| E shtune, 23.08.2025, 06:12 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Dhia
në karrocë
Në
pranverë blinte dhinë qumështore,
pastaj
e therte për pastërma dimërore.
Kështu
vepronte për çdo vit pandarë,
derisa
një dhi i doli e sojit të mbarë.
Vendosi
ta ruante kafshën me kënaqësi,
mirëpo
katundi e kishte një hall të zi.
Ekzistonte
i vetëm një cjap për çiftim,
ku
banorët përballeshin me shqetësim.
Meqë
nuk ecte gjatë kjo farë beronjë,
e
dërgon me karrocë te cjapi si zonjë.
Pastaj
e pyet pronarin, ashtu kureshtar,
si
ta dijë që dhia ka mbetur me barrë.
–
Në mëngjes, nëse han ka majtas posi,
nëse
veç përtypet, ta sjellësh përsëri.
Të
nesërmen e shohin me shqetësim,
e
merr n’karrocë, e çon për ndërzim.
Për
të tretën ditë, burri plot me merak,
i
thotë gruas së dashur për të dalë pak:
–
Të shohim si na duket dhia kësaj radhe,
a
po han, a po përtypet kjo lozonjare?
Gruaja
kthehet e qetë, por e brengosur,
me
lajme të hidhura që s’kanë të sosur:
–
As nuk po han, e as nuk po përtypet,
hipur
në karrocë po rri, pret të përçitet!
Burrit
i ra në kokë rrufeja për së thati,
e
mendonte i heshtur: “Si më zuri taksirati?”
I
mërzitur dhe i rraskapitur sillet tërthor,
me
padurim po pret sezonin dimëror!
(Karikatura nga
interneti)