| E shtune, 23.08.2025, 06:59 PM |
HANËMSHAHE ILAZI, ZË I PËRKUSHTUAR NË LETËRSI DHE PUBLICISTIKË
“Ky
është gjak që nuk guxon të shkelet, ndërkaq armiqtë duhet t’i falim, por kurrë
mos ua harrojmë emrat” (Jon Kenedi)
“Çdo
komb që i harron fëmijët e vet të vrarë, është i dënuar të rritet pa rrënjë.”
(Hanëmshahe Ilazi, Konferenca për të Drejtat e Fëmijëve, Prishtinë, 2016)
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
5
gusht 2025, Prishtinë.
Në
orën letrare organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë u prezantua
si e ftuar e veçantë, krijuesja dhe veprimtarja e njohur Hanumshahe Ilazi,
prezantoi veprën e njohur të saj “A vriten engjëjt?!”, kushtuar fëmijëve të
vrarë nga barbaria serbe në Kosovë.
Kjo
vepër përmbledhë 1392 fëmijë të vrarë e të zhdukur nga viti 1981 deri në vitin
1999. Ashtu siç shprehet vet autorja: “Libri nuk është vetëm përkujtim, por
edhe akuzë morale ndaj ndërgjegjes kombëtare por edhe botërore. Për çdo fëmijë
të vrarë, autoret kanë përfshirë emrin, moshën, vendin dhe rrethanat e vrasjes,
duke krijuar një mozaik të tmerrit qe përjetoi populli shqiptar në fundin e
shekullit 20.” Redaktori i librit, Nusret Pllana. i njohur për dokumentet e tij
nga masakrat serbe rreth librit shkruan: “Ky libër, përveç se paraqet përmasën
e tragjedisë kombëtare të shqiptarëve, ku janë vrarë dhe janë masakruar edhe
fëmijët, pra ardhmëria e tyre, në të njëjtën kohë është një homazh njerëzor për
qeniet më të brishta dhe me engjëllore të një populli, në këtë rast të fëmijëve
shqiptar.”
Në
vështrimin e tij rreth librit “A vriten engjëjt?!” Don Lush Gjergji shkruan:”
Të martirizuar , domethënë dëshmorë dhe dëshmitarë për diçka që ne na duket e
pabesueshme, gati e pamundshme, vdekje për ide dhe ideale më të larta të jetës,
të lirisë që nuk e kanë njohur dhe shijuar, të kohës dhe rrethanave të cilat si
rrebeshi, tërmeti, zjarri, vërshimi nuk njohin dhe nuk kursejnë askënd dhe
asgjë. Historia e jonë i përngjanë historisë biblike, vrasje e Fëmijëve të
Pafajshëm.... Mirëpo, gjaku i tyre mund t’na godas edhe neve nëse nuk dimë t’i
çmojë, t’i nderojmë, ta kryejmë dhe zbatojmë porosinë dhe testamentin e tyre të
shkruar me gjak, të vulosur me vdekje, të derdhur me pafajësi dhe me dashuri.”
Poetja,
Shqipe Bytyi në fjalën e saj prezantuese tha:
“Hanëmshahe
Ilazi është një prej zërave më të përkushtuar te letërsisë dhe publicistikës
shqiptare, me një mision të qartë, të mos harrohet asnjë fëmijë i vrarë nga
makineria serbe në Kosovë. E lindur në Ferizaj, e shkolluar n? Ferizaj dhe
Prishtinë ajo ka jetuar dhe dokumentuar tragjeditë e popullit të saj me
ndjeshmëri njerëzore dhe vetëdije kombëtare. Ky libër dokumentar “A vriten
engjëjt?”, nje përmbledhje dëshmuese për 1392 fëmijë të vrarë e të zhdukur
shqiptarë nga viti 1981 deri më 1999. Vetë autorja e përshkruan këtë libër si
një akt qëndrese ndaj harresës „ Fëmijët e vrarë nuk janë vetëm viktima, ata
janë pasqyrë e barbarisë që nuk guxon të amnistohet.” (Hanëmshahe Ilazi, për
Radio Kosova, 2014).
Hanëmshahe
Ilazi ka botuar edhe vepra të tjera si:
“Drenicë,
jemi me ty”, një homazh për simbolin e qëndresës shqiptare.
“Fëmijët
dëshmojnë”, ku përmes intervistave dhe rrëfimeve reale, fëmijët e mbijetuar
flasin për përjetimet e tyre gjatë luftës.
“Çdo
komb që i harron fëmijët e vet të vrarë, është i dënuar të rritet pa rrënjë.” –
thotë Hanëmshahe Ilazi. (Konferenca për të Drejtat e Fëmijëve, Prishtinë, 2016)
Hanëmshahe
Ilazi ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin patriotik të
gjeneratave të reja. Ajo ka ligjëruar, organizuar orë përkujtimore, lexime
publike dhe përurime librash në shumë shkolla të Kosovës.
Stili
i saj është shpesh i përmbajtur në fjalë, por i rëndë ne peshë emocionale. Ajo
zgjedh të tregojë dhimbjen përmes faktit, jo përmes retorikës. Kjo e bën veprën
e saj të fortë, të dëshmueshme dhe ndërgjegjësuese.
Hanëmshahe
Ilazi nuk është vetëm një shkrimtare. Ajo është aktiviste dhe arkiviste e
dhimbjes se një kombi dhe rojtarja e kujtesës së atyre që i vranë, i zhdukën
dhe që s’patën mundësi të flasin. Vepra e saj duhet të lexohet jo vetëm si
literaturë, por si dokument përballje me të kaluarën dhe si test ndërgjegjeje
për të ardhmen.”
Në
fjalën e saj Hanumshahe Ilazi, falënderoj të pranishmit, veçanërisht falënderoj
mërgimtarët krijues që veprojnë me krijimet e tyre rreth Lidhjes së Krijuesve
Mërgimtarë në vende të ndryshme. Ajo përshëndeti mike e miq që kishin ardhur
nga Kukësi e Tirana dhe qytete tjera. Falënderim të veçantë gjithë atyre që e
ndihmuan mbledhjen e fakteve dhe botimin e librit.
Prof.
Dr. Isak Shema me praninë e tij i nderoi krijuesit mërgimtarë. Ai vazhdimisht
është pjesë e aktiviteteve letrare të krijuesve mërgimtarë në Atdhe dhe vende
tjera. Ai është anëtar nderi i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Dhe,
në fakt, është fryti i tij i derdhur në Universitet për aftësimin e krijuesve
gjeneratave. Fjala e tij është mirënjohje për krijuesit mërgimtarë, dhe jo
vetëm.
Në
këtë manifestim letrar e artistik u takuan krijues nga shumë vende të botës dhe
ndërruan mendime mes vete mbi jetën dhe kushtet e veprimtarisë letrare
artistike. Gjithashtu u shkëmbyen mendime mbi ndikimet e krijuesve shqiptarë ne
ë ndërtimin e urave kulturore afirmative me kombet tjera. U diskutua lidhur me
problemet e përkthimeve të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhët e vendeve
përkatës. Tjetër horizont bisede ishte shtrirja e aktiviteteve letrare në të
gjitha vendet ku ka shqiptarë, por edhe në Atdhe. Jo vetëm në Prishtinë, por
edhe në qytet tjera në Kosovë e Shqipëri.