| E hene, 25.08.2025, 06:58 PM |
DY FJALË
PËR
ETIMOLOGJINË E EMËRTIMIT „ARB-BAN“…
Nga
Brahim Ibish AVDYLI
Disa
përcjellës të parë të një lajmi të shkurtër, lidhur për themelimin
iliro-shqiptar të Perandorisë Bizantime, qoftë në publikimin e ALB BANIA, me
datën 13 gusht 2025, në shkrimin e tyre të shkurtër, „Ja dhe themelusit e Bizantit, shikoni vetë, të gjithë me plisa në kokë
/ Dokumenti“, me https://ontime.press/?p=1935, me
titull „Ja dhe themelusit e Bizantit, shikoni vetë, të gjithë me plisa në kokë /
Dokumenti – Shqipet“, i cili sillet si lajm bombastik dhe me pak fjalë, me titullin e
publikimit në revistën elektronike, „ONTIME.PRESS“ dhe në faqen e të njëjtës datë,
në profilin e FACEBOOK-ut (FB), apo të përsëritjes së publikimit të së njëjtit
lajm në profilin e faqes së mikut tim Qazim Namani, të datës 15.08.2025, me një
shkrim të shkurtër: „Ja dhe themelusit e Bizantit. Dokumenti është deshifruar nga
një person në Vatikan dhe janë të gjithë arbanas, por nuk ka nevoje për
dëshifrim, shikoni vetë të gjithë me plisa në kokë.“, plus fotografia e dhënë
aty, edhe në profilin tim të FB.
Të gjithë
i kushtojnë rëndësi themelimit të Perandorisë Bizantine me plisa të bardhë, e
askush nuk interesohet për etimologjinë e fjalës „Arb-ban“; prej nga vijnë
e kush janë ata.
Deshifrimi ka rëndësi të madhe, se plisat e Perandorisë. E kam
dhënë disa herë deshifrimin e thjeshtë të fjalës „arb-ban“, por pak kush i kushton rëndësi kësaj fjale të kahershme!
Ajo eksiston prej fillimit të sundimit të botës, 25‘000 vite para erës sonë, poashtu
prej VATIKANIT, që e prinë tërë botën e krishterë katolike dhe jep pak fjalë të
deshifrimit të fjalës „Arbanas“. Atyre
nuk u kushtojnë shumë rëndesi faktet historiko-etimologjike të këtij
deshifrimi, por vetëm „shqipet, me plisa
të bardhë në kokë“, apo të datave historike të themelimit të kësaj
perandorie. Plisa të badhë në kokë mund të vëne edhe vrasësit e këtij kombi,
por ky nuk është fakti që e provon të japë edhe VATIKANI. VATIKANI përpiqet të
deshifrojë emërtimin arbanas dhe janë GEGËT, GYGA, GINGANTËT.
Ne e dimë se themeluesi i kësaj perandorie, i Lindjes dhe i
Perëndimit, ka qenë Kontandini i Madh (
Flavius Valerius Constadinus ), i lindur nga Nishi i ILIRISË (jo i Serbisë!!), pra nga vetë
ekzistenca e Mbretërisë së Dardanisë, 3 herë më e madhe se Kasova (thotë Qazim Namani, se janë nga qyteti dhe
kështjella „Kassova“!), e njohur sot si „Kosova“,
me plisa të bardhë dardano-gegë, sepse gegët (gigantët) kanë qenë më parë në të ashtuquajturin territor të „Greqisë“ së sotme e në tërë botën, të
shkepur për udhëheqjet e saj, si p.sh.: himariotët. VATIKANI e jep të qartë
deshifrimin e tij për ARBANASIT. Po plisat e gjatë janë shenjë e Perandorisë
Bizantine, jo vetëm të SHQIPTARËVE.
Përse futen me forcë në emërtimet e
këtyre fjalëve të para nga armiqtë tanë të shumtë, e në të tërë botën, edhe më
të afërmive me ne, „serbë“ e „grekë“, e nuk futen në etimologjinë
rrënjësore të territorit të botës e të njerëzve, kjo gjë nuk thuhet. Në në
vërtetë, ajo është thesari i madh gjuhësor, që nuk duhet harruar. Kjo gjë shpjegohet
përmes gjuhës shqipe, në radhë të parë duke iu drejtur për ndihmë dialektit
gegë, i cili është themelor dhe i pazëvendësuar.
Poqese au sjellim disa fjalë të
përkryera të historisë, po ua përmendim një vepër nga disa vepra të historisë
shqiptare, sipas arkivave më të njohura të Europës së Bashkuar, e ai është Prof.
Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazgët, Ilirët
dhe Shqiptarët/Historia e lashtësisë dhe e vazhdimësisë së një populli pro
selen/burime arkivore të vendeve të huaja“, Botime Artini, Prishtinë, 2017,
Botimi i Parë, dhe po e shtrojmë këtu tekstualisht, nga faqet 188/189:
„Pas
Kaosit lindi Kronosi (Koha), e pas Kronosit lindi Kthonia (Toka), e cila është
e fortë dhe e gjërë në themel me Tartarosin, në thellësi të errët…
Urani
(Qielli) i hodhi fëmijët e vet në Tartaros, por fundin e Uranit (Qiellit) e bëri
djali i tij, Zeusi, i cili e rrëzoi nga froni babain e vet, e u bë kryezot i
Qiellit dhe Tokës dhe zot i njerëzimit…“
Për mendimin tim, në këtë luftë
Zeusi (Zë, ze, zot) është bërë një „luftë“
e gjatë me Titanët. Po e them një „luftë“,
por ajo nuk është një luftë e vërtetë, por një luftë ideologjike, e
pikëpamjeve. Sipas mitologëvë, thuhet se zgjati 10 vjet, por kjo nuk është e
saktë. Ajo luftë ka zgjatur në të vërtetë mija vite apo dhjetra mija vite, para
erës sonë. Hekatorët lidheshin me Titanët. Hekatorët janë të gjatët, të
mëdhenjt, giga apo gyga dhe gegët, pjesa e parë dhe më e madhe e kombit
shqiptar, që ka ndërruar pjesërisht edhe gjuhë.
Në faqen 190, Prof. Dr. Eqren M.
Zenelaj thotë se „Hekatorët quheshin
gjigantët (Gygantes), të cilët ishin: Rotto, Variareu dhe Gyga, të cilët
paraqiteshin si njerëz me trup të madh. Sipas tregimit, gjigantët (gygantët)
ishin djemtë e tokës, të cilët në
këtë luftë morën anën e titanëve…“ Himariotët janë gegë, e nuk janë toskë…
Sipas autorit Reichard Cristian
Gottlieb, në veprën e tij, „Thracia et
Illyrikum“, Norimbergae, Campe, (rreth vitit 1830), ndër të tjera gjigantët i quante gegë, ndërsa titanët i
quante toskë.
Në lidhje me plisin, thotë Prof. Dr.
Eqrem M. Zenelaj, në faqen 198, të së njëjtës vepër, gegët e mbanin një plis të
bardhë, ndërsa toskët mbanin plis të bardhë me maje, sikurse kaonët e dikushëm,
kurse lumjanët bartin plisa të bardhë e të rrafshët, si parathinët.
Plisat e bardhë e të gjatë, si
kurube e të rrumbullaksuar, nuk janë shenjë e shqiptarizmit, por e themeluesve
të Perandorisë Bizantine, që kanë qenë shqiptaro-dardanët, pra kryesisht gegët,
giganto apo gyga, së bashku me toskët. Gjithmonë janë në anën e titanëve,
vëllaut të tyre, i mundur nga Zeusi, por e ndajnë vëllazërisht kokën e
Shqiponjës. Dihet, Ganimedin, djali i tretë i Troit, Jupiteri e mori në Qiell,
së bashku me Shqiponjën (po aty, faqe 154).
Të thuash „ar-ban“, kjo fjalë do të thotë se „bëj ari“ me punën tonë të madhe, nga shprehja dialektore „ban“, që do të thotë në gjuhën e sotme „të unifikuar“, apo që thuhet gabimisht „standarte“. „Ban“ është në dialektin gegë, për dallimin e dytë në dialektin
toskë: „bëj“. Ndërsa „ar“ është ari. Arbanasit e kishin një detyrë të madhe, të rregullonin
ambientet e jetesës, të krahinave të tokës, të shteteve, e nuk kishin aq kohë
për të menduar për veten, për të folur për veten, për punën e tyre të
gjithmbarshme! Këtë analizë do ta shënjojmë me thënien time për gjuhën, që
tekstualisht thotë: „Gjuha e vjetër
shqipe është gjuha mëmë, është nëna e të gjitha gjuhëve, gjuha e shenjtë, baza
etimologjike e të gjitha gjuhëve“. Këtë duhet ta mendojnë të gjithë ata që
e flasin gjuhën mëmë shqipe, që nga 25‘000 vitet, para erës sonë, e posaçërisht
ata që e vënë në krye të profilit të tyre të FB „ALB BANIA“ (Albania). Le
ta dinë ata se latinët e kanë krijuar gjuhën e tyre artificiale prej gjuhës
shqipe, e ka kohë që nuk flitet, por për medicinë përdoret edhe më tutje. Latinët
e kanë ndërruar „r“ me „l“ (arbanë-albanë), për lehtësi shqiptimi, pa e njohur domethënien
etimologjike të saj...
Sado që e kam thesuar disa herë
etimologjinë e kësaj fjale, të këtij emërtimi, me ndonjë shprehje të gjuhës,
etj., nuk kisha kohë t’u kthehen periudhave të lashta historike.
Gjuha shqipe rrjedh që prej 25‘000
viteve para erës sonë dhe së bashku me toskët, 5000 vite para erës sonë. Edhe
libri i Luigi Luca Cavalli- Sforza, në veprën e tij të geneve, „Gjenet, Popujt dhe Gjuhet“, Besa,
Tirana, 2012, me të cilat nuk përputhem krejtësisht, e thotë se në skemën e tij
të gjuhëve, gjuha shqipe ka ekzistuar para gjuhëve të tjera, para 25‘000 viteve,
para erës sonë. Kjo është mëse e saktë! Shikoni, po deshët thënjen e Victor
Adolphe Malte-Brunit, të Marin Sorescu, te arkeologu Pjoter Dicek, apo thënien
time të gjuhës.
Me rastin e 100 vjetorit të
Pavaresisë së Shqipërisë e kam botuar në FB, në revistat elekronike, dhe
gazetat që kishin shpërdarje të gjërë, „Bota
sot“, „Albanian News“, „Zëri“, apo „Tribuna“,
„Prejardhja
e kombit shqiptar dhe armiqtë shekullor“; „Kombi shqiptar, serbët dhe Serbia“, në vazhdime: „A ekziston me të vërtetë <kombi serb>
apo ai është krijuar artificialisht“; „Justiniani
ka folur në jetën e përditshme gjuhën që flasin edhe sot shqiptarët“; „Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë
më të lashta se sa shpikja e <serbëve>“; dhe „E gjithë popullsia e Ballkanit ishte me perardhje ilire“.
Të gjitha kanë qenë edhe në
Web-faqen time: http://www.brahimavdyli-at-ch“,
por nuk kisha të holla për të mbajtur këtë Web-faqe. Konstandini i Madh dhe
Justiniani, e të tjerë, ishin dardanë, prej Mbretërisë së Dardanisë. Mbretësia
e Dardanisë është e mangët për fjalorin e parë të gjuhës, para fjalorit
pellazgjik e para fjalorit fenikas të Kadmit…
Po në shenjë të festimit të 100
vjetorit të Pavarësisë kanë filluar të botohen nëntë pjesë shkencore „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së
Perandorisë Bizantine, I-IX“, të cilat pos në profilin tim të FB, Web-faqes
sime, revistave elektronike, nga të cilat nuk e lë pa e përmendur ate të mikut
tim, Florim Kuçi, nga Suhareka (Theranda) dhe Austria (Linz), http://www.ikvi.at . Janë artikuj shkencorë, që patjetër duhet të korigjohen e
përmirësohen. Nga Florim Kuçi janë edhe këto thënie në katror, të cilat disa
herë i kam dhënë…
Një gjë tani dua të themi: me dije
apo pa vetëdije ose me nxitje politike, edhe për gjuhën, disa struktura të
Shqipërisë së Jugut dhe enveriane, sodo që është kontraverse me Geqinë, fqinjë,
të krijuar artificialisht nga fuqitë e mëdha, e krijuan gjuhën e unifikuar, dhe
e thanë më vonë gabimisht „gjuha
standarte“. Toskërishtja nuk e njeh origjinën e fjalëve të gjuhës shqipe.
Për deshifrim, ajo duhet të shfytëzojë thesarin e vërtetë të gegërishtes.
Gegërishtja i ka krijuar rrënjët e fjalëve të kësaj gjuhe. P.sh. ndërkombëtari
e francez, Ferdinand de Saussure apo shqiptari Eqrem Çabej fillojnë të
analizojnë gabimisht fjalët e gjuhësisë prej rrënjës. Në duhet të përfillim të
tjerët etimologë të gjuhës shqipe, i pavdekshmi Petro Zheji, nxënësi i tij
Agron Dalipaj, Fredi Balaj, etj. Gegërishtja duhet të njihet sa më shumë, që të
njohin tërë gjuhën shqipe. Po e marrim më të panjohurin, Fredi Balajn, dhe
veprën e tij të vetme, „Gjuha që bota
flet dhe simbolika e germave“, Fral 2000, Tiranë, 2017, i cili për fjalën
ndërkombëtare „komedi“ , duhet të marrin
gegërishten, „kom me di“, në faqen
29. Etj.
Poashu Greqia, që flet greqisht, dhe
asimilon ilirët (yllirët, e kam thënë për
herë të parë vetë këtë emër, për parailirët!) nga strukturat e veta
kombëtare, që të mos e flasin gjuhën shqipe, por të mësojnë „greqisht“ dhe vet të quhen „avranitas“, në vend se të quhen „arbanët“. Arbanët kanë qenë pikërisht
në territorin e sotëm të Greqisë, p.sh. spartanët, athinasit, etj., në
periudhën e hershme dhe të ndryshme, kur fillon ndjekja e tyre nga tri fiset „jo-greke“, por afrikane, që quhen ajakët. Prej Bjeshkëve të Sharrit (në
Kosovë!), në Greqinë e sotme deri në Lindje e Afërme janë gegët tanë, p.sh. fisin Kabashi apo Apollonin. Por të gjithëve
që shkruajnë diçka, „grekët“ ua
ngrehin veshët me dredhi, madje deri në rrënjë, që të pshjellojnë „shkencat e fillimit“, e që „të vrapojnë“ deri në fillim të këtyre
shkencave.
Nuk po i përmend të gjithë, edhe
shqiptarë. Po e marr vetëm njërin nga këta historianë, që e kam studiuar, Niko
Stylo, „Historia e shenjtë e Avranitasve“,
Prishtinë, 2004, që duhet të jetë „Historia e shenjtë e arbanëve“, jo „arvanistasve“. Kur e kanë ndëgjuar
fyrjen tonë e të veten „arvanitasit“
e Greqisë? Asnjëherë, para formimit të Greqisë, si shtet! Ata, në vitin 1000 të
erës sonë e kanë korigjuar të tretën herë dhe riformuar më të madhen „gjuhë greke“ dhe së bashku enciklopedinë
„greke“.
Pikë së pari duhet të dinë se kush i
quan „arbanët-arvanitas“, prej cilës
periudhë kohore ka ardhur ky emërtim ironik dhe prej cilës forcë supershoqërore
është stimuluar?
Dihet se „Greqia“ nuk ekziston më parë që prej themelimit të saj si shtet,
me 1827-1831, nga „arvanitasit“, që
nuk folin mirë gjuhën shqipe dhe nuk e shkuajnë këtë gjuhë, sepse janë vënë me
dhunë ideologjike kundër gjuhës së tyre, kundër racës ariane, kundër kombit të
madh shqiptar, dhe e hanë pak nga pak si mollën apo dardhën drejtuest e kësaj
ideologjie racistë e ekstremiste antishqiptare. Ata, edhe përkrahen dhe u shpiken
artificialisht prej forcave të fuqive të mëdha. Emërtimin e vodhën, si të
tjerat që i përvetësojnë. P.sh.: emrin e shtetit, që prej emërtimit të Dodonës „graitë“,
numri shumës për gratë tona dhe nuk e dinë as gjuhën shqipe. Përkundrazi. Me
termin „avranitas“ e ulin më poshtë
karakterin tonë; është emër provokues dhe fyes për ta dhe për vetë arbanët, të
përzier me arbër-toskë!
Sa për shtesë, po e them se i kam
shkruar edhe shkrimet shkencore për këtë „shtet“ dhe i kam publikuar në disa
revista elekronike, në FB, në Web-faqe time, etj., me titullin „A eksiston kombi <grek> dhe kush e ka
krijuar këtë shtet“, I-IX, dhe i ndërpreva botimin e tyre.
Shikoni të gjithë ata që e mbajnë në
„Greqi“ plisin e bardhë, si të gjithë
gegët. „Greqia“ artificiale thotë
këmbëngultazi, „ janë tonët: Homeri, Uliksi, Helena, apo Dioskursët,
etj.“.
Shikoni të gjitha fotografitë dhe
mendohuni kur flitni! Ne po e zgjedhim edhe një pjesë të së njëtës vepër, të
Pof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, nga faqja 197, që thotë:
„…
veza u nda ne dy pjesë dhe nga to lindën të dy vëllezërit binjakë, Kastori dhe
Pollydeuki. Për këtë arësye në çdo pikturë apo skulpturë të autorëve të vjetër,
aty paraqiten Kastori dhwe Pollydeuki, me
plisa të bardhë (sikurse plisat e shqiptarëve)…“
Plisi
i badhë e gegë është simbol i të gjithë shqiptarëve!
Nuk është plis tjetër, por ky plis!...
Fotografia e themeluesve arbanas të Perandorisë Bizantine