Kerko: a
Blerim Rrecaj: Tregti me jetën
E diele, 14.12.2025, 06:38 PM
Blerim Rrecaj
S') mund të mburremi
Ne
mund të mburremi vazhdimisht
Po
ndajfolja "por" thotë shumëçka
Shto
gjendjen në terren plus përjetimet
Tregti me jetën
Mbi
çatitë e ngrehinave tregtare
Ngrohin
vetëm rrezet e këtij dielli të sotëm
Në
brendinë e ngrehinave tregtare
Mundësi
për ta shtyrë këtë jetë të vështirë
Çfarëdoqofshin
çatitë e brendësitë
E
çfarëdo ngrehine tjetër
Duket
se në to bëhet tregti me jetën
Se
në vijimësi tunden themelet
Vargje v-r-azhdimësie
Vazhdoj
sot si përherë
Zë
vend nëpër kafene,
Sikur
dje e pardje
E
tutje e mëtutje...
Ndoshta
e dini çfarë po dua të them,
E
kam për hajgare a seriozisht a?!
Me
njërën dorë bëj selfije (lexo:vetëshkrepje)
Me
tjetrën e sjell botën nëpër gishta...
Thuaj diçka për këtë
kohë
Nga
ajo që dëgjoj e shoh
S'kam
si të mos bëj "obobo"
"Obobo"
e "ububu"
E
kupton kush ç'po ngjet kë-sh-tu?!
S'di
tjetër të them unë për këtë kohë
Pos
"ububu" e "obobo"!....









