Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (V)
E diele, 22.06.2025, 03:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU
(V)
EKSKLUZIVE
NGA GËZIM MARKU
Në këtë pjesë përmbyllëse të intervistës ekskluzive me shkrimtarin, publicistin dhe botuesin e njohur Kalosh Çeliku, biseda përqendrohet në disa nga temat më thelbësore që prekin qenien tonë kombëtare dhe identitare. Nga figura të shquara që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare, deri te reflektimet kritike për gabimet që duhet t’i shmangim si shoqëri, Kalosh Çeliku ndan mendimet e tij me sinqeritet dhe qartësi.
Në fokus të kësaj bisede janë edhe lidhja e tij personale me Kosovën dhe Shqipërinë, simbolikat që mbartin këto hapësira në jetën dhe krijimtarinë e tij, si dhe vështrimi i tij realist mbi mundësinë e bashkimit kombëtar.
Në mbyllje, Çeliku përcjell një mesazh të veçantë për shqiptarët e sotëm, duke u ndalur në përgjegjësitë që kemi si individë e si komb për të ardhmen tonë të përbashkët.
GM: Cilat janë disa nga personalitetet më të
shquara që, sipas jush, kanë kontribuar më shumë për kombin tonë?
KÇ: Dihet, Skënderbeu. Ismail Qemali. Rilindasët shqiptar: Sami Frashëri, Naimi,
Fishta, Ali Asllani, Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, Fan Noli, dhe Lazgush Poradeci
me shokë. Ernest Koliqi si
ministër i arsimit, që i hapi shkollat e para në gjuhën shqipe në “Shqipërinë e Madhe”. Themelet e arsimit dhe kulturës për një popull, Shtet Shqiptar. Dervish Cara me
krahun e djathtë të luftës Emin Xhambazi (Çeliku) për çlirimin e Shkupit
(1883/ ’84) me pretendime ta çlirojnë edhe Velesin, Prilepin, Krushevën,
Manastirin... Bajram Curri, Isa Boletini... Esad
Mekuli dhe Mark Krasniqi në Kosovë. Sadudin Gjura e Mehmedali Hoxha në Maqedoni. Dhe, kaçakët e maleve. Krah për krahu me gratë
shqiptare heroina: Shotë Galica dhe Sulltanë Qafa...
Vështirë e ke sot, o burrë!
Legjendar, kur “patriotët” presin të ngritesh nga varri. Hipësh kalit në shpinë. Nxjerrësh shpatën nga brezi.
E, t’i çlirosh shqiptaret nga “Liria”. Që sot e kanë varë përqafe, si këmbonë
kishe “shqiptarët”. Dhe, “muslimanët” me “Allahu Akber” nëpër Çajtore. Vite e
shekuj. Dhe, Histori.
Vështirë e ke sot, o burrë.
Legjendar. Që, në Shkup e fute shpatën në brez. Dhe, nëpër përvjetore i
rehabiliton melezët. Eksponentët e “vëllazërim - bashkimit“. Vështirë e ke sot,
o burrë. Legjendar. Luftë të bësh me komunistët e arratisur. Hadumët e
“Vëllazërim - bashkimit“...
Edhe, Sot: Si
zakonisht, dola nëpër faqet e romanit “Qyteti
i qyqeve”. Roman, i publikuar shumë vite më herët (1997), ende në sistemin
ish komunist jugosllav. Edhe, sipas rrufjanëve të sistemit policor, duheshte të
përgjigjesha për këtë roman artistik, si “armik” i Shtetit të “përbashkët”.
Sokaqeve, të “Bit-Pazarit”, nën Rrapin historik të Shkupit.
I frekuentova lokalet
e mia më të preferuara qytetare kulturore shqiptare - “maqedonase” me “Din e
Iman”, Hënën Drapër nëpër
minaret e xhamive dhe Kryqin e Madh në male. Në njërin, e piva uzon, te
tjetri birrën, te i treti, verën e kuqe dhe drekën me mish viçi të palëpi. Po,
ku do ta pi Miken Di me Dy shtama verë?!
I shfletova, edhe tri
gazetat e ditës partiake të “pavarura” e varura. Mezi i gjeta dy - tri shkrime
për lexim dite. Pordhë e piskamë, kotnasikoti me veshje partiake. Dhe, faqe
plotë me raklama e konkurse të shpallur në Facebook dhe Instagram,
nga Qeveria, sipas “Marrëveshjes Kornizë të Ohërit”: Shpallje, për
administratorë shtetëror shqiptarë edhe 500 vende të reja pune?!
E këto administrator
partiak, ende rrinë në shtëpi pa vende pune, e me paga mujore qeveritare. Vitin
tjetër, e ndante pushtetin me “vëllezërit”, partia politike e radhës “demokratike“
shqiptare, sipas “fitoreve” paszgjedhore, dhe i përzente këto administratorë
ish partiak. I ndante postet partiake me “vëllezërit” e Njerkës: ministra, zv.
ministra, drejtorë e zv/ drejtorë në shtetin e “përbashkët”. “Kryeministrin
shqiptar”, si parullë dhe moto parazgjedhore, edhe kësaj radhe e lanë për
Nesër. E, kishin harruar, se: në sistemin ish jugosllav, kishin pasur edhe
Kryetar shteti shqiptar të Jugosllavisë (Sinan Hasani). Po, më kot. Në vend të
tyre i pranonte partizanët e vet partiak. Përsëri, vazhdonin të marrin pagesa
mujore pa asnjë ditë pune në shtëpi, partiznët e partive politike “demokratike”
me brekët nëpër këmbë. Kur, populli shqiptar, ende vdiste për bukë.
Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona politike
shqiptare, nuk ishin marrë me politikë, por ishin shndërruar në argatë politik,
dhe ente punësimi për partizanët partiak. Edhe, të “maqedonasve” me partitë e
tyre politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav.
Populli,
u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë në çajtore
me çaj rusi. Edhe pse, ishin mësuar dhe e donin me shekuj Robërinë. Mjaftonte,
vetëm Nëna Parti t’i thirrte në protesta paqësore, dhe ato: i vogël e i madh me
parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin të drejtat e
barabarta kombëtare.
Të
nesërmen, herët në gjumë: Policia speciale partiake me maska e gjithë arsenalin
më modern të armatimit në Shtetin e “pëbashkët”, u binte natën
nëpër shtëpi, katunde. I vriste. Burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe
në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye, se: Gjoja kërkonin
“terroristë”… “Kriminelë lufte”…
Partive
tona politike shqiptare, përsëri të nesërmen u nxirrnin punë në rrugë me
protesta paqësore. Dhe, jo në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Turr, në
mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen si “patriotë“ kuqezi
shqiptar, t’i dalin zot popullit shqiptar... Atdheut… Nuk e them dot, Mëmëdheut
të Çajupit.
Populli
i shkretë, vit për viti hante çotek (dajak). Dhe, çdo katër vite gjatë
parazgjedhjeve lokale dhe parlamentare, përsëri ua jepte votat po të njëjtëve
“patriotë” partiak kuqezi. Siç duket, e kishin pasur pak çotekun (dajakun) nga
“shkau”… U duheshte, ende dajak “vëllai” nga Njerka…
Edhe,
pse: Duhej fajësuar partitë tona politike “demokratike” shqiptare të arratisura
dhe dalldisura, që gjithë jetën mbetën lypës të popullit shqiptar, argatë e
hyzmeqarë te “Ura e Gurit” mbi Vardar për të drejta kombëtare, kur ky popull
vetë e kërkonte çotekun (dajakun) dhe Robërinë natë e ditë me pishë e qiri
nëpër shekuj.
-Eh, o
burrë, më tha: Një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë
në portalet elektronike, gazeta dhe libra...
- Dhe,
ç’doni të thoni ju si “demokratë” të partive politike shqiptare me këtë parullë
partiake?! Është dashur si ju: Çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u bien
udhës herdhet, si dhelpëra pas Dashit. Duartrokis, në skenë si arushë me dajre
nëpër “Bit - Pazar”... Shkup…
- Ta
merr mendja.
-
Hi-hii-hiii… E ke gabim. Trusakatët, çdo katër vite, para zgjedhjeve përurojnë
artistët e vet partiak… Shkrimtarë… Shkencëtarë… Gazetarë… Trima pas lufte…
Edhe, në emisionet radio-televizive “Europa pa kufunj”: Trima pas lufte, që
askush nuk ua kishte dëgjuar emrat.
- Po.
- Në
fund, nderohen edhe me Çmime letrare shtetërore si ptariotë të vonuar kuqezi.
Mjete materiale qeveritare. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike… Honorare
marramendëse…
- Puna
e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive
tona “demokratike” - politike shqiptare me “Din e Iman” në pushtet,
fotografohen para varrezave të heronjëve dhe dëshmorëve të Kombit...
-Hi-hii-hiii…
Dhe, ne: Falë, këtyre “patriotëve” kuqezi, trima pas lufte është dashur ta
presim tridhjetë vite Lirinë… Nusen e maleve… Shtetin e “përbashkët”?!
- Lufta
për shkolla shqipe… Gjuhë Shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipëri Etnike, kërkon
gjak dhe kohë… Viktima lufte për Liri… U përgjigjë, Dudumi, që gërhet për Liri…
- Po.
E, ku ishin këta patriotë “kuqezi” të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve, në
Luftën Heroike maleve Shqiptare me armë dhe Penë në dorë?!
-
Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri të “vëllazërim - bashkimit”, ish
komunistë me një torbë taxhi përqafe… Qeveri… Ministri... Kabinete...
- E
tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike partiake?!
- Liria
- Nuse, e ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha lakuriq për
mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë, valle dhe dajre. U
këndon këngë patriotike në Lëmë… Koçinë me krushka, ua ka bërë gati për ta
përcjellur Nusen matanë maleve…
Xha
Habibi, u pri para krushqëve për në Katund me shkopin e dushkut, majë të cilit
e valon flamurin kuqezi: “Haj-haaaj, kasolla me kashtë! Sot, një javë, nja pesa
gjashtë”!...
- Dhe,
burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike” me “besë”, në pushtet. E
shajnë Komandantin e maleve, që deri dje i duartrokisnin shuplakë për poste
partiake. Pasuri personale, familjare dhe klanore. I këndonin përsëgjalli këngë
me çifteli. Nateditë, ia fërkonin herdhet me dorë, edhe Sot: Tu pri maleve
Shqiptare…
-
Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët, nuk shohin më larg se para
këmbëve të tyre topalle-sakate… Aq më pak, në Lëmë. Bythekrye, në
legenin përtej Hoxhës “Allahut… E, ku më në Breg-Lumi, nën Hijen e Lisit midis
Livadhit, rrëzë “Çuke”…
-
Megjithatë, o burrë: Sot, duhet pasur sy Shqiponje për të parë, matanë
dritareve, në Lëmë. Matanë, Portës Madhe: Ditën e Nesërme… Edhe, nga qielli
Lepurin ta zënë me qerre nën dëllinja te “Guri i Hysenit” mbi Katund…
-
Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe... Nuk u
intereson Lepuri, që pushteti e zë edhe me qerre…
- Luftë
kanë bërë gjithë jetën si argatë në Qeverinë
partiake të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllave për një torbë taxhi. Luftë.
Gjakun e kanë derdhë deri në gju përrua maleve…
-
Përsëri, deri më Sot: Asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron
burrat.
- Kurvë
na doli, se: Partitë tona “demokratike“ shqiptare, ishin vetë kurva. Xhadi. I
zgjidhnin brekët çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për
pushtet. Pillnin kopila dhe, të Nesërmen: na i lenin lyrekët pas dere të
Shtëpisë Babait me shul dru lisi…
- Dhe,
gjatë këtyre viteve: ne, si shqiptarë, i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët…
Patriotë të vonuar kemi qenë në Histori. Rrospia meshkuj me brekët mbi
pantollona… Nuk pajtohem, edhe me disa burra trusakatë - “analistë politik”
partiak. Ne, kemi bërë luftë me shekuj në Histori. Maleve, kemi derdhë gjakun
rrëke për Liri… Atdhe… Edhe, Mëmëdhe…
Plumb,
m’u përgjigjë Tata e Madhe me një shkop dushku në dorë, dhe flamurin kuqezi
nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit…
- E di,
edhe këtë ngriti zërin Tata e Madhe: Burra, të tjerë ishin ato të maleve, e
tjerë burra jeni ju Sot, të fushave në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Trima
pas lufte, me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… Asgjë, nuk kam
kundër jush si shkrimtarë, vazhdoni, punën patriotike rrugëve të “Bit-Pazrit”,
në Shkup!
- Çka
doni të thuani me këtë, Zoti Shkrimtar?! Matanë tavolinës, ndërhyri Tata e
Madhe me një shkop dushku, dhe majë tij flamrin kuqezi.
- Unë,
them., se: Ju, të fushave jeni kurva… Kurvë, nuk është ajo që shkon burrë më
burrë… Po, kurvë është ajo, që shkon parti më parti politike.
Trima
pas lufte…
GM: Çfarë mendoni se nuk duhet të bëjnë shqiptarët
në përgjithësi, sipas mendimit tuaj kritik?
KÇ: Nuk duhet të shpallin dy-tri shtete shqiptar. Sot, është koha ta shpallin një Shtet Shqiptar Shqipërinë. Vitet ikin. E, Unë edhe në “demokraci”,
i kujtoj ditët kur botonim poezitë e para te redaktorët cenzurëkuq nëpër
redaksi. Se, si: na rrinin me gërshërë mbi kokë, duke na i sakatuar vargjet pa
mëshirë. Shkaku, se: ashtu e donte Nëna Parti. Sistemi komunist. Edhe e sotmja
sa i ngjan të djeshmes. Ndonjëri, nga ju u bë shef në redaksi, mori banesë nga
Shteti, ndërtoi shtëpi. Këlyshi i Buçës Katundit, referent në Parti. Qeni me
zgjebe deputet, e Gomari në Ministri. Po, ç’ngjan edhe sot me mua Poetin?! Asgjë.
Edhe dje, edhe sot në
opozitë.
Pasqyra
e partive tona politike me vite në pushtet dhe opozitë. Ditë me shi. Edhe, erë nga Veriu. Breshër nga Perëndimi. Dhe, borë në prag të Pranverës. Ditë të shpallura nga Qeveria e Maqedonisë Veriut,
si Ditëzie për viktimat politike të rinjëve Koçanit nga partitë politike të
“vëllazërim-bashkimit”, të cilët përfunduan dhe u dogjën në zjarr përsëgjalli?! Parti politike në pushtet dhe opozitë, që të
vrasin natën dhe të qajnë ditën me fjalime politike - partiake para kamerave
televizive me lule mbi varre. Veprime demagogjike partiake ish
komuniste jugosllave të “vëllazërim-bashkimit”. Dhe, ende gjallë me pak shpirt Sot: të Neokomunizmit. Mu si te ajo kënga popullore, që na e këndonte poeti bohem Mirko Gashi gjatë
manifestimeve poetike: “pasi shpirti i ka dalë, i ka folë dy – tri fjalë…”
Fatkeqësisht, Partitë politike, edhe sot: ende merren me ngushëllime dhe Ditëzie para kamerave televizive, gazetave, Facebook, Instagram dhe portale elektronike. Mos e përmend edhe TikTok -un, qe e mbylli Edi Rama në Shqipëri. Ende, me fushata partiake dhe poste partiake parazgjedhore. E, jo me shkaktarët e zjarriit dhe varrosjen e të rinjëve në varre si viktima politike partiake. Kush do t’i durojë gjithë ato lotë krokodili të politikanëve para kamerave televizive?! Aqmëpak, përgjesinë politike që kanë ndaj këtyre të rinjëve për jetë si viktima politike, në pushtet e opozitë. Votat e tyre të “lira demokratike” gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Që Sot, si shpërblim partiak i dogjën të gjallë në zjarr para syve të popullit në “Shtetin e përbashkët”, dhe botës. Mos them përgjegjësisë, dorëheqjen e funksionarëve nga jeta politike në pushtet. Ose, edhe atyre të dëshmive në opozitë Qeveritare. Është e drejta e tyre personale dhe morale. Përmëkeq, Partitë politike sot: me fatkeqësinë e tyre bëjnë edhe fushata partiake parazgjedhore lokale dhe parlamentare, duke e fajësuar njëra-tjetrën për lëshime institucionale?! Kotnasikoti, derdhin lotë krokodili për Ditën e Nesërme, duke vrapuar me të katra pas posteve partiake, pasurive personale, famijare dhe partiake. Dhe, Ditën e Sotshme si Ditëzie: mësuesja me ferexhe të zezë dhe shami në kokë, që nuk i duken as sytë i ka manipuluar nxënësit, dhe i thirrë në protesta partiake para Derës time të shtëpisë për viktimat e Koaçnit?! E provokon, dhe e prish qetësinë e Lagjes të Shkupit me veshje partiake – politike - fetare. Vetëm për pak kohë, me parulla politike, brohoritje dhe nga zhurma e paparashikueshme dola në verandë, i hudha një sy kësaj mësuesje me ferexhe të zezë e sy të mbuluar këmbekrye para nxënësve për Dije. Edhe, atë: në kohë Ditëzie të viktimave moshatarëve tyre në Koçani të Republikës Maqedonisë Veriut?! Fatkeqësi partiake-politike shtetërore…
GM: Si e shihni Kosovën në lidhje me përvojën tuaj
jetësore dhe çfarë simbolike ka për ju ekzistenca e Republikës së Kosovës?
KÇ: Kosova, gjatë sistemit komunist jugosllav ka
qenë Krahinë Autome Jugosllave. E, në realitet ka jetuar si Republikë
Jugosllave. I ka pasur institucionet e veta shteterore. Edhe policinë e vet
krahinore. Universitetin e Prishtinës.
Radiotelevizionin Prishtina. SHGB “RILINDJA”. Themelet e një Shteti të Ri Shqiptar në Jugosllavi. Provokimi
politik i shtetit serb me Millosheviqin në krye, i humbi të gjitha
të gjitha të drejtat e
barabarta si Krahine Autonome. Edhe, përfundoi me luftë (1998/’99) dhe shumë
viktima të pafajshme, që edhe sotekësajdite nuk u dihen as varret. Përsëri, ka
rrezik ta humbi edhe shtetin e ri si Republikë e Kosovës, dhe miqtë
histrorik strategjik.
Miku im bohem, poeti Mirko Gashi përfundoi në mjerim rrugëve të Shkupit dhe
Prishtinës! Shkaku, se: nuk ishte politikan, por Poet. Iku, Dje pa lamtumirë. Nuk
kishte kujt t’i thotë ditën e mirë?! Përveçse, Zoti u ndihmoftë në “Liri”. Edhe, pas disa
viteve kthehem në Prishtinë. Nga një Qytet shqiptar Peja. Grykë Rugove. Që, mua
Lumbardhi si student m’i vodhi teshat. Dhe, mezi u ktheva gjallë, me ndihmën e mikut të
studimeve në Prishtinë. E, sot rrufjanët në një manifestim kulturor. Ende,
përpiqen të më vrasin me poezi.
Tri ditë më vonë, kur u ktheva në Prishtinë. Nuk e gjeta Mirko Gashin te
“Tre sheshirat”. Po, i gjeta dudumët “hallall” si në Rumeli: I kemi të gjitha,
po jo dhe “haramin” e atyre viteve të Mirko Gashit. Sot, u ktheva Unë nga Rumelia në Iliri. Kryqytetin
Shqiptar Historik me gjithë poezi. Nuk të gjeta me baltë të kuqe. As, në Jugosllavi. Po, në Turqi...
Imzot, Shkupi historik i shqiptarëve
antik. Jo, s’ka mëkate. Faj ka Dudumi “kuqezi”. Sot: “Shehit”, që pi gji Njerke
si qëngji butë. Bishtëpërpjetë me atë, thënjen e popullit: Qingji butë me zile
përqafe, i thithë dy nana. Matanë, t’i bie not Vardarit për Dje. Edhe, mbytet
në hurdhë shiu. Kënetë. Megjithatë, i “pavdekshëm” kotet brigjeve. Rrëzë Kalasë
Dardane. Pasmesnate. Zëra: O burra shqiptar, thërret Atdheu! Ballë u bëri nëpër
shekuj pushtuesve. Mëkat, që ulem tek këmbët e Olimbisë. Nuse pa koçi: fëmijë
në bark, gji e prehër. Dexhalli, mbi “Urë Guri”, e kërkon Nuse!
Luftë, u kam shpallur shtamave me verë.
Lotëve të Shën Mërisë Virgjër! Edhe të Azreti Fatimes në xhami. Përinat, të
Rrufjanit. Dhe, Njerkës azgane. Buçat pjellin këlyshë. Dhe, na i lënë pas porte. Bythekrye
dehen me çaj rusi në “Bit-Pazar”: Valle
heqin me Dexhallin, “shehitë” në luftë. Matanë, “Urës Gurit”: Dhe, Aleksandri
Madh i ka hipur kalit. Shpatën, nxjerrë për luftë. Filipi Maqedonisë, grushtin
si xhaxhi Enver. Ndalë: këtu, është kufiri shqiptaro - shqiptar!
Para Kishës “Shën Dhimitri”, bëhet
luftë fetare - politike: Mitropolitë Beogradi, kryqin e Biblën në dorë. Shejtanarapët,
nateditë minareve të
xhamive e shurdhojnë qiellin. Besimtarët, e harruan Zotin lartë mes reve. Skënderbeu
në Shkup, moti i ka hipur Kalit. Dorën lartë: herë nga Perëndimi e herë nga Lindja. Shpatën, në brez për paqe:
Ndaluni, o burra! Car Dushani, sot: nuk rrëzohet me çekiç druri. Por, me tokmak
vathe. Bythekrye, në lumin Vardar.
“Komandantët” pa ushtarë, i kemi në xhami. Dehen me çaj rusi në çajtore, deri në “sabah”. Natën, i luten “Allahut”! Edhe, në “Ramazan”. E, ditën e Madhe (?!) E kalojnë në gjumë: Me tespihe kuqezi. Dhe, ilahi arabe në shtratë. Festave historike, para kamerave televizive. Tymeflakë, në çajtore e “vrasin Shejtanin...”
Edhe sot,
erdha vetë i dyti, në Prishtinë: Unë.
Dhe, Kalosh Çeliku. Jo, si dikur me mikun tim të penës Poetin e burgosur kryengritës Shaqir Sadiku. Që, të regjistrohemi
studentë, në Univesitetin e Prishtinës. Kalimtarët e rastit, kur i pyetëm na bindën,
se: Rruga kryesore është mu kjo me baltë të kuqe. Të cilën e shkilnim ditën me
këmbë. Përpara Hotel “Bozhurit”, në Prishtinë. Thamë me vete: na e hodhën qytetarët.
Ruga kryesore, nuk mund të jetë me baltë të kuqe?! Ditën e Nesërme, e pamë
rrugën kryesore: Plotë baltë të kuqe përpara “Bozhurit”. Nuk na kishin
mashtruar kalimtarët e rastit. Vërtetë, ishte rruga kryesore. Sheshi i
Prishtinës.
Paslufte
(1999), i vizitova lokalet e dikurshme si student. Ndonjëri, ende kishte mbetur
gjallë nga Lufta e viteve (1998/ ’99). Ose, e kishte ndërruar emrin (firmën,
pronarin): Hotel “Bozhurin”, “Harabeskën”. Hotel “Unionin”. “Rugovën”. Dhe,
Hotel “Grandin”. Varfëri kombëtare, nuk i gjeta Poetët: Mirko Gashin te “Tre
Sheshirat”. Teki Dërvishin tek “Rilindja”, Cimerin, Qerim Arifi me dy gota të
zbrazëta esull në xhepat e setres xhins për çdo mëngjes. Agim, në dhomën e
përbashkët, brenda katër mureve. Gani Xhafollin me 33 dashnore në “Monacco”. Prishtina,
përçudi: sot, mu duk e varfër artistike. Vështirë e kam ta njoh në Ditën e
sotshme në
“Liri”. Megjithatë, Ti sot oj Zonjë je veshur Nuse. Nuk e ke atë baltën e
dikurshme të kuqe…
GM: Si e përjetoni Shqipërinë në aspektin personal dhe çfarë vendi zë ajo në identitetin tuaj?
KÇ: Nëna ime, me
te cilën jam rritur si fëmijë nën hijen e Lisit midis livadhit me librat e këndimit
të mësuesve vullnetarë të Ernest
Koliqit, vinte nuse në
familjen tonë bektashiane me prejardhje si familje hoxhallarësh nga Zajazi. Vjershat e
Rlindasëve kokë më kokë në librat e këndimit, të cilat i
lexoja tinës pushtetit komunist jugosllav. Erdhën politikanët. Deputetët e
popullit. Ministrat. Qeveritarët. Argatët trusakatë. Dhe, rrugaçët kuqezi. Bandat
politike. Që, e blejnë “toptan” popullin. E shesin lirë në Qeveri. Kuvend: Një
asht. Torbë taxhi. Erdhën, edhe “çlirimtarët” në “demokraci”. Brez pas brezi
argatë. Ehu! Ditën e shtatë, vimë ne poetët...
Politika, është akull. Nëse, di të rrëshqasësh, rrëshqetë edhe
me opinga. Mos them, me këpucë, ose çizme gome. Aqmëpak, me çizme të lëkurës krokodilit. Nëse, nuk di të
rrëshqasësh, e thyen kokën edhe me sajë përfundon në “Përrua - Thanë”.
Lehtë është të
rrëshqasësh me ski shelgu në “Bit-Pazar” të Shkupit, Maqedoninë e Veriut. Larg,
është të dish të rrëshqasësh me ski për Ditën e Nesërme. Dihet, në Shtetin e
“përbashkët” ish jugosllav, përpara këmbëve të Kalit të Alaksandrit Madh. Ose,
në prehërin e Olimbisë, me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Edhe, nëpër Botë
Shqiptarët, siç
duket edhe sot e kësaj dite, nuk e dinë, se: politika është edhe kurvë. Grua
kurtizane e salloneve botërore, që shkon në shtrat dhe shkërdhehet edhe me
armikun. Vetë i zgjedhë burrat e mejdanit. Pak veta, arrijnë ta rrëzojnë në
shtrat mes livadheve me lule. Këmbët t’ia ngrejnë përpjetë në “hava” (qiell).
Porosi, që shpesh ma përsëriste im Atë me parashikimet e tia profetike, se:
politika ta hanë edhe kokën.
Historia e
mbanë mirë në mend, se: shumë luftëra janë shkaktuar shkaku grave. Shqiptarët
për gra e kanë vrarë edhe vëllai - vëllanë. Mos e them: edhe djali babën. Ose,
baba djalin për “dashuri”, pasuri dhe poste të partive politike. Janë vrarë
njëri me tjetrin, vëllai me vëllanë edhe për politikë “madhore” në shtetin e
“përbashket” ish jugosllav. Dëshmi historike - politike janëshumë këngë
popullore. Që, edhe sotekësajdite këndohen nëpër konaçe. Libra, që janë shkruar
asaj kohe, dhe shkruhen edhe në Ditën e
Sotshme.
Armiku historik
i shqiptarëve, siç duket e ka studjuar mirë
shkencëtarisht me shekuj nëpër institucione të shtetit pushtues mentalitetin
shqiptar. Përderisa, shqiptarët kanë qenë: agallarë, bejlerë dhe pashallarë.
Gjatë sistemit komunist jugosllav: kryetar të shtetit jugosllav, kryeminuistra,
dhe drejtorë. Shtete, i kanë bërë popujt tjerë nëpër
botë, por jo edhe Shqipërinë në Ballkan me Trojet e veta Etnike. Armiku historik, lufton mu si Dje edhe Sot me të njëjtat metoda dhe armë
luftarake, si në kohën e Turqisë dhe Serbisë.
Shqiptarët kanë
pasur edhe Mbretëreshë grua, Teutën. Marigonën e qëndisjes të Flamurit Kombëtar
në Vlorë. Pak më vonë edhe Shotë
Galicën, krah për krahu me burrin Azem Galicën, maleve me pushkë në dorë për
Liri dhe Shqipëri. Heroinën Sulltanë Qafa, që me gërshërë të
dhënëve shtatë veta ia vretë Mikales Brodit. Edhe, shumë burra dhe gra të tjera heroike, që kanë lënë gjurmë të
pashlyera në Historinë Shqiptare. Moti kohë kanë pasur edhe Shtet Shqiptar
Ilirinë. E
Sot, ende janë gjallë copë-copë nëpër disa shtete.
Këngën
popullore, sesi e vrau Rexhën “kali” në grazhd të
burgut kafshëve, ditën e martesës të dasmës. E kam përsëritur shpesh nëpër
shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: me këto “burra mejdani” të sotshëm:
“Mic Sokola” dhe “Teuta kuqezi”, të dalldisur dhe arratisur pas partive politike,
që i kanë sot me thasë shqiptarët në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”, nuk bëhet Shtet
Shqiptar. Aqmëtepër, Shqipëri.
Shkak ky, që
shqiptarëve ende vazhdon t’u përsëritet historia e “Vëllazërim-bashkimit” ish
jugosllav. Skandali i përgjimit të fundit para një viti, alla “bomba politike”,
Dje, të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Papritmas, Sot: të “vojvodave” me zjarrin në Koçani dhe
viktima të pafajshme. Varrimin e shqiptarëve me poste partiake, në Qeverinë e
“Vëllazërim-bashkimit”, ende ish jugosllav në ‘shtetin e përbashkët”. Burg me
viktima të pafajashme.
Nuk kanë lidhje “vëllezërit” e Njerkës me politikë “madhore” të “vëllazërim-bashkimit”?! Aqmëpak, për shtet
demokratik të “përbashkët”. Moralin patriotik Historik shqiptar. Hiç fare me
politikën e dalldisur dhe arratisur me vite shqiptare. Fundekrye, gjoja “maqedonase”.
Vardisjen, dhe gjoja kapjen e “peshkut madh”, vetëm me një skrajë në hurdhat e
partive politike?!...
Kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar Kalosh Çeliku para Rezidencës parë karakteristike me dërrasa, në Shkup (1997)
GM: A do të jetë e mundur arritja e bashkimit kombëtar, të paktën midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke marrë parasysh vullnetin e shqiptarëve, rrethanat ndërkombëtare, si dhe sfidat politike, ekonomike dhe historike që e shoqërojnë këtë proces? Apo kjo ide mbetet thjesht një aspiratë e paarritshme, për shkak të pengesave të pakapërcyeshme?
KÇ: Hë për hë, vështirë me këto politiknë të dalldisur dhe arratisur që i kemi sot: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. E ka thënë moti Faik
Konica: armiku i shqiptarëve, janë vetë
shqiptarët. Sot, politikanët. Nesër, Po. Shkaku, se: nuk ecet gjithë jetën kundër Ligjeve të Natyrës. Krushqit pas shtatë maleve
me koçi u nisën ta marrin Nusen me pushkë e këngë. Dhe, ende nuk janë
kthyer në Katund. Dasëm të madhe bën Nana në lëmë. Babai me shokë shkrepë
pushkë te porta. Cucat në valle copë-copë i bënë dajret. Dasëm e madhe ende
bëhet në Katund. Krushqit, dikush na i ka ngrirë mes maleve. Koçia e Nuses na
mbeti ende në rrugë. Male.
Është thënje antologjike e popullit shqiptar për Ditën e Nesërme. Nusja tekanjoze, që kërkon burrë
mejdani, thotë: “Përinatë të vjehrrës, do të flej
me mullisin”. Krahasim i bukur mes Albin Kurtit dhe “sulmit” (grepit) politik
të Richard Grenell.
E them, Sot publikisht: Historikisht, popullin
shqiptar e kemi pasur mbi nivelin e politkanëve të partive politike. Që, nga
koha e “Sërbisë Madhe”, e më vonë edhe në sistemin komunist jugosllav, pas
demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981) me tërbimin e Millosheviqit.
Vërtetë, Kosova asaj kohe ishte Krahinë Autonome e Jugosllavisë, por jetonte si
Republikë. E kishte policinë e vet shqiptare. Institucionet arsimore dhe
kulturore. Serbët, pa e njohur gjuhën shqipe, nuk mund edhe të punësoheshin në
Kosovë. Nuk e dije, a janë shqiptarë, apo serb. Problem, që pas dhjetë viteve
të studimeve dhe pune në Prishtinë, kur u këtheva në Shkup, pata mosmarrëveshje
me gjuhën shqipe. Jo, institucionet e shtetit të “përbashkët”, por as
kamarierët, nuk e dinin gjuhën shqipe. Unë, kur e porositja kërkesën, ato i
rrudhnin krahët. Tek tashti, e kuptoja se, nuk jam në Prishtinë, por në Shkup.
Provokimet politike gjatë pushtimit të Millosheviçit,
policia shqiptare vullnetarisht i dorëzoi armët para lufte (1988)?! Provokime
serbe, që nuk mungojnë edhe Sotekësajdite si shtet i pavarur, ndaj Republikës
të Kosovës edhe në këto zgjedhje parlamentare
(2025).
Popull, këmbekrye i arratisur pas Partive Politike
Shqiptare. Edhe, nëse popullin shqiptar e kanë marrë më qafë, e kanë marrë
politikanët teknefesë. “Burrat” e mejdanit (baballarët), që me vite kanë
vrapuar pas posteve partiake, pasurisë personale, familjare dhe partiake. Popull
i arratisur, dhe i dalldisur ende pas partive politike, dhe sistemit komunist
jugosllav. Dje, i ka besuar sistemit komunist jugosllav, Sot: u beson
deklaratave publike, thirrjeve të “miqëve” tyre në politikë. Prëmëkeq,
deklaratës politike antishqiptare të Richard Grenell, “kundër” Alabin Kurtit?! Deklaratë, që Sotpërsot
ka tjetër qëllim politik: është në shërbim të Albin Kurtit dhe Sërbisë, kundër
Republikës të Kosovës. Grackë politike serbe, mu si ajo thënja e popullit,
Nuses tekanjoze: “Përinatë të vjehrrës, do të flej me mullisin”.
Hë, për hë: në këtë fushatë parazgjedhore në
Republikën e Kosovës, deklarata e Richard
Grenell, është në shërbim të Sërbisë. Dhe, jo të shqiptarëve, Republikës
të Kosovës. Sërbët, e kanë studjuar me vite e shekuj mentalitetin e popullit
shqiptar. Dorën në zemër, gjatë këtyre shekujve, ato kanë bërë politikë asimilimi
dhe pushtuese të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht, shqiptarët kanë bërë politikë
me inate mes vete si popull. Jo, e rastësishme është edhe deklarata e Richard Grenell, duke e
“sulmuar” Albin Kurtin si kryeministër?! Politikisht, i përkrahur në këto
zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. E, kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike,
dhe libra, se: burgu, nuk është Universitet, por vend përmisimi. Shumica, në
burg i kanë lënë edhe eshtrat. Ndonjëri, ka dalë nga burgu i çmendur. E mes
tyre edhe disa “patriotë”, spiunë me shpërblime. Mëkot, turreni t’i dilni zot
Albin Kurtit. Albin Kurtit, i ka dalë zot Richard Grenell edhe në këto zgjedhje parlamentare në
Republikën e Kosovës.
Prandaj, mos, i besoni Richard Grenell për deklaratën “kundër” Albin
Kurtitit, por popullit shqiptar, që me siguri gjatë këtyre shekujve në robëri
ka mbëledhur pak mendë në kokë, kundër provokimeve të politikës shekullore antishqiptare
Serbe. Popull, që nuk i beson më “mikut”, por
armikut historik...
Kalosh Çeliku në breg të lumit Treska, Matkë (Shkup, 2013)
GM: Si një intelektual dhe bashkëkombës i
përkushtuar ndaj çështjeve kombëtare dhe kulturore, cili do të ishte mesazhi
juaj për shqiptarët e sotëm?
KÇ: Vitet
e fundit kam filluar t’i dua armiqtë e përjetshëm. E, t’i urrej
„miqtë“. Hadumët. Që,
më lëvdojnë para syve. E, shajnë pas shpine. Buçës
i lyhen prapa plotë jargë. E, lehin në Atdhe. E shesin veten për një post partiak në Qeveri.
Pasuri.
Vitet e fundit, kam filluar
t’i dua armiqtë. Që, më shajnë kudo pas shpine. Nateditë më mbajnë në gojë. Gjumi nuk i
zen nga librat e mi. Poezitë. Jerm flasin. E hanë veten pasmesnate. Shkaku im ATDHEU
Burrë pa Grua…
Pamarrë parasysh me shekuj, luftën e partive
politike me fushata parazgjedhore politike për pushtet dhe pasuri?! Herë me
krajl, e herë me mbret. Siç duket, shqiptarët nuk i kanë
lexuar dhe kuptuar shkrimet dhe librat e Rilindasëve shqiptar. Publicistikën
letrare në mjetet e informacionit dhe libra. Mos e them haptas, edhe mes
rreshtave. As, publicistikën letrare dhe librat e mi kokë më kokë në
bibliotekat, anë e mbanë Atdheut. Humorit dhe satirës të anekdotave të Xha Derallës,
përtej Ditës Nesërme. Ironisë, humorit dhe satirës. Moti Kohë, e kam lexuar përmes shkrimeve publicistike dhe librave me shekuj
e vite luftën e politikanëve për pushtet dhe pasuri. E kishte me shekuj
Perandoria osmane dhe serbe për pushtimin e tokave shqiptare, dhe asimilimin e
shqiptarëve. Pesqindë vite e mbajtën Shqipërinë në robëri. Poashtu, dhe sistemi
komunist jugosllav. Edhe, atë: e vazhdojnë argatët e partive politike shqiptare “demokratike” ish jugoslloave. Që, nga vitet e
sistemit komunist. Edhe, ky i sotshmi neokomunist. I shndërruar, edhe më zi se sistemi
ish komunist jugosllav me ”Din e Iman”. Qoftë, edhe në kët të sotshmin,
“demokratik” neokomunist antishqiptar.
Politikën e tyre pushtuese
historike e kam të shtruar në tepsi si pite me miell misëri, sofër para syve qysh Dje, edhe Sot: me fli katundi mëngjes dhe darkë,
që dikur mezi ma pëgadiste Nana Plakë. E, sot: shteti i “përbashkët’ ish
jugosllav i “vëllazërim - bashkimit” me krunde pa kos ma shtron mbi sofër. Jo,
në sofrën e Babait me dy revole në brez. As, Nanës Zajazit. Luftë me mik e për
armik. Aqmëpak, edhe me byrek dhe groshë, specialitet këçovar. Ose, pite me gjizë në
sofër të Nanës Plakë me furkën e leshit në brez, duke tjerrur leshin e deleve
për të thurur çorapë për fëmijët
në saçin dhe çerepin me shpuzë mbi kokë. Thëngjinj të ndezur, duke e larguar Ditën
e Sotshme përtej Ligjeve të partive politike. Kufinjëve politik
shqiptaro-shqiptar, në Trojet Etnike Shqiptare?! Liri. Dhe, shtet Shqiptar.
Buka, ende duke u djegur nën saçin me shpuzë. E, fëmijët shqiptar duke fërkuar
barkun me duar për bukë në sofër për darkë pranë qiririt të ndezur me pak flakë
në errësirë, pranë dritares me sy nga “Çuka” mbi Katund.
Fatkeqësisht, Sot: partitë politike shqiptare, nuk punojnë për shtet
shqiptar Ditën e Nesërme, por përçudi me shekuj për shtet të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e
“përbashkët” ende këmbekrye komunist jugosllav. Nuk bëhet politikë me këto
politikanë shqiptar trusakatë të arratisur e dalldisur pas posteve partiake
politike dhe pasurisë.
Shtetit shqiptar ish
jugosllav, Dje komunist, sot: ende, neokomunist i duhen politikanë tjerë për Ditën e Nesërme! Gjak i ri
shqiptar. Jo, politikanë me një këmbë në varr pa brekë! Ose, ende me brekët
nëpër këmbë. Parullën e tyre demagogjike politike të “vëllazërim - bashkimit”
ish jugosllav, fushatave parazgjedhore për pushtet, ende me Don Kishotë
shqiptarë dhe Sanço Panço, sejmenë përmbrapa mbi gomarë në luftë për
“fitore” të partive politike. Pushtet, dhe pasuri. Luftë me mullinjtë e erës në
politikën shqiptare?!
Larg, është Shqipëria e Ditës Nesërme. Njëri, i dalldisur dhe arratisur
për pushtet me dy gishta përpjetë për “fitore”: “demokraci”, pushtet dhe
pasuri. E tejtri, në fushata parazgjedhore me “gratë besnike” shqiptare për karrike si kryeminsitër deri
në vdekje! I treti në Kosovë: ende, i arratisur dhe i dalldisur pa shtet të
dytë shqiptar, institucione në Ballkan. Edhe, atë: gjatë ndryshimeve
“demokratike” pas sistemit ish komunist. Dhe, Sot: Neokomunist. Fushatë,
parazgjedhore për pushtet dhe pasuri. Greminë politike për një Shtet Shqiptar.
Mëkot, i kërkojmë me shekuj
dhe vite partive politike jugosllave, shqiptare dhe maqedonase – ish jugosllave
me zgjedhje “demokratike” në shtetin
e përbashkët” spiunët. Qoftë në Shqipëri,
Republikën e Kosovës, ose Maqedoninë e Veriut. Organizatave “humanitare”
qeveritare dhe “joqeveritare”. Edhe, atyre arsimore e kulturore me “vëllazërim-bashkim” për
një Shtet Shqiptar i mbytur me
korrupsion deri ne fyt. Patjetër,
i kemi këmbëkrykq edhe në Shtëpi pranë zjarrit me dru lisi në Oxhak me vite dhe flakë. Gjithë jetën këto
politikanë të arratisur dhe dalldisur me të katra pas posteve partiake dhe
pasurisë?!
Rruga, ende me
shekuj ëshët Larg. Partitë Politike Shqiptare, luftojnë për pushtet dhe
pasuri me dy gishta përpjetë Sali Berisha, dhe vajza e gra
besnike me Edi Ramën para kamerave televizive?! Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me “hajvanët” e Kosovës! Fatkeqësisht, në Shqipëri, edhe në Kosovë, poashtu në luftë për pushtet dhe
pasuri. Sot: luftojnë politikanët. Edhe, atë: për karrike dhe një torbë taxhi arnë përmbi arnë në Maqedoninë e Veriut?! Nateditë, mbyten si qentë e tërbuar pas një kocke Lope, hudhur për dritare në rrugë. Ose, një torbë taxhi në grazhdin
e partive politike të “vëllazërim - bashkimit”. Edhe, për një shtet të tretë
shqiptar. Fatkeqsisht, Shteti Shqiptar Historik, ende është Larg...
Fatmira dhe Kalosh Çeliku te Liqeni në Matkë (Shkup, 2013)