Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Bedri Tahiri (I)
E diele, 06.07.2025, 03:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE PUBLICISTIN BEDRI TAHIRI (I)
EKSKLUZIVE NGA GËZIM
MARKU
Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më
1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e
Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe
Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Krahas punës edukativo-arsimore dhe
veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka
zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare-historike-
dokumentare-publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave
shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër
Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i
Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Durrësit, nënkryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj”, i cili u themelua më 2014,
bashkëthemelues i Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri etj.
Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare
qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke
mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së.
Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor
“ADEM JASHARI” i ka dhënë një Falënderim për kontributin e dhënë, mbi 27. 000
euro, nga librat e shitur.
Në mars të vitit 2018 është pranuar anëtar i
rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane, duke marrë
titullin AKADEMIK.
Më 26. 8. 2012, Shoqata “Bytyqi” në malin e
Dajtit-Tiranë i jep Çmimin “Hasan Prishtina”.
Më 29 Maj 2024, Këshilli për Emërime i
Republikës së Çamërisë, në prani të Presidentit të Republikës së Çamërisë, z.
ALI ALIU, njëzëri emëron, Prof. Bedri Tahirin, Kryeministër të Republikës së
Çamërisë.
Për suksese dhe të arritura në punën me
nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Mirënjohje,
Dekorata, Falënderime e Plaketa:
1. Drejtoria për Arsim, Kulturë dhe
Sport-Vushtrri, MIRËNJOHJE, më 6. 03. 2000,
2. Drejtoria e Arsimit- Vushtrri, MIRËNJOHJE,
më 7 mars 2003.
3. Biblioteka “Naim Frashëri”- Vushtrri,
FALËNDERIM, më 16. 9. 2003,
4. DKRS Skënderaj MIRËNJOHJE, më 16. 6. 2006,
5. Shoqata Atdhetare për Identitet dhe
Bashkim Kombëtar- Skënderaj MIRËNJOHJE, më 18. 12. 2006,
6. Biblioteka “Naim Frashëri”- Vushtrri,
FALËNDERIM, më 16. 6. 2006,
7. Kompleksi “Adem Jashari”-Prekaz
FALËNDERIM, më 27. 11. 2007,
8. Kompleksi “Adem Jashari”-MIRËNJOHJE,
Prekaz, më 11. 12. 2007,
9. Kuvendi Komunal Vushtrri, PLAKETË, 17
qershor 2010,
10. Biblioteka Komunale Skënderaj,
MIRËNJOHJE, më 16. 5. 2011,
11. Unikombi, MIRËNJOHJE- Skënderaj, 28 Nëntor 2012,
12. Shoqata “Bytyqi” Tiranë, Çmimi “Hasan
Prishtina”, Tiranë, më 26. 8. 2012,
13. Familjarët e Dëshmorëve 1912, MIRËNJOHJE,
Vushtrri, 16. 11. 2012,
14. DKRS Skënderaj, MIRËNJOHJE, më 25. 3.
2013,
15. Gjimnazi “Eqrem Çabej”- Vushtrri,
MIRËNJOHJE, më 26. 4. 2013,
16. Partia e Gjelbër- Skënderaj, MIRËNJOHJE, 25. 3. 2013,
17. Kuvendi Komunal Mitrovicë PLAKET, 10 shtator 2013,
18. Lëvizja Pajtimi i Gjaqeve, MIRËNJOHJE,28
nëntor 2014,
19. Kuvendi Komunal- Vushtrri Dekorata PENA E
ARTË, më 4. 6. 2015,
20. DKRS Vushtrri FALËNDERIM, më 24. 3. 2015,
21. Akademia Policore PLAKETË, Vushtrri, 25.
12. 2015,
22. Gazmend Freitag, PORTRET (vizatim),
dhjetor 2015,
23. ShF “Azem Bejta”-Dubofc, MIRËNJOHJE,
19.5. 2016,
24. Sh Fillore- Zhilivodë, MIRËNJOHJE, më 10.
5. 2016,
25. ShF ”28 Nëntori”- Vërnicë,
MIRËNJOHJE, 10. 5. 2016,
26. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
-Vushtrri, FALËNDERIM, më 14. 7. 2016,
27. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë “Papa Klimenti XI Albani”, Suedi, MIRËNJOHJE, Guri i Plakës, Drenas,
më 29. 7. 2017
28. Klubi Letrar “Latif Berisha”-Vushtrri,
PENA E FJALËS, më 28. 6. 2017,
29. DKRS Vushtrri, FALËNDERIM, më 24. 3.
2017,
30. BShShSh, Çmimi vjetor për veprën
monografike “Azem Bejtë Galica”, Prizren, më 23. 12. 2017
31. Shf “Mehmet Gradica”- Gradicë- Drenas,
MIRËNJOHJE, më 7. 12. 2018
32. Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe
Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, Certifikata -Veteran pjesëtar i
UÇK-s, më 16. 4. 2018,
33. DKRS – Vushtrri, MIRËNJOHJE, më 12. 2. 2018,
34. Në mars të vitit 2018 është pranuar
anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane,
duke marrë titullin AKADEMIK.
35. DKRS- Vushtrri, FALËNDERIM, më 23. 4.
2018,
36. Lena Graphic, Prishtinë, Çmimi ADEM JASHARI, më 28. 12. 2018,
37. SHAIBK MIRËNJOHJE, Vushtrri, më 24 tetor
2008,
38. Gjimnazi “Eqrem Çabej”-Vushtrri,
MIRËNJOHJE, më 7 mars 2019
39. DKRS- Obiliq, MIRËNJOHJE, më 1 qershor
2019,
40. Simpoziumi shkencor “Folklori në
Drenicë”- Skënderaj, ÇERTIFIKATË, më 20.
11. 2019,
41. ShFD -Vushtrri, MIRËNJOHJE, më 8. 11.
2019,
42. OVUÇK- Vushtrri, MIRËNJOHJE, më 30. 12. 2020,
43. Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e
Zërit”, Skënderaj, MIRËNJOHJE, më 20. 2. 2020,
44. Gjimnazi “Eqrem Çabej”- Vushtrri,
MIRËNJOHJE, më 7 mars 2020,
45. Gjeneral Mensur Kasumi, MIRËNJOHJE, më 15. 5. 2020,
46. Gjimnazi “Eqrem Çabej”- Vushtrri,
MIRËNJOHJE, më 7 mars 2021,
47. ArtClub “Rifat Kukaj”-Drenas, MIRËNJOHJE, më 8 mars 2021,
48. Lena Graphic, Prishtinë, Çmimi “Anton Çetta”, më 8 mars 2021,
49. SBASHK-Prishtinë, MIRËNJOHJE, 7 mars
2022,
50. SHMP “Fehmi Lladrovci”, Drenas,
MIRËNOHJE, më 28. 5. 2022,
51. VJESHTA
POETIKE NË OBILIQ, MIRËNJOHJE,
më 3 dhjetor 2022,
52. Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve-
Durrës, MIRËNJOHJE, më 28 tetor 2023,
53. Art Club “Rifat Kukaj”-Drenas, MIRËNJOHJE, më 14 shkurt 2023,
54. Familja Agim Ramadani, URDHËR, Mitrovicë,
më 25 shtator 2023,
55. Art Club “Rifat Kukaj”- Drenas, Çmimi për vepër jetësore në krijimtari, më
29. 10. 2023,
56. Zymer Mehani- Botues, Certifikatë
vlerësimi, 23 dhjetor 2023,
57. Revista ORFEU, FALËNDERIM, 24 dhjetor
2023,
58. Universiteti “Isa Boletini” (Fakulteti
Juridik)- Mitrovicë, MIRËNJOHJE, më 28 dhjetor 2023,
59. Më 29 Maj 2024, Këshilli për Emërime i
Republikës së Çamërisë, në prani të Presidentit të Republikës së Çamërisë, z.
ALI ALIU, njëzëri emëron, Prof. Bedri Tahirin, Kryeministër të Republikës së
Çamërisë.
Veprat:
Deri sot, pa përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:
Azem Bejtë Galica, 1995,
Përmendorja që mungon, 1997,
Hys Popova-një yll në Yllësinë shqiptare, 1998,
Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999,
Përjetësia, 2000,
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001,
Drenica- një shekull trimërie (botim i tretë), 2002,
Përtëritja, 2002,
Flakadanët e lirisë1, 2004,
Drejtësia në sprovë, 2005,
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë), 2005,
Flakadanët e lirisë 2, 2006,
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
Flakadanët e lirisë 3, 2007,
Adem Jashari-legjendë e legjendave (botim i
nëntë), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009,
Diferencimi (Tregime), 2010,
Për Flamurin kuqezi, 2010),
Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar,
2010,
Në Grykë të Valbonës, 2011,
Flakadanët e lirisë 4, 2012,
Ramadan Bajraktari...,2012,
Përsiatje recensionale, 2013,
Gur i diellit shenjtor, 2013,
Atdhetarizmi jeton në përjetësi, 2013,
Përmendorja që mungon, 2014,
Toponimia e Galicës, 2014,
Jashar Jashari- Komandant DURAKU, 2015,
Ligjërime e përimtime, 2015,
Lufta e Drenicës..., 2015,
DRENICA-Djep i trimërisë, 2015,
Përshtypje nga Franca, 2016,
Dimensione letrare, 2017,
Metamorfoza, 2017,
Adem Jashari-legjendë e legjendave, botimi i
10-të,2018,
Agimi i Lirisë, Prishtinë, 2018,
Flakadanët e lirisë 5, 2018,
Kamer e Murat Loshi- në histori e në traditën
gojore, 2019,
Poetika e të rrëfyerit, 2019,
Çaste shpirti, poezi, 2019,
Këndvështrime letrare, 2020,
Shtjella lufte, 2020,
Drenica- një shekull trimërie (botim i katërt
i plotësuar), 2021,
Rrëfime në vetën e parë, 2021,
Flakadanët e lirisë 6, 2021 dhe
Kohë e mjegullnajave (Poezi), 2021,
Qëmtime letrare, 2022,
Kohë ethesh (roman), 2022,
Pavdekësia (poezi-prozë)
Jetë letrare, 2023,
Degdisja (roman), 2023,
Dardania mësim lirie, 2024,
Vlerësime letrare, 2024,
Flakadani i lirisë-monografi për mësuesin,
poetin e dëshmorin Mustafë Shyti, 2025,
Xhemë Tërnafci - Sugari i Çetës së Azem
Galicës...
Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e
plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin
mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë
në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast.
Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit
tonë shoqëror.
Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi
krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun
Gjocaj e Xhavit Aliu, ndërkaq, në korrik 2015, u botua edhe libri “Pena e Bedri
Tahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare” të autorëve Xhemail Peci e Xhevahir
Cirongu. Në fundvitin 2016, studiuesi i njohur Xhemail Ali Peci nxori në dritë
librin “Zemërthirrja e Bedri Tahirit: Atdhetarizmi jeton në përjetësi”.
Në vitin 2024, nën përkujdesjen e Atdhe Gecit
u botua libri “Gjuha e së dielës – Ese të Bedri Tahirit “
Në proces të botimit janë edhe shumë
dorëshkrime.
Në këtë pjesë të parë të intervistës ekskluzive me Bedri Tahirin, një nga shkrimtarët dhe publicistët më të rëndësishëm të letërsisë moderne shqipe, kemi kënaqësinë t’i sjellim lexuesit një portret më të plotë të jetës dhe rrugëtimit të tij krijues. I lindur dhe rritur në Galicë të Drenicës, një trevë me histori të pasur, tradita të forta dhe një shpirt qëndrestar të rrallë, Bedri Tahiri ndan me ne kujtime të çmuara nga fëmijëria dhe vitet e para shkollore, duke na lejuar të kuptojmë më thellë ndikimin që kanë pasur mjedisi dhe familja në formimin e tij si njeri dhe si autor.
Përmes këtij rrëfimi të sinqertë, ai na fton të kthehemi pas në kohë, në fshatin e tij të lindjes, ku lidhja me tokën, njerëzit dhe historia e Drenicës kanë qenë burim frymëzimi të pashtershëm për veprat e tij letrare, dokumentare e publicistike. Kjo bisedë është më shumë se një intervistë: është një udhëtim në rrënjët shpirtërore të një krijuesi që, me penën e tij, ka ditur të mbajë gjallë kujtesën, krenarinë dhe qëndresën e një vendi që i ka dhënë aq shumë. Përmes fjalëve të Bedri Tahirit, njohim jo vetëm jetën dhe pasionin e tij për fjalën e shkruar, por edhe një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, që rron në historitë, njerëzit dhe kujtimet e Drenicës.
GM: Ju jeni lindur dhe rritur në Galicë të Drenicës, një vend me një histori të veçantë. Si do ta përshkruanit vendlindjen tuaj dhe, në përgjithësi, Drenicën?
BT:
Faleminderit për intervistën! Po, kjo është e vërtetë, Galica dhe
Drenica, janë frymëzimet e mia të para! Edhe intervista ime dhënë Behram Hotit,
mban titullin “Galica dhe Drenica- frymëzimet e mia të para”, e cila qe botuar në gazetën “Rilindja” të
datës 6 dhjetor 1999.
GALICA: Në mesin e këtyre vendbanimeve me tradita luftarake e
patriotike, emri i të cilave na ngjall ndjenja të veçanta respekti e admirimi,
qëndron edhe fshati Galicë. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave të veta, në
çdo gur e në çdo shkëmb, e shkroi historinë e pashlyeshme, e cila i sfidoi të
gjitha historitë borgjeze e tendencioze që patën karakter falsifikues e
denigrues.
Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysmë të
zhveshura në verilindje të Drenicës së
Kuqe, mu në mbarim të vargmaleve të Qyqavicës mitike. Është vendbanim i
tipit të dendur, rreth 13 km në perëndim të Vushtrrisë së lashtë, të cilës,
bashkë me Dubofcin dhe Besnikun, ia bashkëngjitën pushtetarët e kohës së
pasluftës së Dytë Botërore, mu për shkak të minierës së magnezitit dhe që ta
dobësinin si territorr kompakt
etnik. Deri në vitet ’50-ta
Galica i takonte komunës së Prekazit, pra i takonte
Skënderajt. Megjithatë, edhe sot, ajo, defakto, mbetet pjesë e Drenicës, sepse
siç ka thënë dr. Islam Dobra “Pa Galicë,
nuk ka Drenicë”!
Galica është një vendbanim shumë i lashtë. Këtë e
dëshmojnë edhe disa toponime, si: Livadhi
i Kolë Bibës, Livadhi i Gjeloshit,
Vorret e katolikëve, Katuni i moçëm, Arat e Katunit të moçëm, Lugu i Katunit të moçëm etj.
Me patronimin e toponimit të parë, pra me emrin Kolë,
lidhet edhe vetë emri i Galicës. Kështu në dokumentet e shkruara përmendet në
defterin kadastral të Vilajetit Vëllk, të vitit 1445, si Kalica dhe Kaliça. Edhe
në regjistrimin e vitit 1455 del si katund i madh, me 30 shtëpi e me emrin Kalica.
Si vendbanim është regjistruar në Muhasebe-i Vilayet-i
Rum-ili Defteri 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë, me emrin Galiçe. Në defterin kadastral të
Sanxhakut të Vushtrrisë, të vitit 1566-74 me emrin Galiça. Në shtesën e relacionit së arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të
vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar është don Ndre Braçani,
misionit të së cilit i takon Galizza
me 8 shtëpi e 50 anëtarë besimtarë të krishterë. Në sallnamet e Vilajetit të
Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318
h) është regjistruar me emrin GALICË
.
Studjuesi tjetër, Prof. dr. Rexhep Doçi, duke u bazuar ne
dokumente të ndryshme (të M. Budimiri, Çabej, G. Fon Hani, Straboni etj.) emrin
e Galicës, si vendbanim shumë i lashtë, e lidh me toponimin, gjegjësisht me
emrin e fisit dardan Galabri- Galabroi (Gal- icë- Galicë). ‘’Pra, këto dy pjesë përbërëse të emrit të
fisit dardan Galabri pajtohen me bazat arkaike të dy katundeve të Drenicës
arkaike: Abri dhe Galicë”.
“Toponimia
e Kosovës ka
qenë një prej elementeve kulturor e shpirtërore që, menjëherë pas përfundimit
të Luftës së Kosovës (1997-1999), u shtrua si një nevojë e ngutshme për rishiki dhe kërkonte përgjigje profesionale
ngastudiues e institucione shkencore”. Dhe,
Komisoni Qendror për Standardizimin e emërtimeve të Kosovës nuk pati nevojë të
ndërhyjë fare tek emri Galicë.
Se galicasit e hershëm, si të gjithë shqiptarët, i
përkisnin krishtenizmit, dëshmojnë gjurmët e varrezave të vjetra, të cilat
ruhen ende mu në varrezat e sotme, me emri Vorret
e moçme, Vorret e vaktit t’moçëm, Vorret e katolikëve, Vorret e kaurrit.
Paskëtaj, edhe në vendin e quajtur Gllavica, një kodër e
spikatur përbri varrezave, ka gjurmë themelesh të një kishe.
Galica kap një sipërfaqe prej 443 h, 41 ari e 62 metra
katrorë. Ajo kufizohet me Mikushnicën, Prekazin, Lubovecin, Ashlanin, Taraxhën
dhe Dubocin. Ka pozitë të mirë gjeografike dhe strategjike, gjendet në një
fushëgropë të rrethuar nga të gjitha anët me male e kodra gjysmë të zhveshura
shkëmbore.
Të gjithë banorët e Galicës i përkasin një barku dhe një
fisi, fisit KUÇ. “Kuçi bashkë me Hotin dhe Kelmendin, sipas të gjitha burimeve
të shkruara ekzistuese, janë paraqitur qysh gjatë shekujve XIV- XV d.m.th. janë
ndër fiset më të vjetra shqiptare“.
Të këtij fisi janë edhe Prekazi, Tërnafci, Abria, Murga,
Lutogllava e Pejës, një pjesë e Tërdecit, nj? pjes? e
Lusht?s dhe një pjesë e
Mikushnicës, andaj edhe sot e kësaj dite
pjesëtarët e këtyre vendbanimeve i ruajnë këto lidhje dhe nuk lidhin krushqi e
martesa.
Galica është histori në vete. Sakica e Prekazit e Pushka
e Galicës janë të vizatuara në derë të mbretit,- thoshte mulla Brahimi i
Polacit. Në fakt, siç dëshmon Mehmet Rukiqi, këtë mendim e kishte thënë Osman
Kryshevci në vitin 1954. Dhe, kishte të drejtë. Vërtet pushka e Galicës nuk
pushoi që nga koha e Perandorisë pushtuese otomane. Më 1908 është vrarë Bejtë
Galica, në betejën e njohur kundër Shemsi Pashës, që u zhvillua në afërsi të
Deviçit. Gjatë vitit 1917 shumë djem shqiptarë vajtën xhynli dhe humbën e u
tretën në dhera të huaja. Pra, nga Galica, që atëbotë nuk kishte më tepër së
njëzet shtëpi, shkuan për të luftuar për të tjerët njëmbëdhjetë veta, prej të
cilëve arritën të kthehen vetëm dy (Tahir Shabani e Hajdar Salihu), kurse diku
në Karpate mbetën: Fazli
Zena, Islam Fetahu, Ramë Sajdia, Qerim Haziri, Mursel Rexha, Dush Rexhepi, Ramadan Lahu, Bellë Ferizi dhe Mujë Aliu.
Kurse, që nga viti 1912 e deri më
1924, gjegjësisht 1926, Azem Galica me Nusen e Maleve- Shotë Galicën udhëhoqën
çetat çlirimtare në luftërat dhe betejat kundër pushtuesve të ndryshëm: kundër
serbëve, kundër austrohungarezëve, kundër bullgarëve dhe sërish kundër serbëve.
Më 15 korrik 1924, me qëllim të
shtypjes së rezistencës disavjeçare,
ushtria serbe filloi sulmin kundër Arbërisë
së Vogël, e cila, që nga fundi i vitit 1923, përfshinte vetëm fshatrat:
Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë.
Beteja qe e përgjakshme. Ushtria
dhe xhandarmëria serbe pësuan humbje të mëdha. Nga luftëtarët e lirisë u vranë
pak, por, në shenjë hakmarrjeje u dogjën të tri fshatrat dhe u masakruan mbi 80
veta, kryesisht pleq, gra dhe fëmijë. Vetëm në Galicë u vranë 34 veta. Edhe
kryetrimi mori plagë vdektare dhe, më 25 korrik 1924, vajti në përjetësi.
Bashkëluftëtarët dhe Shota besnike ia plotësuan dëshirën e tij të fundit, e
lëshuan në shpellën e thellë 74 metra në malet e Përçevës të njohur si Çuku që kërcet. Aty qëndroi deri më
1971, kur atdhetari sypatrembur, mësuesi Abdyl Krasniqi nga Drenoci i Vlashit,
e nxori dhe e solli në Galicën e tij të dashur.
Shota me Plakun e Çetës, Bekë Hysenin e Galicës dhe me ca jetimë kaluan
në Shqipëri, për të vazhduar edhe më rezistencën e armatosur, derisa vdiq në
mjerim, në Fushë-Krujë, më 4 korrik 1926.
Pra, epilogu i të vrarëve dhe të plagosurëve të asaj dite ishte: në Galicë 35 të vrarë e 14 të plagosur; në Lubovec 24 të vrarë e 4 të plagosur; në Mikushnicë 23 të vrarë e 8 të plagosur.
Galicasit edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhanë ndihmesë për çlirimin e vendit. Ata luftuan në Jeni Pazar, në Kolashin, në Artakoll dhe paskëtaj kudo me Brigadën e Shaban Polluzhës. Ata përjetuan edhe masakrën e Tivarit dhe marshimin për në Vërshac e Banat. Edhe pas mbarimit të luftës, shumë trima ngelen maleve, duke vazhduar edhe më tutje të mos pajtoheshin me pushtetin e ri, të veshur me lëkurë qengji e që vepronte të shqyente me dhëmbë ujku. Galicasit vazhduan edhe më tutje. Grupe-grupe vajtën edhe në luftërat e Kolashinit, Sangjakut, Pazarit të Ri e deri te Rashka. Një kohë të gjatë qëndruan në katundin Çifllak. Atje u dalluan si luftëtarë: Ahmat Galica, Rifat Galica, Halit Syla, Hasan Sinani, Zenel Neziri, Tahir Shabani, Hajrullah Haziri, Jahush Haxha, Zenel Haxha, Milazim Osmani, Tafil Islami, Vesel Haxha-Galica, Vesel Ferizi, Vesel Ujkani, Sahit Syla, Hashim Bahtiri, Ukshin Halili, Halil Alia, Hajriz Syla, Brahim Ferizi, Murat Velia, Hamzë Zena, Ajet Kamberi etj. Prej tyre, atje ra dëshmor Halit Syla.
Pas rënies heroike të Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës, forcat gjakatare serbosllave u vunë në ndjekjen e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të atyre që me armë në dorë i kishin kundërshtuar.
“Një prej detyrave prioritare e UNÇJ ishte kapja e kryengritësve të Drenicës që ishin të shpërndarë në grupe të mëdha e të vogla. Batalioni 3 partizan, në këtë rajon, më 7 mars 1945, dikton se në fshatin Galicë ishin fshehur një grup ballistësh që asesi nuk ziheshin. Më 9 mars kapen 5 veta, duke iu çuar ushqim ballistëve dhe gjatë përdorimit të torturave kallxojnë se janë fshehur 27 ballistë të armatosur në një zgafellë të minierës së magnezitit në Galicë. Pasi që kryengritësit rrethohen nga forcat partizane, dorëzohen dhe dërgohen në Skënderaj, tek organet e OZN-së. Kryengritësit dorëzojnë dy pushkamitralezë, 5 automata, 20 pushkë, 300 fishekë dhe 70 bomba dore”.
Vlen të theksohet se as Reforma
agrare nuk pati sukses në Galicë. Kështu, gjatë gjithë historisë së kësaj
mortaje të zezë, në Galicë u vendosën vetëm gjashtë kolonistë: katër nga Mali i
Zi (Vuçetiq Spasoje, Raduleviq Ilija, Baniqeviq Bajo, Jabllanoviq Milujko), një
nga Hercegovina (Lekiq Jovani) dhe Kitanoviq Stanko nga Serbia.
As në luftën e fundit çlirimtare
të UÇK-së, galicasit nuk qëndruan duarkryq.
Më 5 prill 1998, djemtë e Galicës, para Obeliskut dhe varrit të Azem
Bejtë Galicës dhanë betimin dhe formuan celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare,
të cilat vepronin në kuadër të Brigadës 114 “Azem Galica”, gjegjësisht “Fehmi
Lladrovci”. Në korrik të atij viti, më 18 korrik 1998, në kufirin ndarës
shqiptaro- shqiptar, të Rrasa e Zogut, në Padesh, ra edhe dëshmori i parë
galicas i UÇK-së, djaloshi sypatrembur, Adem Ramadan Ademi. Ndërkaq, më 2 maj
1999, në Studime të Vushtrrisë ra dëshmori tjetër galicas, profesori Bahri
Rexhep Haxha.
Gjatë kësaj lufte, Galica pësoi
shumë. Më 17 mars 1999 e tëra u rrafshua me tokë. Ishte kjo
djegia e shtatë e saj gjatë historisë njëqindvjeçare. Mu për këtë edhe nuk
arriti të shtohet shumë popullata e saj dhe thuajse kurrë burrat e saj nuk arritën të mplaken
e të vdesin me kokë në jastëk. Popullata u dëbua dhe u degdis gjithandej
trojeve shqiptare e në mërgatë, mbetën vetëm burrat dhe luftëtarët e lirisë, të
cilët për asnjë çast nuk u larguan nga shkrepat e Arbërisë së pamposhtur.
Pos tjerash, Galica lirisë ia fali edhe 18 veta (14
meshkuj e 4 femra : ) dhe pati 6 të
plagosur (Fidaim Ademi, Halim Ademi, Sami Zena, Mexhit Zena, Nexhmedin Tahiri
(ky ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte marrë pjesë në thyerjen e kufirit, ku edhe ishte plagosur) e 4 të burgosur (Sejdi Lahu, Ismet
Lahu, Mujë Shabani e Fazli Ademi, i cili nga torturat vdiq fill pas daljes në
liri). Të vrarët në luftën e lavdishme të UÇK-së : Adem
Ademi, Bahri Haxha, Shashivar
Ademi, Fatmir Ademi, Gani
Ademi, Burim Ademi, Bajram
Sahiti, Agim
Ademi, Hetem Halili, Bujar
Halili, Bekim Halili, Nazmi
Halili, Nexhat Halili, Hajredin
Lahu, Hasime Shabani, Mehreme
Zena, Zyhrie Zena dhe Shehide
Kameri.
Megjithatë, Galica është
ringjallur nga hiri i vet, si Feniksi dhe, përkundër vështirësive të shumta,
sot gjallon në trojet e veta stërgjyshore
DRENICA-
Në qendrën e Dardanisë ilire, gjegjësisht të
Kosovës së sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevë kreshnikësh, që në antikë
njihej me emrin Klapotnik na e përkujton çdoherë historinë tonë të
lavdishme në shekuj. “Është çështje e pamohueshme se Drenica ishte e banuar me banorë iliro- shqiptarë apo dardano- shqiptarë...”. Ky
vendbanim daton që në kohën e parahistorisë, në periudhën e neolitit të
hershëm, diku nga viti 6000- 2000 p.e.r. në bazë të hulumtimeve arkeologjike në
rajonin e Bjeshkëve të Thata me malet: Mokna, Troica (Treshi), Duboçak”.
Ta përkujtojmë Okarinën e Runikut, një instrument muzikor frymor që i takon periudhës neolitike dhe si i tillë paraqet instrumentin më të hershëm
muzikor të zbuluar ndonjëherë në Kosovë.
Emri Drenicë lidhet me antroponimin Dren-i
kaq i dashur dhe krenar për ne, gjithmonë ka qenë dhe është tmerr për armiqtë
tanë. Sa e sa herë pushtues të ndryshëm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut,
por i lanë kokat e eshtrat në të. Kjo fole trimash u bë sinonim i rezistencës
dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.
Mendim më bindës, ka historiani, Hamdi V.
Thaçi, i cili emrin Drenicë e lidh me Drinica apo Drinisa, emër që e ka ruajtur
lumi Drenica si degë e Drinit.
“Pretendimet për ta barazuar këtë emër nga
trajta antike “Dardanisa” me toponimin “Drenisa”, apo “Drenica”, duhet
përfillur derisa nuk kemi ndonjë
shpjegim tjetër më të qëndrueshëm”.
“Drenica përfshin një territor kodrinor
ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshi e Çiçavicës, maleve të
Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe Rrafshit të Dukagjinit në perëndim”.
Pra, ajo paraqet një territor kompakt, një
tërësi gjeografike, në të cilën gravitojnë 107 fshatra, kryesisht me popullsi
shqiptare. Në pikëpamje administrative është copëtuar dhe sot vendbanimet e saj
u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Drenasit, Lypjanit, Vushtrrisë,
Malishevës, Shtimes, Therandës, Klinës, Istogut e Mitrovicës.
Edhe pas vitit 1455, kur Kosova përfundimisht ra nën sundimin turk, Drenica mbeti e papërkulur dhe e panënshtruar. Kjo zgjati diku deri rreth viteve 1850- 1860, kur njëfarë Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinës, provoi t’i pushtoi disa fshatra të kësaj treve, por pa sukses..
“Në këtë trevë tërësore, s’mund të mos
vështrohet edhe pika e tretë e një tërësie hapësinore, e ajo është pozita
gjeopolitike, e cila gjeneron shumë determinonte e faktorë, që Drenicën e
radhisin në trevat më të vështira për të gjithë armiqtë dhe sundimtarët e
tokave shqiptare”.
Vilajeti i Kosovës me qendër në Shkup prej
vitit 1888 ndahej në gjashtë sanxhaqe që ishin: i Shkupit, i Prishtinës, i
Prizrenit, i Pejës, i Novi Pazarit dhe i Taslixhës (Plevlës). Sanxhaqet
ndaheshin në kaza (rrethe).
Drenica i përkiste sanxhakut të Prishtinës,
përkatësisht rrethit të Vushtrrisë, që e përbënin 125 fshatra.
Sidoqoftë, Drenica në historinë tonë
kombëtare, mbetet territor i qëndresës shqiptare, që secilit pushtues i
rezistoi me armë në dorë. Që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, nga kjo
trevë dolën njerëz që, me pushkë e me penë, luftuan për çlirim, pavarësim e
bashkim kombëtar. Kështu, në luftën e parë kundër osmanëve, në Betejën e
Kosovës, të qershorit të vitit 1389, trimi drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqi
(nga Kopiliqi i Skënderajt), pasi pushoi një natë në Gjytet të Dubofcit dhe u
betua se do ta vriste Sulltan Muratin I.
Edhe në luftën e mëvonshme antiosmane, që e
udhëhoqi Austria, morën pjesë shqiptarët. Më 1689, pas Pikolomenit kishte rreth
20.000 shqiptarë, prej tyre rreth 6000 drenicas. Emri Drenicë ua shtinte frikën
të gjithë armiqve me sy lakmitarë.
Autori te Varri i Millosh Nikollë Kopiliqit në Rezallë të Drenicës
Edhe vetë sulltanin nuk e linte të qetë në
Stamboll. Sa e sa fermanë u nënshkruan e sa e sa koka pashallarësh u prenë për
të, por kot. Tërë Ballkani dhe Evropa ishin qetësuar e në Drenicë ende s’kishte
pushtet të plotë turk. Edhe atëherë kur provuan ta vënë pushtetin, më 1891,
dështuan: Saraji HAMIDIE, midis Llaushës, Polacit e Prekazit, u rrënua plotësisht,
ndërsa kajmekami, Kahreman beu, me gjithë nëpunësit e tjerë u dëbuan brenda
natës.
Pushteti borgjez serb Drenicën ia kishte e
quante “vend graizish”. Konsulli serb në Prishtinë (gjatë sundimit turk)
Branislav Nushiqi (1864-1938), shkrimtar serb me origjinë shqiptare, nga gjyshi
i tij Nushi, lavdërohej, që hipur mbi kalë, kishte kaluar nëpër tokën e
Drenicës. Ai, në shënimet e tij, pasi jep shumë të dhëna për Drenicën dhe
dëbimin e kajmekamit nga kryengritësit, shton: “Kështu, edhe sot nuk ka pushtet
në atë krahinë dhe Drenica nuk paguan tatime, e për të as që vlejnë ligjet e
shtetit”.
Edhe në elaboratet e ndryshme që gatuheshin
nëpër kabinetet e krerëve dhe akademikëve serbë për shpërnguljen dhe zhdukjen e
shqiptarëve, Drenica parashikohej si vendi më i rrezikshëm, prej nga duhej
larguar masovikisht popullsia (shqiptarët). Vetë mbreti Aleksandër
Karagjorgjeviq pat propozuar që ky territor të shkatërrohej plotësisht.
“Borgjezia serbe mendonte se me djegien e fshatit të fundit dhe me vrasjen e
fëmijës së fundit në Drenicë, për opinionin tonë do të hiqet nga rendi i ditës
edhe vetë çështja shqiptare”.
Numri i atyre që luftuan dhe rezistuan kundër
pushtuesve turq, austro hungarezë, bullgarë e posaçërisht kundër atyre serbë,
është shumë i madh. Nga treva e Drenicës u dalluan: Bejtë Galica, Ahmet Delia,
Ramadan Bajraktari, Shaqir Smaka, Azem Bejtë Galica, Shotë Galica, Mehmet
Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Sefer Kleçka, Hilmi Zariqi, Ilaz Reçaku, Kamer
e Murat Loshi, Fazli Barani, Bajram e Xhemë Tërnafci, Halit Bajrami, Januz Çupi
e Avdullah Çupi, Mehmet Gjeli, Fetah Bylykbashi (nga Baica e Kolshit) e Shefqet
Bylykbashi-Kapetani, Shaban Manxholli, Banush Sadllari, Arif Shala (Hoxhë
Avdia), Xhelë Dema, Rifat Berisha, Sadik Rama, Ymer Berisha etj.
Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca
më e madhe kundër sllavo komunistëve çetnikë shpërtheu pikërisht në Drenicë. Më
8 prill 1943, kur nëpër fshatrat e Drenicës propagandohej për
vëllazërim-bashkim, Fadil Hoxha vetë shkoi në fshatin Berishë. Aty u takua me plakun
e mençur të atij fshati, me Tahir Berishën, i cili pos tjerash i pat thënë:
“Mos kij besim te serbët! Gjithmonë na kanë mashtrue e kanë me ju mashtrue”.
Kjo doli e saktë dhe shumë shpejt u vërtetua.
Brenda muajve janar- shkurt 1945 u zhvillua Lufta e Drenicës dhe bë ploja mbi
popullatës e saj.
Për Drenicën kanë shfaqur interesim edhe
shkrimtar e studiues të huaj, atëbotë dhe sot. Kështu, edhe gjatë luftës së
fundit çlirimtare, ajo u bë objekt studimi e këndvështrimi. Shkrimtari,
gazetari, publicisti e analisti britanik, James Pettifer, duke folur për
krahinë etnografike që, siç i kishte dëgjuar ai, intelektualët e kishin quajtur
Sparta shqiptare...”.
Nga Polaci i Drenicës, ishte edhe familja e
Hasan Prishtinës. Ky ideolog i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve
të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, përgatiti terrenin për
ngritjen e Flamurit në Vlorë.
Shkrimtari Hivzi Sulejmani, shkruante: “Kurrë
ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka
dashur të dijë për asnjë pushtet përveç pushtetit të vet. Kurrkujt pra nuk i
është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diçka ishte vetëm një:
Ai i Lekës”.
Dhe, sërish e njëjta gjë. Amaneti i brezave, më mirë së gjetkë, u ruajt pikërisht këtu, në Drenicë. Në hirin e Feniksëve të lirisë u rilind fara e jonë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin legjendar, ADEM JASHARIN, e cila kurorëzoi suksesshëm aspiratat tona shekullore dhe solli L I R I N Ë, solli PAVARËSINË!
GM: Çfarë ndikimi kanë pasur mjedisi i fshatit dhe familja në formimin
tuaj si individ dhe më pas si krijues?
BT: Ndikim vendimtar. Pa
to, kurrsesi nuk do të isha ky që jam. E them me përgjegjësi të plotë. Çdo lis
e çdo gur në vendlindjen time paraqesin histori në vete. Paskëtaj, rrëfimet e
pleqve nëpër oda, përjetimi i shumë zezonave, ishin më shumë se shkollë.
Interesant, që kur isha i vogël dhe kur
fëmijët nuk e gëzonin të drejtën me qëndrua në odë, unë e gëzoja atë privilegj...
Madje, vlen të
përkujtohen edhe disa imtësi, që për mua patën ndikim pozitiv dhe sikur me
parapërgatiten për ardhmëri. Ta zëmë, kur shkonim me prashit misër në Ashlan,
te miqtë e dyfishtë, plaku me mjekër të bardhë, Shaban Sheremeti, ulej nën
hijen e lisave në krye të arës dhe mua më nxirrte nga rreshti i prashtarëve:
-Ulu këtu e kuvendojmë
për histori! Mëditjen ta paguaj unë,- më thoshte dhe ia shtronim muhabetit për
shtatë palë qejfe. Dorën në zemër, të tjerët nuk më shikonin me sy të mirë,
por...
Dhe, nga ai mësova
shumëçka. Mjafton që ishte dëshmitar i gjallë i Betejës së fundit të Azem
Galicës, Epopesë që u zhvillua më 15 korrik 1924. Ai, si dymbëdhjetë vjeçar,
një ditë pas betejës kishte ardhur në Galicë dhe në oborrin e kullës i kishte
numëruar të vrarët e asaj dite. I kishte numëruar edhe qerret mbushur me të
vrarë serbë që i kishin bartur për Mitrovicë...
Edhe kur shkoja me lopë (në fillim edhe me
dele), më shumë shkoja për të dëgjuar rrëfimet e xha Rushit Sylës, që ne e thërrisnim mixha Rushë. Ai qe plagosur në Betejën e fundit te Azem Galicës dhe
na kënaqte me tregimet e tij të lezetshme e interesante, të përcjella edhe me
gjeste e britma tamam luftarake. Nga ai mësova shumë ngjarje historike, mësova
shumë këngë kreshnike apo krahina siç i quante ai, mësova shumë përralla e
shumë legjenda. Madje, nga ai mësova edhe shumë përvoja luftëtarësh...
Kurrë s’do ta harroj tregimin për Zjarrin
e kaçakëve. Trimat që rronin maleve dhe e luftonin hasmin e pabesë, ishin
të kujdesshëm dhe mjaft inteligjentë. Ata, që mos të diktoheshin nga armiqtë,
edhe zjarrin e ndiznin ndryshe nga të tjerët. Tubonin dru e krande të thata dhe
flak?n ia jepnin nga lart e jo nga fundi siç veprojmë rëndom.
-Pse ashtu, e pyesnim ne, që na dukej disi e
çuditshme.
-Për të mos bër tym,- na shpjegonte ai dhe, për të na bindur e praktikonim edhe vetë, kur rigonte shi e keqësohej moti.
Edhe diçka tjetër mësuam nga jeta e komitëve, zierjen e mishit në lëkurën e njomë të kafshës së therur. Po, po, ajo kur mbushej ujë, nuk digjej nga flaka dhe mishi zihej nga avulli si në kazan...
Njohuritë për historinë
e Galicës i thellova nga rrëfimet e pleqve urtarë (disa edhe përjetues të
Epopesë së Arbërisë së Vogël), si: Vesesl e Zenel Haxha, Sejdi Lahu, Rrahim Shabani,
Hajriz e Sylë Haliti, Tafil Islami, Ali Salihu, Milazim Osmani, Vesel e Shaban
Ujkani etj.
GM: Cilat janë kujtimet më të veçanta nga fëmijëria juaj dhe çfarë
përjetuat gjatë viteve në shkollën fillore në Galicë?
BT: Viti kur unë erdha në këtë botë, qe shumë
i rendë për shqiptarët e Kosovës. Mbase ndër më të rëndit në gjithë historinë e
tyre. Ishte fillimi i dimrit t? eg?r t? 1956-s?, kur aparatura shtetërore
serbosllave e udhëhequr nga satrapi serb Aleksandër Rankoviq si lukuni ujqërish
ishte lëshuar tërbueshëm mbi vatrat tona stërgjyshore. Aksioni famëkeq, i
njohur si Aksion i mbledhjes së armëve,
la gjurmë të pashlyera e plagë të pashëruara kudo në Kosovë.
Ato ditë të errëta sterrë, unë dola në dritë
për t’i dhënë ca gjallëri zymtësisë sonë familjare. Si datë të lindjes kam 8
marsin, por, siç më thotë nëna, dritë paste, ajo është më herët, diku në fund
të janarit kobtar, i cili kishte pllakosur vendin me borën e madhe e me acarin
vdekatar.
Stacioni policor te Miniera e Magnezitit,
midis Galicës, Mikushnicës, Dubofcit e Taraxhës, ishte shndërruar në një ferr
torturues për burrat e këtyre anëve. Rrahja me dru dhe futja në ujin përplot
akull të lumthit Kudrina qe bërë
ritual i zakonshëm i atyre ditëve ogurzeza.
Siç mësova më vonë nga historia, aksioni famëkeq
i mbledhjes së armëve, i organizuar në dimrin e egër 1955-1956, la këto pasoja:
30.000 shqiptarë të rrahur e të maltretuar, nga të cilët 100 edhe vdiqën e
shumë të tjerë mbetën invalidë të përjetshëm, si dhe rreth 200.000 shqiptarë të
shpërngulur në Turqi.
Sidoqoftë, për mua ishin gëzuar të gjithë.
Gjyshe Fatimja e kishte ndihmuar nënë Nazifen gjatë lindjes, dhe më kishte larë
me lot gëzimi. Babai, Mehmeti, kishte qenë ushtar në Vojvodinë dhe vonë e
kishte marrë lajmin e gëzimit, përmes një letre që kishte “ecur” fare ngadalë.
Më shumë se të tjerët qe gëzuar im gjysh,
Tahiri, ndjesë pastë, i cili vajti në atë botë pa i mbushur unë as dy pranvera.
Im gjysh, Tahir Tahiri (1894-1958), paraqet
histori në vete. Po, po, ore t
Tahiri kishte ardhur në këtë botë në janarin
e egër e me borë të vitit 1894. Galica e tij asokohe numëronte hiç më shumë së shtatë shtëpi të vogla përdhese, strukur te këmbët e Sukës së Madhe, bri Kërshit
të Hutit. Qe i biri i Shaban Tahirit, kryeplakut galicas, i cili shquhej
për urtësi, burrëri, trimëri e bujari. Oxhaku i Shaban Tahirit qe bërë i njohur në gjithë Drenicën heroike e emri i
kishte vajtur edhe më larg.
Nuk thuhet kot: dardha bie n
Ky burrë babaxhan e sederli me gruan e parë nga Syrigana, që i vdiq pa e mbushur motin, pati vetëm një vajzë, Hamiden, kurse për së dyti qe martuar me
Zyhër Perçukun nga Cecelia dhe patën
tre djem: Qerimin, Smajlin, Tahirin dhe një vajzë: Zojën.
Mirëpo, Tahiri veçohej prej të gjithë të
tjerëve. Ai, në vend të shatit e parmendës,
parapëlqente pushkën, atin dhe
vizitat nëpër miq e nëpër shokë. I pëlqente të bënte edhe punë të rrezikshme e
të ndaluara, merrej me tregtimin e duhanit kaçak. Punëtor i pashoq ishte i
vëllai, Smajli.
Dhe, mu për këtë arsye, dy herë vajti ushtar,
njëherë për vete e herën e dytë për Smajlin, bedel. Kjo e fundit i kushtoi
shumë, gati e pagoi me kokë. Shkoi vullnetar (gjynli). Gjatë vitit 1917 shumë
djem shqiptarë vajtën xhynli dhe humbën e u tretën në dhera të huaja.
Tahiri, për shkak të zezonave që, si rrozgat,
nuk iu shqitën këmbësh, u detyrua të martohej në moshë të shtyer. Për grua mori
një vajzë të urtë e punëtore, Fatimen,
nga dera bujare e Tafë Ramiqit të Klinës së Poshtme. Në fillim fati e shqelmoi
keq, shtatë fëmijë i vdiqën radhazi. Megjithatë, edhe pse me vonesë, krijoi
familje, iu rritën pesë fëmijë: Fazilja,
Mehmeti, Jonuzi, Sheremeti dhe Zahidja.
Pra, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh martesë i
lindi Mehmeti. Ah, sa qe gëzuar e uruara! Tri herë e kishte puthur tokën,- siç
rrëfente më vonë. Dhe, sipas zakonit, ferishtën me gjithë djep e kishin qitur
në udhëkryq, të Baltaku. Atypari kishte kaluar një burrë me emrin Mehmet nga
Kolla, i cili ia kishte prerë kërthizën dhe ia kishte lënë emrin, duke u bërë
nun i tij.
Pas Epopesë së Arbërisë së Vogël, Galica, për
disa vjet rresht, sikur u shua fare. Mirëpo, burrat e saj, si feniksët,
ringjalleshin nga hiri i vet. Dhe, sërish farë e trimërisë bulëroi mbi shkrepat
e gjakosur arbëror.
Gjatë viteve 1941-1944, përreth Kosovës vepronin banda të shumta çetnikësh. Në afërsi të Mitrovicës vepronte divizioni Çetnik i Ibrit, nën komanden e Zhika Markoviqit. Më 15 nëntor 1941 ata provuan për të depërtuar edhe në trojet shqiptare. Mirëpo populli ynë, me kohë kishte formuar grupe të mëdha luftëtarësh vullnetarë dhe iu kundërvu së keqes. Ata, të udhëhequr nga tribuni Shaban Polluzha, arritën t’i dëbojnë hordhitë e egra deri në Rashkë. Tahir Shaban Tahiri në katund gëzonte autoritet të madh. Ishte kryeplak thuajse i përhershëm, ngase ishte i drejtë, sypatrembur dhe besnik i pashoq. Këto i kishte dëshmuar denbabaden. Ta zëmë, herën e parë, kur u kthyen nga Kolashini, me vete kishin sjellë bagëti të shumta dhe që të gjitha i kishin grumbulluar përreth plemës së tij. Dhe, të nesërmen, kur i ndanë, ky nuk e mori asnjë. Paskëtaj, ai, me zgjuarësinë e gojëëmbëlësinë tij, pajtonte plagë e zemra njerëzish.
Edhe kur plasi lufta në Kosovë, Tahiri nuk e hoqi pushkën nga krahu. E donte shumë të bekuarën, atë trohë dhjam që e ruante nën trarin e blozuar e ndante bashkë me të. Ishte një gacatore që kurrë nuk e kishte tradhtuar. Ku shihte syri, qëllonte plumbi. Qytën e kuqrremtë prej druri arre e kishte zbukuruar për shtatë palë qejfe, saqë të gjithë e lakmonin.
Për të qenë ishte edhe kalorës i mirë, e kishte një kali qimekuq e me balosh të bardhë në ballë, të cilin ia konfiskuan partizanoçetnikët në funvitin 1945. Kishte një shtat mesatar, por të drejtë e të lidhur deng. Si zeshkan që ishte, plisi i bardhë, i mbështjellë me shallin ngjyrë kafeje, tirqit galana e xhamadani me sumbulla sipër këmishës së pëlhurës së bardhë, i shkonin për mrekulli. Tamam malësor i motit, me sull e me kanun.
Bashkë me galicasit e tjerë i qëndruan
besnikë Lëvizjes për Çlirim e Bashkim
Kombëtar, që në këto troje kurrë nuk rreshti së vepruari.
Pas shuarjes së Brigadës së Shaban Polluzhës,
ata të gjithë tok përpak e pësuan shfarosjen. U zbuluan në tunelin nën Sukën e Madhe të Galicës, ku ishin
pozicionuar për të mos iu dorëzuar shushunjave gjaketura, që, të maskuara me
lëkura qengjash, shqynin me dhëmbë ujqërish.
Tahiri, si i moshuar që ishte, me shumë të tjerë, u liruan.
Siç e thashë edhe më herët, meqë galicasit i besonin shumë, sërish e zgjodhën kryeplak katundi Tahir Shaban Tahirin. Një përkrahje të veçantë e kishte edhe nga hoxha dhe dijetari mendjehollë Vesel Haxha.
Mos të harrojmë se në aksionin famëkeq të mledhjes së armëve, organizuar nga satanai gjakpirës, Aleksandër Rankoviqi, Tahiri nuk e dorëzoi pushkën e tij besnike, e gjeti një të keqe e të ndryshkur, sa për të thënë e për ta mbyllur atë plagë vrastare, e cila la pasoja të rënda e të papara ndër shqiptarë.
Tahiri ishte kultivues i njohur i duhanit, të cilin edhe vetë e pinte shumë. Atë bimë e përpunonte mirë e kujdesshëm, vetë e mbillte, e vilte, e bënte vergji, e thante dhe e grinte me briskun që e mbante anzë. Herë-herë, kur jepte rendimente më të larta, një sasi e dërgonte në depot e grumbullimit në Skënderaj.
Edhe ditën që ndërroi jetë, në javën e dytë të shtatorit, të vitit 1958, kishte bërë vargoj duhani.
Dhe, siç më tregon shpeshherë nënë Nazifja, unë atë ditë, dy-tri herë ia kisha nxjerr perin nga tufa e fletëve të mbledhura...
Ai ishte kënaqur më mua dhe nuk ishte nervozuar fare...
Mos të harrojmë se edhe emrin ai ma kishte
lënë, megjithëse, mbase për hir të një vendasi, nga i cili na ndante vetëm
rruga, Hajrushit, të cilit i kishte vdekur një djalë me emrin Bedri, më shumë më kishte thirrur Talaman...
Kishte dhënë shpirt sa çel e mshel sytë, siç
i thonë një fjale. Sigurisht ka pasur infarkt.
Lavdi për jetë të jetëve tim gjyshi, Tahirit!
* * *
Mehmet Tahiri (01. 06. 1935- 01. 06. 2018) u lind më 1. 08. 1935 në Galicë
të Drenicës. Rrjedh nga një familje e njohur për burrëri, bujari, mençuri e
atdhedashuri.
Për shkak të shumë
zezonave, Tahiri u martua në moshë të shtyrë me Fatimen nga Klina e
Poshtme. Në fillim fati e shqelmoi keq, shtatë fëmijë i vdiqën radhazi.
Pra, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh martesë u lindi Mehmeti, për të cilin thonë
se ishin gëzuar edhe trarët e shtëpisë.
Djaloshi imëtak ishte
natyrë e zgjuar. Mësimet e para i mori në Prekaz të Epërm dhe ishte nxënësi më
i mirë në gjithë shkollën, ku mësonin nxënës nga shumë fshatra të Drenicës.
Kishte fat që për mësues ta kishte Shaban Jasharin, babanë e komandantit
legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Përkundër kësaj, kur
erdhi koha të vazhdonte edhe në klasat e larta në Balinc të Vushtrrisë e
paskëtaj të emërohej mësues, kushtet e rënda ekonomike e detyruan ta ndërpres
shkollimin dhe t’u rreket punëve të rënda të shtëpisë, për ta mbajtur gjallë
familjen.
Megjithatë, ai mbeti
njeri i ditur dhe u bë mjeshtër i hollë, që, çka i shihte syri ia punonte dora.
Njohuritë matematikore dhe intuita e tij mahniste edhe ata që kishin
zënë dije të larta. Llogaritja e përpiktë e materialit ndërtimor dhe
konstruktimi i çative si të mbira të shtëpive, i dhanë emër në gjithë Drenicën.
U dallua edhe si matës i mirë e i drejtë i ngastrave të pronave të atyre që ndaheshin.
Mirëpo, ajo që e
shquante më së shumti ishte leximi artistik i librave me folklor shqiptar,
shkrimi i bukur dhe mbamendja prej eruditi. Këngët kreshnike dhe përrallat që i
kishte mësuar nga i ati, Tahiri, i interpretonte për lakmi, me një rrjedhë të
logjikshme e shumë mbresëlënëse.
Mori pjesë dhe
kontribuoi mjaft edhe në Projektin hulumtues shkencor “Eposi i kreshnikëve 2012-2014”, udhëhequr nga epikologu i palodhur
Prof. dr. Zymer Neziri. Këngët e rrëfyera prej tij i mblodhi e i sistemoi
drejtoresha e Muzeut të Vushtrrisë, znj. Shukrane Begu, të cilat u botuan në
vëllimin DRENICA.
Më 15 janar 2015, kur, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u bë përurimi i 15 vëllimeve paralibra, Mehmet Tahirit iu nda kjo Mirënjohje.
Dhe, për koincidencë, edhe në atë botë vajti
pikërisht në datën e lindjes, më 1. 06. 2018!
BABAIT
Fëmijë i vonuar
Gati djalë dëshiri
N’klasë më i vogli
N’mësimi më i miri
Fati ia hodhi keq
E ndau nga shkolla
Pastaj, ç’i shihte syri
Ia përpunonte dora
Edhe pse moshëthyer
E me astmën n’grykë
Mbamendjen qelibar
Syrin fare pa optikë
Ishte mendjehollë
I urtë e gojëëmbël
Gjithë sa e njohën
E mbajnë në zemër
Në ditëlindjen e 83-të
Na la, iku në Përjetësi
Do e kujtojmë përherë
Dhe, i themi: LAVDI!
* * *
Nazife Riza Mehmeti-Tahiri: (25. 01. 1935-30.12. 2016). U lind më 21 janar 1935 në Dubofc, atje rrëzë
Qyqavicës, pranë Kronit të Ftohtë. Bashkë me të motrën, Mevludën, ishin të
vetme vajza, të babë Rizait e nënë Shehidës.
Nëna ime ishte punëtore e madhe. Ishte e fuqishme
si mashkull. Malësore e vërtetë! Në korrjen e grurit me drapër nuk ia kalonte
dot askush. Madje edhe bënte liktyra, lidhte duaj, bënte kryesa ose nanina, siç
quheshin ndryshe (me tre duaj, me pesë, me nëntë e rrallë edhe me
njëmbëdhjetë). Edhe kur i bartnim duajt me qerre me llotra dhe bënim shtrega,
ajo punonte krahas burrave.
Kurrë nuk do ta harrojë një herë që gati
mbetëm në Mitrovicë. Nëna posa e kishte lindur vëllain e vogël, Besimin. Ishte lehonë dhe i doli një si
lungë në fyt. Mbase, ajo qe rezultat i një dhëmbi të prishur. Me babanë morëm
qerren e parë me një lloj shkalle si qeze dhe i mbrehem qetë, që ishin ndër më
të mirët në katund e ia mësymë spitalit të Mitrovicës. Në të kthyer, te Beledia
(qendra tregtare e qytetit), babai u kthye për të blerë bukë në furrë e ne
vazhduam ngadalë.
O Zot, e gabuam rrugën! Në vend që të shkonim
për Bair, u futëm në të majtë, në një rrugicë pa krye, para një shkolle. Dhe,
aty ngelëm, pa ditur kah të shkonim. Ishim mu para shtëpisë se një plake serbe.
Ishte nata e Krishtlindjeve ortodokse, 7 janar 1967. Ora ecte, terri binte, në
ngrinim në një vend. Qetë nuk bëzanin. Veç mbllaçitnin qetësisht para grilave
të hekurta të një palë dyerve të oborrit. Djali i vogël pesë javësh (Besimi)
qante nga të ftohtit. Nëna zihej në vete dhe nuk rehatohej dot.
Po babai i shkretë ku ishte?
Ai, pasi e kishte marrë bukën ishte nisur
rrugës së Bairit, me shpresë se po na zinte diku. Kishte ecur e ecur deri tek
vreshtat e Pirçit. Dikur e kishte marrë me mend se nuk kishim mundur të kalonim
tutje dhe ishte kthyer. Disa herë ishte silluar andejpari dhe nuk ishte kujtuar
se ne ishin pak hapa më tutje, por krejt jashtë rrugës sonë.
Vonë, pasi terri kishte vu pushtet dhe po i
humbnim shpresat, fati na buzëqeshi. U takuam dhe nga gëzimi nuk e hetuam
lodhjen as të ftohtit gjatë atyre tri orëve udhëtimi deri në Galicë...
Ndërroi jetë natën e Vitit të Ri, më 31
dhjetor 2016 në spitalin e Vushtrrisë.
LAMTUMIRË NËNË
Sytë gjysmë të mbyllur
M’i ngulje disi me habi
Kur provoje të flisje
Zëri nuk të dilte, për çudi!
Dorë e mavijosur nga gjilpërat
Të dridhej, nuk e ngrije dot
Unë ktheja kokën menjanë
T’i fshihja qepallat me lot
Djem, vajza, nipa e mbesa
Krevatit me rrota i vinim vërdallë
Mjekët e motrat mantelbardha
Bënin ç’mos, dhimbjet me t’i ndalë
Dhe, kur po mbushje plot 82 vjet
Ike, na e le shëndenë bëftë
Lamtumirë Shpirtbardha jonë engjëllore
Sa të rrojmë, do t’kujtojmë për jetë!
Prindërit e mi lindën edhe të tjerë fëmijë:
Mihrijen,
Nurijen,
Remziun,
Tahirin,
Besimin dhe
Hysnijen (dy u vdiqën kërthi, Mihrija dhe Xheladini).
Mirëpo, unë qeshë gëzimi i familjes. Dhe, si
i përkëdhelur, rritesha pakëz me naze e me huqe. Gati për çdo ditë sëmuresha
dhe me vrap shkonin tek faltorja, një boshnjake që jetonte andej nga
Mikushnica, shoqja e Ahmet Ram?s, për të më shkrirë plumb për sysh.
Edhe pse i vogël, më ka ngelur në kujtesë ajo
ceremoni rituale. Unë kisha frikë, sidomos kur përmendej plumbi, kujtoja se ai
do të kërciste. Një grua e trashë ma hidhte sipëri një zavjaq të kuq, punuar
prej leshi dhe më afronte pranë zjarrit. Në një lugë metali hidhte një copë
plumbi dhe pritej derisa ai të shkrihej e pastaj e hidhte në ujë t? ftohtë,
duke krijuar një zhurmë frikësuese. Dhe, kur e nxirrte nga uji, ai merrte
trajta të ndryshme, të cilat paskëtaj shpjegoheshin e deshifroheshin sipas
mënyrës së saj. Me atë plumb duhej të pija ujë për një javë rresht nga tri here
ditë...
Te dajat shkoja rrallë. Edhe kur shkoja, nuk
rrija, ikja dhe e lija nënën vetëm. I kisha afër, në Dubofc.
Në fakt ishin muhaxhirë, Kollarë të Toplicës.
Aty kishin zënë vend, rrëzë Qyqavicës. Gjyshi im, Rizah Mehmeti, ishte një burrë i urtë, pun?tor e fetar i përbetuar.
Ai, njëherësh ishte edhe dhëndër yni, hallën time, Fazilen e kishte grua të
dytë, meqë gruaja e parë, Shehidja (nëna e nënës sime) kishte vdekur e re. Si
punët tona më, ishin ndërruar me nënën time. Veliun, Hamdiun, Salihun, Sallahun dhe Rexhepin edhe i kisha dajallarë edhe nipa! Sa e sa herë buajtëm ma
ta në natyrë, në Qyqavicë, në një kolibe ndërtuar mbi dardhën shtrembërake, në Lugun e Pemëve, në një arë e çelur me
kazmë midis mali, për t’i trembur derrat e egër që mos ta dëmtonin misrin...
Kur vajta në klasë të parë, në shtatorin e
vitit 1963, disi as shkolla nuk më pëlqeu në fillim. Isha tepër i ndrojtur. I
rritur në një familje tradicionale, ku zëri i fëmijës dëgjohej pak, më vinte
vështirë të përgjigjesha para mësuesit e para nxënësve. Mësues të parë (për pak
muaj) pata Musa Ponashevcin nga
rrethi i Gjakovës. Pas tij Nuhi Sadikun
e Dubofcit e mësuesen Nazire Tiriqin
nga Vushtrria… Pastaj Halim Selacin…
Arsimtarë të tjerë të mëvonshëm që më kanë
ngelur në kujtesë ishin: Ibrahim Kabashi,
Selim Shabani, Bislim Vatovci, Kadri Sejdiu, Bajram Ferizi, Lah Ferizi, Nezir
Selimi, Nazmi Beqiri, Bedri Xhema, Nasuf Ahmeti, Sadri Rama, Istref Meholli,
Halil Zymberi, Hilmi Fetahu, Lekë Gjokaj...
Por, kjo ndrojtje kaloi shumë shpejt dhe
dashuria për shkollën e për mësimet më hyri në gjak.
Këtë, siç duket e kisha trashëguar nga im
atë, i cili kishte qenë nxënësi më i mirë në shkollën e Prekazit, ku mësues e
kishte pasur Shaban Murat Jasharin.
Kështu, që nga klasa e parë u bëra nxënësi më i dalluar në shkollë, e cila sa ishte paralele e ndarë e shkollës së Novolanit mbante emrin “Emin Duraku” e më vonë, kur u
pavarësua, në vitin shkollor 1966-67, u pagëzua ”Azem Bejta”. Drejtor i parë
qe Nuhi Sadiku. Aty mësonin nxënësit e Galicës, Dubofcit, Beçiqit, Taraxhës dhe
një pjesë e Mikushnicës.
Interesante na dukeshin edhe orët e edukatës
fizike, kur mbaheshin brenda në klasë gjatë dimrit. I bënim ca ushtrime aty
midis dy bankave prej dërrasash ahu, të afruara paralel me njëra-tjetrën. Ecnim
veç në duar, si në paralele, ngriheshin në supa, me këmbët lart, rrotulloheshim
etj.
Përshtypje të paharruar më ka lënë edhe
shërbëtori i shkollës, xha Lah Zeka,
një babaxhan nga Beçiqi. Ai, që ditën e parë, kur me zile në dorë e me plisin e
bardhë në kokë na ftoi të hynim brenda, na u duk i urtë e burrë i mirë. Atë e
donim shumë edhe për hir që na jepte bukë e qumësht amerikan (ishte në formë
pluhuri, të cilin e përzienim me ujë në tasat prej alumini që i merrnim me
vete). Madje, atij edhe ia patëm thurur një këngë:
O Lah
Zeka
që pjek petulla
petullat me ujë
s’ja kana askuj
petullat me vaj
nuk mund t’i haj!
Krejt ndryshe, më i ashpër e që na bërtiste
shumë, të cilit ia kishim frikën, ishte kolegu i tij, Ujkan Baksi!
Shoqërimin me librin letrar e kam nisur që në klasën e pestë të shkollës fillore. Vepra e parë që kam lexuar është romani për fëmijë “Bambi” i Feliks Salten, të cilin ma dhuroi kujdestari im i respektuar, Nasuf Ahmeti, me motivacion: “Për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore”.
Aty për herë të parë bleva edhe gazetën “Zani i rinisë”, të datës 1 mars 1967. E bleva me dy ve të pulës që ia shita Gazi Goranit, pronarit të ëmbëltores që funksiononte në bodrumin e ndërtesës ku mësonim, e cila, njëherësh ishte edhe ndërtesë banimi për minatorët e Magnezitit, minierë që tashmë ishte në të mbyllur. E bleva, sepse kishte filluar fejtoni i Ahmet Malokut për heroin Azem Bejtë Galica.
Çudi, sa më vullnet mësonim, edhe pse na
mungonin thuajse të gjitha; nuk kishim libra, nuk kishim fletore, nuk kishim as
lapsa. Një laps e ndanim disa veta dhe kur na thyhej maja e mbrehnim me një copë xhami të thyer. Merreni me mend si mund të mbrehej lapsi me copë xhami.
Lerë ketë, lerë, po kur edhe thonjtë, para se të na i kontrollonte mësuesi,
përpiqeshim t’i prisnim me copa xhami! Ah, botë, o botë! Dhe, gjakoseshemi
nëpër majat e gishtërinjve.
Rivarrimi i eshtrave të Azem Galicës: Në muajin maj 1971 u bë
edhe rivarrimi i eshtrave të heroit kombëtar Azem Bejtë Galica. Ishim fare të
vegjël dhe gati nuk dinim gjë. Thoshin se nga një shpellë e thellë i ka nxjerrë një mësues me emrin Abdyl Krasniqi.
Sipas dëshirës së vajzës së tij, Azemines,
ata u rivarrosen aty ku e kishte pasur kullën e fundit e ku e kishte zhvilluar
edhe betejën e fundit. Në rresht na çuan deri në Galicë.
Në Kodrën
e Vogël, ku, zakonisht i kullotnim qengjat e viçat, përplot njerëz. Në një
arkivol ca eshtra dhe një plis mprehacak, i bardhë dëborë. Fare pranë një plak
që dridhej nga sëmundja e vitet. Më vonë e kuptova se ai ishte bashkëluftëtari
i heroit, Emin Lati nga Prekazi. Më shumë nuk më kujtohet nga ai
ceremonial madhështor.
Rivarrimi i eshtrave të Azem Galicës (Galicë, maj 1971)
Emin Lati pranë eshtrave të kapedanit të vet, Azem Galica (Galicë, 28
maj 1971)
Nga bankat e shkollës fillore më kanë ngelur
edhe shumë kujtime. Nuk i harroj kurrë shëtitjet që i bënim nëpër shkollat e
afërta fillore si në Prekaz, në Qirez, në Novalan, në Ashlan etj. Edhe ata
vinin të ne. Njëherë vizita u kthye në zi, një nxënës i Mehajve u mbyt në
trafon tonë, aty pranë shkollës.
Në klasën e shtatë e patëm organizuar edhe
një ekskursion në Shkup, në Ohër, në Shën Naum, në Strugë etj. Sa kënaqësi!
Ishte hera e parë që po largoheshim nga shtëpia dhe për ato tri ditë qemë
mërzitur shumë, sa mezi pritëm për t’u
kthyer në gjirin e ngrohtë familjar.
Në ekskursionin njëjavor në Strugë, në urën mbi Drinin e Zi (Klasa
VII)
Harrova të them se lokaliteti midis Galicës e
Dubofcit ishte një qendër, gati qytezë. Pos shkollës, aty kishte: zyre të
vendit, postë e telefon, shitore, stacion policie (policët ishin me familje,
aty i kishin banesat), miniera e magnezitit me shumë punëtorë vendas e të huaj,
të cilët banonin aty, ku bëhej edhe shkrirja e xehes në furrën ekzistuese etj.