Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (III)
E diele, 29.06.2025, 02:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (III)
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Në një kohë kur kombi shqiptar gjendet ende përballë sfidave të mëdha historike, politike dhe shoqërore, zëri i intelektualëve mbetet një busull e çmuar për të kuptuar rrugën që kemi lënë pas dhe udhën që kemi përpara. Në këtë pjesë të tretë të intervistës ekskluzive me shkrimtaren e njohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, do të preken disa nga plagët më të thella të historisë sonë kombëtare, por edhe gurët themelorë që formësojnë identitetin tonë.
Nga vështrimi i saj mbi periudhën e tranzicionit politik të Shqipërisë, te reflektimi për rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe sfidat e bashkëkombësve tanë në trojet që sot mbeten jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, Haxhiraj ofron një këndvështrim të kthjellët dhe të ndershëm. Në këtë rrëfim nuk mungon as një rikthim te tragjedia e Çamërisë, një plagë që ende rëndon në ndërgjegjen tonë kombëtare, as një analizë e thellë mbi tiparet që na karakterizojnë si komb – vlerat që duhet të mbrohen dhe veset që duhen kapërcyer për të ecur përpara.
Në një kohë kur pyetja për bashkimin kombëtar vazhdon të mbetet një ëndërr e pazhdukur, shkrimtarja ndalet edhe te pengesat, mundësitë dhe përgjegjësitë që kemi si popull. Ajo kujton figurat më të mëdha që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, por mbi të gjitha përcjell një mesazh të fortë për shqiptarët kudo që janë: për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë fjalët, por duhen vepra konkrete, përkushtim dhe një ndjenjë e re përgjegjësie kombëtare që i jep vendit një të ardhme të denjë.
GM: Si do ta përshkruanit zhvillimin dhe sfidat kryesore të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit? Cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme që kanë ndikuar në rrugën e demokracisë dhe reformat institucionale në vend? Si e vlerësoni rolin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në këtë proces?
VVH: Nuk mund t’i mohojmë ndryshimet
pas vitit 1990, sepse e ndrydhim, e plagosim e përdhosim të vërtetën.
Së pari: Pluralizmi politik
ishte një hop cilësor, ku nisi bashkëjetesa e së majtës socialiste që kishte
hedhur rrënjë, me demokratët e porsalindur. Ndryshoi struktura parlamentare,
qeveritare dhe juridike, ndryshime që u bënë edhe në qarqe, rrethe, qytetet
e vendit dhe zonat rurale. Në çdo fushë
nisi puna me një mendim dhe synim të ri, sepse shqiptarët fituan lirinë e
fjalës,të shprehjes së mendimit të lirë dhe të drejtën e ushtrimit të
profesionit. U zgjuan nga gjumi letargjik, kur për herë të parë u njohën me Kartën e të Drejtave të Njeriut, e
cila deri në vitin 1990, ishte mollë e ndaluar. Jeta nën diktaturën komuniste
ishte BURG. Rikthimi në profesion i të gjithë të mohuarve,
ishte tregues i një këndvështrimi të ri
klasor. Pajisja e shqiptarëve me passaportë Evropiane, bëri që
shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur jashtë shtetit në të gjithë shtetet
që s’janë anëtarë të BE. Organizimi i ri social me norma të reja demokratike,
sollën ndryshime në strukturë dhe infrastrukturë. Fakt është ndërtimi i
Rrugës së Kombit, Rrugës së Arbërit, Bajpasi i Vlorës që vazhdon me tunelin
Dukat-Palasë, rruga e re Kuç-Borsh, që shkurton rrugën Kurvelesh-Sarandë.
Rrugët kombëtare lejojnë vizitat pa pengesa mes dy shteteve të të njëjtit komb.
Edhe rrugët rurale ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dypalësh. Shqipëria që nga 1 prilli,i 2009-tës,
është anëtare e Natos. Është kandidate për anëtarësim në BE.
Në qoftë se kalimi nga sistemi
diktatorial në sistem demokratik do të ishte bërë rrënjësor, jo vetëm duke
zëvendësuar fronin me persona të të njëjtit brum të së shkuarës, apo ndërrimi i
tesrës, i flamurit partiak, ose i kostumit, nga i kuq në blu, ishte vetëm
për t’na hedhur hi syve. Kjo nuk e ndryshon idealin komunist. U rrëzuan dhe u shkulën institucionet
zinxhir të diktaturës që ishin burim vrasjesh dhe mohim të drejtash humane. Në
vend të tyre u formuan institucione me emërtime demokratike. Kam vënë re se
komunistët e duan kapitalizmin, por me Marksin në gji. Me krijimin e organeve të Drejtësisë, duhej
të dënoheshin persekutorët, gjë që nuk u bë. Komunizmi ngeli si mish i huaj në trupat dhe mendjet e shqiptarëve të
lëbyrtë dhe me besim të verbër.
PD-ja kishte dhe ka përbërje heterogjene, e cila pengon zhvillimin e
proceseve demokratike. Mes demokratëve
u anëtarësuan komunistët, për të ruajtur vendet e punës, sepse ata
ishin mësuar vetëm të drejtonin. Kurse demokratët me ideale për ndërtimin e
shtetit ligjor të së drejtës, një sistem demokratik perëndimor, nuk kishin përvojë, as njerëzit e
kualifikuar. Gjysma që iu mohua çdo e drejtë e liri, qëndroi në atdhe
me shpresë për rikthimin e pronave. Por ligji
7501, ishte një reformë e dytë agrare. Çudi, komunistët që urrenin kapitalizëm -imperializmin, zunë shtetet e
Evropës apo të ShBA-ve dhe morën shtetësinë e vendeve ku bujtën. Kur
vijnë ndonjëherë në atdhe, bëjnë fushatë për atë kohë të lumtur. Madje
shprehen: “Do ishte mirë të kthehej koha e diktaturës së “Peshkaqenit Baba ”. Në këtë tranzicion të tejzgjatur, në të gjitha
fushat po ndiqen programe të huajtura nga shtetet e tjera. Kjo është e gabuar,
sepse ndryshimet bëhen në bazë të resurseve dhe të kushteve ekonomike që ka
vendi ynë, natyrisht duke u mbështetur në përvojën botërore. Psh, arsimi ka pësuar regres dhe rënie,
paçka se bëhet reklamë e madhe me terma pompoze. Globalizmi duhet të ndikojë në rritjen e mirëqenies materiale, në
mënyrën e të jetuarit, në kulturë e në integrimin e kombit, pa
mohuar traditën që na rrit ndërgjegjen kombëtare. Brezi i ri është e
ardhmja e kombit. Ndaj barazia gjinore luan rol të veçantë në integrimin e
kombit. Me një grua të arsimuar, kombi siguron breza të mirërritur e
mir’edukuar. Por që të arrihet kjo, duhen këto kritere si mëposhtë:
Peticion
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z.Pjetër Arbnori!
LDG.Vlorë, mbledhur sot, më, 20 prill, 1992,parashtron disa kërkesa
të domosdoshme për integrimin e gruas në Shoqërinë demokratike të cilat janë:
-Vendosja e barazisë gjinore në vendin tonë.
-Pjesëmarrja e gruas me të drejta të barabarta me burrat në të gjitha fushate
jetës.
-Të jetë aktive në të gjitha nivelet, në politikë, në legjislativ, ekzekutiv,
juridike, në arsim, shëndetësi, diplomaci etj. Natyrisht në bazë të intelektit,
arsimimit dhe profesionalizmit.
-Java e punës duhet të bëhet 5 ditë.
-Të hiqet turni i tretë për gratë.
-Gratë të shpërblehen 200 %, kur punojnë ditën e
pushimit apo në turnin e tretë.
-Të rriten pagat dhe pensionet.
-Leja e lindjes të bëhet 3 vjet.
-Ndërhyrja e shtetit për legalizimin e emigrantëve
dhe bashkimin familjar të tyre.
-Të rritet interesimi dhe kujdesi i politikës dhe PD
për krahinën autoktone të Himarës që është lënë në mëshirën e fatit.
Ps: Peticioni u lexua nga Kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori, datë,
22 prill,1992,në seancën e pasdites, ora 15.
GM: Pas shumë sakrificave, Kosova dhe populli i saj arritën triumfin drejt pavarësisë. Si e vlerësoni rrugëtimin historik të Kosovës deri në ditët e sotme?
VVH: Para se të përgjigjem, përulem me nderim për gjithë heronjtë e
rënë të Dardanisë, për bashkëkombasit e mi, burra, gra dhe vajza dinjitoze të
kësaj treve etnike shqiptare. Një nderim të veçantë kam për heroizmin e
familjes Jashari dhe Elitën Adem Jashari si simbol i lirisë,
i cili meriton “Çmimin për Paqen”. Vlerësoj Elitën e Kombit, Ibrahim Rugova,
falenderoj Kryeministrin aktual Z.Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për
kërkesat rigoroze dhe qëndresën ndaj organizmave ndërkombëtare, për qëndrimin e
drejtë antiserb dhe maturisë si politikanë të pjekur në ecurinë e zhvillimeve
demokratike. Duke pasur parasysh të drejtat dhe liritë e mohuara, kërkesat e
domosdoshme të një etniteti pellazg-ilir-arbëror, shqiptar, Dardania hyjnore
pas vuajtjesh dhe sakrificash sublime, përmes lumenjësh gjaku të pafajshëm, me
vendim të Misionit të OKB, në vitin
2001, fitoi përkohësisht të drejtën e vetëqeverisjes. Në datën 17
shkurt, 2008, u deklarua Pavarësia e Kosovës. Pas një fitoreje të
madhe, të merituar, të drejtë legjitime dhe të ndritur, u përpilua Kushtetuta e Kosovës që gjeti zbatim
më,15 qershor, 2008 në përputhje me kriteret e UNMIK, të cilat përkonin
me kërkesat rajonale dhe vendimmarrëse të Kosovës. Sepse dhe shqiptarët janë
qytetarë të Evropës dhe të të gjithë botës. Pse?
Sepse shqiptarët që nga krijimi i botës, qysh kur lindi pallazgu i parë në këto
troje, kanë vënë emër në histori, si Perandorë, Papë,Burra shteti,
kryeministra, udhëheqës ushtarak,shkencëtarë, arkitekt, artist që kanë bërë
epokë me njerëz të idealit dhe të besës.
Nga dita e shpalljes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe
sovran, Kuvendi i Kosovës u ngrit në
nivel ndërkombëtar dhe mori të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin
e Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare,është ndjekur një proporcion i
drejtë me nacionalizmin serb dhe pakicat minoritare. Më 17.2.2008, kur në orën
16, u dha lajmi se Kosova u shpall e Pavarur, unë prej gëzimit dhe me besim të
plotë në ecjen drejt integrimit, përpilova 2 poezi, kushtuar Kosovës, nga
të cilat “Hapma Zemrën ,o nënë” që fitoi Çmim Ndërkombëtar në Suedi,
në vitin 2014. Pasi u njoha me
programin ambicioz të qeverisë demokratike të Kosovës, jam shprehur se Kosova
do të eci drejt zhvillimit me hapa galopante. Madje Kosova do të anëtarësohet
më përpara se Shqipëria në BE. Nëse nuk do të kishte provokimet e herë pas
herëshme të Serbisë vrastare dhe të genocidit shfarosës antinjerëzor, si dhe
mungesën dashamirëse të shteteve të mëdha evropiane, Kosova tashmë do të ishte prej kohësh anëtare e BE. Por
fqinjët tanë smirëzinj, nuk e duan Kombin shqiptar, se para autoktonisë, lashtësisë
së gjuhës shqipe dhe të racës sonë shtetformuese në kontinent, ardhacakët
semito -sllav, ndihen inferior. Jo pa qëllim u ndërrua emri i Gadishullit Ilirik, në Ballkan, që në Antiktet
quhej “Gadishulli Hem”. Ata
erdhën si pushtues, ndërkohë rrëmbyen trojet ilire, kulturën, gjetjet
arkeologjike, duke i përvetësuar dhe tani mburren me trashëgiminë e ndritur të
shqiptarëve që ka ndikuar në krijimin e kombeve evropiane dhe në gjuhët e tyre.
Përgëzoj qeverinë e kryeministrit
Kurti që po punon për mbrothësinë e atdheut në veçanti dhe të Kombit në
tërësi. Kosova sot është në rrugën e mbarë të integrimit
perëndimor.
GM: Banojnë në trojet e tyre etnike, por fatkeqësisht dhe padrejtësisht nën administrimin e shteteve të tjera, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Cili është këndvështrimi juaj mbi aktualitetin shqiptar në këto shtete?
VVH: Z. Gëzim, është e vërtetë
tema që kam trajtuar unë se, tragjeditë
e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të mëdha( 15.11.2021.) E
keqja e vendeve të vogla të Ballkanit nisi qysh kur u krijua Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë
që e ka origjinën e saj më, 26 nëntor, 1942. Pas çlirimit të vendit, iu
dha fund Monarkisë dhe më, 29 nëntor,
1945 u shpall Republika Popullore Federale e Jugosllavisë. E udhëhequr
nga J.B.Tito dhe qeveria e re komuniste. Nën juridiksionin e saj, ajo futi 6 republika: R.S Serbisë, RS.Slloveni,
RS.Kroaci, RS Mal i Zi, RS Bosnjë dhe Hercegovinë, R.S e Maqedoni dhe krahinën
autonome të Kosovës më, 1948.
Fatkeqësia
e dytë erdhi nga Greqia, e cila emrin e Maqedonisë së lashtë ia dhà Trevës Makedonia në Greqi. Kjo vjedhje
historike nga grekët, iu bë njërit nga tre fiset antike Pellazge: Ilirët,
Thrakët dhe Maqedonët, duke e emërtuar “Maqedonia e Veriut”,sikur ky shtet
lindi sot, duke ia mohuar lashtësinë prehistorike. Maqedonia e lashtë
matanë liqenit të Ohrit jetohej nga fisi
ilir Paion. Paionia bashkë me
fisin Pelagon të lashtësisë krijuan Maqedoninë e Mbretit Filip dhe Aleksandrit
të Madh, i cili falenderon Zotin që u lind ILIR. Serbia dhe Greqia të
përkrahura nga Fuqitë e Mëdha, veç rrëmbimit të tokave të popullsisë autoktone,
Ilire, Dardane Maqedonase dhe Malazese, kanë përdorur dhunë ekstreme ndaj tyre,
vrasje monstruoze, dhunime, mohim të drejtash njerëzore deri në vrasje dhe
varrosje në gropa masive.
Përse kanë heshtur dhe heshtin Fuqitë e Mëdha ndaj padrejtësive
që i janë bërë Shqipërisë? Si “dashamirëse” ndaj Shqipërisë që gjoja e
“admironin” Fuqitë e Mëdha të pasuruara në saje të shfrytëzimit kolonial, kanë
heshtur gjatë gjithë epokave historike dhe asnjëherë nuk kanë pyetur:
-Si u rrit territori Greqisë nga 1830- 1930, i cili, në 100 vite u
katërfishua në kurriz të trojeve shqiptare, bullgare, turke dhe Maqedone? Lufta
ballkanike u zhvillua mes Greqisë dhe Italisë, por forcat greke hynë me dhunë,
vranë dhe sakatosën gjithë Shqipërinë e jugut, që përfshin Çamërinë deri në Sarandë e Kurvelesh. Pikërisht për të humbur
origjinën autentike, Gadishullit Ilir,
i ndryshuan emrin, në Ballkan.
-Aleksandër Lambert me të drejtë dhe i
alarmuar pyet: “Pse u ndryshua emri i
gadishullit “Ilirik” në “Ballkan” pas revolucionit grek, në fundshek.XIX? Çfarë
bënë Fuqitë e Mëdha lidhur me këtë ndryshim emërtimi prej dhjetra e qindra
shekujsh? -Si e ndihmuan Shqipërinë
Fuqitë e Mëdha, kur Çamëria i kaloi Greqisë dhe Kosova me trojet etnike në
Malin e Zi, i kaluan Jugosllavisë më 1946 dhe 1948? Aktualiteti në këto
treva shqiptare dhe të banuara nga shqiptarë, i detyrojnë të mohojnë
identitetin kombëtar,veçanësrisht gjuhën shqipe. Asyeja qëndron te keqtrajtimi
që i është bërë kombit më të lashtë, duke u dhënë liri ardhacakëve, shteteve
fqinje Greqisë dhe Serbisë që të
shijnë mbi shqiptarët.
Një gjë nuk është e qartë se, cili ishte fajtori për krimet
monstruoze, për varrezat masive të
Hanit të Hotit, të Srebrenicës, Ulqin-Tivarit etj?! Rënkon Toka e
Çamërisë dhe e Kosovës nga gjaku i paterur i shqiptarëve të masakruar. Si
ka mundësi që Fuqitë e Mëdha (tutore të vendeve të vogla që vinin nga kampi
lindor i socializmit), lejuan në vendin tonë që pas 1990, drejtimin e pushtetit, politikës dhe diplomacisë që
kishin lënë baballarët, e morën bijtë dhe nipat e tyre, duke ndërruar vetëm
flamur dhe përdorën disa emërtime bashkëkohore, se gjasma paskan ndryshuar?!
Një detyrë imediate e
qeverive demokratike në Shqipëri dhe Kosovë, është vënia para përgjegjësisë historike, morale, politike dhe
diplomatike për zgjidhjen e këtij ngërçi skllavërues në kohë moderne, e cila
kërkon drejtësi.
GM: Si do ta përshkruanit tragjedinë e Çamërisë, duke pasur parasysh masakrat, dëbimin dhe persekutimin e popullsisë çame? Çfarë ndikimi mendoni se ka pasur kjo ngjarje në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare shqiptare?
VVH: Është fatkeqësi e madhe që një komb i vogël, si Shqipëria, duke
qenë nën tutelën e Fuqive të Mëdha të Evropës, gjatë shekujve, humbi
hegjemoninë e saj. Qysh nga shek.IV-III-
Pr.Kr. kur Qytet Shteti i Romës u dynd drejt Evropës juglindore, Iliria u bë
shesh betejash për vendosjen e pushtetit vetjak, në politikë, ekonomi dhe
kulturë. Atëherë nuk njihej nocioni “komb”, gjithsesi raca Ilire
jetonte në trojet e veta, fliste gjuhën më të lashtë dhe gëzonte traditat e
trashëguara nga të parët Pellazgë. Pushtuesit e shekujve, i shkatërruan këto
vlera. Fillimisht Roma e shihte si rrezik flotën ilire që lundronte lirshëm në
të gjitha portet e Mesdheut. Ndaj i duhej një aleancë me një shtet kundërshtar
të Ilirisë. Ndërkohë në gadishullin e Atikës, ishin vendosur semitët, fise
afro-aziatike. Siç ndodh me gjithë pushtuesit,edhe ata vranë apo përzunë me
dhunë pellazgët nga Atika, ku lulëzonte sistemi skllavopronar, mbi bazat e të
cilit pushtuesit afro-aziatik ndërtuan një shtet pa origjinë. Dëshmi historike
janë themelet ilire të Akropolit,
gjithë kështjellat ilire të Peloponezit, Çamërisë, Thrakisë, Maqedonisëdhe
kretës ku jnë identifikuar gjurmë të kulturës, gjuhës dhe qytetërimit
pellazg-ilir. Për realizimin e synimeve të veta, Roma lidhi një pakt
bashkëpunimi me ta, duke ngritur në qiell kulturën e huajtur të Semitëve dhe i
quajti “Helen”. Sajesa farse e Romës
eci më tej. Pas pak kohësh vendin e quajti Greqi dhe banorët, grek. Ky vlerësim
u rriti oreksin semitëve për pushtime
të reja drejt Peloponezit e Thrakisë. Pas terrorit romak të vitit 168 pr. Kr., me urdhër të Paul Emilit
(sipas Tit Livit), Roma dogji 71 qytete ilire, 150 000 robër, qindra e mijëra
të vrarë dhe mijëra skllevër, gjë që i dha hov Greqisë, e cila nisi
projektin e luftës ndaj shkombëtarizimit gradual të Çamërisë. Prej vitit 1830, kur Greqia në hartë ishte sa
një kaçole trekëndshe, deri në vitin 1944-45, ajo u katërfishua.
Mes tokave të rrëmbyera nga fqinjët ishte dhe Çamëria, me pretekstin se Vorio Epiri Pellazg- Ilir, i
takonte Greqisë inekzistente në Paleolit. Mes luftrave të përgjakshme, Greqia
ishte e para që zhvilloi genocid shfarosës ndaj popullsisë shqiptare të
Çamërisë. Krimet monstruoze të grekëve i mbaj mend që nga fëmijëria ime, kur
familja Vrana dhe shumë familje fisnike të Kaninës, i strehuan të përndjekurit
e lebetitur, të sakatosur dhe të masakruar barbarisht. U dhanë mundësinë
humanitare për të vazhduar jetën, larg tokës që i lindi.Shpopullimi i trevave
etnike shqiptare, lufta për mbijetesë shndërroi karakterin e shqiptarit, duke
injektuar veset si smira, mllefi, urrejtja dhe përçarja, e ndikuar nga politika
Romake: “Përça e sundo!”ndikoi në ndryshimin e karakterit të shqiptarit për
mbijetesë. Ishte një tragjedi makabre ndaj një race të lashtë sa vet
jeta. A ka krim më makabër, kur pasi vrasin gjithë familjen, i çajnë
barkun nënës shtatzënë, t’i nxjerrësh fëmijën nga barku i nënës dhe pastaj ta
flakësh në rrugë, në mëshirën e fatit?! Kriminelë të tillë duhen shkuar në
Gijotinë. Fuqitë e Mëdha të pasuruara në saje të shfrytëzimit kolonial, kanë
heshtur gjatë gjithë epokave historike dhe asnjëherë nuk kanë pyetur:
-Si u rrit territori i Greqisë nga
1830, deri më 1930, i cili, në 100 vite u katërfishua në kurriz të
trojeve shqiptare, bullgare, turke dhe Maqedone? Lufta ballkanike u zhvillua mes Greqisë dhe Italisë, por forcat
andarte greke në vitin 2014, hynë me dhunë, vranë dhe sakatosën gjithë
Shqipërinë e jugut, që përfshin Çamërinë deri në Sarandë e Kurvelesh. Për masakrat Greke të vitit 2014,ndaj
Shqipërisë jugore, flet kjo këngë vaji:
“O Kurveleshi me derte,/ qysh duron
për ato lezete,/për ato odat me tirqe,/ lopë e pela salltanete,/ zile
këmborë e tërmete,/ i bëri greku për vete./Gratë e Kurveleshit, / shkojnë për
në Vlorë,/ ç’i përzuri greku,/ me foshnja në dor, /,burrat ua therën,/Shtëpitë
ua dogjën, / qaj, moj Shqipëri,/ Ulër moj e gjorë.”(folklor)
Jo më kot kam thënë dhe them, se për genocidin ndaj shqiptarëve
si brenda llojit dhe shfarosja serbe-greke në trojet etnike kërkohet një gjyq
ndërkombëtar. Rrëmbimi i Çamërisë nga
grekët dhe i trojeve etnike në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, solli
cungimin e trojeve tona dhe tjetërsimin e hartës gjeofizike të
botës. Kisha helene solli përçarjen fetare, rriti artificialisht numrin e besimtarëve ortodoks. Një
faktor tjetër negativ mes shiptarëve ka
qenë përçarja, urrejtje dhe ndarja politike që solli Diktatura Komuniste,
e cila vazhdon edhe sot në vendin tonë, me një petk të ri më të sofistikuar, të
quajtur “Neokomunizëm”.
GM: Cilat janë tiparet më të spikatura pozitive dhe negative të kombit shqiptar në aspektin kulturor, historik dhe shoqëror? Cilat vlera tradicionale shqiptare mendoni se duhet të ruhen dhe cilat duhet të ndryshojnë për të ecur përpara si shoqëri?
VVH: Me gjithë krimet antinjerëzore ndaj
kombit tonë, çdo vatër shqiptare ruan respektin dhe bujarinë për mikun, shokun.
Çdo portë është e hapur për cilindo udhëtar që nata e zë në rrugë. Shqiptari
thotë: “Shpata për armikun dhe sofra
për mikun!”. Theksoj se shiptarët janë trima, të paepur që e çmojnë
lirinë aq sa dhe jetën. Ne jemi një komb paqësor jo luftënxitës. Tek
romani historiko-fantastik “Amanti i Arbërisë”, Toena, 2003, jam shprehur: “E ç’na duhet Perëndia e Luftës? Ne ilirët jemi paqedashës, miqësor dhe
mikpritës.” Qysh nga lashtësia mbi shkëmbenjtë bregdetar gjen shkrime: “Ti udhëtar që stuhia të zuri në det, eja,
një streh, ujë, bukë dhe kripë, do gjesh në çdo vatër shqiptare!” Por armikut, kur i jep dorën të rrëmben
krahun. Ligësia, smira dhe ambicia që ata kanë për t’na nënshtruar, i bën
ata të pabesë.. Tiparet më pozitive si dashuria për kombin, për atdheun(dheun e
atit) dhe mëmëdheun (dheun e nënës),janë krenari e të qenit shqiptarë. “Kur shqiptari jep fjalën, ther dhe djalën!”Më
bukur se e ka shprehur Anton Zako Çajupi,
nuk gjej dot përgjigje tjetër: “Mëmëdhe
quhet toka, /ku më ka rënë koka,ku kam dashur mëm’e atë,/ ku më njeh dhe gur’ i
thatë, /ku kam pasurë shtëpinë,/ ku kam njohur perëndinë,/ stërgjyshët ku kanë
qënë,/dhe varret q’i kanë vënë,/ku jam rritur me thërrime,/ ku kam folur gjuhën
time,/ku kam fis e ku kam farë,/ku kam qeshur, ku kam qarë,/ ku rroj me gas e
me shpres, ku kam dëshirë të vdes.”
Një dashuri të tillë e të përzhëlitur malli, e
provon sot mërgimtari. Se ç’dhembje ndjen ai për vendin e tij e tregon enciklopedia
shëtitëse, Faik Konica:
“Ata që ma shanë Atdheun!
“Ma
shanë Atdheun, ma shanë nga nëna, /Në një bar,mbushur me të bardhë e
negër:/Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zemra,/E mbi ta të lëshohej si bishë
e egër./Ma shanë Atdheun buzë detit Egje./ Si m’u mbyll goja e nuk volla
mallkime!?/Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin Atdhe,/ Ma shanë Atdheun, ma
shanë në gjuhën time!”Faik Konica.
Nuk besoj se do të ketë një lapidar më kaq
domethënës për Kombin, siç e kanë ngritur këta dy elitarë të kombit.
Historikisht në raste rreziku shqiptarët kanë qenë të bashkuar. Kurse komunizmi
mbolli smirën, mllefin, urrejtjen, hakmarrjen brenda llojit, duke i bërë
shqiptarët armiq të njëri-tjetrit. Ne jemi gjaknxehtë me njëri-tjetrin.
Mungesa e kulturës, e tolerancës, e mirëkuptimit, e bashkëpunimit, e
vëllazërimit mes nesh,janë tipare negative. Një popull i përçarë nuk është në
gjendje të sigurojë ardhmërinë dhe mirëqënien sociale të kombit. Kur nuk jemi
të bashkuar, i huaji e ka më të lehtë të na mashtrojë e të na nënshtrojë deri
në zhdukje të identitetit tonë kombëtar. Sot ndër ne mungon shqiptarizmi i
dikurshëm. Ishte bukur kur betoheshin, “Për Fe dhe Atdhe!” Niveli i
qytetërimit është një cilësi virtyti që duhet fituar nga çdo individ. Sa më
shumë qytetarë të arsimuar, të kulturuar, jashtë influencave politike, aq më
pranë dhe më shpejt do të integrohet kombi. Shpopullimi i trojve nga rinia, nga
intelektualët dhe specialistët, po e mpak, po e plak dhe po e varfëron Kombin.
Politikanët, mediat dhe intelektualët cinik mendjelehtë apo mëndjellinjë, po
bastardojnë gjuhën e bukur shqipe. Sikur shqiptarët smirën , urrejtjen, mllefin
dhe hakmarrjen që kanë me njëri -tjetrin, ta kishin përdorur ndqaj të huajve,
sot kombi ynë do shtrihej nga Kaspiku e Dardanelet e deri në Tieste e Danub, në këtotreva
doflitej vetëm shqip. Pseudohistorianët e shitur po mohojnë historinë reale,
duke rritur vlerat historike dhe gjuhësore të Greqisë apo Serbisë. Përgjegjësinë
për këto tipare që e çojnë kombin në regres e mban politika dhe veçanërisht
bukëshkalura Akademi e Shkencave. Historia reale e Shqipërisë duhet të rrëfejë
me vërtetësi faktet arkeologjike dhe dorëshkrimet e studiuesve të huaj qysh nga
antikiteti e në vazhdim, të cilët e kanë parë realisht lashtësinë e gjuhës
shqipe dhe autoktoninë e Shqipërisë, bazuar në realitetin e të dhënave
shkencore.
Duhet një ballafaqim ndërkombëtar i së vërtetës
historike shqiptare (me shkrime dhe
artefakte shkencore) përballë pretendimeve greke dhe serbe, të cilët janë
hajdutë të historisë së vendit tonë.
GM: Sipas jush, cilat janë arsyet kryesore që pengojnë bashkimin e plotë midis Shqipërisë dhe Kosovës? A mendoni se në të ardhmen shqiptarët duhet të punojnë për një formë bashkimi kombëtar, qoftë të plotë apo të pjesshëm?
VVH: Të gjitha përgjigjet e pyetjeve
janë dhënë më sipër. Pushtimet e huaja kanë sjellë ndarjen e Shqipërisë
Londineze me trojet etnike, ku secili prej tyre ka parë interesin e vet në bashkëpunim
me të huajt. Diktatori Enver Hoxha në krye të tufës së egërsirave si “Peshkaqeni
Baba” që s’ngopej me gjak, u bë urë e vig për grekët, qysh me
marrëveshjen që bëri me ta në vitin
1943, kur tradhtoi Batalionin “Çamëria”, me themelues e
drejtues Haki Rushitin. Ai e
quante “Shqipëria e Jashtme”dhe
porositi, se nuk duhej ta mësonte askush marrëveshshjen e tij me grekët, pra e
veçonte Çamërinë nga trojet amtare. Shqipëria
me Partinë Komuniste u bë leva e Jugosllavisë, kurse trashëgimtarët
tani i shërbejnë Serbisë,me “Open Balcan”
duke i krijuar lehtësira për daljen e Serbisë në detin Adriatik. Kjo tregon se
fajin kryesor e ka patur politika e të dy palëve. Nga njëra anë, shitja e Kosovës nga Diktatori më 1946
dhe nga ana tjetër dhënia e disa të
drejtave dardanëve nga Titua, si moscënimi i pronës private, lëvizja e
lirë e banorëve, pajisja me pasaportë evropiane. Ata fituan lirinë e munguar
duke u bërë qytetarë të të gjithë botës, por shpopulluan trojet amtare. Duke
përjashtuar shqiptarët që nuk kanë funksion në pushtet, janë për bashkimin
kombëtar, kurse politika nuk e ka pasur një synim të tillë për bashkimin e
trojeve etnike. Demokracia si në
Shqipëri e në Kosovë, është e brishtë, e pakonsoliduar, sepse pozita dhe
opozita janë të luhatura dhe s’kanë hedhur rrënjë të thella në tokë.
Proceset demokratike kanë avancuar më shpejt në Kosovë sesa në Shqipëri,
megjithëse është në dekadën e katërt. Arsyeja është niveli i ulët i mirëqenies,
mungesa e kulturës demokratike në të dy vendet dhe varfëria që solli diktatura
komuniste.
Z. Gëzim, o bëhet bashkim
total ose hiç! Bashkimi i pjesshëm është si gozhda e Nastradinit që qëndron e
ngulur dhe tërë jetën do thuhet: “Kjo
është pronë e Nastradinit”. Vetëm një shtyllë e ngulur në tokën dardane
dhe Serbia do thotë: “Kjo është toka ime”,sepse
varret janë pasaportë idetiteti kombëtar. S’ishte budalla Janullatosi që bleu tokë për varrin e tij në Durrës. Me
qitje të largët ka realizuar pretendimet e shovinistëve grekë. Ai ka
dokumentuar se vendlindja e tij është Durrësi. Jo shumë larg në kohë do të
thonë se ky varr është dëshmi që “Durrësi
është qytet grek”.Kush do ta kërkojë fajin apo të vërtetën?! Faji u bë
qyrk e hodhën në rrugë dhe askush nuk e pranoi si të vetin. Përulja servile e E.Hoxhës ndaj Titos, i cili për një “Dekoratë
të Popujve Jugosllavë” si këmbim ishte gati të shiste Kosovën dhe
Shqipërinë, gjë që nuk e realizoi dot. Atë që s’bëri dot marrëveshja Tito-Enver, u arrit me “Ballkanin e Hapur” apo “Open Balcan”.Kush
e bëri këtë gafë politike rajonale dhe kontinentale? Politika e mbrapsht, e
korruptuar, e pangopur, e zhytur në llumë nga majat e flokut deri në thonjtë e
këmbëve. Ne, shqiptarët brenda kufijëve londinezë, vetëm ajrin e ndotur kemi
tonin, se uji, deti dhe çdo pëllëmbë toke është e shitur. Si mund të
bashkëpunonin e të vëllazëroheshin shqiptarët në të dy anët e kufijëve, kur,
nëse shkelnim kufijtë e njëri -tjetrit i priste plumbi apo burgu për të dy
palët?! Ndaj kërkohen marrëdhënie më të ngushta ndërshtetërore, duhet një
bashkëpunim afagjatë e i sinqertë, në politikë, ekonomi, kulturë e
dilplomaci,mbi bazat e vëllazërimit të një race, të një gjaku, që flasin të
njëjtën gjuhë të fillimit, me të njëjtat tradita dhe kulturë. Mjerisht ka shumë
diferencime mes të dy palëve. Duhet kohë për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe
shumë punë për të bërë që të arrihet i njëjti nivel zhvillimi. Bashkimi i
trojeve etnike në një Komb të vetëm është domosdoshmëri, por i përket së
ardhmes.
GM: Sipas mendimit tuaj, cilët janë personalitetet më të mëdha të kombit shqiptar dhe çfarë ndikimi kanë pasur ata në historinë dhe identitetin tonë kombëtar?
VVH: Personalitete të shquara janë ata
atdhetarë që mohuan veten dhe shkrinë jetën bashkë me pasurinë për tokën që i
lindi, duke u bërë simbol i krenarisë kombëtare. Janë elitat e mohuara nga
diktatura, që u lanë në harresë, të varosur e të përbaltur. (vo:Elitat e
Mouara...”-2018,Vivra). Emrat më të
shquar të politikës janë:
*Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, është figura më e ndritur në historinë e kombit shqiptar.
Është cilësuar si shqiptari më i njohur në botë ndër shekuj. Ai ka vlerat e një
prijësi ushtarak dhe strateg i shquar i mbrojtjes së interesave të popullit
shqiptar. Jo vetëm se për 25 vite i zmbrapsi ushtritë osmane, por ai u bë
fymëzim i shqiptarëve në luftën për liri. Me vlerë të veçantë është amaneti i tij para princërve shqiptarë në
çastet e fundit të jetës. Porositë e tij janë aktuale për dje, sot dhe nesër...
*Ismail
Bej Qemal Vlora, ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë më, 28 Nëntor,1912.
Megjithëse kjo ishte një pavarësi e cunguar dhe kombi u nda në pesë
shtete, pati rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në histori, e bëri
Shqipërinë të njohur dhe faktor botëror si shtet më vehte. Formoi Qeverinë e
Parë Shqiptare me gjithë institucionet shtetërore dhe lidhi marrëdhëniet
diplomatike me shumë shtete.
*Ahmet
Zogu, i vetshpallur mbret, pa ndonjë
origjinë mbretërore. U mundua të ndërtonte një shtet të përparuar për kohën.
Vazhdoi punën e qeverisë së Ismail Qemalit në disa fusha, në ekonomi ndërtoi
400 punishte apo fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore, i dha prioritet
arsimit, dërgoi mjaft të rinjë në universitetetet e Evropës. Hoqi ferexhenë për
gratë. Paijisi gjithë banorët me pasaportë identiteti. Lejoi tregtinë me
fqinjët, ngriti ushtrinë, xhandërmarinë, i dedikoi një kujdes shëndetësisë. Por
kultura dhe horizonti i tij ishte i pamjaftueshëm, për të ndërtuar një shtet
modern të kohës. Dëshirat dhe synimet e një mbreti kërkojnë mundësi dhe
aftësi intelektuale, si dhe mbështetje të ndërkombëtarëve.
*Në diktaturën komuniste nuk dallohet ASKUSH për mirësinë e Kombit, sepse Shqipëria me
çlirimin nga i huaji, hyri në burgjet e shfarosjes barbare. Diktatura,
vrau fëmijërinë, rininë, ëndrrat dhe gjymtoi e sakatosi jetën e çdo shqiptari.
Zhduku palcën dhe trurin e kombit që e mban atë në këmbë, intelektualët,që do
të sillnin këtij vendi kulturën e integrimin kombëtar drejt mbrothësisë. U
mohuan vlerat e vërteta intelektuale, duke ngritur në piedestal antivlerën. Në një vend ku mungon drejtësia dhe
ligjin e bënë paraja, imoraliteti dhe rruga e ndyrë e korrupsionit, shkon drejt
shkatërrimit. Zhvillimi i kombit nuk bëhet me reklamat farse që po shkatërrojnë
rininë, as me shkatërrimin e traditës familjare, ku nëna dhe babai po
zëvendësohen nga prindi -1- dhe
prindi-2-, të të njëjtit seks.Kjo është shuarje e kombit. Shqipëria me
PPSH kaloi në regres dhe me ekonominë në zero.
*Prof.dr.
Sali Berisha, lider historik i Demokracisë, i prirur për të sjellë
ndryshimin politiko -social e kultuor të vendit. Në krye të shqiptarëve
bëri përmbysjen e diktaturës komuniste dhe u hodhën bazat për ndërtimin e
një shteti pluralist. Veçse duhet të kemi të qartë se të gjitha partitë ishin
gjella e dalë nga e njëjta tenxhere e komunizmit, e cila ishte e paprovuar më
parë. Ishte e vështirë të zhukej përvoja gjysmëshekullore e një partie- shtet.
Pas vitit 1990, periudha e qeverisjes së vendit me President Prof.dr.Sali
Berisha me Qeverinë Meksi, ishin vite të arta. PDSH me të vërtetë hodhi bazat e
një shteti demokratik, edhe pse kishte mangësi, por kishe se ku trokisje. Çdo
derë ishte e hapur për qytetarin e thjeshtë. Berisha riktheu në punë
intelektualët e mohuar nga Diktatura. Askush nuk e kupton se ç’prestigj fiton,
kur të japin të drejtën e mohuar për tri apo katër dekada. Unë dhe ata si unë e
dimë se sa lirisht merrnim frymë, kur na rikthyen në profesion. Ishte bukur, se
mori një formë të re qeverisja e vendit, institucionet të çdo niveli,
marrëdhëniet diplomatike, tregtare. Mori hov biznesi si me vendasit dhe me
bisznesmenë të huaj, u rritën pagat, pensionet, u rindërtuan shkollat.
Privatizimi i apartamenteve kundrejt një shume të papërfillshem ishte një
frymëmarrje e lirie vetjake dhe ekonomike. A ka patur gabime? Sa të duash.
Ishte mungesa e përvojës demokratike. Nuk duhej lejuar asnjë komunist të
anëtarësohej në PD. Një përvojë e hidhur
dhe e njohur e viteve ’30 të shek XX në Europë e SHBA, ishte ngritja e
piradimave të fajdexhive, që nuk duhej lejuar. Atë situatë vëllavrasëse që krijoi revolucioni evgjito -fshatar i vitit
1997, ngjarja më e zezë historike që kaloi në vetvrasje politike të demokracisë sonë të brishtë.
Shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim, vëllzërim dhe mirëkuptiim i të gjitha
forcave politike, sepse njëri i bie gozhdës, tjetri patkojit. Kërkohet vetëm
një mendje unikale e qetë dhe e matur e politikës shqiptare, për të bërë gjënë
e duhur. Demokracia kërkon synime të qarta e të kthjellta si uji i burimeve dhe
lugjeve tona.
GM: Cili do të ishte mesazhi juaj për shqiptarët në lidhje me zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke pasur parasysh sfidat dhe mundësitë në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor dhe social? Si e shihni rolin e secilit individ në këtë proces dhe cilat do të ishin veprimet konkrete që do të ndihmonin në një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare?
VVH:
Kombi nuk më përket vetëm mua, apo ty, apo atij tjetrit. Kombi na përket
neve, të gjithë shqiptarëve, ndaj duhet ta mbrojmë si sytë e ballit. Ne jemi
bijtë e tij, po vallë a na nderon grindja,mllefi, smira, urrejtja, hakmarrja me
njëri-tjetrin? Jemi të një race, të një geni, kemi një gjuhë, të njëjtat
tradita dhe jetojmë në tokën e të parëve tanë pellazgë-ilirë e dardanë. Si mund
të na bëjë zemra të ngrehim dorën apo shpatën kundër motrës dhe vëllait të një
gjaku?! Kjo është vetvrasja kombëtare që na diktoi koha e egër, i huaji dhe
ndërgjegjja jonë e sëmurë.
Shqiptarë, i thërrisni mendjes sa s’është vonë!
Ty, të pozitës dhe ty të opozitës, ju ftoj e ju them:”Zgjatma
dorën të ecim bashkë!”
Dëshira ime dhe e çdo qytetari që e quan veten
“SHQIPTAR”është bashkimi i kombit tonë të cunguar e të tjetërsuar. Duke qenë të
bashkuar, të mblidhen njerëzit e mendjes, të intelektit dhe të shkencës, pa
smirë, por me një synim të vetëm për të ndërtuar një Shqipëri të re, të
reformuar politikisht, ndërgjegjësisht dhe ngitjen e shtetit demokratik, të së
drejtës ligjore, ku shtetasit të jenë të barabartë mes të barabartëve.
Kemi nevojë për rritjen e nivelit kulturor kombëtar, rritjen e ndërgjegjes
kombëtare dhe nga inteligjenca të dalin njerëzit e shquar të çdo fushe. Do
të jenë ata që do të qeverisin kombin tonë që ka bukuri dhe pasuri përrallore.
Të kesh të gjitha resurset që na i dhuron toka jonë e pasur si mbitokë e
nëntokë dhe t’i shtrish dorën si lypsar të huajit, është turp dhe krim ndaj
vetes. Ka ardhur koha të zhduket kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Duhet të
vazhdojnë kërkesat për riatdhesimin e Çamërisë. Modeli më i mirë i njerëzve të
shquar që i nxori koha dhe nevoja, është historia jonë që nga antikiteti. Ky
truall autokton ka lindur burra dhe gra shteti si, mbretrit ilirë, Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit,
Bardhyli, Bato -1- dhe Bato -2 i Dardanisë, Pleurati, Skerdilaidi,
Agroni, Teuta, Genti, që u flijua për bashkimin e fiseve Ilire, Epirote,
Maqedone, Dardane dhe dalmate. Për të mos i cënuar këto fise autoktone, Mbreti
Gent shkoi të bisedonte me krerët romakë. Por ata e shkelën në besë. E
arrestuan dhe e çuan në internim në Gubio
të Peruxhias (Itali) ku ka varrin dhe thesarin e tij.Vetëm kur dy shtetet shqiptare të bashkohen ne do t'i tregojmë botës
se cilët jemi në të vërtetë. Mos të përsërisim gabimet e shekujve.Duhet të
mbajmë kryet lart me krenari se jemi populli më i lashtë, autokton që jeton në
këto troje qysh me lindjen e jetës dhe flasim gjuhën e fillimit të njerëzimit.
Jemi krenar se raca jonë ka qenë shtetformuese e kombeve të Evropës dhe u dha
elementet e para të një prej 5 gjuhëve më të vjetra që i mbijetoi asimilimit,
siç ndodhi me gjuhët e tjera të lashta. Kemi një gjuhë, e cila flitet qysh nga
pellazgët.