dhe aktiviteteve patriotike të shqiptarëve në Austri, albanologë të njohur në Austri, figura historike të kombit austriak me rrënjë shqiptare, janë brumi  i disa librave nga hulumtimet e mia shumëvjeçare. Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Deri më tani pak i është kushtuar rëndësi këtyre, andaj ne dimë pak për ta dhe veprat e tyre.  Në përgjithësi na mungon tradita e shkrimeve. Kjo bëri që të dihet pak mbi aktivitet rreth mësimit dhe atyre  kulturore në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve. Akoma kemi pak shkrime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë libër e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë.

“ Libri ” ”STUDIUES AUSTRIAKË E SHQIPTARË NË AUSTRI- në gjuhë, art dhe kulturë”, shikuar hollë e hollë, paraqet një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme e me fotografi, që pasqyrojnë bindshëm jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve më të shquara që folën shqip në Austri, siç reflekton edhe vetë titulli.

Duke e shfletuar, lexuar e shijuar kujdesshëm librin e Hazir Mehmetit ”STUDIUES AUSTRIAKË E SHQIPTARË NË AUSTRI- në gjuhë, art dhe kulturë” bindemi plotësisht se ai, vërtet, është një enciklopedi e llojit të vet, nga i cili mund të informohesh e të mësosh për shumëçka. Autori  i rryer e me përvojë, Hazir Mehmeti, me një mjeshtri të rrallë ka arritur ta mbarështrojë mirë e mbarë gjithë atë mal faktesh: biografi, dokumente, fotografi, materiale arkivore, shkrime nga shtypi etj., të grumbulluara për gjashtë vjet rresht, duke e sistemuar e konceptuar në disa kapituj, të ndërlidhur me njëri- tjetrin, si mishi me thoin.

Kapitulli i dytë shpërfaq qartë e natyrshëm kontributin e pazëvendësueshëm të gjermanofolësve për gjuhësinë shqiptare, duke nisur që me Arnold Fon Harffin, autorin e  dokumentit të dytë i gjuhës shqipe, për të vazhduar me Johannes Thunman, Jakob Philipp, Fallmerayer, Johannes Georg von Hahn, Gustav Meyer, Leo Freundlichm Franz Baron Nopcsa, Jan Urban Jarnik, Norbert Jokl, Maximilian Lambertz, Franc Xaver Ritter Miklosich, Theodor Ippen Herman M. Ölberg Wilfried Fiedler e Dr. Kurt Goschtentshnigg etj.

Ndërkaq në kapitullin e tretë mund të mësojmë për personalitete të njohura austriake me origjinë shqiptare, siç ishin: Gjergj Basta, Karl Gega  e Aleksandër  Moisiun, me të cilët krenohet edhe e gjithë bota e civilizuar.”( Bedri Tahiri, Galicë, 12 maj 2019)

Libri tjetër nga publicistika i cili është cilësuar si vepër e rrallë dokumentare, është “Pranverë e helmuar” i cili i kushtohet helmimeve të 8200 nxënëseve në Kosovë.  Libri bazën e merr nga: shtypi shqiptarë dhe i huaj, dokumenteve nga spitale dhe qendrat shkollore, çerdhet; Persona që përjetuan helmimin dhe ata që i ndihmuan të helmuarit bashkë me pasojat e tyre dhe pjesa e ditarit tim i mbajtur nga ngjarjet e rënda të helmimit në Qendrën e Mesme Shkollore “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Ky institucion shkollor i mesëm ku punova mbi gjashtëmbdhjet vjet kishte 3100 nxënës dhe 172 mëmimdhënës dhe punëtorë teknik.

“Vepra e Mr.sci.Hazir Mehmetit është një thesar i kulturës dhe i memories së vuajtjeve kombëtare historike shqiptare dhe si e tillë kjo vepër zë një vend të rëndësishëm në literaturën e Historisë Kombëtare Shqiptare. Po japim fjalën nga  Prof. dr. Eqrem M. ZENELAJ

Në përmbajtjen e librit “Pranverë e helmuar” shihet mirë një periudhë e rëndë që përjetoj kombi shqiptar në Kosovë. Këto ngjarje paraqitën në libër me syrin e hulumtuesit e publicistit, i cili që herët nga koha e punës së tij në Qendrën Shkollore ndau fatin me nxënësit, prindërit dhe kolegët e tij. Rrethanat e rënda paraqiten shkurtas por me argumente qoftë nga personalitet e njohur të kohës apo dokumentet dhe shkrimet e shtypit periodik e ditor, libra të shkruar deri tani rreth helmimit. Sulmi që i bëhet shkollës shqiptare, ndryshimi me dhunë i plan programeve të mësimit në gjuhën shqipe janë vetëm fillimi i aktivitetit shovinist serb.

Në fakt, libri sjell gjithashtu sekuenca nga qëndresa e mësimdhënësve shqiptarë në kolektivet e tyre, duke u organizuar si të pavarur nga sistemi serb i cili mbrohej nga struktura e vjetër. Kështu ishte edhe në shkollën ku Hazir Mehmeti punonte dhe ishte pjesë e

Mr.sci.Hazir Mehmeti në librin e tij ofron fakte lidhur me rezultatet shkencore nga analizat laboratorike në të cilat u vërtetua prania e substancave neurotoksike. Të gjitha analizat laboratorike të bëra në Zagreb, Paris e gjetiu tregojnë, se është fjala për helmime. Këtë e pohojnë mjekët specialist shqiptarë në bazë të simptomave, por edhe toksikolog ndërkombëtarë me analizat e tyre laboratorike: Dr. Aubin Heyndrickx, Dr. Franjo Plavsiç, Dr. Bernard Benedetti, Grajgut, Graves, Dolenc. Gjetja e substancës në gjashtë mostra të shtatë fëmijëve të helmuar në Kosovë në analizat e specializuara u zbulua substanca DIMETIL-PHOSPH-DITIONAT (DM-PP), Dr. Franjo Plavši?, në simpoziumin lidhur me helmimet në Zagreb me 9 qershor 1990 etj.

Pa dyshim kjo vepër do jetë edhe një dokument dëshmi kohëve mbi krimin e rëndë serb të helmimit të tetë mijë fëmijëve shqiptarë, krim i cili nuk u dënua, krim i cili nuk do harrohet asnjëherë në jetën e kombit shqiptar. Ditari i tij personal i përshkrimit dhe përjetimit të helmimit të nxënësve flet në detaje dhe mbetet dëshmi me vlerë ku flitet jo vetëm për helmimin, por edhe për represionin, arrestimet, marrja në “pyetje” nga organet e sigurimit serb të cilat i përjetuan aktivistët mes tyre edhe autori..

Hazir Mehmeti është autor i abetares së parë për nxënësit shqiptarë në Austri dhe i teksteve të tjera; bashkautor i disa teksteve mësimore për diasporë; pjesëmarrës në studimet rreth përvojës në didaktikën bashkëkohore; pjesëmarrës në hulumtime metodologjik për arsimin e edukim me tekstet te reja mësimore; drejtues i faqes së internetit për materiale mësimore në gjuhën shqipe pranë Ministrisë së Arsimit në Austri; pjesëmarrës i shumë projekteve kulturore, pedagogjike; pjesëmarrës i shumë seminareve profesionale si ligjërues dhe shumë projekte. Mr.sci. Hazir Mehmeti ka qenë për shumë vite njëri nga drejtuesit e Shoqatës së Mësuesve Shqiptar në Austri, por dhe kryetar i saj. Ai është anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionist botëror me seli në Florida; anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Diasporë; është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Autor i disa veprave letrare e artistike të përkthyera në gjermanisht dhe rumanisht; autor i monografive dhe veprave hulumtuese me vlera për historinë dhe kulturën kombëtare.

Për punën shembullore në arsim dhe krijimtari, Akademia e Shkencave Pedagogjike e Shqipërisë e pranon anëtar të saj, ndër të parët nga diaspora. Prof. Dr. Musa Kraja dhe Emirjona Kraja shkruajnë librin Monografi Social Pedagogjike “Mësues e Krijues në Diasporë, Hazir Mehmeti”- Tiranë, 2016.

Violeta Allmuça, Shkrimtare shkruan: “Fakte të tilla do të shërbenin për brezat e rinj që të njiheshin me historinë e qëndresës së popullit shqiptar të Kosovës. Libri “Pranverë e helmuar” është një vepër me vlera humane, me një fuqi të madhe atdhedashurie dhe heroizmi në emër të lirisë dhe jetës. Pas 30 vjetësh, kjo ngjarje e rëndë vjen  në shprehje të dokumentimit më të thellë të dramës së madhe të helmimit të nxënësve dhe shqiptarëve të Kosovës në një vepër të plotë të shkruar nga Hazir Mehmeti, një personalitet i njohur i letrave shqipe. I nderuar Z. Hazir Mehmeti

Ju keni kryer një akt shembullor në përgatitjen e librit: “Pranverë e helmuar”. Ju keni mbajtur në krahë nxënësit shqiptarë për t`u shpëtuar atyre jetën. Ju i keni shërbyer Kosovës dhe popullit shqiptar me këtë vepër dokumentare që brezat e rinj të njohin historinë e kombit të tyre. Ju falënderoj shumë.”

GM: Cilët janë shkrimtarët dhe poetët shqiptarë dhe të huaj që i vlerësoni më shumë, dhe cilat janë arsyet që i bëjnë ata të veçantë për ju?

HM: Nëse e mendoni kohën pas rilindjes do them disa emra:  Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Visar Zhiti, Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Shefkije Islamaj, Sulejman Mato etj. Nga ata botëror do veçoja: Johann Wolfgang Goette, Viktor Ygo,  Pablo Neruda, Stefan Zweig. Peter Paul Wiplinger, Nagib Hahfuz, Dan Brown, Knut Hamsun, Orhan Pamuk, Danielle Steel, Paulo Coelho etj. Dikur i kemi lexuar me ëndje shkrimtarët: Tolstoi, Dostojevski etj. Në dhjetë vitet e fundit kam lexua nga shkrimtarë amerikan e gjerman me origjinë nga Egjypti, Afganistani, India, Pakistani në veprat e tyre trajtohen ngjarje nga jeta reale në vendet e tyre ku dominon dogma fetare e vjetruar për shoqërinë moderne. Pastaj, filozofi me origjinë arabe si Hamed Abdel Samad me disa vepra të tij interesante dhe konkrete. Ai që herët e trajton fashizmin islamik si rrezik për vendet arabe dhe botën, kjo doli e vërtetë.

Janë përshkrues të fuqishëm të jetës në shoqërinë e tyre, një realitet divergjent që bashkon njerëzit e njerëzimin. Janë luftëtar pene në ndërgjegjësim për lirinë dhe drejtësinë e kërkuar nga njeriu i thjesht në jetën reale aty ku mungon drejtësia e shpesh dominon tirania. Tirani e fshehur shekujve në traditën e kohëve të vjetra primitive.  Ne shqiptarët e zhvilluam vonë arsimin kombëtar dhe akoma jemi mbrapa si shoqëri përfshirë këtu edhe krijimtarinë letrare artistike. Moment kyç në zhvillimin gjuhësor, në emancipimin gjuhësor e në të folur ishte Kongresi Drejtshkrimor në Tiranë (1972). Të gjitha kombet e zhvilluara e kanë gjuhën standarde të tyre e cila i lidh varietetet dhe dialektet në nivelin e mësimit dhe të folurit standard. Ishte ky hap i madh në forcimin e shqiptarisë kudo që jeton pa dallim rajoni apo kontinenti.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Hazir Mehmeti (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (VI) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (XI) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (X) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (IX) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (I)

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx