Kulturë
Visar Zhiti: Një dorë mbi Musinenë
E premte, 31.10.2025, 06:54 PM

NJË DORË MBI MUSINENË…
DHE
VALIXHJA…
Është
dora e studiuesit, historianit
dhe
veprimtarit të njohur Uran Butka…
Nga
Visar Zhiti
Instituti
i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, që z. Butka drejton, si dhe familja
Kokalari, tashmë e shpërndarë nëpër botë, na ftuan në përurimin e librit
“Musine Kokalari – një yllësi” - “kushtuar figurës së shquar të shkrimtares,
intelektuales, politikanes dhe martires Musine Kokalari” - shkruar nga Uran
Butka, që do të paraprijë korpusin prej 7 veprash të Musinesë së bukur…
Folën
profesorë nga Tirana e Prishtina e Shkupi, përshëndeti
nga
familja dhe Arba Kokalari, Eurodeputete që tashmë banon në Suedi… vegim politik
i Musinesë…
…dhe
kujtoj takimet e mia në shtëpitë e Musinesë në Gjirokastër e Tiranë me
familjarë të saj, vizitat me studiues të huaj dhe një ditë me kineastin Edmond
Budina në apartanentin e znj. Bibika Kokalari, e shoqja e njërin nga nipërit e
Musinesë që i shkonte dhe e takonte në burg e internim, po ai s’është më… ja,
valixhja e Musinesë, dorëshkrimet, fletore plot, - na tregon ajo, - e para
shkrimtare në letrat tona moderne, - them unë, - disidentja e parë grua në
kampin socialist… - ja, dhe qendismat e Musinesë, ndërsa kjo është bruca e
zezë, me këtë mbulohej në burg… e
prekim… si nata e saj…
Takoj
në përurim nipër e mbesa të Musinesë, brezat më të rinj, dhe ja, Bibika, po ajo
buzëqeshje që kanë gratë e veçanta, që vuajtja s’ua ka shprishur mirësinë. Ecën
me një bastun në dorë, më dhimbet, - ky është bastuni ku u mbështet Musineja, -
them unë dhe ajo qesh me gjithë shpirt, - ai shkop ishin duar tuaja… - vazhdoj
unë… dhe e di, këto rrëfime e shumëçka do të gjejnë vend në veprat që presin të
dalin të Musine Kokalarit, tani nën kujdesin dhe përkushtimin e Uran Butkës.
Valixhja u hap…










