E shtune, 01.11.2025, 01:06 PM (GMT)

Kulturë

Visar Zhiti: Një dorë mbi Musinenë

E premte, 31.10.2025, 06:54 PM


NJË DORË MBI MUSINENË…

DHE VALIXHJA…

Është dora e studiuesit, historianit

dhe veprimtarit të njohur Uran Butka…

Nga Visar Zhiti

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, që z. Butka drejton, si dhe familja Kokalari, tashmë e shpërndarë nëpër botë, na ftuan në përurimin e librit “Musine Kokalari – një yllësi” - “kushtuar figurës së shquar të shkrimtares, intelektuales, politikanes dhe martires Musine Kokalari” - shkruar nga Uran Butka, që do të paraprijë korpusin prej 7 veprash të Musinesë së bukur…

Folën profesorë nga Tirana e Prishtina e Shkupi, përshëndeti

nga familja dhe Arba Kokalari, Eurodeputete që tashmë banon në Suedi… vegim politik i Musinesë…

…dhe kujtoj takimet e mia në shtëpitë e Musinesë në Gjirokastër e Tiranë me familjarë të saj, vizitat me studiues të huaj dhe një ditë me kineastin Edmond Budina në apartanentin e znj. Bibika Kokalari, e shoqja e njërin nga nipërit e Musinesë që i shkonte dhe e takonte në burg e internim, po ai s’është më… ja, valixhja e Musinesë, dorëshkrimet, fletore plot, - na tregon ajo, - e para shkrimtare në letrat tona moderne, - them unë, - disidentja e parë grua në kampin socialist… - ja, dhe qendismat e Musinesë, ndërsa kjo është bruca e zezë, me këtë mbulohej  në burg… e prekim… si nata e saj…

Takoj në përurim nipër e mbesa të Musinesë, brezat më të rinj, dhe ja, Bibika, po ajo buzëqeshje që kanë gratë e veçanta, që vuajtja s’ua ka shprishur mirësinë. Ecën me një bastun në dorë, më dhimbet, - ky është bastuni ku u mbështet Musineja, - them unë dhe ajo qesh me gjithë shpirt, - ai shkop ishin duar tuaja… - vazhdoj unë… dhe e di, këto rrëfime e shumëçka do të gjejnë vend në veprat që presin të dalin të Musine Kokalarit, tani nën kujdesin dhe përkushtimin e Uran Butkës. Valixhja u hap…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx