Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj (V)
E enjte, 03.07.2025, 05:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (V)
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Në këtë pjesë të pestë të intervistës sonë ekskluzive me shkrimtaren e njohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, zhvendosemi në një dimension më të thellë të krijimtarisë dhe mendimit të saj letrar. E njohur për gamën e gjerë të veprave, që nga proza e shkurtër, romanet, poezia, letërsia për fëmijë e deri te përkthimet, autorja ndan me ne reflektime mbi historinë dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, që nga fillesat e saj e deri në sfidat që përjeton sot.
Përmes
kësaj interviste, ajo na tregon jo vetëm për shtysat e brendshme që e motivojnë
të shkruajë, por edhe për raportin e saj me format e ndryshme të të shkruarit.
Nga poezia si shprehje e ndjenjave më intime, tek fabulat dhe përrallat që
mbartin mësime për brezat e rinj, e deri te procesi i përkthimit si një dialog
mes kulturave - çdo fjalë e saj reflekton pasionin dhe përkushtimin ndaj artit
të fjalës.
GM: Si do ta përshkruanit historinë dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, duke marrë parasysh rrënjët e saj, momentet kulmore dhe sfidat që ajo përballet sot?
VVH: Pavarësisht
nga ritmet e zhvillimit, por si në çdo vend të botës edhe në Shqipëri Letërsia
ka hopet dhe periudhat e saj të zhvillimit. Rëndësi kanë artefaktet e fillimit të mbishkrimeve të para pellazge të gjetura nga
zbulimet arkeologjike.• &
“Kanina e lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”2021, ku: Shkrimi në Mozaikun
e Mesaplikut, flet shqip thonë studiuesit, N. Stillo, A. Llalla, I.Mati
dhe linguisti i shquar, Eshref Ymeri • Kurse N. V.
Falaski thotë:“Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet
gjuhës shqipe”. * Kultura e Minosit në Kretë, më së
miri flet disku i Festos, të cilin e
ka deshifruar albanologu Stillos. Disku i Festos është
një artefakt paragrek, pra është shkrim
pellazg- ilir, i cili njihet si një nga dokumetet e para shkrimore, në një qendër
të rëndësishme të Kretës minoike, gjatë mijëvjeçarit II.
pr.Kr., i
takon viteve 1850-1600
pr.Kr. (Vivra, po aty, f. 305). Të gjithë autorët e
antikitetit dalin me përfundimin se kultura minoike është kulturë pellazge, e cila është shumë e hershme, 1000 vite para ardhjes së
fiseve semito-egjiptiane. • Homeri i
përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë. Kurse gjuha greke nuk është folur në
gadishullin Ilirik para shek.VI. pr. Kr,
dhe “Qytetërimi Miken”i zbuluar nga
studiuesit Ventris e Chadwick, të cilët i dhanë edhe emrin,
nuk i përket qytetërimit Helen, por atij Pellazg...Këtë e dëshmon studiuesi arvanitas, Niko Stillo,që deshifroi shkrimin në anën e pasme të diskut të
Festos dhe është një këngë çame 3600
vjeçare, që i takon vitit 1600 pr. Kr.,
kur fiset semite nuk njiheshin fare në Evropën jugëlindore Te kjo këngë e ka zanafillën letërsia
pellazge e shkruar.
Lindja dhe zhvillimi i
letërsisë në Shqipëri.
Dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhënë lajmin e rrallë... në hulumtimet e viteve 1992-1993
në arkivat e Vatikanit ka zbuluar një dorëshkrim shqip të vitit
1210. Vepra mban firmën e datës, 9 mars, 1210, firmosur nga Teodor Shkodrani. Dorëshkrimi ka 208
fletë të formatit 28x39.5 cm, Shkrimi më i vjetër i shqipes bazuar në dokument të fotografuar në: “Autoktonia e Shqipërisë Jugore,
Enigma e Shekujve”-2020 V. V. H: libri studimor -F.133 , ku, Gaius Plini Plaku (23-79 e.re.),
natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.re. serinë madhështore prej
37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar "Naturalis Historia". Në vëllimin VII. të këtij libri, F.92-93 ai shkruan:
Latinisht: “Ex quo aparet æternum litterarum usum. In Latium eas
attulerunt Pelasgi”.
Italisht: “Da questo risulta l’uso perpetuo delle lettere
dell’alfabeto. Nel Lazio le portarono i Pelasgi (le lettere dell’alfabeto).”
English: "This results
in the perpetual use of the letters of the alphabet. In Lazio (the letters of
alphabet) were carried by the Pelasgians.”
Albanian:
“Nga kjo rezulton një përdorim i vazhdueshëm i shkronjave të alfabetit (gjuhës
së shkruar). Në Lazio ata që i sollën(shkronjat e
alfabetit)” ishin Pellazgët.
Si vend i pushtuar ndër shekuj, tek ne letërsia u zhvillua pak më vonë, në
shekujt XV-XVI.
*Letërsia e vjetër lindi në formën e letërsisë gojore si
rapsodi,gojëdhëna, bejte me autorë: Nezim Berati (1680-1760), Hasan
Zyko Kamberi (pas viteve 1750), Muhamet Kyçyku(1784-1844). Shumica
e tyre u shndërruan në legjenda.
Shkrimi i parë në gjuhën shqipe
është Formula e
Pagëzimit që i përket vitit 1462, me shkronja latine në
dialektin gegërisht: “Un
t’pagzoj n’emn të atit, t’birit e shpirtit t’shejt!”,
*Më 1497 Arnold fon Harf ka shkruar në shqip pjesë nga ungjilli.
*Në
vitet 1508-510 Marin Barleti shkroi “Historia e Skënderbeut”,
libri i parë në gjuhë shqipe. *Gjon
Buzuku më 1555 shkroi “Meshari-n” që u botua
pas1600. *Të kësaj kohe janë veprat nga, Pjetër Budi,Pjetër Bogdani dhe Frank
Bardhi.
*Rilindja
shqiptare nisi me librin “Këngët e
Milosaos të Jeronim De Radës, të
cilin e pasoi Naim
Frashëri, rilindasi më i denjë që ndryshe quhet “Alighieri shqiptar”. Kostandin
Kristoforidhi si gjuhëtar dhe përktheys. Letërsia kryesisht u
zhvillua në emigracion, kurse në vend, si qendra letrare u dalluan Elbasani,
Shkodra, Gjirokastra,Janina dhe si qendër e veçantë ishte Voskopoja e viteve
1720-1770. Qyteti më i zhvilluar i Ballkanit juglindor, ku u
ndërtua Akademia, Biblioteka dhe Shtypshkronja. Aty u shkruan veprat e
para filozofike nga Anastas
Kavalioti. Autor të kohës ishin Çajupi, Mihal Grameno, Asdreni, Ndre Mjeda etje. Kalabria u bë djepi i Rilindjes
shqiptare me shumë autorë: Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Jul Variboba,Lek
Matranga, Francesko Krispi, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi etje. Në vitet
1900 e në vazhdim shquhen Faik Konica, Gjergj Fishta,
Fan Noli, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, me
të cilët nisi epoka moderne që u ndikua nga letërsia dhe filozofia
perëndimore.Kjo u pasua nga autorët e viteve 1930 si: Migjeni, Zef Valentini, Tajar Zvalani, Pashko Gjeçi,Mehdi
Frashëri, Haki Stërmilli,Petro Marko, Isuf Luzaj, Nebil Çika (autor i revistës
Minerva),Arshi Pipa, Kudret Kokoshi, Anton Harapi, Nonda Bulka, Eqerem Çabej,
Namik Resuli, Krist Maloki, Branko Merxhani e të tjerë. Veprat
e tyre u ndaluan të botoheshin, apo të qarkulloin. Pas viteve 1950 nisi
një letërsi dogmatike e drejtuar, e orientuar nga politika, e cila u
quajt letërsia e Realizmit socialist përballë së cilës u zhvillua
letërsia e ndaluar ose e sirtarëve (që nuk lejoheshin të botoheshin). Këta të
fundit ose dënoheshin me burgim, ose u ndalohej botimi dhe qarkullimi i veprave. Ndërsa pas viteve 1990 letërsia mori hov, një letërsi e
mendimit të lirë, bashkëkohore, e cila më shumë ka marrë hov në emigracion. Por
letërsia që të krijojë shtratin e saj, fizionominë e saj autentike
shqiptare ka nevojë për kritikë të mirfilltë dhe të jetë e organizuar në mënyrë
institucionale, që të shoshitet cila ka vlerë dhe cila vepër jo. Ka shumë
autorë që kanë botuar vepra me vlerë, të cilat anashkalohen, ose i lënë në
harresë jo pa qëllim. Për fat të keq në vendin tonë ende vlerësohen librat me
përmbajtje politike.Ndaj është e domosdoshme një kritikë e institucionalizuar
që të bëjë przgejdhjen eveprave më tëmira për t’u prai Kjo ka bërë që letësia
shqipe të quhet provinciale, se korifejve u dhe tituj akademik dhe i përktheu
Partia e Punës që i bëri të famshëm. Edhe brenda kufijëve ka pena të forta,
studiues, gjuhëtarë, të cilët i vlerëson bota, kurse atdheu i tyre hesht. Nuk ka turp më të madh për Akademinë e
Shkencave Shqiptare, mirë për vlerësim, sa janë tepër ambicioz dhe koprac, por
as e zënë në gojë Gjuhëtarin dhe Frazeologun e shquar,Akademik
Prof. dr. Eshref Ymeri, i cili e ka
vendosur veten në majën e Panteonit kombëtar, me pasurimin e gjuhës shqipe,
leksikun dhe frazeologjinë e gjuhës sonë, si formulues i dhjetë fjalorëve dhe 5
Fjalorëve Frazeologjik. Apo për të ndjerin studiues,i shkencave gjeologjike ,
tezat e të cilit i ka pranur bota, kurs vedi i tj nuk zëm në gojë sepse nuk i
lë egoizmi dhe smira.
GM: Çfarë ju frymëzon të
shkruani proza të shkurtra, dhe si e vlerësoni këtë formë shkrimi krahasuar me
format më të gjata si romani?
VVH:
Z. Gëzim, nuk e di pse keni këtë mendim. Unë po aq e motivuar jam si për prozën
e shkurtër, tregim, novelë, skicë letrare, ese, po dhe për romanin, i cili është gjinia që më mbush shpirtin dhe
më jep shtrirje si në hapësirë dhe kohë. Meditimet, ballafaqimet, dialogët që
zhvillohen në një roman kanë shtrirje lineare, e cila më bën që unë të rrugëtoj
bashkë me personazhet, t’i njoh dhe të më njohin...
Bashkëbisedimet, përplasjet e mendimit mes ndërgjegjjes dhe nën/ndërgjegjjes sime, janë aq të bukura, aq joshëse dhe filozofike, ku vetdija ime ndahet më dysh.Njëra gjysmë kritikon ose pyet, kurse gjysma tjetër e qenies sime, duke analizuar faktet ndoshta janë edhe të koklavitura, gjen rrugëzgjidhjen e problemeve që hasen në jetë. Kur i kthehem ndonjërit prej romaneve të viteve të para, si “Jetë në udhëkryq”,“Ringjallur si Krishti”, “Rrëfim në të perënduar”, “Zonja me karafila të bardhë”, “Vonë, tejet vonë”, Ankthi i së vërtetës” dhe pasi lexoj një paragraf, them:“Pse, unë e kam shkruar këtë?! Ndërsa kur botova romanin e parë “Dhembje Nëne’, u shpreha, se unë nuk do të shkruaj dot roman më të dhembshëm se ky. Romanet më bëjnë të mendohem shumë. Jo aq sa për të filozofuar, por për ta bërë ndodhinë sa më origjinale, më prekëse, apo më enigmatike, që lexuesit t’i hyjë në çdo embrion dhe qelizë. Çdo libër i secilës gjini qoftë, kur del nga botimi e pres si nëna lindjen e fëmijës së parë Me këtë dua të them se vlera e çdo libri nuk varet nga faqet, sepse letërsia nuk matet as me kilometra dhe as me peshë. Njësia matëse e artit të të shkruarit, matet nga tematika e përzgjedhur prej autorit, nga idetë që parashtrohen në libër dhe sa ka arritur shkrimtari të realizojë synimin e tij. Për analogji po bëj një përballje mes një vepre madhore, Trilogjia “Vështroni Meduzën” me 1100 faqe, ku kam përfshirë tre romane që kanë një bosht të përbashkët,(‘Prolog jete’,‘Vështroni Meduzën’ dhe‘Dilema e së nesërmes’) me novelën mahnitëse“Çmimi i Dualizmit”,me 38 faqe. Për trilogjinë m’u deshën mëse dy vite punë, kurse pë novelën vetëm një ditë, ose disa orë. Novela përtypet shpejt në strukturim se ka rrugë të shkurtër dhe dy-tri problematika. Rruga e romanit është e gjatë me të përpjeta dhe të tatëpjeta që e vënë trurin dhe kujtesën në punë intensive. E megjithatë në mos gabofsha kam 23 romane të botuara dhe një e kam gati për botim, madje dhe të redaktuar. Zakonisht ngjarjet që më kanë bërë përshtypje, qofshin të jetuara gjatë jetës sime, apo të rrëfyera si raste të veçanta, unë me rrufenë e trurit e ndërtoj novelën menjëherë. Pas novelës “Mamaja”-2000, u botuan 5 novela (libra të veçantë), një vëllim me skica letrare, tregime dhe novela, “Kush e vrau Kaftanazin”, një vëllim me prozë të shkurtër, “Dashuria plagoset, por nuk burgoset” ose( Letra nga Ferri), një vëllim me skica letrare, ”Simfoni shpirti”, libri “Kurth, mashtrim apo vetëmashtrim”- tregime novela (30) dhe “I shtrenjtë çmimi për jetën”, me 32 novela e tregime të zgjedhura në Shqipëri, ribotuar në Edittion Globe ( Moldavi). Zakonisht novelat janë më të kërkuara për shkak të çmimit të ulët. Si numër, natyrisht janë mbi 50 novela të botura për herë të parë, se në vëllimin e fundit me novela të zgjedhura ka përsëritje. Janë 13 libra të botuara të kësaj gjinie të shumëkërkuar, në prozë të shkurër. Kjo intervistë ngjet si një rrëfim i qenies sime, apo si një bisedë me vetveten, megjithëse pyetjet e mençura, të ciat i ka formuluar, z. Gëzim Marku, do ta botoj si libër më vete, pasi aty është rrjedha e një jete plot vuajtje, zhgënjime dhe fitore. Pikërisht në këto pak faqe që fasi dhe meditojnë pa pushim, përballen sa e sa të kundërta, e mira me të keqen, e shëmtuara me të bukurën,pasuria me varfërinë, drejtësia me padrejtësinë, e vërteta me gënjeshtrën, iluzioni me realitetin. Dhe ky është realiteti i njerëzimit. Kjo është “JETA IME”!!!
VVH: Poetët janë hyjnitë që pasqyrojnë shpirtrat
njerëzorë. Është mëse e vërtetë që unë kijimtarinë time e nisa me një vëllim të
vogël poetik. Gjatë 15 viteve të para kam botuar tri libra me poezi: “Loti nuk ka faj”,
“Të
pres”, “Sa do të doja”
e disa të tjera që nuk i kam përfshirë, por nga ato kam përzgjedhur poezitë që
më dukeshin më të bukura për t’i futur për përkthim. Në të gjithë librat në
palosje të kopertinës, vendos një poezi si sentencë e përmbajtjes. Janë po këto
poezi të tri librave që janë përkthyer në librin dy gjuhësh-shqip-rumanisht e në shqip-Greqisht. Prej tyre kam përkthyer
disa në italisht dhe anglisht për t’i paraqitur në konkurset Nd/kombëtare. Jam
e çuditur, që me poezi kam fituar mbi 33 Çmime Kombëtare dhe
Nd/Kombëtare. Në prozë kam fituar vetëm Çmimin e I -në Mal të Zi
me
novelën “Virtyt i faljes” dhe Titullin Akademike e kam marrë me studimin
“Rrugëtimi
Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” Në Konkursin poetik Internacional në Prione
-Firence,
fitova Çmimin e I-Nd/kombëtar dhe jam e vetmja
autore shqiptare mes 205 poetëve nga e gjithë bota, që jam futur në antologjinë botërore të
tre viteve (2010-2012),
me poezinë “Sa do të doja”. Por gjinia e poezisë
mund të përmendet në krijimatrinë time si krijuese, por etiketën “poetë” e
mbajnë ata që shkruajnë vetëm poezi ose më shumë poezi sesa prozë. Poezia e mirëfilltë,
krahasuar me të gjithë llojet e prozës, është gjini e shkurtër, e ngjeshur me
ide të arta filozofike e psikologjike, plotkuptimshe, e cila përmes metaforave,
paralelizmave, krahasimve, aforizmave dhe figurave të tjera letrare të bënë të
kuptosh shumë. Poezitë e bukura të çojnë në të gjitha burimet për të freskuar
trurin dhe ndërgjegjen. Poetët si Ali Asllani, Lasgush Poradeci, Xhevahir Spahiu, Frederik
Rreshpja,Ali Podrimja, Maku Pone, Fatmir
Terziu -Londër, Ruzhdi Gole e shumë të tjerë, kanë
një poezi që të rrëmben, e cila të bënë të mendohesh dhe të futesh në analiza të
thella filozofike. Ose të ngreh peshë me flatra engjëlli dhe të çon në parajsë.
Këta quhen poetë. Poezia jep detaje më të shkurtra të jetës. Kurse proza ka
shtrirje si në hapësirë, në kohë dhe në gjerësinë e mendimit. Ndaj them se poezia u përket hyjnive që përfaqësojnë piskamat kulmore dhe
krakterin e veçantë të shpirtërave njerëzorë. Kurse unë nuk ulem gjatë
në poezi, ndaj nuk më merr shumë kohë kjo gjini. Zakonisht vargjet poetike i
thur e stimuluar nga një ngjarje historike e bukur apo e dhembshme e kohës së
shkuar ose nga realiteti i hidhur siddomos nga fenmenet sociale që trazojnë
jetën njerëzore.. Shumica e tyre janë lirike, psikologjike dhe pasqyrim
karakteresh njerëzore.Poezitë i kam krijuar si ndjesi të çasteve që më lënë
shumë vragë në ndërgjegjje. Gjatë jetës së çdo njeriu krijohen mbresa të tilla
që nuk shlyhen kollaj nga kujtesa. Poezitë e bukura, siç më kanë lënë ndjesi mua,
u kanë lënë gjithë lexuesëve sipas moshave, kulturës, karaktereve dhe
interesave. Duke parë ndikimin e poezisë te lexuesit, dal në të veçantën e
vargut poetik, në vlerat edukative që mbart. Nuk më pëlqejnë vargjet me rimë,
ndaj nuk e përdor rimën në poezi. Shumë-shumë, vargu i parë mund të rimojë me
vargun e pestë apo të gjashtë, gjë që përsëritet. Në mënyrë të tillë krijon një
bosht kuptimi të këndshëm dhe nuanca të pashlyshme artistik apo vlera kombëtare.
Po jap disa mendime të kritikës rumune për librin poetik shqip -rumanisht
“Rrënjët” më 19.10 2011:
*Marius Chelaru,Redaktor i librit në rumanisht"Rrënjët”-
(poet, eseist, kritik letrar.)
“...Në krijimtarinë e
shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari flitet aq bukur, por tronditëse për një
jetë të burgosur, për një komb burg, ku u prangos edhe ndjenja më sublime
„dashuria”... Lexuesit rumun i jepet rasti ta ketë në disponim një dimension
letrar të gjendj2011eve shpirtërore, të kujtimeve dhe përjetimeve, një mesazh
për kombin dhe atdheun ...një krijimtari e...shkruar nga një krijuese që ka
vuajtur shumë dhe që i ka mbështjellë në tesha vjershërimi, mendimet që kanë
nxitur interesimin e lexuesve, brenda dhe tejmatanë kufijëve të atdheut të saj
në librin me poezi "Rrënjët".
* Monica Muresan (Poete, kritike letrare
-Rumani )
« …vargu i shkurtër, elegant dhe hijerëndë i
shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, i rijep ngjyrën personale kësaj poeteje
fine dhe shkrimtareje shumë dimensionale, një zë i fuqishëm por diskret,
dimensioni i brendshëm i së cilës sondon dhe zbulon njëherit, qartësitë dhe
paqartësitë e një bote e cila i nënshtrohet “kohës bastarde”.
*Mihai Antonescu (poet, N/kryetar i Akademisë së shkrimtarëve
Bukuresht
“...Thellësia dhe vlera e vargut të znj. Vranari
nuk mbështeten mbi lulet e metaforës, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e
mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit, atje ku dëgjohen
tingujt e melodive hyjnore, atje ku hyjnitë kanë krijuar mrekullitë për këtë
vend të mrekullueshëm, atje ku ndjehet afshi i dashurisë, malli për lirinë e
munguar, dëshira ndaj një Shqipërie të përsosur ashtu si Zoti e ka përzgjedhur
vendin e saj,duke i dhuruar natyrën e pakrahasueshme, magjke e të plotpushtetshme.
(Vëllimi poetik rumanisht “Rrënjët”)
*“Prof. Dr.Fatmir Terziu, poet, shkrimtar,
kritik, kineast, fitues i sa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare shkruan:
Kur
nisa të përkthej poezinë e Vilhelme
Vranari-Haxhirajt në gjuhën angleze, në mendje më silleshin fraza e vargje
që lidhen me të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen. Tredimensionaliteti
filozofik i vargut rrekej në një substancë organike që dilte nga
thellësia e shpirtit. “Loti nuk ka faj” (1996), dukej se ishte ai gur diamanti që prodhonte kënde, konfiguracione
dhe hapësira për të thelluar arsyen e leximit dhe analizës. Më pas kur mora në
dorë vëllimin “Të pres…” (2000) natyrshëm largësia, hapësira dhe vetë koha në këtë lidhje ishin
aspekte sa metaforike aq edhe proverbiale. Mbi çdo fjalë ka një arsye, mbi
çdo varg prehet një mesazh. Pakkush mund të vejë në dyshim hapësirën e
‘lotit’ të lexuar në poezinë e kësaj autoreje, pakkush! Është një poezi që vjen nga hapësirat e errëta dhe shtrihet gjerë e gjatë në hapësirat e
lirisë, virtytit dhe respektit. Është një simbolik që vjen nga
shpirti dhe i falet buzëqeshjes. Një simbolikë që vjen në tri mënyra për
lexuesin: E para, e vendos poezinë në interaktivitetin e lexuesit. E dyta, intensifikon jetën mes
figurave retorike dhe përsëritjes. Kurse e treta i sjell arsyet
‘konceptuale’ të gjykimit dhe njohjes së realitetit.
Z. Gëzim, më mirë se këta kritikë të
mirfilltë, unë nuk mund ta përcaktojë dot poezinë time.
GM: Keni shkruar shumë libra për fëmijë, sidomos
fabula dhe përralla. Çfarë ju shtyu apo ju frymëzoi të merreni me këtë lloj
letërsie?
VVH: Mendoj se të gjithë
shkrimtarët, pavarësisht se ç’gjini lëvrojnë, duhet ta provojnë letërsinë për fëmijë.
Duhet t’i rikthehen moshës së pafajshme të fëmijërisë dhe adoleshencës së tyre.
Duke sjellë ndërmend dëshirat apo ëndrrat e tyre të parealizuara, ose si e përceptonin
përballjen me të papriturat e botës që i rrethonte dhe fenomenet e natyrës,
të cilat duke i kujtuar, besoj se do t’u rishfaqen dhe ata do t’ua tregojnë me
kënaqësi fëmijëve e më vonë nipërve dhe mbesave të tyre. Filimisht do t’i
tregojnë si rrëfime të mirëqena që u kanë ndodhur në fëmijëri. Dihet se gjithçka
që ndodhë në gjithësi dhe përjetohet nga njerëzimi, ka shkakun dhe pasojën. Por
që ato të, mos ngelen dilema që kërkojnë përgjigje, duhet t’u jepen shpjegime
sipas zbulimeve shkencore apo studimeve të shkencave të ndryshme. Është jashtëzakonisht
bukur t’i përjetosh edhe në moshë madhore ato dëshira që nuk u realizuan në
moshën e njomë të fëmijërisë. E pse të
mos i hedhin në letër që t’u lënë kujtime të bukura brezave?!
Letërsia
për fëmijë tek unë lindi si një nevojë apo letërsia e moshave të vogla ishte e
varfër në komunikimin mes librit dhe fëmijës, që kishte nevojë për elementet
didaktik dhe eduktiv sipas normvave bashkëkohore.
Ndërsa
ndiqja dy fëmijët e mi gjatë përgatitjes së detyrave, sillja ndërmend
fëmijërinë time. Ata të dy vajza me djalin kishin rreth 8 vite diferencë me
njëri-tjetrin. Nga që ishin fëmijë të mbarë dhe studiues sistematik, djali
mësonte nga e motra. Nuk më lodhte shumë. Një ditë vajza kishte detyrë shtëpie
“Përrallat Shqiptare”dhe m’u lut që t’i tregoja ndonjë përrallë apo ndodhì nga
vendlindja ime. Pasi u mendova pak i tregova trimërinë e princeshës së Kaninës,
Rugjina
Balsha.
Me mendjen e saj të vogël pyeti:
-
Mami, kjo është ngjarje e vërtetë apo e sajove ti?
-
Është ngjarje që ka ndodhur, po meqë kanë kaluar gjashtë shekuj duket si një
legjendë e lashtësisë.
-Do
të isha e lumtur, sikur të shkruaje disa tregime, përralla apo fabula e
gjëegjëza për fëmijë, se mësueses i pëlqeu shumë legjenda që më tregove ti. Pas
kërkesës së saj rashë në mendime...E dija që kjo ishte pamundur, sepse koha ishte
kundër meje dhe dëshirës së fëmijëve.Pas ndryshimeve të vitit 1990, fillova të
shkruaj. Po kërkesa e fëmijëve , sidomos djalit që më pyeste shumë për gjithçka
që fantazonte, më kishte ngelur gozhdë. Po tashmë ata ishin të rritur dhe..., Në vitin 2000 pas tri botimeve (poezi, roman
dhe novelë) botova librin “10 Fabula”, për të cilin Prof. Grillo shkruan: “Vilhelmja provoi gjininë
e katërt dhe më të vështirë por tërheqëse, Fabula për fëmijë. Duke mrrë si
model fabulën e La Fontenit, autorja i
ka dhënë karakterin etabanit kombëtar,e mbështetur katërcipërisht në folklorin
e pasur të vendit tonë”.
Letërsinë
për fëmijë e kam shkruar në prozë poetike, ku vargu gjatë
leximit ëmbëlton veshin dhe shijet si një këngë. Fjalët e këtij miku të mirë,
më nxitën që të botoja libra të tjerë për fëmijë, ku futa aparatin pedagogjik, fjalorin,
bashkëbisedime me fëmijët dhe çfarë mësojmë prej tyre si: -10 Fabula,2000; / -Bëmat e Dhelprës/ 2002;/ -Ne jemi lulet e jetës, 2003,
/-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, /2008;/
-E dini se ç’emër kam?! -2009;/*Përrallat e vendit Blu, cikël me
përralla:/ -Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- 2010/ -Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i
II-përralla,- 2011;/ -Shoku im arushi-përralla- 2013.dhe
*Dy romane historiko-fantastik për fëmijë
:
*Amanti i Arbërisë-ShBToena-2003; Letërsia për
fëmijë përsfshin 10 libra me ilustrime, nga të cilat 8 kanë formatin e revistës
dhe dy romane me dimensionet e romaneve për të rritur.
*Ja ç’shkruan kritika e mirëfilltë: Zymer Mehani :E veçanta e letërsisë së Vivrës për fëmijë, është se ka një gërshetim të fabulës klasike të La Fontenit apo të Ezopit
me fabulën bashkëkohore moderne, duke futur elementë të rinj didaktikë.”
Në ato fabula, spikat psikologjia, gjetjet poetike dhe bota e fëmijëve, e cila
përmblidhet me personazhet e dashura të fëmijëve, me botën bimore dhe
shtazore.Me kujdes të veçantë autorja ndërthur elementët edukativë, edukimin
qytetar të fëmijëve.
*Prof. Dr. Fatmir
Terziu: Pas një analize për librin “Shoku im arushi”që nis kështu: “Ishte
se ç’ na ishte ... Në kohët e vjetra në breg të detit njerëzit kishin ndërtuar
një qytet të bukur. Qyteti është edhe sot, por më i madh dhe shumë
më i bukur. Ai quhet qyteti i Pavarësisë, se aty u ngrit për herë të parë
flamuri i lirisë. Gjithë vendi ishte në festë. Pavarësia e vendit kishte
ditëlindjen. Bënte plot 100 vjet. Disa orë para kësaj feste të bukur lindi një
djalë i vogël. Ai është shumë i vogël..., i vogël sa një top i rrumbullakët. I
vogli quhet Rainhard...”- Këtë libër me përralla ia dhurova kur nipi im i
ëmbël, Rainhardi, mbushi një vjeç. Sot është 12 vjeç dhe studion për Ornitologji,e
ka pasion, gjë që ka bërë të njohë gjithë zogjtë vendit tonë. Natyrisht nën
kujdesin e babait; Vladit, që e çon në gjithë lagunat shqiptare, si dhe në
kujdesi e “Shoqatës për ruajtjen e zogjve
të rrallë”, anëtar i së cilës është edhe adoleshenti Raini.
Ndoshta ishin ëndrrat e mia të vrara dhe shpresat e
humbura e të gjymtuara ndër vite të cilat bënë që unë të rikujtoj fëmijërinë time apo të
atij brezi të pafat. Pse jo dhe ringjallja e dhuntive të mia për të shkruar.
Ishte shumë vonë kur jeta ime e vobektë dhe e mohuar ishte mbushur plot me
ëndrra dhe fantazi për gjithësinë dhe jetën.
GM: Romani ka një rol të rëndësishëm në
krijimtarinë tuaj. Çfarë ju frymëzon të shkruani një roman dhe si mund ta
përshkruani në mënyrë të përgjithshme përmbajtjen e librave tuaj?
VVH: Isha 52 vjeçe, kur m’u dha
e drejta të shprehja mendimin tim të lirë. Kjo moshë në trevën e Vlorës quhet
pleqëri. Paçka se sot që unë i kam mbushur 80 vjeçe, e quaj fyerje nëse dikush
më quan“plakë”. Gjithsesi pas ndryshimeve të vitit 1990, më duhej kohë që të
rimerrja veten në fushën letrare. Gjinitë letrare që kam lëvruar (publicistikë,
ese,poezi,prozë poetike, skicë letrare, tregim, novelë, roman, studime, analiza,
përralla, gjëegjëza,fabula dhe skenarë për fëmijë...), të cilat i dua
njëlloj dhe pa dallime. Nuk mund t’i bëj padrejtësi asnjërës, se librat janë si
fëmijët, ndaj duhen njëlloj. Cilin gisht të presësh dhe nuk ke dhembje? Por
mbi të gjitha gjinitë, adhuroj romanin. Jam e prirur dhe e papërtuar për të
nisur një roman. Ai më plotëson në kërkim të së vërtetës, apo tematikës që
trajtoj në mungesë të thksuar të drejtësisë,që më mbush me jetë njerëzore. Prof.Dr. Fatmir
Terziu Mjeshër i Madh” jo më kot, e ka titulluar librin me kritika kushtuar
kijimtarisës sim “ “Liria në optikën letrare të Vilhelme Vrana Haxhiraj”, sepse
në shtrirjen e çdo botimi, si në
hapësirë dhe në kohë gjejnë përgjigje gjithë të pathënat e jetës rreth lirisë
vtjake. Gjerësia e mendimit, shprehja e ndikimeve filozofike si rezultat i faktorëve
të jashtëm apo jetik, më bën të jetoj bashkë me personazhet.Sipas rastit, futem
në xhepat e labirinteve të errët të tyre, duke zhbiruar honet e shpirtit, ku
has të vërtetën.Diçka e tillë reflektohet në meditimet, apo në dialogun me ndërgjegjjes dhe nën/ndërgjegjjes. Ndër këto të veçanta në krijimtarinë time,
spikat femra si model, e marrë në moshë, në profesion, në pozicione të
ndryshme si nënë, gjyshe, vajzë, bashkëshorte apo e dashuruar. Shpesh herë pyes
veten, se si guxova të kaloja nga një vëllim poetik në një roman? Edhe unë si
autore, habitem. Isha në fillimet e krijimtarisë dhe nuk dija as si ndërtohej
struktura e një romani. Nga përvoja e madhe e leximit të dhjetëra e qindra
librave, ia dola mbanë. Nuk ishte çudi që kjo ndërmarrje e vështirë mund të
ishte dhe një dështim. Por për fat suksesi që pati romani “Dhembje
nëne”, më bëri me krah dhe isha gati që të ndërmerrja rreziqe për të
shkruar tema më të ndëlikuara. Pas tri romaneve, novelave, tregimeve dhe tri
librave për fëmijë, unë nisa një trilogji me titull, “Vështroni Meduzën”
vepër e shtrirë në tri kohë. Ministri i Kulturës, Prof.dr.Bujar Leskaj,
sot deputet, i pranishëm në disa përurime, të inniciuara prej tij dhe në
Panairin e librit “Tirana 2006”, të cilin e përshëndes dhe i jam
mirënjohëse, se i ka dhënë vlerat e duhura letërsisë sime të vonuar, si dhe
kulturës vlonjate. Z.Leskaj, e ka cilësuar trilogjinë “Saga e Vranajve”, si “Saga e Forsajtëve”të
Gollsuorthit. Gjithsesi tematika e krijimtarisë sime është e larmishme dhe
pasqyron përditësinë e jetës shqiptare dje, sot dhe nesër, ndaj lë përshtypje
të thella tek lexuesit e rinj që nuk e kanë jetuar diktaturën komuniste.
Mihai
Antonesku shprehet: Në gjithë krijimtarinë e saj si në poezi edhe në prozë, madje në
këtë të fundit, autorja Vrana ngrihet më fuqishëm, më revoltuese ndaj
padrejtësive të bëra një vendi që e çmon lirinë, si Shqipëria e saj.
Duke
vënë përballë pasurive të rralla natyrore, si ato mbitokësore dhe
nëntokësore,izolimin, luftën e klasave dhe varfërinë e skajshme, autorja me
rrëfimin e saj elegant dhe në detaje, të ngërthen pas çdo fjale, fjalie dhe
faqeje derisa mëson të vërtetën. Mëson një të vërtet të hidhur, vujatjet e një
populli vital që e do jetën të bukur e të përkryer, por... e ka fajin koha.(novela‘Mamaja”-
rumanisht)-M.Antonsku.
Frymëzimi
im vjen nga vuajtjet çnjerëzore të një kombi në përditësinë e jetës shqiptare. Në
mënyrë të veçantë i kam gërshetuar librat e mi me fatin e
paracaktuar dhe të paragjykuar të femrës. Mungesa e lirisë dhe të
drejtave të gruas që është shndërrur në gangrenë, më lëndon shumë shpirtërisht
dhe mendërisht.
I nderuar Gëzim, librat e mi janë numeroz dhe në disa gjini letrare. Ende pa mbushur 27 vite krijimtari, janë disa dhjetëra libra. Vetëm romane kam botuar 23 tituj, madje kam dhe një gati për botim për botim. Ndoshta do t’më premtojë koha... ta shohë dritën e botimit.Në gjithë sa thashë unë kam shumë të çmuara shtatë -7-libra studimor, si „Elitat e Kombit”(90 figuratë ndritura; studim historik „Bashkë në Dashuri dhe Atdhetari”; Autoktonia e Shqipërisë Jugore”; „Tradhtia e madhe ndaj kombit”,”Rruga filozofike e Prof.Isuf Luzajt”, Kanina e lashtësisë dhe princ Gjergj.Arianiti”‚30 vjet LDGVlorë”;Genti, Mbreti Ilir i Ardianëve” etj...
GM: Libri juaj publicistik “Pa Titull”,i botuar në vitin 2011, a mendoni se do të mund të titullohej njësoj edhe sot?
VVH: Është libri im i parë me publicistikë. Ndoshta doni të dini pse e quajta kështu?Së pari se atë botim ua kushtoj Mediave që më kanë botuar dhe reklamuar mua si krijuese e padëgjuar më parë dhe e harruar nga koha dhe sistemi politik. Janë 70 tema prej të cilave, nuk veçoj asnjerën. Secila temë për çdo problem që preket në këtë libër ka vlerën e saj të pakontestueshme. Ndaj e quajta “Pa Titull”.Sikur edhe pas 100 vjetësh nëse do ta ribotojë, do të ngelet titull i tij autentik- fillestar. Pastaj nuk duhet të harrojmë se unë në këto 34 vite të lirisë së fjalës dhe shprehjes së mendimit të pavarur, kam botuar mbi 700 artikuj apo ese që kanë zenë vend në 5 libra voluminoz me mbi 400 faqe secili. Këto janë: “Pa titull”, “Pa koment”, “Pa limit”. Këto ditë del nga botimi,“Kështu ka ndodhur”-Publcistika -IV- dhe gati për botim Publicistika -V-që janë përfshirë në 1900 faqe libri të botuara.
Ja ç’thotë në parathënie, Akademik, Prof.dr.Eshref Ymeri gjuhëtar i shquar,
hartues i 5 Fjalorëve Frazeologjik:”Libri “Pa titull” (ese-publicistikë) i zonjës Vilhelme
Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj të pastër si loti i
fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore që di të
rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të admirueshme për të
hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i komunikimit me
njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon pasurinë e botës
shpirtërore të individit. Begatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj
Vranari të befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit
nëpër rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e
cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i atdheut.
Publicistika e zonjës Haxhiraj, si në mbrojtje të Himarës autoktone shqiptare,
apo mbi legjitimitetin e pavarësisë kombëtare të Kosovës…apo tema mbi
lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë pasqyrë e
identitetit tonë kombëtar,më kujtojnë për një çast manifestimin e fuqishëm të
rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses
sonë dhe asaj greke në pasditen e 4 shtatorit 2004.
Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë
nacionaliste. Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”, nuk mund të mos e
përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë: lexuesi i
gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit krijuesi shfaqet
në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke përsiatur për këtë rol të
shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk
mund të mos vijë në një përfundim interesant për ca raporte të heshtura që
vendosen mes krijuesit dhe lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të
njëjtën kohë, edhe nxënësi i vë notën mësuesit.
Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet
e veta.E.Ymeri
Ky
libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson një burim
origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të gjerë. Dhe
lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim shpirtëror, nuk
mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai, krijuesi. Pra, nga
njeriu i botës së artit.Kurse gazetari dhe studiuesi,Gëzim Llojdia në
parathënie thëtë:” Ese- publicistika letrare e Vilhelme Vrana
Haxhiraj-t, mes letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë si lëvrimi më specitfik
“E vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik e më interesant”,- thotë studiuesja, Akademikja Floresha Dado. Dhe ajo vijon...” njëkohësisht edhe më problemori është lidhja apo përshtatja, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që në themel ka parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalore. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre. Kjo vlen edhe për të patur përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtësore dhe estetike të llojeve të publicistikës letrare. Kjo vlen për ta afruar atë me letërsinë, brenda dimensioneve që nuk cënojnë identitetin e saj, por gjithashtu, edhe thelbin social, mënyrën specifike të shprehjes së mendimit në këto lloje publicistike. “-G.Llojdia
GM: Keni përkthyer edhe libra nga italishtja. Çfarë ju tërhoqi drejt përkthimit dhe çfarë përjetoni gjatë këtij procesi?
VVH: Vitet e para të proçeseve demokratike, mbanim nipin, djalin e vajzës, të cilët kishin emigruar në Itali. Të voglit i kishim siguruar disa libra për fëmijë. Ende nuk kishte shkuar në shkollë, po shkonte në kopësht ose më saktë ndiqte arsimin parashkollor. Mbas diteve i pëlqente të shikonte dhe të analizonte figurat e librave për fëmijë e veçanërisht ato në gjuhë italiane.Shpesh herë më pyeste mua për t’ia lexuar. Një ditë më hapi librin “Tinguj magjik” - “Natën e mirë Arush”. Meqë e njihja pak italishten, i përktheja ndonjë fjalë tek tuk, apo fjali, por jo rrjedhshëm. Në fakt gjuhën italiane në qytetet bregdetare, të moshuarit e flisnin dhe e lexonin shumica e tyre. I vogli i mërzitur më tha :
-Çfarë gjyshe je ti Nëna Vili? Je dhe mësuese dhe
nuk di të lexosh. Unë nuk dua të të kem ty mësuese. Fjalët e fëmijës 2-3 vjeçar,
më prekën thellë dhe më detyruan të ulem çdo mbrëmje, natyrisht me ndihmën e
fjalorit, i përktheva përrallat në gjuhën shqipe. Ivo,nipi im i lumtur u thoshte
shokëve, se nëna ime, Nëna Vili më lexon përralla të bukura italisht. Djali im,
Vladi ndërkohë maturant,qysh i vogël natën mësonte në radio gjuhën italiane dhe
pak më vonë filloi dhe gjuhën angleze.Një ditë, kur dëgjoi të nipin që i
rrëfente brendinë e përrallave, më pyeti mua:
-Mami, ku i ka mësuar Ivo i vogël përrallat e
librit “Tinguj magjik”?
- Vladi, zemra ime, me aq sa mundem dhe sa njohuri
kam, ia mësoj unë. Ndoshta me gabime, por i plotësoj një dëshirë fëmijënore të
ethëshme.
-Nuk e ke idenë se sa mirë i tregon, shpirti i dajës. Është
fëmijë inteligjent. Mami, të lutem, vazhdo me përkthimet e tri librave të tij.
Shkruaj në një fletore se nga pikëpamja teknike, gjuhësore, si gramatikë apo
morfologji do t’i përshtas unë. Kështu paralelisht me trilogjinë “Vështroni
Meduzën”, punoja me përkthimin e tyre. Arrita t’i përkthej tri librat me tituj,
“Tinguj magjik”, “Në zbulim të Universit bashkë me Bobobobsit”
dhe “Fabulat e Ezopit”. Pas redaktimit të tim biri, Vladit i
shtypa me makinë shkrimi dhe ia dhashë për korrektimit të përkthimit dhe
redaktimit në gjuhën shqipe, ngs Akademik, Prof.Dr. Adriatik Kallulli,
redaktor dhe kritik i shquar i disa librave të mi. Atë kohë kisha në duar disa
botime letrare për fëmijë, të cilat kërkojnë shpenzim të madh për piktorin,dizenjatorin
dhe botimin me ngjyra, 4 herë më shtrenjtë se botimi bardhë e zi. Përkthimet
i lashë pa botuar, sepse në 1997. P.Socialiste më nxori përsëri nga arsimi dhe
dola në pension para kohe. Që prej 1997, nuk kam punuar më
në arsim. Por që iu futa përkthimit u bë shkak dëshira e një fëmie 2-3
vjeç. Duket diçka absurde por kjo është e vërteta e hidhur. Ndoshta tani ka
ardhur koha t’i botojë. Ku i dihet...?!