E hene, 25.08.2025, 06:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Hazir Mehmeti: Hanëmshahe Ilazi, zë i përkushtuar në letërsi dhe publistikë

E shtune, 23.08.2025, 06:59 PM


HANËMSHAHE ILAZI, ZË I PËRKUSHTUAR NË LETËRSI DHE PUBLICISTIKË

“Ky është gjak që nuk guxon të shkelet, ndërkaq armiqtë duhet t’i falim, por kurrë mos ua harrojmë emrat” (Jon Kenedi)

“Çdo komb që i harron fëmijët e vet të vrarë, është i dënuar të rritet pa rrënjë.” (Hanëmshahe Ilazi, Konferenca për të Drejtat e Fëmijëve, Prishtinë, 2016)

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

5 gusht 2025, Prishtinë.

Në orën letrare organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë u prezantua si e ftuar e veçantë, krijuesja dhe veprimtarja e njohur Hanumshahe Ilazi, prezantoi veprën e njohur të saj “A vriten engjëjt?!”, kushtuar fëmijëve të vrarë nga barbaria serbe në Kosovë.

Kjo vepër përmbledhë 1392 fëmijë të vrarë e të zhdukur nga viti 1981 deri në vitin 1999. Ashtu siç shprehet vet autorja: “Libri nuk është vetëm përkujtim, por edhe akuzë morale ndaj ndërgjegjes kombëtare por edhe botërore. Për çdo fëmijë të vrarë, autoret kanë përfshirë emrin, moshën, vendin dhe rrethanat e vrasjes, duke krijuar një mozaik të tmerrit qe përjetoi populli shqiptar në fundin e shekullit 20.” Redaktori i librit, Nusret Pllana. i njohur për dokumentet e tij nga masakrat serbe rreth librit shkruan: “Ky libër, përveç se paraqet përmasën e tragjedisë kombëtare të shqiptarëve, ku janë vrarë dhe janë masakruar edhe fëmijët, pra ardhmëria e tyre, në të njëjtën kohë është një homazh njerëzor për qeniet më të brishta dhe me engjëllore të një populli, në këtë rast të fëmijëve shqiptar.”

Në vështrimin e tij rreth librit “A vriten engjëjt?!” Don Lush Gjergji shkruan:” Të martirizuar , domethënë dëshmorë dhe dëshmitarë për diçka që ne na duket e pabesueshme, gati e pamundshme, vdekje për ide dhe ideale më të larta të jetës, të lirisë që nuk e kanë njohur dhe shijuar, të kohës dhe rrethanave të cilat si rrebeshi, tërmeti, zjarri, vërshimi nuk njohin dhe nuk kursejnë askënd dhe asgjë. Historia e jonë i përngjanë historisë biblike, vrasje e Fëmijëve të Pafajshëm.... Mirëpo, gjaku i tyre mund t’na godas edhe neve nëse nuk dimë t’i çmojë, t’i nderojmë, ta kryejmë dhe zbatojmë porosinë dhe testamentin e tyre të shkruar me gjak, të vulosur me vdekje, të derdhur me pafajësi dhe me dashuri.”

Poetja, Shqipe Bytyi në fjalën e saj prezantuese tha:

“Hanëmshahe Ilazi është një prej zërave më të përkushtuar te letërsisë dhe publicistikës shqiptare, me një mision të qartë, të mos harrohet asnjë fëmijë i vrarë nga makineria serbe në Kosovë. E lindur në Ferizaj, e shkolluar n? Ferizaj dhe Prishtinë ajo ka jetuar dhe dokumentuar tragjeditë e popullit të saj me ndjeshmëri njerëzore dhe vetëdije kombëtare. Ky libër dokumentar “A vriten engjëjt?”, nje përmbledhje dëshmuese për 1392 fëmijë të vrarë e të zhdukur shqiptarë nga viti 1981 deri më 1999. Vetë autorja e përshkruan këtë libër si një akt qëndrese ndaj harresës „ Fëmijët e vrarë nuk janë vetëm viktima, ata janë pasqyrë e barbarisë që nuk guxon të amnistohet.” (Hanëmshahe Ilazi, për Radio Kosova, 2014).

Hanëmshahe Ilazi ka botuar edhe vepra të tjera si:

“Drenicë, jemi me ty”, një homazh për simbolin e qëndresës shqiptare.

“Fëmijët dëshmojnë”, ku përmes intervistave dhe rrëfimeve reale, fëmijët e mbijetuar flasin për përjetimet e tyre gjatë luftës.

“Çdo komb që i harron fëmijët e vet të vrarë, është i dënuar të rritet pa rrënjë.” – thotë Hanëmshahe Ilazi. (Konferenca për të Drejtat e Fëmijëve, Prishtinë, 2016)

Hanëmshahe Ilazi ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin patriotik të gjeneratave të reja. Ajo ka ligjëruar, organizuar orë përkujtimore, lexime publike dhe përurime librash në shumë shkolla të Kosovës.

Stili i saj është shpesh i përmbajtur në fjalë, por i rëndë ne peshë emocionale. Ajo zgjedh të tregojë dhimbjen përmes faktit, jo përmes retorikës. Kjo e bën veprën e saj të fortë, të dëshmueshme dhe ndërgjegjësuese.

Hanëmshahe Ilazi nuk është vetëm një shkrimtare. Ajo është aktiviste dhe arkiviste e dhimbjes se një kombi dhe rojtarja e kujtesës së atyre që i vranë, i zhdukën dhe që s’patën mundësi të flasin. Vepra e saj duhet të lexohet jo vetëm si literaturë, por si dokument përballje me të kaluarën dhe si test ndërgjegjeje për të ardhmen.”

Në fjalën e saj Hanumshahe Ilazi, falënderoj të pranishmit, veçanërisht falënderoj mërgimtarët krijues që veprojnë me krijimet e tyre rreth Lidhjes së Krijuesve Mërgimtarë në vende të ndryshme. Ajo përshëndeti mike e miq që kishin ardhur nga Kukësi e Tirana dhe qytete tjera. Falënderim të veçantë gjithë atyre që e ndihmuan mbledhjen e fakteve dhe botimin e librit.

Prof. Dr. Isak Shema me praninë e tij i nderoi krijuesit mërgimtarë. Ai vazhdimisht është pjesë e aktiviteteve letrare të krijuesve mërgimtarë në Atdhe dhe vende tjera. Ai është anëtar nderi i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Dhe, në fakt, është fryti i tij i derdhur në Universitet për aftësimin e krijuesve gjeneratave. Fjala e tij është mirënjohje për krijuesit mërgimtarë, dhe jo vetëm.

Në këtë manifestim letrar e artistik u takuan krijues nga shumë vende të botës dhe ndërruan mendime mes vete mbi jetën dhe kushtet e veprimtarisë letrare artistike. Gjithashtu u shkëmbyen mendime mbi ndikimet e krijuesve shqiptarë ne ë ndërtimin e urave kulturore afirmative me kombet tjera. U diskutua lidhur me problemet e përkthimeve të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhët e vendeve përkatës. Tjetër horizont bisede ishte shtrirja e aktiviteteve letrare në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, por edhe në Atdhe. Jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytet tjera në Kosovë e Shqipëri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx