Kulturë
Valentina Dafa: Refleksion mbi romanin “Lotët e një gruaje” të autores Blerina Pëllumbi
E premte, 28.11.2025, 06:55 PM
REFLEKSION MBI ROMANIN “LOTËT E NJË GRUAJE” TË AUTORES BLERINA PËLLUMBI (autor finalist e vitit 2025)
Nga
Valentina DAFA, Fier
Romani
dhe autorja, që u vlerësua për guximin me të cilin përcjell realitetin e
lakuriqtë, duhet të trondisë në ndërgjegje qeniet njerëzore anembanë botës për
të reflektuar edhe mbi një pikëz loti, lotë që mbart gjithcka është njeriu. Ky
roman nuk është vetëm fryma e një epoke tranzite, po është roman i
gjithëkohësisë, përderisa aty janë lotët e një gruaje, bije dhe nëne.
Ky
libër është klithmë njerëzore, është protestë për të thyer tabu, për t`i thënë
stop dhunës ndaj femrës në familje e kudo qoftë ajo, për t`i treguar gjithë
kombeve se në asnjë moment nuk duhet të shfrytëzojnë për interesa personale
prurjet e lëvizjeve të emigrantëve, masat e uritura të rrethanave që dinë të
sfidojnë me dinjtet në emër të dashurisë, të familjes, të jetës.
Autorja
në roman ndjek intesitetin e linjës së veprimit, pulsin e përplasjeve, rrëzimet
e ngritjet, furtunat e dhimbjeve për të ndërtuar një strukturë kockore të
krijimt të saj, por në të njëjtën kohë (vetdijshëm apo pavetdijshëm) skalit
figurën e gruas jo vetëm si qenie që ngjiz jetën, po si eshtër e fortë, si
kolonë vertebrale e vet jetës.
Emotivja
që gërthen shpirtin e lotët e Deas (personazhit kryesor), s`ka të bëjë me
vendin, kohën, prevalenca ndijore është ndërgjegja, shpirtërorja.
Vetsakrifikimi i gruas ndihet në cdo moment, lufta e vazhdueshme e mbijetesës,
dashuria dhe ruajtja e institucionit të familjes janë tregues të një tradite që
individi i mbart me vete kudo që shkon, për të treguar vlerat e një tradite
edukimi familjar e më gjerë, të një kulture që nuk mund të zbehet apo të
humbasë, pavarësisht lëvizjes demografike, emigrimit.
Progresi
dhe integrimi i njeriut në atë përzirje racash e shijesh mbetet për Dean, në
skaje të heshtjes dhe dhimbjes, në mohim të vetvetes, duke ruajtur identitetin
& dinjitetin që karakterizon femrën unike shqiptare në trazicionin e madh
të sistemit dhe shoqërisë, femrës së papërkulur që s`di të ndalet në luftrat e
mëdha dhe të papriturat që i sjell fati.
Ndërthurja
e jetës së individëve me disnivel arsimor lë vend për të reflektuar, lidhje të
tilla nuk kanë jetëgjatësi sepse nuk kanë forcën e duhur të ecjes në një hap,
sepse nuk mund të bëhen një mendje, një shpirt, një sakrificë për të përballuar
luftra të mëdha, jeta e individëve të tillë nuk mund të gërshetohet e mplekset
bukur, se mentalitetet, paragjykimet depërtojnë dhe nuk mund të zhduken vetëm
nga ndjenja e brishtë e dashurisë. Dhuna dhe bullizmi mbeten aty me trajta e
forma të ndryshme, duke mos i lënë hapësirë harmonizimit të lirisë së mendimit
e të veprimit, harmonizimit që sjell paqen. Emancipimit, integrimit i duhet
tjetër linjë, tjetër rrugë.
Lexuesi
përjeton përzierje lotësh e ndjenjash, duke përjetuar episode nga jeta e vet,
apo e të afërmve të vet, kjo do të thotë që autorja ka bërë gjetjen e duhur për
të na e servirur krijimin e saj përmes një rrëfimi të sinqertë pa e zbukuruar
fushën leksikore, duke e ruajtur ashtu
të brishtë si vetë zanafilla e lotëve, si vetë dashuria, si vetë shpirti.
Paralelizmat
janë pjesë e monologut që ngërthen shpirtin, që godet, përplas e sfidon. Këta monologë janë të shpeshtë në
roman, ashtu si janë të shpeshta dallgëzimet e rënieve dhe ngritjeve gjatë
vrapimit e rezistencës së personazhit kryesor, gjatë uljeve dhe ngritjeve të
fluturimit të pulëbardhës, simbolit me të cilin autorja nis e përfundon romanin
e saj.
Libri
përcjellë vlera, e bën individin të mendohet dhe të reflektojë në cilëndo
situatë që autorja ka përshkruar deri në momentin e mesazhit final, se njeriu
gjithmonë ka një motiv për të ecur përpara, për të jetuar…….. jeta gjithkujt i
rezervon dicka të bukur, një shkëndijë që njeriu duhet ta kthejë në dritë për
të ardhmen.










