Editorial
Sami Islami: Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike!
E merkure, 05.11.2025, 06:57 PM
PARADOKSET SHQIPTARE
Nga
Sami Islami
Shqiptarët
janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine, shqiptarët
nga paganë u bënë ortodoks, erdhi Perandoria Romake, shqiptarët, nga ortodoks (një pjesë shumë e madhe) u bënë
katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët, nga ortodoks, u bënë me
shumicë myslimanë! Erdhi ideologjia komuniste, shqiptarët, i "lanë"
fetë dhe u bënë “komunistë”! Erdhi "demokracia" shumica e shqiptarëve
u bënë "demokratë"...
Tani,
ideologjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen prej saj është ideologjia fetare! Dhe
ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe
kjo fe iu “përshtat” popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët)
dhe katolikët: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët (e besimit katolikë) ritet fetare i bëjnë në
gjuhën shqipe.
Feja
myslimane mbeti e pa reformuar! Mbeti ajo e para 15-16 shekujsh. Në aspektin
kombëtar, vetëm shqiptari i fesë myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarëve
të shkretë (të besimit myslimanë) u
ndërtojnë xhamia në çdo lagje e këta
duke mos e kuptuar (një pjesë e
madhe syresh), se kjo është dorë e zgjatur
e armiqve të tyre (e Serbisë, Rusisë, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila
nën petkun e "vëllazërisë" e zgjeron propagandën turke (krejt
televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia
turke)! Në anën tjetër, shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre
vetëm në ndërtimin e xhamive! Shih ti!
Tani
"patatja e nxehtë" turko-arabe
mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim,
tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja nuk po punon për shtetet tona, por për arabët dhe turqit, e më së shumti për
serbët! Ritet edhe sot e gjithë ditën
bëhen në arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika
shqip! Pa shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta
(bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit
katolikë i luten zotit në shqip, po shqiptari mysliman jo. Ai lind shqiptar
(natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin kombit shqiptar), edukohet
shqip, flet shqip, krijon shqip, merr
frymë shqip! Por kur të vdes, vdes
arabisht!
Edhe
pse dikush mund të thotë se Kurani është i përkthyer edhe në shqip, po në kohë reale duket sheshit se
ky përkthim është një farsë e asgjë tjetër! Prapëseprapë ritet fetare bëhen
arabisht, duke filluar prej ezanit! S'ka shqiptar i besimit mysliman që nuk e
di "vjershën" e ezanit, po asnjeri nuk besoj
se e di ç’domethënë kjo "vjershë"! Deri kur do të mbesim vendi
dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në
fund, t'u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t'i kuptojnë hilet
e armiqve tanë? Kur do t'ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund
të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e
zhvillimit evropian?
Unë
besoj se mundemi, po duhet të angazhohemi jo vetëm në mënyrë individuale, po
edhe në mënyrë institucionale, për ta larguar këtë epidemi që po do me na
përbi!









