Kerko: a
Lekë Mrijaj: Bazilika e Studenicës së Istogut, dëshmi monumentale e trashëgimisë Ilire dhe Bizantine në Dardani
E shtune, 02.08.2025, 06:56 PM
Bazilika e Studenicës së Istogut, dëshmi monumentale e trashëgimisë Ilire dhe Bizantine në Dardani
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Studenica
e Istogut si lokalitet paraqet një vendbanim të pasur me trashëgimi
arkeologjike dhe fetare, ku, ndër të tjera, ndodhet një objekt kulti me
arkitekturë të vjetër dhe të veçantë, që ngjan dukshëm me bazilikat e hershme
të zbuluara në Kosovë, si ajo e Shën Florit dhe Shën Laurit (martirë), e
vendosur në qytetin antik të Ulpianës, pranë Prishtinës, në Parkun Arkeologjik
të Ulpianës.
Bazilika
e Studenicës i përket periudhës së Perandorit bizantin Justiniani I (527–565
pas Krishtit), një prej figurave më të shquara të Perandorisë Bizantine, i
njohur për përpjekjet e tij për të rikthyer lavdinë e Perandorisë Romake, si
dhe për ndërtimin e shumë kishave dhe bazilikave, përfshirë edhe të famshmen
Shën Sofia në Kostandinopojë (sot Stamboll). Bazilika e Ulpianës, e datuar në
shekujt IV–VI pas Krishtit, përfaqëson një arkitekturë karakteristike të
periudhës së vonë antike dhe të hershme bizantine, me elemente tipike të
planimetrisë paleokristiane.
Ngjashmëritë
mes këtyre bazilikave lidhen jo vetëm me kohën e ndërtimit, por edhe me
karakterin e tyre kulturor dhe shpirtëror, si dëshmi të gjalla të trashëgimisë
së krishterimit të hershëm në tokat ilire – treva që më vonë ranë nën ndikimin
e Perandorisë Bizantine, por që ruajtën vazhdimisht identitetin e vet autokton
shqiptar.
Me
kalimin e kohës dhe me mbështetjen e Perandorisë Osmane, serbët, të ardhur nga
Karpatet Lindore, i përvetësuan këto monumente, duke i paraqitur si pjesë të
historisë së tyre në mënyrë të padrejtë dhe të paautorizuar. Për këtë arsye,
bazilika të tilla si ajo e Ulpianës dhe ajo e Studenicës dëshmojnë qartë për
ekzistencën e hershme të kishave në këto treva.
Ndaj
edhe jo më kot thuhet se Dardania antike është tokë katedralesh paleokristiane
(krishterë të hershëm), ku siç thuhet se kishte mbi tridhjet ipeshkvi dhe
qindra kuvende françeskanësh në periudhë ilire, bizantine, dardane e shqiptare,
të cilat përbënin themelet e trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore, një
trashëgimi paleokristiane (krishterimi të hershëm) me rrënjë të thella
iliro-dardane. Siç theksuam në hyrje të këtij studimi hulumtues, dhe duke u
mbështetur në të dhënat e librit Harta Arkeologjike e Kosovës – Pjesa II,
botuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me
Institutin Arkeologjik të Kosovës, Bazilika e Studenicës së Istogut,
dokumentohet si një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë
shpirtërore, historike dhe kombëtare.
Bazuar
në librin “Harta Arkeologjike e Kosovës” – Pjesa II, jepen të dhëna të
përgjithshme për disa komuna të Kosovës, si: Istog (Burim), Skënderaj, Gllogoc
(Drenas), Vushtrri, Obiliq (Kastriot), Fushë Kosovë, Lipjan dhe Shtime. Në këtë
kontekst, veçojmë komunën e Istogut, konkretisht fshatin Studenicë, të cilit i
janë kushtuar faqet 67, 68 dhe 69 të këtij botimi. Fshati Studenicë ndodhet
rreth 8–9 kilometra në perëndim të qytetit të Istogut dhe afërsisht 20
kilometra në verilindje të qytetit të Pejës.
1.14
STUDENICË: Studenica
gjendet 8-9 km në perëndim të Istogut dhe rreth 20 km. Në verilindje të Pejës.
Në vitin 1908 duke punuar në rrënojat e Manastirit të Sudenicës, një fshatar ka
zbuluar një këmbanë së bashku me relikte të tjera fetare. Në vitin 1930 janë
kryer gërmimet e para (amatoreske) në këtë manastir”.
Sipas
njoftimeve të R. Grujiç, që më 1908 një fshatar duke gërmuar në rrënoja të
manastirit Studenica, ka ndeshur një këmbanë së bashku me tekstil. Tekstili
është dërguar në Patrikanë të Pejës, ndërkaq kambana është vendosur te
françeskanët e Pejës, për të humbur më pastaj gjurmët tërësisht”.
Në
vitin 1930 dy amatorë kureshtarë, kanë kryer gërmime të para në këtë lokalitet,
prej nga në vitin e ardhshëm është bërë raporti i shkurtër. Raporti i parë
profesional për rrënojat e Studenicës (pa gërmim), si dhe foto, i botuan ark.
Gj. Boshkoviç dhe ing. Sergije Smirnov më 1936, pasi që në vend kishin bërë
studimin e rrënojave të manastirit”.
Gërmime
sistematike janë bërë më 1965-1968 dhe 1970, nga V. Koraç dhe V. S. Jovanovi?.
Pas gërmimit janë kryer konservime të domosdoshme”, Sipas gërmimeve janë
arritur një sërë rezultate. Është provuar se kompleksi mesjetar i manastirit
është ndërtuar mbi rrënojat e një ndërtimi të tërë sishëm kulturor (bizantin) të
hershëm”.
Kisha
kryesore e manastirit njënefëshe, është ngritur mbi rrënojat e bazilikës
trinefëshe të shekullit VI dhe kishte një absidë altari të madh, nga jashtë
katrore, nga brenda gjysmërrethor. Më pastaj kishte transeptin e këndimit,
traveun e shkurtër perëndimor dhe narteksin e gjerë. Pjesa e mesme e naosit
është ngritur me kube. Më vonë, në të dy pjesët anësore janë ngritur kullat, në
përdhesën e të cilave gjendet kapela. Në pjesën perëndimore është mbështetur
eksonarteksi. Në jug dhe veri prej absidës i shtohen pastoforët. Kisha është
murosur me gurë shtufi të gdhendur. Gjetjet e fragmenteve të shumta nga suvaja
e afreskave dëshmojnë se, kisha ka zotëruar dekorime afreskash.
Sa
i përket skulpturës janë gjetur vetëm ca fragmente. Kisha veriore është gjendur
pranë tempullit (faltorës) kryesor të kishës njënefëshe me absidaë
gjysmërrethore të altarit, pripratosi (parahyrje) dhe tremi në pjesën
perëndimore. Kjo me siguri duhet të jetë aneksi i bazilikës, i cili në
periudhën e mesjetës së vonshme është riparuar dhe është dekoruar me afreska.
Kisha Jugore e kompleksit ka qenë ndërtim njënefësh me absidë gjysmërrethore të
altarit dhe gjithashtu ka pasur dekorim-afreskash. Nga pjesët e tjera ndërtuese
të manastirit është zbuluar trepezaria dhe konaqet, të vendosura në veri prej
kishe. Në qendër është vendosur cisterna. Shihen gjurmë të murit mbajtës të
manastirit, sidomos në pjesën veriore dhe themelet e një kulle katrore, ku
ndoshta ishte e vendosur dera kryesore. Çdo gjë tjetër është e shkatërruar.
Shih
gjetjet e figurave në Studenicë në faqe 68.
-Fragment i pllakës mbivarrore, lartësia: 0, 27m, gjërsia: 0, 27m, trashësia: 0,
27m, gjendet e muro sur në xhaminë e fshatit Studenice”,
-Fragment i pllakës mbivarrore, në kishën orto-dokse serbe ‘Bogorodica Hvostanska”
-
Fig. 1.37 Fragment i pllakës mbivarrore e murosur në xhaminë e fshatit
Studenice.
-Fig. 1.38 Fragment i pllakës mbivarrore, në kishën ortho-dokse serbe “Bogorodica Hvostanska.
Madje
shihen edhe figura të ndryshme Trukt
muri, Veku Krulu dhe Kra si dhe gjetje tjera Fragment i pllakës mbivarrore,
lartësia: 0, 27m, gjërsia: 0, 27m, trashësia: 0, 27m, gjendet e murosur në
xhaminë e fshatit Studenice”. Pra, shohim fragmente të ndryshme me foto duke
veçuar fig. 1.37 të faqes sê librit nr. 67 ku thuhet se Ky fragment stele (fig.
1.37) përmend M.Ulpius, që mbase ishte dekurion i një municipiumi të panjohur,
që sipas të gjitha gjasave duhet të ketë ekzistuar diku afër vendgjetjes së
stelës, megjithatë nuk përjashtohet mundësia se bëhet fjalë për Zllakuqanin (e
Lugut të Drinit-Klinës, shënimi im L.M.) apo dhe për Dërsnikun e Klinës
(rezidencë madhore me objekte tjera e Kishë paleokristiane) përket Dardanisë
antike dhe mesjetës shënimi im-L.M), ku edhe janë dëshmuar gjurmë të shumta
arkeologjike të kohës romake.
Klinë, më 29 korrik 2025