E enjte, 27.11.2025, 11:13 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Flamuri që u zgju në Vlorë

E enjte, 27.11.2025, 06:51 PM


Milazim Zeqiraj

Flamuri që u zgju në Vlorë

Në mbrëmje vonë

Ismajli Qemajli flet me ton:

"Marigonë, bija ime,

për nesër më 28 Nëntor,

qëndise flamurin tonë,

se po vjen ditë e madhe për vendin tonë.

Nga nesër flamuri i Skënderbeut

në Shqipërinë tonë do të valojë i lirë."

për jetë e mot,

Nëntori i parë,

në Krujë me 28.11.1443.

Nesër në Vlorë me 28.111912 vjen pëseri,

2.

Marigona merr gjergjefin e saj;

Në shtofin e kuq, brenda nate,

shqiponja e zezë, nga malet e larta,

zbret si flakë, në flamur aty.

Në mëngjesin e ditës së enjte,

me 28 Nëntor,

ditë me plot diell e dritë,

flamuri kuq e zi,

në ballkon duke u valvit

krenarë i qetë,

lartë në qiellin tonë të lirë.

3.

Delegatet të gjithë në Vlorë aty,

flasin me frymë të fortë;

Nga zëri i tyre,

mvetësia e Shqipërisë jetësohet sot.

Nga flladi i detit,

flamuri kuq e zi

po valon në Shqipërinë e lirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx