Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Bazilika e Studenicës së Istogut, dëshmi monumentale e trashëgimisë Ilire dhe Bizantine në Dardani

| E shtune, 02.08.2025, 06:56 PM |


Bazilika e Studenicës së Istogut, dëshmi monumentale e trashëgimisë Ilire dhe Bizantine në Dardani

Shkruan: Lekë Mrijaj

Studenica e Istogut si lokalitet paraqet një vendbanim të pasur me trashëgimi arkeologjike dhe fetare, ku, ndër të tjera, ndodhet një objekt kulti me arkitekturë të vjetër dhe të veçantë, që ngjan dukshëm me bazilikat e hershme të zbuluara në Kosovë, si ajo e Shën Florit dhe Shën Laurit (martirë), e vendosur në qytetin antik të Ulpianës, pranë Prishtinës, në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Bazilika e Studenicës i përket periudhës së Perandorit bizantin Justiniani I (527–565 pas Krishtit), një prej figurave më të shquara të Perandorisë Bizantine, i njohur për përpjekjet e tij për të rikthyer lavdinë e Perandorisë Romake, si dhe për ndërtimin e shumë kishave dhe bazilikave, përfshirë edhe të famshmen Shën Sofia në Kostandinopojë (sot Stamboll). Bazilika e Ulpianës, e datuar në shekujt IV–VI pas Krishtit, përfaqëson një arkitekturë karakteristike të periudhës së vonë antike dhe të hershme bizantine, me elemente tipike të planimetrisë paleokristiane.

Ngjashmëritë mes këtyre bazilikave lidhen jo vetëm me kohën e ndërtimit, por edhe me karakterin e tyre kulturor dhe shpirtëror, si dëshmi të gjalla të trashëgimisë së krishterimit të hershëm në tokat ilire – treva që më vonë ranë nën ndikimin e Perandorisë Bizantine, por që ruajtën vazhdimisht identitetin e vet autokton shqiptar.

Me kalimin e kohës dhe me mbështetjen e Perandorisë Osmane, serbët, të ardhur nga Karpatet Lindore, i përvetësuan këto monumente, duke i paraqitur si pjesë të historisë së tyre në mënyrë të padrejtë dhe të paautorizuar. Për këtë arsye, bazilika të tilla si ajo e Ulpianës dhe ajo e Studenicës dëshmojnë qartë për ekzistencën e hershme të kishave në këto treva.

Ndaj edhe jo më kot thuhet se Dardania antike është tokë katedralesh paleokristiane (krishterë të hershëm), ku siç thuhet se kishte mbi tridhjet ipeshkvi dhe qindra kuvende françeskanësh në periudhë ilire, bizantine, dardane e shqiptare, të cilat përbënin themelet e trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore, një trashëgimi paleokristiane (krishterimi të hershëm) me rrënjë të thella iliro-dardane. Siç theksuam në hyrje të këtij studimi hulumtues, dhe duke u mbështetur në të dhënat e librit Harta Arkeologjike e Kosovës – Pjesa II, botuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Bazilika e Studenicës së Istogut, dokumentohet si një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore, historike dhe kombëtare.

Bazuar në librin “Harta Arkeologjike e Kosovës” – Pjesa II, jepen të dhëna të përgjithshme për disa komuna të Kosovës, si: Istog (Burim), Skënderaj, Gllogoc (Drenas), Vushtrri, Obiliq (Kastriot), Fushë Kosovë, Lipjan dhe Shtime. Në këtë kontekst, veçojmë komunën e Istogut, konkretisht fshatin Studenicë, të cilit i janë kushtuar faqet 67, 68 dhe 69 të këtij botimi. Fshati Studenicë ndodhet rreth 8–9 kilometra në perëndim të qytetit të Istogut dhe afërsisht 20 kilometra në verilindje të qytetit të Pejës.

1.14 STUDENICË: Studenica gjendet 8-9 km në perëndim të Istogut dhe rreth 20 km. Në verilindje të Pejës. Në vitin 1908 duke punuar në rrënojat e Manastirit të Sudenicës, një fshatar ka zbuluar një këmbanë së bashku me relikte të tjera fetare. Në vitin 1930 janë kryer gërmimet e para (amatoreske) në këtë manastir”.

Sipas njoftimeve të R. Grujiç, që më 1908 një fshatar duke gërmuar në rrënoja të manastirit Studenica, ka ndeshur një këmbanë së bashku me tekstil. Tekstili është dërguar në Patrikanë të Pejës, ndërkaq kambana është vendosur te françeskanët e Pejës, për të humbur më pastaj gjurmët tërësisht”.

Në vitin 1930 dy amatorë kureshtarë, kanë kryer gërmime të para në këtë lokalitet, prej nga në vitin e ardhshëm është bërë raporti i shkurtër. Raporti i parë profesional për rrënojat e Studenicës (pa gërmim), si dhe foto, i botuan ark. Gj. Boshkoviç dhe ing. Sergije Smirnov më 1936, pasi që në vend kishin bërë studimin e rrënojave të manastirit”.

Gërmime sistematike janë bërë më 1965-1968 dhe 1970, nga V. Koraç dhe V. S. Jovanovi?. Pas gërmimit janë kryer konservime të domosdoshme”, Sipas gërmimeve janë arritur një sërë rezultate. Është provuar se kompleksi mesjetar i manastirit është ndërtuar mbi rrënojat e një ndërtimi të tërë sishëm kulturor (bizantin) të hershëm”.

Kisha kryesore e manastirit njënefëshe, është ngritur mbi rrënojat e bazilikës trinefëshe të shekullit VI dhe kishte një absidë altari të madh, nga jashtë katrore, nga brenda gjysmërrethor. Më pastaj kishte transeptin e këndimit, traveun e shkurtër perëndimor dhe narteksin e gjerë. Pjesa e mesme e naosit është ngritur me kube. Më vonë, në të dy pjesët anësore janë ngritur kullat, në përdhesën e të cilave gjendet kapela. Në pjesën perëndimore është mbështetur eksonarteksi. Në jug dhe veri prej absidës i shtohen pastoforët. Kisha është murosur me gurë shtufi të gdhendur. Gjetjet e fragmenteve të shumta nga suvaja e afreskave dëshmojnë se, kisha ka zotëruar dekorime afreskash.

Sa i përket skulpturës janë gjetur vetëm ca fragmente. Kisha veriore është gjendur pranë tempullit (faltorës) kryesor të kishës njënefëshe me absidaë gjysmërrethore të altarit, pripratosi (parahyrje) dhe tremi në pjesën perëndimore. Kjo me siguri duhet të jetë aneksi i bazilikës, i cili në periudhën e mesjetës së vonshme është riparuar dhe është dekoruar me afreska. Kisha Jugore e kompleksit ka qenë ndërtim njënefësh me absidë gjysmërrethore të altarit dhe gjithashtu ka pasur dekorim-afreskash. Nga pjesët e tjera ndërtuese të manastirit është zbuluar trepezaria dhe konaqet, të vendosura në veri prej kishe. Në qendër është vendosur cisterna. Shihen gjurmë të murit mbajtës të manastirit, sidomos në pjesën veriore dhe themelet e një kulle katrore, ku ndoshta ishte e vendosur dera kryesore. Çdo gjë tjetër është e shkatërruar.

Shih gjetjet e figurave në Studenicë në faqe 68.

-Fragment i pllakës mbivarrore, lartësia: 0, 27m, gjërsia: 0, 27m, trashësia: 0, 27m, gjendet e muro sur në xhaminë e fshatit Studenice”,

-Fragment i pllakës mbivarrore, në kishën orto-dokse serbe ‘Bogorodica Hvostanska”

- Fig. 1.37 Fragment i pllakës mbivarrore e murosur në xhaminë e fshatit Studenice.

-Fig. 1.38 Fragment i pllakës mbivarrore, në kishën ortho-dokse serbe “Bogorodica Hvostanska.

Madje shihen  edhe figura të ndryshme Trukt muri, Veku Krulu dhe Kra si dhe gjetje tjera Fragment i pllakës mbivarrore, lartësia: 0, 27m, gjërsia: 0, 27m, trashësia: 0, 27m, gjendet e murosur në xhaminë e fshatit Studenice”. Pra, shohim fragmente të ndryshme me foto duke veçuar fig. 1.37 të faqes sê librit nr. 67 ku thuhet se Ky fragment stele (fig. 1.37) përmend M.Ulpius, që mbase ishte dekurion i një municipiumi të panjohur, që sipas të gjitha gjasave duhet të ketë ekzistuar diku afër vendgjetjes së stelës, megjithatë nuk përjashtohet mundësia se bëhet fjalë për Zllakuqanin (e Lugut të Drinit-Klinës, shënimi im L.M.) apo dhe për Dërsnikun e Klinës (rezidencë madhore me objekte tjera e Kishë paleokristiane) përket Dardanisë antike dhe mesjetës shënimi im-L.M), ku edhe janë dëshmuar gjurmë të shumta arkeologjike të kohës romake.

Klinë, më 29 korrik 2025