E marte, 26.08.2025, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Brahim Avdyli: Dy fjalë për etimologjinë e emërtimit 'Arb-ban'

E hene, 25.08.2025, 06:58 PM


DY FJALË

PËR ETIMOLOGJINË E EMËRTIMIT „ARB-BAN“…

Nga Brahim Ibish AVDYLI

Disa përcjellës të parë të një lajmi të shkurtër, lidhur për themelimin iliro-shqiptar të Perandorisë Bizantime, qoftë në publikimin e ALB BANIA, me datën 13 gusht 2025, në shkrimin e tyre të shkurtër, „Ja dhe themelusit e Bizantit, shikoni vetë, të gjithë me plisa në kokë / Dokumenti“, me https://ontime.press/?p=1935, me titull Ja dhe themelusit e Bizantit, shikoni vetë, të gjithë me plisa në kokë / Dokumenti – Shqipet“, i cili sillet si lajm bombastik dhe me pak fjalë, me titullin e publikimit në revistën elektronike, „ONTIME.PRESS“ dhe në faqen e të njëjtës datë, në profilin e FACEBOOK-ut (FB), apo të përsëritjes së publikimit të së njëjtit lajm në profilin e faqes së mikut tim Qazim Namani, të datës 15.08.2025, me një shkrim të shkurtër: Ja dhe themelusit e Bizantit. Dokumenti është deshifruar nga një person në Vatikan dhe janë të gjithë arbanas, por nuk ka nevoje për dëshifrim, shikoni vetë të gjithë me plisa në kokë.“, plus fotografia e dhënë aty, edhe në profilin tim të FB.

Të gjithë i kushtojnë rëndësi themelimit të Perandorisë Bizantine me plisa të bardhë, e askush nuk interesohet për etimologjinë e fjalës „Arb-ban“; prej nga vijnë e kush janë ata.

Deshifrimi ka rëndësi të madhe, se plisat e Perandorisë. E kam dhënë disa herë deshifrimin e thjeshtë të fjalës „arb-ban“, por pak kush i kushton rëndësi kësaj fjale të kahershme! Ajo eksiston prej fillimit të sundimit të botës, 25‘000 vite para erës sonë, poashtu prej VATIKANIT, që e prinë tërë botën e krishterë katolike dhe jep pak fjalë të deshifrimit të fjalës „Arbanas“. Atyre nuk u kushtojnë shumë rëndesi faktet historiko-etimologjike të këtij deshifrimi, por vetëm „shqipet, me plisa të bardhë në kokë“, apo të datave historike të themelimit të kësaj perandorie. Plisa të badhë në kokë mund të vëne edhe vrasësit e këtij kombi, por ky nuk është fakti që e provon të japë edhe VATIKANI. VATIKANI përpiqet të deshifrojë emërtimin arbanas dhe janë GEGËT, GYGA, GINGANTËT.

Ne e dimë se themeluesi i kësaj perandorie, i Lindjes dhe i Perëndimit, ka qenë Kontandini i Madh ( Flavius Valerius Constadinus ), i lindur nga Nishi i ILIRISË (jo i Serbisë!!), pra nga vetë ekzistenca e Mbretërisë së Dardanisë, 3 herë më e madhe se Kasova (thotë Qazim Namani, se janë nga qyteti dhe kështjella „Kassova“!), e njohur sot si „Kosova“, me plisa të bardhë dardano-gegë, sepse gegët (gigantët) kanë qenë më parë në të ashtuquajturin territor të „Greqisë“ së sotme e në tërë botën, të shkepur për udhëheqjet e saj, si p.sh.: himariotët. VATIKANI e jep të qartë deshifrimin e tij për ARBANASIT. Po plisat e gjatë janë shenjë e Perandorisë Bizantine, jo vetëm të SHQIPTARËVE.

Përse futen me forcë në emërtimet e këtyre fjalëve të para nga armiqtë tanë të shumtë, e në të tërë botën, edhe më të afërmive me ne, „serbë“ e „grekë“, e nuk futen në etimologjinë rrënjësore të territorit të botës e të njerëzve, kjo gjë nuk thuhet. Në në vërtetë, ajo është thesari i madh gjuhësor, që nuk duhet harruar. Kjo gjë shpjegohet përmes gjuhës shqipe, në radhë të parë duke iu drejtur për ndihmë dialektit gegë, i cili është themelor dhe i pazëvendësuar.

Poqese au sjellim disa fjalë të përkryera të historisë, po ua përmendim një vepër nga disa vepra të historisë shqiptare, sipas arkivave më të njohura të Europës së Bashkuar, e ai është Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazgët, Ilirët dhe Shqiptarët/Historia e lashtësisë dhe e vazhdimësisë së një populli pro selen/burime arkivore të vendeve të huaja“, Botime Artini, Prishtinë, 2017, Botimi i Parë, dhe po e shtrojmë këtu tekstualisht, nga faqet 188/189:

„Pas Kaosit lindi Kronosi (Koha), e pas Kronosit lindi Kthonia (Toka), e cila është e fortë dhe e gjërë në themel me Tartarosin, në thellësi të errët…

Urani (Qielli) i hodhi fëmijët e vet në Tartaros, por fundin e Uranit (Qiellit) e bëri djali i tij, Zeusi, i cili e rrëzoi nga froni babain e vet, e u bë kryezot i Qiellit dhe Tokës dhe zot i njerëzimit…“

Për mendimin tim, në këtë luftë Zeusi (Zë, ze, zot) është bërë një „luftë“ e gjatë me Titanët. Po e them një „luftë“, por ajo nuk është një luftë e vërtetë, por një luftë ideologjike, e pikëpamjeve. Sipas mitologëvë, thuhet se zgjati 10 vjet, por kjo nuk është e saktë. Ajo luftë ka zgjatur në të vërtetë mija vite apo dhjetra mija vite, para erës sonë. Hekatorët lidheshin me Titanët. Hekatorët janë të gjatët, të mëdhenjt, giga apo gyga dhe gegët, pjesa e parë dhe më e madhe e kombit shqiptar, që ka ndërruar pjesërisht edhe gjuhë.

Në faqen 190, Prof. Dr. Eqren M. Zenelaj thotë se „Hekatorët quheshin gjigantët (Gygantes), të cilët ishin: Rotto, Variareu dhe Gyga, të cilët paraqiteshin si njerëz me trup të madh. Sipas tregimit, gjigantët (gygantët) ishin djemtë e tokës, të cilët në këtë luftë morën anën e titanëve…“ Himariotët janë gegë, e nuk janë toskë

Sipas autorit Reichard Cristian Gottlieb, në veprën e tij, „Thracia et Illyrikum“, Norimbergae, Campe, (rreth vitit 1830), ndër të tjera gjigantët i quante gegë, ndërsa titanët i quante toskë.

Në lidhje me plisin, thotë Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, në faqen 198, të së njëjtës vepër, gegët e mbanin një plis të bardhë, ndërsa toskët mbanin plis të bardhë me maje, sikurse kaonët e dikushëm, kurse lumjanët bartin plisa të bardhë e të rrafshët, si parathinët.

Plisat e bardhë e të gjatë, si kurube e të rrumbullaksuar, nuk janë shenjë e shqiptarizmit, por e themeluesve të Perandorisë Bizantine, që kanë qenë shqiptaro-dardanët, pra kryesisht gegët, giganto apo gyga, së bashku me toskët. Gjithmonë janë në anën e titanëve, vëllaut të tyre, i mundur nga Zeusi, por e ndajnë vëllazërisht kokën e Shqiponjës. Dihet, Ganimedin, djali i tretë i Troit, Jupiteri e mori në Qiell, së bashku me Shqiponjën (po aty, faqe 154).

Të thuash „ar-ban“, kjo fjalë do të thotë se „bëj ari“ me punën tonë të madhe, nga shprehja dialektore „ban“, që do të thotë në gjuhën e sotme „të unifikuar“, apo që thuhet gabimisht „standarte“. „Ban“ është në dialektin gegë, për dallimin e dytë në dialektin toskë: „bëj“. Ndërsa „ar“ është ari. Arbanasit e kishin një detyrë të madhe, të rregullonin ambientet e jetesës, të krahinave të tokës, të shteteve, e nuk kishin aq kohë për të menduar për veten, për të folur për veten, për punën e tyre të gjithmbarshme! Këtë analizë do ta shënjojmë me thënien time për gjuhën, që tekstualisht thotë: „Gjuha e vjetër shqipe është gjuha mëmë, është nëna e të gjitha gjuhëve, gjuha e shenjtë, baza etimologjike e të gjitha gjuhëve“. Këtë duhet ta mendojnë të gjithë ata që e flasin gjuhën mëmë shqipe, që nga 25‘000 vitet, para erës sonë, e posaçërisht ata që e vënë në krye të profilit të tyre të FB „ALB BANIA“ (Albania). Le ta dinë ata se latinët e kanë krijuar gjuhën e tyre artificiale prej gjuhës shqipe, e ka kohë që nuk flitet, por për medicinë përdoret edhe më tutje. Latinët e kanë ndërruar „r“ me „l“ (arbanë-albanë), për lehtësi shqiptimi, pa e njohur domethënien etimologjike të saj...

Sado që e kam thesuar disa herë etimologjinë e kësaj fjale, të këtij emërtimi, me ndonjë shprehje të gjuhës, etj., nuk kisha kohë t’u kthehen periudhave të lashta historike.

Gjuha shqipe rrjedh që prej 25‘000 viteve para erës sonë dhe së bashku me toskët, 5000 vite para erës sonë. Edhe libri i Luigi Luca Cavalli- Sforza, në veprën e tij të geneve, „Gjenet, Popujt dhe Gjuhet“, Besa, Tirana, 2012, me të cilat nuk përputhem krejtësisht, e thotë se në skemën e tij të gjuhëve, gjuha shqipe ka ekzistuar para gjuhëve të tjera, para 25‘000 viteve, para erës sonë. Kjo është mëse e saktë! Shikoni, po deshët thënjen e Victor Adolphe Malte-Brunit, të Marin Sorescu, te arkeologu Pjoter Dicek, apo thënien time të gjuhës.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë e kam botuar në FB, në revistat elekronike, dhe gazetat që kishin shpërdarje të gjërë, „Bota sot“, „Albanian News“, „Zëri“, apo „Tribuna“, „Prejardhja e kombit shqiptar dhe armiqtë shekullor“; „Kombi shqiptar, serbët dhe Serbia“, në vazhdime: „A ekziston me të vërtetë <kombi serb> apo ai është krijuar artificialisht“; „Justiniani ka folur në jetën e përditshme gjuhën që flasin edhe sot shqiptarët“; „Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë më të lashta se sa shpikja e <serbëve>“; dhe „E gjithë popullsia e Ballkanit ishte me perardhje ilire“.

Të gjitha kanë qenë edhe në Web-faqen time: http://www.brahimavdyli-at-ch“, por nuk kisha të holla për të mbajtur këtë Web-faqe. Konstandini i Madh dhe Justiniani, e të tjerë, ishin dardanë, prej Mbretërisë së Dardanisë. Mbretësia e Dardanisë është e mangët për fjalorin e parë të gjuhës, para fjalorit pellazgjik e para fjalorit fenikas të Kadmit…

Po në shenjë të festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë kanë filluar të botohen nëntë pjesë shkencore „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, I-IX“, të cilat pos në profilin tim të FB, Web-faqes sime, revistave elektronike, nga të cilat nuk e lë pa e përmendur ate të mikut tim, Florim Kuçi, nga Suhareka (Theranda) dhe Austria (Linz), http://www.ikvi.at . Janë artikuj shkencorë, që patjetër duhet të korigjohen e përmirësohen. Nga Florim Kuçi janë edhe këto thënie në katror, të cilat disa herë i kam dhënë…

Një gjë tani dua të themi: me dije apo pa vetëdije ose me nxitje politike, edhe për gjuhën, disa struktura të Shqipërisë së Jugut dhe enveriane, sodo që është kontraverse me Geqinë, fqinjë, të krijuar artificialisht nga fuqitë e mëdha, e krijuan gjuhën e unifikuar, dhe e thanë më vonë gabimisht „gjuha standarte“. Toskërishtja nuk e njeh origjinën e fjalëve të gjuhës shqipe. Për deshifrim, ajo duhet të shfytëzojë thesarin e vërtetë të gegërishtes. Gegërishtja i ka krijuar rrënjët e fjalëve të kësaj gjuhe. P.sh. ndërkombëtari e francez, Ferdinand de Saussure apo shqiptari Eqrem Çabej fillojnë të analizojnë gabimisht fjalët e gjuhësisë prej rrënjës. Në duhet të përfillim të tjerët etimologë të gjuhës shqipe, i pavdekshmi Petro Zheji, nxënësi i tij Agron Dalipaj, Fredi Balaj, etj. Gegërishtja duhet të njihet sa më shumë, që të njohin tërë gjuhën shqipe. Po e marrim më të panjohurin, Fredi Balajn, dhe veprën e tij të vetme, „Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave“, Fral 2000, Tiranë, 2017, i cili për fjalën ndërkombëtare „komedi“ , duhet të marrin gegërishten, „kom me di“, në faqen 29. Etj.

Poashu Greqia, që flet greqisht, dhe asimilon ilirët (yllirët, e kam thënë për herë të parë vetë këtë emër, për parailirët!) nga strukturat e veta kombëtare, që të mos e flasin gjuhën shqipe, por të mësojnë „greqisht“ dhe vet të quhen „avranitas“, në vend se të quhen „arbanët“. Arbanët kanë qenë pikërisht në territorin e sotëm të Greqisë, p.sh. spartanët, athinasit, etj., në periudhën e hershme dhe të ndryshme, kur fillon ndjekja e tyre nga tri fiset „jo-greke“, por afrikane, që quhen ajakët. Prej Bjeshkëve të Sharrit (në Kosovë!), në Greqinë e sotme deri në Lindje e Afërme janë gegët tanë, p.sh. fisin Kabashi apo Apollonin. Por të gjithëve që shkruajnë diçka, „grekët“ ua ngrehin veshët me dredhi, madje deri në rrënjë, që të pshjellojnë „shkencat e fillimit“, e që „të vrapojnë“ deri në fillim të këtyre shkencave.

Nuk po i përmend të gjithë, edhe shqiptarë. Po e marr vetëm njërin nga këta historianë, që e kam studiuar, Niko Stylo, „Historia e shenjtë e Avranitasve“, Prishtinë, 2004, që duhet të jetë „Historia e shenjtë e arbanëve“, jo „arvanistasve“. Kur e kanë ndëgjuar fyrjen tonë e të veten „arvanitasit“ e Greqisë? Asnjëherë, para formimit të Greqisë, si shtet! Ata, në vitin 1000 të erës sonë e kanë korigjuar të tretën herë dhe riformuar më të madhen „gjuhë greke“ dhe së bashku enciklopedinë „greke“.

Pikë së pari duhet të dinë se kush i quan „arbanët-arvanitas“, prej cilës periudhë kohore ka ardhur ky emërtim ironik dhe prej cilës forcë supershoqërore është stimuluar?

Dihet se „Greqia“ nuk ekziston më parë që prej themelimit të saj si shtet, me 1827-1831, nga „arvanitasit“, që nuk folin mirë gjuhën shqipe dhe nuk e shkuajnë këtë gjuhë, sepse janë vënë me dhunë ideologjike kundër gjuhës së tyre, kundër racës ariane, kundër kombit të madh shqiptar, dhe e hanë pak nga pak si mollën apo dardhën drejtuest e kësaj ideologjie racistë e ekstremiste antishqiptare. Ata, edhe përkrahen dhe u shpiken artificialisht prej forcave të fuqive të mëdha. Emërtimin e vodhën, si të tjerat që i përvetësojnë. P.sh.: emrin e shtetit, që prej emërtimit të Dodonës „graitë“, numri shumës për gratë tona dhe nuk e dinë as gjuhën shqipe. Përkundrazi. Me termin „avranitas“ e ulin më poshtë karakterin tonë; është emër provokues dhe fyes për ta dhe për vetë arbanët, të përzier me arbër-toskë!

Sa për shtesë, po e them se i kam shkruar edhe shkrimet shkencore për këtë „shtet“ dhe i kam publikuar në disa revista elekronike, në FB, në Web-faqe time, etj., me titullin „A eksiston kombi <grek> dhe kush e ka krijuar këtë shtet“, I-IX, dhe i ndërpreva botimin e tyre.

Shikoni të gjithë ata që e mbajnë në „Greqi“ plisin e bardhë, si të gjithë gegët. „Greqia“ artificiale thotë këmbëngultazi, „ janë tonët: Homeri, Uliksi, Helena, apo Dioskursët, etj.“.

Shikoni të gjitha fotografitë dhe mendohuni kur flitni! Ne po e zgjedhim edhe një pjesë të së njëtës vepër, të Pof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, nga faqja 197, që thotë:

„… veza u nda ne dy pjesë dhe nga to lindën të dy vëllezërit binjakë, Kastori dhe Pollydeuki. Për këtë arësye në çdo pikturë apo skulpturë të autorëve të vjetër, aty paraqiten Kastori dhwe Pollydeuki, me plisa të bardhë (sikurse plisat e shqiptarëve)…

Plisi i badhë e gegë është simbol i të gjithë shqiptarëve!

Nuk është plis tjetër, por ky plis!...

Fotografia e themeluesve arbanas të Perandorisë Bizantine



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx