E hene, 25.08.2025, 06:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Dhia në karrocë

E shtune, 23.08.2025, 06:12 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Dhia në karrocë

Në pranverë blinte dhinë qumështore,

pastaj e therte për pastërma dimërore.

Kështu vepronte për çdo vit pandarë,

derisa një dhi i doli e sojit të mbarë.

Vendosi ta ruante kafshën me kënaqësi,

mirëpo katundi e kishte një hall të zi.

Ekzistonte i vetëm një cjap për çiftim,

ku banorët përballeshin me shqetësim.

Meqë nuk ecte gjatë kjo farë beronjë,

e dërgon me karrocë te cjapi si zonjë.

Pastaj e pyet pronarin, ashtu kureshtar,

si ta dijë që dhia ka mbetur me barrë.

– Në mëngjes, nëse han ka majtas posi,

nëse veç përtypet, ta sjellësh përsëri.

Të nesërmen e shohin me shqetësim,

e merr n’karrocë, e çon për ndërzim.

Për të tretën ditë, burri plot me merak,

i thotë gruas së dashur për të dalë pak:

– Të shohim si na duket dhia kësaj radhe,

a po han, a po përtypet kjo lozonjare?

Gruaja kthehet e qetë, por e brengosur,

me lajme të hidhura që s’kanë të sosur:

– As nuk po han, e as nuk po përtypet,

hipur në karrocë po rri, pret të përçitet!

Burrit i ra në kokë rrufeja për së thati,

e mendonte i heshtur: “Si më zuri taksirati?”

I mërzitur dhe i rraskapitur sillet tërthor,

me padurim po pret sezonin dimëror!

(Karikatura nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx