E hene, 15.12.2025, 10:42 AM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Tregti me jetën

E diele, 14.12.2025, 06:38 PM


Blerim Rrecaj

S') mund të mburremi

Ne mund të mburremi vazhdimisht

Po ndajfolja "por" thotë shumëçka

Shto gjendjen në terren plus përjetimet

Tregti me jetën

Mbi çatitë e ngrehinave tregtare

Ngrohin vetëm rrezet e këtij dielli të sotëm

Në brendinë e ngrehinave tregtare

Mundësi për ta shtyrë këtë jetë të vështirë

Çfarëdoqofshin çatitë e brendësitë

E çfarëdo ngrehine tjetër

Duket se në to bëhet tregti me jetën

Se në vijimësi tunden themelet

Vargje v-r-azhdimësie

Vazhdoj sot si përherë

Zë vend nëpër kafene,

Sikur dje e pardje

E tutje e mëtutje...

Ndoshta e dini çfarë po dua të them,

E kam për hajgare a seriozisht a?!

Me njërën dorë bëj selfije (lexo:vetëshkrepje)

Me tjetrën e sjell botën nëpër gishta...

Thuaj diçka për këtë kohë

Nga ajo që dëgjoj e shoh

S'kam si të mos bëj "obobo"

"Obobo" e "ububu"

E kupton kush ç'po ngjet kë-sh-tu?!

S'di tjetër të them unë për këtë kohë

Pos "ububu" e "obobo"!....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx