| E enjte, 27.11.2025, 06:51 PM |
Milazim Zeqiraj
Flamuri
që u zgju në Vlorë
Në
mbrëmje vonë
Ismajli
Qemajli flet me ton:
"Marigonë,
bija ime,
për
nesër më 28 Nëntor,
qëndise
flamurin tonë,
se
po vjen ditë e madhe për vendin tonë.
Nga
nesër flamuri i Skënderbeut
në
Shqipërinë tonë do të valojë i lirë."
për
jetë e mot,
Nëntori
i parë,
në
Krujë me 28.11.1443.
Nesër
në Vlorë me 28.111912 vjen pëseri,
2.
Marigona
merr gjergjefin e saj;
Në
shtofin e kuq, brenda nate,
shqiponja
e zezë, nga malet e larta,
zbret
si flakë, në flamur aty.
Në
mëngjesin e ditës së enjte,
me
28 Nëntor,
ditë
me plot diell e dritë,
flamuri
kuq e zi,
në
ballkon duke u valvit
krenarë
i qetë,
lartë
në qiellin tonë të lirë.
3.
Delegatet
të gjithë në Vlorë aty,
flasin
me frymë të fortë;
Nga
zëri i tyre,
mvetësia
e Shqipërisë jetësohet sot.
Nga
flladi i detit,
flamuri
kuq e zi
po
valon në Shqipërinë e lirë.